Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIP

+3
dBeLti
d.jeta
sam1r
7 posters

Faqja 9 e 14 Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 14  Next

Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Sun Dec 20, 2009 2:42 am

DAVID BOWIE ME “GAY-ALBUMIN” MĖ TĖ MIRĖ
VIP - Faqe 9 David%20bowie

David Bowie ka paralajmėruar albumin ‘mė gay’ tė tė gjitha kohėrave. 'The Rise and Fall of Ziggy Stardust and the Spiders from Mars' nga viti 1972 ndodhet nė maje tė top-listės sė albumeve ‘mė gay’, tė publikuar nga revista ‘Out’. Menjėherė pas kėtij albumi, radhitet ‘The Smiths’ me albumin ‘The Smiths’ dhe Tracy Chapman me ‘Tracy Chapman’. Nė pėrpilimin e listės kanė marrė pjesė: Boy George. Rufus Wainwright, Cyndi Lauper, Perez Hilton, Junior Vasquez dhe Jake Shears. Nė mesin e artistėve me albumevt ‘mė gay’ ndodhen edhe: Elton John, Madonna, George Michael, Antony and the Johnsons, Erasure etj
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Sun Dec 20, 2009 2:43 am

“360” SHPALLET TURNEU MĖ I SUKSESSHĖM I VITIT
VIP - Faqe 9 0701_u2

Turneu i bendit U2 – 360, ėshtė cilėsuar si turneu i vitit. Sipas tė dhėnave zyrtare tė Billboardit, turneu i madh i rok grupit irlandez, thuhet se ka qenė turneu mė i suksesshėm i vitit 2009, pasi fitimet kanė arritur deri nė 311 milion dollar. Shumė thjeshtė, bendi U2 e kishte kaluar edhe Madonna-n, e cila ka mbetur shumė prapa, nė pozitėn e dytė, me gjithsej 222 milion dollar tė fituara. Bruce Springsteen ėshtė pozicionuar nė vendin e tretė me 156 milion dollar. Top dhjetshi i koncerteve mė tė suksesshme tė vitit pėrfundon me AC/DC, Pink, Andre Rieu, Britney Spears, Billy Joel & Elton John, Tina Turner dhe Coldplay.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Sun Dec 20, 2009 2:45 am

McCARTNEY DHE U2 GAROJNĖ NĖ GOLDEN GLOBE
VIP - Faqe 9 Golden_globe

Paul McCartney dhe U2 janė nominuar pėr ēmimin Golden Globe. Shpėrblimet televizive do tė ndahen nė njė ceremoni solemne mė 17 janar 2010, ndėrsa rock ikonat Paul McCartney dhe U2 janė nominuar nė kategorinė e kėngės mė tė mirė origjinale tė filmit. McCartney ka marrė nominimin pėr kėngėn “I Want To Come Home”, tė cilėn e ka shkruar pėr filmin e krishtlindjės “Everybody’s Fine”, ndėrsa U2 nominohen pėr kėngėn “Winter”, tė cilėn e kanė shkruar pėr filmin luftarak “Brothers”. Nė kėtė kategori janė nominuar edhe Kuk Harrel me kėngėn “I Will See You”, e shkruar pėr filmin “Avatar”.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Sun Dec 20, 2009 2:46 am

KĖNGĖT E LADY GAGA-s MĖ TĖ TRANSMETUARAT NĖ 2009
VIP - Faqe 9 Lady%20gaga

Kėngėtarja Lady Gaga ėshtė emėruar artisja me mė sė shumti kėngė tė transmetuara dhe tė dėgjuara nė internet gjatė vitit qė po e lėmė pas. Sipas faqes sė internetit “Last fm”, kėngėt e Lady Gaga-s, nga albumi i saj “The Fame”, janė transmetuar mė shumė se 18.5 milionė herė nė internet. Kjo i bie qė kėngėt e saj janė transmetuar 6 milionė herė mė shume sesa tė rivalit tė saj, bendit The Killers. Nė vendin e tretė radhitet britanikja Lily Allen me albumin e saj “It’s Not Me It’s You”. Nė vazhdim sjellim listėn e dhjetė artistėve, muzika e tė cilėve ėshtė transmetuar mė sė shumti gjatė vitit 2009:

1. Lady GaGa - The Fame
2. The Killers - Day & Age
3. Lily Allen - It’s Not Me, It’s You
4. Prodigy - Invaders Must Die
5. Franz Ferdinand - Tonight
6. Beyonce - I am ... Sasha Fierce
7. Animal Collective - Merriweather Post Pavilion
8. Green Day - 21st Century Breakdown
9. Yeah Yeah Yeahs - It’s Blitz!
10. Kanye West - 808s & Heartbreaks
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Sun Dec 20, 2009 2:47 am

GOLDEN GLOBE AWARDS 2010 PUBLIKON NOMINIMET

VIP - Faqe 9 Golden%20globe%20awards

Mėngjesin e sotėm janė publikuar nominimet e Golden Globe Awards 2010. Filmat 'Inglorious Basterds,' 'The Hurt Locker' ,'Avatar', 'Up in the Air' dhe 'Precious’ janė nominuar pėr filmin mė tė mirė tė vitit. Nė kategorinė ‘komedia mė e mirė e vitit’ janė nominuar filmat 'The Hangover,' 'Nine,' 'It's Complicated,' 'Julie and Julia' dhe '500 Days of Summer'. Nė ndėrkohė janė publikuar edhe nominimet pėr programin mė tė mirė televiziv tė vitit, nė zhanret dramė dhe komedi, qė pėrfshijnė 'Mad Men,' 'Glee,' 'True Blood,' 'The Office,' 'Modern Family' dhe 'Dexter'. Edicioni i 67-tė me radhė i Golden Globe Awards do tė mbahen me 17 janar 2010 nė Beverlly Hills.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Sun Dec 20, 2009 2:48 am

DĖNOHET PERSONI I CILI GODITI LEONA LEWIS

VIP - Faqe 9 Leona

Ėshtė dėnuar personi i cili ka goditur shuplakė kėngėtarėn Leona Lewis pėrderisa ajo po shpėrndante nėnshkrime pėr librin e saj kėtė vit nė muajin Tetorė nė Londėr. Bėhet fjalė pėr Peter Kowalczyk 29 vjeēarė i cili ėshtė cilėsuar si i sėmurė mendorė qė vuan nga skezofrenia dhe dėnimin e tij do ta vuaj nė spital mendorė pėr njė kohė tė pa caktuar. E pyetur nga gazetarėt se si e ndien vehtėn kėngėtarja Leona Lewis me faktin se sulmuesi i saj ėshtė denuar, kėngėtarja ėshtė pėrgjegjur: “Unė ende kam frikė tė heci rrugės e vetme”. Ky ka qenė komenti i kėngėtarės Leona Lewis lidhur me sulmuesin e saj.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Sun Dec 20, 2009 2:49 am

EMINEM, ARTISTI I DEKADĖS

VIP - Faqe 9 Eminem-knuckle-duster-5200127

Kompania Amerikane muzikore Billboard ka shpallur kėngėtarin Eminem “Artist of the Decade” apo “Artisti i Dekadės”. Reperi Amerikan kėtė vit ka marrur edhe njė ēmim kėtė vit, atė “Best Male Artist” apo “Atristi mė i Mirė Mashkull”, ndėrsa kėngėtarja Beyonce kėtė vit ėshtė shpallur nga Billboard “Best Female Artist”apo “Artistja mė e Mirė Femėr”. Producentit Timbaland i takoi ēmimi “Producenti i Dekadės” pėr shkak se 63 kėngė tė shkruara nga ai, kanė arritur tė klasifikohen nė pozitat e para nė top listen Amerikane Billboard.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Sun Dec 20, 2009 2:52 am

X-MAS KONCERTI NE WHITE HOUSE
VIP - Faqe 9 X-mas%20tree(1)

Atmosfera festive ka mbretėruar tė dielėn nė Shtėpinė e Bardhė, ku legjendat muzikore sikur Neil Diamond dhe Mary J Blige kanė performuar nė koncertin “X-mas in Washington”, nė praninė e presidentit amerikan Barack Obama. Koncerti, nikoqir i sė cilės ka qenė George Lopez, ėshtė mbajtur nė Muzeun Nacional nė Washington, kurse tė gjitha paratė janė dhuruar Qendres mjekėsore pėr fėmijė. Diamond ka hapur koncertin me kėngėn "Joy to the World" dhe "Winter Wonderland". Mary J Blige ka kėnduar kėngėn “The X-mas Song”. Nė kėtė koncert kanė marr pjesė edhe bendi "Sugarland", Rob Thomas, Usher dhe Justin Biber. Pas fjalimit, ēifti Obama me pjesėmarrėsit tė tjerė kanė kėnduar disa kėngė pėr Krishtlindje. Disa pjesė tė koncertit do tė transmetohen mė 20 dhjetor nė TV TNT.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Sun Dec 20, 2009 2:53 am

FESTIVALI “SPNISPHERE” BASHKON KATĖR BENDE TĖ MĖDHA…

VIP - Faqe 9 Sonisphere

Sė pari vetėm fjalė! Tani, do tė ndodhė me tė vėrtetė! Nė njoftimin e publikuar nė ueb-faqen zyrtare tė bendit Metallica, janė dhėnė dy datat e para tė eventit mė tė madh ‘live’ nė historinė e muzikės ‘metal’. Metallica, Megadeath, Slayer dhe Anthrax do tė paraqiten bashkė nė skenėn e festivalit ‘Sonisphere’, nė Varshavė dhe Pragė ( mė16 dhe 19 qershor 2010). “Kush do tė mendonte qė 25 vjet pas krijimit tė tij, katėr tė mėdhenjtė e heavy-metal-it, jo vetėm se do tė ishin ende aktivė dhe popullorė, por edhe do tė performonin sė bashku (pėr herė tė parė nė histori”, ka thėnė bateristi i ‘Metaqllica’, Lars Ulrich.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Sun Dec 20, 2009 2:54 am

AFI VLERĖSON TOP 10 FILMAT E VITIT 2009

VIP - Faqe 9 The%20hurt%20locker

Instituti Amerikan i Filmit (The American Film Institute) ka publikuar listėn e vet tė filmave mė tė mirė tė vitit 2009. Sipas kėtij Instituti, filmat mė tė mirė tė vitit qė po e lėmė pas janė: “Coraline”, “The Hangover”, “The Hurt Locker”, “The Messenger”, “Precious”, “A Serious Man”, “A Single Man”, “Sugar”, “Up” dhe “Up in the Air”. Kjo pėrzgjedhje ėshtė kritikuar nga shumė adhurues dhe kritikė tė filmit. Sipas tyre, nė kėtė listė ėshtė dashur tė hyjė edhe filmi “Avatar”, i regjisorit James Cameron, i cili ėshtė vlerėsuar tė jetė filmi mė i shtrenjtė i realizuar ndonjėherė, qė kapė shumėn e 500 milionė dollarėve. Nga ana tjetėr, Asociacioni i Kritikėve tė Filmit nga Los Angeles pajtohet me vlerėsimin e Institutit Amerikan tė Filmit, pėr filmin “The Hurt Locker”, si filmi mė i mirė i vitit.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:13 am

Dilo respekton Festivalin nė RTSH


Rovena Dilo
nė Festivalin e 48-tė nė RTSH konkurron me kėngėn “Pėrtej kohės”,
tekstin e tė cilės e ka shkruar vetė, ndėrsa pėr muzikėn ėshtė kujdesur
Endri Sina.

VIP - Faqe 9 F.1226114702111_m

Rovena thotė se Festivali i Kėngės nė RTSH ėshtė njėri nga mė tė rėndėsishmit falė pėrvojė dhe artistėve qė marrin pjesė nė tė.

“Ėshtė festivali mė ‘plak’, ai qė ka eksperiencėn mė tė madhe, qė ka
rritur me dhjetėra artistė tė skenės shqiptare. Nuk po them kėngėtarė,
ata mund tė kenė qenė me mijėra. Artistė kanė qenė me dhjetėra dhe mund
tė kenė arritur tek qindėshja. Ėshtė njė festival 48-vjeēar dhe unė e
vlerėsoj statusin e tij. Nuk jam ‘grykėse’, nuk dua tė dal kudo, por
meqė bėj njė pėrzgjedhje, mė vjen si mė pėr mbarė qė fundi i vitit tė
jetė Festivali i dhjetorit”, citohet Rovena nga Shekulli.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:14 am

Anita Baker nė albumin xhaz tė Blige


Superylli
i muzikės R&B, Mary J. Blige, dėshiron tė shmanget paksa nga zhanri
i saj muzikor dhe tė incizojė njė album tė muzikės xhaz, ndėrsa
planifikon ta ftojė Anita Bakerin nė kėtė projekt.


VIP - Faqe 9 F.1225162250856_m


Kėngėtarja
e hitit “Family Affair” ka bashkėpunuar me njė numėr tė madh artistėsh,
duke filluar nga reperi Jay-Z, kėngėtari i muzikės pop George Michael,
dhe rokerėt “U2”, Sting dhe Rod Stewart.

Ndėrsa tani, ajo dėshiron njė tingull edhe mė klasik pėr albumin e saj tė radhės ku planifikon tė bashkėpunojė me Baker.

“Ende nuk e kam pasur rastin tė bashkėpunoj me Anita Bakerin. Prandaj
kur ta incizoj albumin tim xhaz- Anita po vi pas teje. Nuk e kam idenė
se kur do ta bėj albumin xhaz, por nuk duhet tė vonohet shumė. Nuk do
tė vonohet shumė”, ka thėnė Blige pėr Associated Press.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:15 am

Brand dhe Perry kalojnė Krishtlindjet ndaras


Russell
Brand dhe e dashura e tij Katy Perry janė ndarė pėr Krishtlindje, pasi
komiku ėshtė dashur tė qėndrojė nė shtėpi pėr t’u kujdesur pėr nėnėn e
tij tė moshuar.


VIP - Faqe 9 F.1225122759175_m

Dyshja filluan lidhjen mė herėt gjatė kėtij
viti dhe kanė qenė tė pandarė qė atėherė. Por ata do tė kalojnė festat
nė vende tė ndryshme, pasi Brand ka mbetur nė Britani, dhe Perry ėshtė
rikthyer nė Amerikė pėr tė parė familjen e saj.

Por komiku nuk mund tė qėndrojė shumė kohė larg tė dashurės sė tij tė
re, pasi planifikon tė fluturojė pėr nė Shtetet e Bashkuara sa mė
shpejt qė tė mundet.

“Unė jam i vetmi fėmijė, andaj duhet tė kujdesem pėr nėnėn, por pastaj
do ta shoh edhe tė dashurėn time dhe familjen e saj tepėr religjioze”,
ka thėnė Brand./
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:16 am

Law dėshiron tė pushojė pėr festa


Jude Law nuk
ėshtė duke ėndėrruar tė skijojė pėr festat e fundvitit, pasi ai
planifikon tė kalojė pushimet duke u lagur dhe duke u nxehur nėn diell
diku.


VIP - Faqe 9 F.1225114902870_m


Aktori duket i lodhur pasi kaloi disa muajt e fundit
nė teatrin Broadway duke performuar Hamletin, para se tė promovojė
filmin e tij tė ri “Sherlock Holmes”.

Andaj, e vetmja gjė qė ai dėshiron pėr festa ėshtė tė qėndrojė shtrirė
nė plazh me djemtė e tij Rafferty, 12-vjeēar, dhe Rudy, shtatėvjeēar,
si dhe me vajzėn Iris, nėntėvjeēare.

“Zakonisht pėrpiqem t’i dėrgoj fėmijėt diku pėr aventurė, por tė jem i
sinqertė jam tepėr i lodhur andaj vetėm do tė shkojmė dhe do tė
qetėsohemi nė plazh”, ka thėnė Law.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:17 am

Varroset Brittany Murphy


Aktorja e ndjerė Brittany Murphy ėshtė varrosur mbrėmė nė Hollywood me anė tė njė ceremonie tė vogėl dhe private varrimi.

VIP - Faqe 9 F.1225100727721_m


Nė mesin e familjarėve, ishin edhe burri i saj, skenaristi britanik Simon Monjack, dhe nėna e saj Sharon.

Aktorja e filmit “Clueless” ndėrroi jetė tė dielėn, pasi pėsoi arrest
kardiak nė shtėpinė e saj nė Hollywood, nė moshėn 32-vjeēare.

Murphy besohet tė ketė vdekur nga shkaqe natyrore, por tė dhėnat mė tė sakta do tė jepen pas analizave toksikologjike.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:18 am

“The Hangover” mposht “Harry Potter” nė DVD


Hiti
befasues i Warner Bros., “The Hangover”, nuk ka pasur problem pėr tė
pėrsėritur sukseset edhe nė ekranet shtėpiake, pasi ka mposhtur “Harry
Potter and the Half-Blood Prince” nga kreu pėr numrin e DVD-ve tė
shitura.
“Harry”, qė po ashtu distribuohet nga Warner Bros., qėndroi vetėm njė javė nė krye tė listės.

VIP - Faqe 9 F.1225095605503_m

“The Hangover”, qė nuk kishte yje tė mėdha tė filmave, po ashtu mposhti
dy filma tė ri tė cilėt ishin hite nė kinema, filmin e kompanisė
Universal, “Inglourious Basterds” dhe atė tė Disney, “G-Force”.

“Hangover” po ashtu ka marrė pozitėn e parė nė top listėn e revistės
Home Media, i ndjekur nga “Harry Potter”, “Public Enemies”,
“Inglourious Basterds” dhe “G-Force”
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:19 am

Courtney Love akuzohet pėr dhunė familjare


Courtney Love mund ta humbė kujdestarinė mbi vajzėn e saj 17-vjeēare, Frances Bean Cobain, pėr shkak tė dhunės familjare.

VIP - Faqe 9 F.1224194343567_m

Spekulohet
se e veja e Curt Cobain mund tė pėrjashtohet nga jeta e vajzės sė saj
pėr shkak tė problemeve tė cilat janė konsideruar si ‘dhunė familjare’.


TMZ ka publikuar dokumente nga gjykata ku thuhet pėr
pėrdorimin e vogėl tė dhunės nga kėngėtarja e grupit “Hole” ndaj vajzės
sė saj.

Frances Bean, vajza e legjendės sė ndjerė tė rokut, Kurt Cobain, ėshtė
duke qėndruar mė nėnėn e frontmenit tė dikurshėm tė “Nirvanas”, ndėrsa
Courtney Love pėrkohėsisht e ka tė ndaluar t’i afrohet vajzės sė saj
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:20 am

“Invictus” filmi i ri i Eastwood


Filmi i Clint
Eastwood, “Invictus”, shtjellon historinė e presidentit tė sapozgjedhur
tė Afrikės sė Jugut, Nelson Mandela dhe sesi ai bashkoi
afrikanojugorėt, zezakėt dhe tė bardhėt nė mbėshtetje tė ekipit ragbi
gjatė kampionatit botėror tė vitit 1995.

VIP - Faqe 9 F.1225202410638_m

Kjo nuk ėshtė hera
e parė qė Eastwood ka zgjedhur njė temė frymėzuese. Ashtu si nė filmat
e tij “Letters From Iwo Jima” dhe “Flags of Our Fathers” qė e marrin
temėn nga Lufta e Dytė Botėrore, filmi “Invictus” kap njė moment
historik. Aktori fitues i ēmimit Oskar, Morgan Freeman interpreton
rolin e Mandelas.

Nė vitin 1994, Nelson Mandela sapo ishte zgjedhur President nė njė vend
tė ndarė nė vija racore, pas aparteidit. Megjithėse kaloi 27 vjet nė
burg, ai kuptonte se Afrika e Jugut nuk mund tė kishte demokraci pa
ripajtim.

Presidenti Mandela e bėn kėtė sė pari pėrmes sportit. Duke shfrytėzuar
momentin e pėrgatitjeve para Kupės Botėrore tė Ragbit, ai i bashkon
zezakėt dhe tė bardhėt nė ekipin kombėtar Springboks.

Pėr vite tė tėra, ekipi thuajse vetėm me lojtarė tė bardhė ishte
pėrballur me mediokritetin. Ai nuk kishte njė bazė tė gjerė tifozėsh
pasi afrikanojugorėt zezakė e identifikonin atė me aparteidin.
Ndryshimi ndodh kur presidenti Mandela takohet me kapitetin e ekipit
Francois Pienaar.

Duket se Francois frymėzohet nga historia personale e zotit Mandela
sesi poema “Invictus” (qė do tė thotė i pamposhtur) e mbajti atė gjallė
nė burg. Morgan Freeman jep njė interpretim solid tė udhėheqėsit
afrikano-jugor. Ai thotė se nė fillim ishte nervoz pėr interpretimin e
njė figure kaq legjendare.

"Mė duhej tė punoja me zėrin, ritmin dhe aksentin. Kjo mė shqetėsonte.
Por kur e montuam filmin, ēdo gjė u puthit siē duhej", tha Freeman.

Matt Damon interpreton rolin e yllit tė ragbit Francouis Pinaar.
Personazhi i tij pėrjeton njė rritje graduale nga njė lojtar i
demoralizuar nė njė drejtues ekipi. Ekipi Sptingboks i tejkalon
parashikimet. Ata fitojnė dhe bėhen njė simbol kombėtar. Eastwood
nėnvizon rezultatin e dramės.

"Loja, ndeshja dhe rezultati i pa mendueshėm. Nuk mendoj se ka ndonjė
ndeshje qė ka sjellė mė shumė festime sesa ndoshta kur amerikanėt
mundėn rusėt nė hokej", tha Eastwood.

Regjisori i ka kushtuar njė kohė shumė tė gjatė lojės, ndėrsa i paraqet me ngjyra sentimentaliste festimet qė pasojnė.

Filmi bazohet tek shpirti i pamposhtur dhe karizma e Nelson Mandelės.
Por nuk jep tė metat e udhėheqėsit. Nuk mėsojmė prej tij problemet
familjare tė zotit Mandela. Dhe ripajtimi racor duket shumė i lehtė pėr
t'u realizuar.

“Invictus” – njė film i mirė qė mund tė kishte qenė mė i fuqishėm nėse
personazhet nė tė do tė ishin mė realė dhe nėse do tė shtjellohej mė
qartė historia e rėndė e kėtij vendi.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:21 am

Jonida, vajza qė u rrit nė skenėn e kėngės


E
ideuar qė nė gjenezė nga prindėrit e saj pėr t’u bėrė e tillė,
admiruese e grupit “Spice Girls” nė adoleshencė me hitin “Viva
Forever”, e sigurt pėr atė qė ka arritur nė kėngė dhe jetėn private, nė
kėtė ditė feste e gjejmė tė lėvizė me makinėn e saj rrugėve tė Tiranės,
duke ndjekur ritualin e ditės. Bėhet fjalė pėr kėngėtaren Jonida Maliqi.

VIP - Faqe 9 F.1225212814817_m

Mėsojmė
sė prej pak kohėsh ka hapur biznesin e saj privat, i cili i rrėmben njė
pjesė tė mirė tė ditės, por pjesė e hobeve tė saj janė teatri dhe
letėrsia, pasione kėto nė funksion tė kėngės. Ka dalė nė skenė qė nė
moshėn 9- vjeēare nė festivalet pėr fėmijė, ndėrsa skenėn e madhe tė
aktiviteteve tė rėndėsishme e ngjiti 4 vjet mė vonė pėr tė njohur vetėm
suksese.

Alfred Kaēinari, njėri prej kompozitorėve tė saj dhe mik i familjes, e
kujton nė kėtė mėnyre Jonidėn e vogėl. “Gjithmonė ka qenė njė fėmijė i
kujdesur qė shoqėrohej nga mamaja, pastaj nxėnėse e liceut artistik”. E
destinuar pėr tė mos u prezantuar gjithmonė njėsoj, me profile qė
gjithmonė befasojnė publikun, i gjithė ky sharmė pėr Kaēinarin buron
nga njė ‘veti’ qė Jonida tashmė e gėzon. “Tendenca e saj pėr tė
ndryshuar shihet, por gjithmonė ajo kėrkon tė respektojė formimin e
saj, mėnyrėn e jetesės, vendin ku ėshtė rritur”, shton Alfredi.

Nesėr pritet tė jetė e ftuar nė njėrin nga aktivitetet mė tė
rėndėsishme tė fundvitit nė kryeqytet, i duhet njė dukje e veēantė dhe
pėr kėtė e ndihmon ajo qė rri pas “iniciativave provokuese” nė dukjen e
Jonides, Ema. Tashmė ėshtė e martuar, por Jonida gjen pak kohė pėr
shoqen e saj Xheni.

Njė kafe me tė, pėr Joniden, ėshtė relaksuese. “Ėshtė shumė e ndjeshme
pavarėsisht se duket natyrė tjetėr. Preket edhe nga fjalėt apo
thashethemet. Flasim pėr shumė gjėra bashkė”, pohon Xheni. Thotė se nė
momentin qė u martua mendoi pėr tė dy. Pėr tė, koha e dashurisė dhe
pavarėsisė nuk ekziston mė, pėr tė tani e rėndėsishme ėshtė familja dhe
unifikimi nė ēif
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:22 am

Allen nuk ėshtė fejuar


Njė pėrfaqėsues i kėngėtares Lily Allen ka mohuar spekulimet se ajo ėshtė fejuar me tė dashurin e saj Sam Cooper.
VIP - Faqe 9 F.1224172942881_m

Kėngėtarja
e hitit “Smile” ėshtė nė lidhje me Cooper qė nga vera e kėtij viti,
ndėrsa sė fundmi Allen ėshtė parė nė Londėr teksa mbante njė unazė
diamanti- duke nxitur spekulime se ėshtė fejuar.

Mirėpo, pėrfaqėsuesi i kėngėtares ka mohuar spekulimet e publikuara nga gazeta britanike Daily Star, duke thėnė se “ajo nuk ėshtė e fejuar” dhe se “ajo zakonisht bart unazė nė atė gisht”.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:44 am

Goldi Halilaj dhe Iris Hoxha nė finale tė Festivalit nė RTSH


Mbrėmja
e djeshme e Festivalit tė 48-tė nė RTSH iu dedikua vetėm artistėve tė
rinj, nga tė cilėt dy prej do tė konkurrojnė nė natėn finale.

VIP - Faqe 9 F.1226123529661_m

Goldi Halilaj dhe Iris Hoxha janė dy kėngėtaret e pėrzgjedhura nga juria e festivalit pėr tė garuar pėr ēmimin e madh.

Ndėrkohė, mbrėmja e sotme do t’i dedikohet tėrėsisht dueteve. Njėzet
artistėt pjesėmarrės do tė interpretojnė kėngėt e tyre nė duet me
artistė tė tjerė tė zgjedhur nga vetė ata.

Festivali i 48-tė i kėngės nė RTSH solli nė dy netėt e tij tė para 36
kėngė tė reja nga artistė tė njohur dhe tė rinj. Vlerėsimi i kėngėve i
ėshtė besuar emrave tė njohur tė artit shqiptar, si Luan Zhegu, Zana
Ēela, Saimir Braho, Flamur Shehu e Agron Tufa.

Tė dielėn do tė jetė dhe nata finale e festivalit ku juria do tė
pėrzgjedhė kėngėn dhe kėngėtarin mė tė mirė qė do tė pėrfaqėsojė
Shqipėrinė nė “Euro Song 2010” nė Oslo tė Norvegjisė. /Start/
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Sat Dec 26, 2009 4:57 am

Arrestohet Charlie Sheen


Komiku i njohur amerikan, Charlie Sheen, ėshtė arrestuar tė premten me akuzėn se ka ushtruar dhunė ndaj njė tė afėrmi.

VIP - Faqe 9 F.1226124420183_m

Autoritetet
amerikane nuk kanė bėrė tė ditur emrin e personit qė e ka denoncuar
aktorin, por dihet se ai ėshtė njėri nga tė afėrmit e tij.

Viktima e 44-vjeēarit ka marrė disa lėndime tė lehta, ndėrkohė qė Sheen
do tė qėndrojė pas grilave derisa tė paraqitet nė gjykatė.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:26 am

Joe Jonas dėshiron njė rol te James Bondi


Anėtari i grupit “The Jonas Brothers”, Joe Jonas, ka deklaruar se dėshiron tė luajė nė njė film tė James Bondit.

Kėngėtari, i cili ka luajtur nė filmin e Disneyt, “Camp Rock”, ėshtė
paraqitur nė serialin televiziv “Hannah Montana” dhe ka luajtur nė
filmin e vitit 2009, “Night at the Museum: Battle of the Smithsonian”,
thotė se ka dėshirė tė madhe tė punojė me aktorin Daniel Craig, ndėrsa
do t’i pėlqente tė luante nė filmin pėr spiunin britanik.

“Aktrimi ėshtė diēka qė mė pėlqen dhe dėshiroj tė bėj. Do tė ishte
njė ėndėrr e madhe po tė merrja pjesė nė njė film tė James Bondit”, ka
thėnė Joe pėr gazetėn skoceze Daily Record.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:27 am

Stonesat nuk nisen nė turne kėtė vit


Legjendat
e rokut “The Rolling Stones” kanė mohuar spekulime se do tė kthehen nė
turne kėtė vit, pa kitaristin Ronnie Wood, duke shtuar se nuk kanė tė
caktuar data pėr koncerte gjatė vitit 2010.
Ėshtė spekuluar
se grupi ėshtė duke menduar qė ta largojė kitaristin pėr shkak tė
problemeve tė tij me vartėsinė nga alkooli, si dhe pėr shkak tė
problemeve tė fundit me ish-tė dashurėn e tij Ekaterina Ivanova.

Sipas spekulimeve, Sir Mick Jagger dhe Keith Richards janė duke
kėrkuar zėvendėsues tė Wood pėr turneun e kėtij viti, mirėpo grupi ka
lėshuar njė deklaratė nė faqen NME.com ku mohohen tė gjitha spekulimet nė lidhje me mbajtjen e koncerteve nė vitin 2010. /Telegrafi/
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:27 am

Vdes i dashuri i Mercuryt


I dashuri i dikurshėm i Freddie Mercuryt ka vdekur nė moshė 60-vjeēare.Frontmeni
i ndjerė i “Queen” filloi lidhjen me stilistin irlandez, Jim Hutton, nė
vitet e tetėdhjeta, dhe lidhja e tyre vazhdoi deri nė momentin e
vdekjes sė Mercuryt nė vitin 1991, si pasojė e AIDS-it.

Hutton u diagnostikua me HIV nė vitin 1990, ndėrsa vdiq mė 1 janar 2009 nga bronkopneumonia- komplikim i AIDS-it.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:28 am

Cavalli beson te lidhja e Clooney- Canalis


Dizajneri
i modės Roberto Cavalli ėshtė i bindur se romanca e George Clooneyt me
modelen Elisabetta Canalis do tė zgjasė mė shumė se ē’mendohet.
Cavalli
e njeh modelen/aktoren italiane pėr shumė vite dhe ėshtė njė nga tė
paktėt qė i besojnė lidhjes sė saj me yllin hollivudian.

Ai i ka thėnė revistės britanike Hello se lidhja e tyre ėshtė serioze dhe se ata janė shumė tė dashuruar.
“Dashuria e kėtij ēifti tė pėrkujton romancat legjendare nga e kaluara”, thotė Cavalli.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:28 am

Perry do tė martohet?


Faqet e thashethemeve njoftojnė se Katy Perry ka vendosur tė martohet me tė dashurin e saj Russell Brand.Sipas revistės Us Weekly, kėngėtarja e hitit “Hot N’ Cold” i ka thėnė ‘PO’ propozimit tė Brand pėr martesė, gjatė pushimit tė tyre nė Indi.
Revista citon njė burim tė afėrt me ēiftin tė ketė thėnė se Brand
sillet shumė mirė me tė dhe se ajo nuk ka qenė asnjėherė nė njė lidhje
tė kėtillė, dhe romanca e tyre do tė shndėrrohet nė diēka serioze.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:29 am

Williams do tė martohet me 14 shkurt?


Kėngėtari britanik i muzikės pop, Robbie Williams, pėrgatitet pėr t’u martuar nė ditėn e Shėn Valentinit.
fundmi ėshtė raportuar se kėngėtari i hitit “Feel” ėshtė fejuar me tė
dashurėn e tij Ayda Field dhe sė shpejti pritet tė ndodhė edhe martesa
e tyre.

Njė burim i ka thėnė gazetės britanike Daily Star, se
Robbie nuk dėshiron ta zgjasė shumė kėtė punė dhe se ka kėrkuar nga
familjarėt dhe miqtė qė tė marrin pushim pėr njė javė tė tėrė nė
shkurt, ndėrsa data e martesės sė tij pėrkon me 14 shkurtin.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:30 am

Stone sėrish nė njė serial


Sharon Stone ka
vendosur tė bėjė njė tjetėr rikthim nė televizion, pėr tė luajtur nė
hit dramėn televizive “Law&Order: Special Victims Unit”.
Aktorja hollivudiane do tė luajė rolin e njė policeje tė shndėrruar nė prokurore, nė njė episod qė do tė shfaqet kėtė sezon.
Nė vitin 2004, Stone fitoi ēmimin Emmy pėr aktoren mė tė shquar
mysafire (Outstanding Guest Actress) nė njė dramė, me rolin e saj nė
serialin “The Practice”.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:30 am

Wyatt nuk e di nėse ėshtė mė anėtare e Pussycat Dolls


Kimberley Wyatt nuk e ka tė qartė nėse ende ėshtė anėtare e bendit “Pussycat Dolls”.Wyatt
ka pranuar se ėshtė e pasigurt nėse vazhdon tė jetė anėtare e grupit tė
vajzave, pas njoftimeve se lideres sė grupit Nicole Scherzinger do t’i
bashkėngjiten emra tė rinj pėr incizimin e albumit tė ri.

“Ēka mė tutje pėr ‘Pussycat Dolls’? Vėrtet nuk mund tė komentoj
asgjė pėr kėtė. Jam falėnderuese pėr ēdo pėrvojė qė kam pėrjetuar, por
nuk e di nėse do tė performoj mė me ta”, ka thėnė Wyatt pėr revistėn Reveal.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 9 Empty Re: VIP

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 9 e 14 Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 14  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi