Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIP

+3
dBeLti
d.jeta
sam1r
7 posters

Faqja 7 e 14 Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 10 ... 14  Next

Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 4:49 am

UMA THURMAN E ANULON FEJESEN

VIP - Faqe 7 Uma%20thurman

Aktorja e njohur Uma Thurman dhe biznesmeni i njohur zviceran Arpad Arki Buson, e kanė anuluar fejesėn. Arsyeja e anulimit, ishte vendimi i Uma-s pėr t’iu kthyer karrierės. Nga burimet e afėrta me ēiftin, bėhet e ditur se ata po ashtu nuk kanė mundur tė merren vesh as pėr vendin se ku do tė jetojnė, duke pasur parasysh se qė tė dy kanė fėmijė nga martesat e mė hershme.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 4:51 am

KINGS OF LEON MĖ TĖ SHITURIT NĖ AMERIKĖ DHE BRITANI



Kings of Leon ėshtė bendi mė i shitur nė tė dyja anėt e Atlantikut. Rokerėt amerikanė kanė pushtuar majėn e top listės sė albumeve mė tė shitura tė vitit 2009, me albumin e tyre tė katėrt “Only By The Night”. Edhepse e kishin lansuar albumin qysh nė vitin 2008, singlat si “Sex On Fire” dhe “Use Somebody” kanė qėndruar gjatė nėpėr toplista, dhe me kėtė i kanė mundėsuar bendit tė pozicionohet nė vend tė parė kėtė vit pėr albumet mė tė shitura. Sipas tė dhėnave nga iTunes, albumi i tyre “Only By The Night” ka pasur numrin mė tė madh tė shkarkimeve nė Britani tė Madhe dhe Amerike kėtė vit
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 4:53 am

KĖNGĖT MĖ TĖ DOWNLOADUARA BRENDA DEKADĖS SĖ FUNDIT

VIP - Faqe 7 FLORIDA

Kėnga debutuese e grupit Flo-Rida, “ Low ” ėshtė kėnga e cila ėshtė downloaduar mė sė shumti gjatė dekadės sė fundit nė SHBA. Kjo kėngė qė nga janari i vitit 2008 ka qėndruar pėr javė tė tėra nė pozitėn No. 1, dhe ėshtė downloaduar mė shumė se 5 milion herė. Nė pozitėn e dytė, si kėnga mė e downloaduar po qėndron kėnga e Lady GaGa-s “Just Dance”, ndėrkohė qė kėnga tjetėr “ Poker Face”,po qėndron nė pozitėn numėr shtatė. Pozita e tretė si kėnga mė e downloaduar, ėshtė ajo e Jason Mraz “I’m Yours”,qė ka arritur tė downlodohet 4,619,000 herė. Mė pas, vjen Timbaland ft. One Republic me kėngėn “Apologize” me 4,439,000 download-ime dhe e pesta me radhė qėndron kėnga “ Boom Boom Pow “ e Black Eyed Peas, e cila brenda kėsaj dekade ėshtė shkarkuar diku rreth 4,349,000 herė
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 4:54 am

EMINEM, HYN NĖ LISTĖN E SHITJEVE MĖ TĖ MĖDHA TĖ DEKADĖS

VIP - Faqe 7 Eminem3

Kėngėtari Eminem kėtė vit ka hyrė nė top 10 artistėt me shitjet mė tė mėdha tė dekadės nė SHBA. Sipas kompanisė e cila mirret me shitjet “kush mė pak, e kush mė shumė shitje” Nielsen SoundScan, reperi Eminem vetėm nga viti 2000 e deri mė sot ka pasur rekord fitime nga shitjet e albumeve, jo mė pak se 32.2 milion dollarė.
Ja nė vijim ju njohim edhe me top dhjetė artistėt me pėrfitimet mė tė mėdha nga albumet nė dekadėn e fundit:
1. The Beatles: 1
2. ‘N Sync: No Strings Attached
3. Norah Jones: Come Away With Me
4. Eminem: The Marshall Mathers LP
5. Eminem: The Eminem Show
6. Usher: Confessions
7. Linkin Park: Hybrid Theory
8. Creed: Human Clay
9. Britney Spears: Oops!… I Did It Again
10. Nelly: Country Grammar.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 4:58 am

BRIT AWARDS SHPĖRBLEN KĖNGĖTARĖN E RE ELLIE GOULDING

VIP - Faqe 7 3312146561_6fe8f7549f

Ėshtė bėrė i ditur emri i fituesit tė ēmimit tė veēantė tė Brit Awards – Critics Choice Prize. Debutuesja Ellie Goulding ka fituar kėtė ēmim, tė cilin kritikėt britanik e cilėsojnė si mė tė mirin pėr njė artist tė talentuar tė ri. 22 vjeēarja Ellie Goulding ėshtė pasuesja e radhės e ēmimit, qė mė heret e kishin fituar Adele dhe Florence and the Machine, ndėrsa sivjet ai do ti dorėzohet nė ceremoninė qė mbahet mė 16 shkurt 2010. Para njė muaji, Ellie kishte lansuar singlin e parė “Under The Sheets”, ndėrsa momentalisht po punon nė albumin e parė, qė pritet tė lansohet nė muajin mars tė vitit tė ardhshėm
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 4:59 am

LOHAN: NDIHMONI TĖ TJERĖT

VIP - Faqe 7 LINDSAY%20LOHAN

Jeta e varfėr gjatė fėmijėris sė saj,Lindsay Lohan-it,ia ka shkatėrruar jetėn.Mirėpo, kjo nuk ishte arsyeja qė aktorja ka udhėtuar nė Indi. Ajo ka shkuar atje qė tė filloj xhirimet e para tė dokumentarit tė saj qė flet pėr trafikim e njerėzve. Ajo atje kishte hasur nė diēka tjetėr, gjė e cila e kishte tronditur, prandaj nė faqen e saj Twitter ajo kishte filluar tė shkruante atė qė po pėrjetonte. E ne do tė sjellim vetėm njė cop tė tregimit tė saj, real. “ Nė rrugė qė tė realizoj ėndrrėn time. Dua tė ju tregoj tė tjerėve se edhe unė mundem edhe unė di dhe do t’ia dal. Mė uroni fat !!!” . Pėrndryshe me thell nė po kėtė faqe mund tė lexoni edhe kėtė - “ mė shumė se 40 fėmijė tė shpėtuar pėr vetėm njė ditė ….Kjo ėshtė jeta …..Qė tė bėsh njė gjė tė tillė nuk ėshtė gjėja mė e mirė qė ti mund tė bėsh …..!!!”, ka shkruar Lohan duke vazhduar – “ Trafikimi i qenieve njerėzore nė Indi qenka njė problem i madhė, ndryshe kėtu qenka edhe zakon kjo punė…. Unė jam kėtu… po mundohem qė tė bėj diēka…. Mirėpo, mundėsit i kam tė vogla. Ėshtė koha qė tė fokusohemi nė gjėrat qė duhet shmangur e zhdukur nė jetė. Kurrė nuk ėshtė vonė qė tė fillojmė tė ndihmojmė tė tjerėt, sido qė tė kesh mundėsi. Prandaj, ju lutem mundohuni qė tė bėni ndryshime nė tė mirė tė tė tjerėve.Ju lutem, pėrcillni meszhin tim tek tė gjithė tė njohurit tuaj, sepse edhe ata duhet kuptuar se ēka ndodhė nė 2 – 3 vende tė botės. Ndėrkohė qė, njerėzit presin ndihmėn tonė ”, ka pėrfunduar Lohan tregimin e saj nė faqen e saj Twitter
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:03 am

KEYS SHPĖRNDAN ALBUMIN NĖ FACEBOOK

VIP - Faqe 7 ALICIA%20KEYS(1)

Alicia Keys, pėrmes Facebook-ut tashmė u ka shpėrndrarė miqėve tė saj albumine saj tė ri. Ata kanė qenė pra pėrsonat e parė qė kanė pasur mundėsinė dhe knaqėsinė tė dėgjojnė tė parėt kėngėt e albumit “ The Element of Freedom “, ndėrkohė qė, nga njė mike e saj bėhet e ditur se ajo ka mė shumė se 1.2 milion fansa nė Facebook. Ndryshe, albumi ėshtė paralajmėruar qė tė lansohet mė 15 dhjetor tė kėtij viti. Albumi “The Element of Freedom”, ėshtė albumi i pestė me radhė i kėngėtares. Ajo nė kėtė album ,ka futurė edhe verzionin e ri tė kėngės “ Empire State of Mind “, bashkėpunim ky nė mes tė Keys dhe Jay-Z. Kėtė kėngė keni mundėsin tė dashur miq ta dėgjoni edhe nė frekuencėn e Radio KFOR-it. Ndėrsa, nė kėtė album mund tė dėgjoni edhe duetin e parė me Beyonce-n nė kėngėn “ Put It In A Love Song”
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:04 am

RIKTHEHET SADE

VIP - Faqe 7 SADE(1)

Fillimisht, vlen tė cekte se Sade numėron tė shitura mė shumė se 50 milion kopje albumesh tė shitura,tė fituara tri ēmime Grammy, qė nga paraqitja e saj e pare nė skenė, nė Londėr nė vitin 1983. Pesė albumet e fundit, kanė qėndruar pėr javė tė tėra nė top 10-shin britanik. Albumi i fundit i SADE-s ėshtė ai me titullin “Lover’s Rock” nė vitin 2000.Ndėrkohė qė, pas njė kohe tė gjatė pritjeje nga fansat, SADE mė 8 shkurt do ti gėzoj ata duke lansuar albuminė e ri me titullin “ Soldier Of Love “. Albumi si producent ka pasur Mikeom Pelaom, me tė cilin Sade ka punuar edhe nė albumet paraprake
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:06 am

PO FEJOHET BRITNEY SPEARS

VIP - Faqe 7 SPEARS&TRAWICK

Britney Spears po bėnė planet pėr fejesėn e saj me tė dashurinė e saj Jason Trawick.Duke iu referuar burimeve tė revistės Heat, kėngėtarja po bėn planet pėr njė fejes tradicionale, ndėrkohė qė, pėr martesėn ajo ka pohuar se ka kohė. Sa pėr tė ju rikujtuar Spears ishte nė lidhje me dy mehskuj tė tjerė me Jason Alexander dhe mė pas me Kevin Federline. Familjarėt e saj kanė pohuar se shpresojnė shumė, qė fejesa e radhės tė mos jetė dėshtim i sėrishėm pėr Spears. “ Ajo tashmė ėshtė rikthyer nė binarėt e jetės. Hapi i radhės ėshtė martesa me tė fejuarin e saj. Ata kanė biseduar edhe pėr martesėn mirėpo, nuk premtojnė qė tė martohen shpejtė, ajo do tė marrė pak kohė”, kanė bėrė tė ditur tė afėrm tė kėngėtares. Nga po tė njejtit njerėz ėshtė bėrė e ditur se Britney, dėshiron njė festė tė vogėl fejese. Ajo dėshiron qė nė kėtė dasėm tė vesh njė fustan tė bardhė dhe shumė klasik. “Vajza ime tashmė ka gjetur djalin e duhur.Ai ėshtė pėrsoni i pėrsosur pėr Britney-n. Me momentin qė kisha njoftuar kėtė djalė, e kamė parė se ai ėshtė i duhuri dhe gjithmonė jam lutur qė kėta tė dy tė vazhdojnė tė takohen”- ka thėnė babai i Spears
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:08 am

GIBSON XHIRON NE BURG

VIP - Faqe 7 Mel%20gibson

Aktori australian Mel Gibson, vitin e ardhshėm do tė xhiroj njė film nė njė burg nė shtetin meksikan Verakrus, ka njoftuar guvernatori I kėtij vendi Fidel Herrera. Herrera tha se njė pjesė e burgut nė janar do tė shkarkohet, pėr shkak tė xhirimit tė filmit mė tė ri nga aktori dhe producenti Mel Gibson. Gibson ka vizituar burgun nė muajin prill tė vitit 2008. Herrera nuk ka dhėnė asnjė detaj rreth filmit. Mel Gibson nė vitin 2006. Aktori dhe producenti Australian, kėtė vit ka dhuruar njė milion dollarė shtėpitė e dėmtuara nga cikloni nė shtetet meksikane Verakrus dhe Chiapas.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:09 am

PLACKITET KOLEKSIONI I VB

VIP - Faqe 7 Victoria%20beckham

Koleksioni i krijuar nga vet Victoria Beckham, ėshtė vjedhur nga kamioni qė ishte i paraparė tė dėrgohet nė aeroportin Heathrow tė Londrės, njoftoi revista OK! Koleksioni pranverė/vjeshtė, i krijuar nga ish anėtarja e bendit "Spice Girls", ėshtė dashur tė dėrgohett nė New York, nė shitje tek Neiman Markus. Vozitėsi i kamionit me tu kthyer nga depo me njė pjesė tė mallit tė porositur, kishte vėrejtur derėn e thyer si dhe dy persona tė cilėt ishin duke bartur kutitė nė tė cilat ndodheshin rrobat. Hajnat e kanė sulmuar atė dhe e kanė rrėzuar nė tokė, si dhe kanė ikur me rroba me vlerė prej £ 350,000. Viktoria Beckham tha se ajo ishte "e tronditur dhe e shqetėsuar", kurse policia ėshtė duke e hetuar rastin
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:11 am

LADY GAGA – SHOKUESE!

VIP - Faqe 7 Lady%20gaga

Kėngėtarja e cila po bėhet ēdo ditė mė e suksesshme, pėrsėri ka shokuar publikun, si me skandale ashtu edhe me kėrkesat e ēuditshme pėr performancėn e saj. Pėr paraqitjen e saj nė emisionin e famshėm britanik X Factor, ajo ka kėrkuar t’i ketė nė skenė qengjit dhe fluturat. Organizatorėt kanė qenė tė shokuar me kėrkesėn e Lady Gaga si dhe e kishin refuzuar, kėshtu qė ajo si zakonisht, kishte performuar e rrethuar me kėrcimtarė meshkuj tė shumtė. Pėr performancėn e saj nė MTV Video Music Awards, ajo kishte kėrkuar luanėt, gjė e cila po ashtu nė fund, nuk ishte realizuar fare.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:13 am

PINK: KĖNGĖT QĖ KĖNDOJ UNĖ JANĖ AUTENTIKE DHE REALE
VIP - Faqe 7 PINK(1)

“ Unė mendova nė fillim se definitivisht isha mentalisht Punk Rock “ ka thėnė Pink pėr revistėn The Times.” Fansat mė pėlqejnė sepse lidhem me ta nė njė ’ nivel autentik’ ”- thotė Pink duke shtuar - “ unė jam tip i lirikave...nuk jam e mprehtė ose poetik, prandaj njerėzit lidhen shumė lehtė me mua”. Mė tutje Pink, pohon se nuk do donte tė jetė mė shume poetike.”Dua tė them, ndonjėherė do dėshiroja tė jem si: Lauryn Hill, Joni Mitchell, Paola Nutini, apo ndoshta tė bėj njė kombinim tė kėtyre tė treve.Kėngėt e mija janė ekstremisht reale unė pėrshkruaj ditėn time, me mometnin qė hap sytė e deri tek momentin qė shtrihem prap nė shtrat.Mua mė pėlqjenė kėngėt e mija. Unė kėndoj pėr ata qė duan dhe pėlqejnė muzikėn time dhe e shohin realitetin me sytė hapur”- pėrfundon Pink.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:13 am

BROWN: RIHANNA QAU KUR DĖGJOI KĖNGĖN

Chris Brown ka pohuar se Rihanna ka qarė pasi ka dėgjuar kėngėn qė ai shkroi pėr tė. Nė njė intervistė pėr me 20/20 kėngėtari ka thėnė- “ E kėndova kėngėn “ Changed Man “ pėr Rihanna-n .... njė muaj pas skandalit ( e dini ju ). Ajo mė telefonoi sapo e kishtė dėgjuar kėngen dhe kishte filluar tė qante”. Brown shton- “ kjo mė bėri tė ndihem keq. Unė po vazhdoj tė ndiej pėr tė por edhe ajo po ndien pėr mua. Unė ia kisha kushtuar kėtė kėngė asaj dhe e kėndova kėngėn pėr tė. E tani po ndohem mė shumė se kurrė keq dhe fajtor pėr ndėrprerjen e lidhjes tonė”- ka pėrfudnuar Brown
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:15 am

LONGORIA: E ADHUROJ USHQIMIN MEKSIKAN

VIP - Faqe 7 EVA%20LONGORIA

Eva Longoria Parker ka pohuar se e pėlqen jashtėzakonisht shumė ushqimin Mexican. Aktorja e serisė mė tė famshme “ Desperate Housewives “, e cila sapo ka hapur restaurantin “ Beso” nė Las Vegas, ka pohuar se ajo nuk mundet tė ngopet me ushqimet meksikane. Sa do qė tė jetė e ngopur, ajo nuk mund tė refuzoj as edhe njė ftesė, kur bėhet fjalė pėr vizita restauranteve meksikane. “ Mos tė ēuditen fansat e mi, nėse mė shohin me gojėn plotė e nėse jam nė ndonjė nga restaurantet meksikane”- ka thėnė duke qeshur Eva dhe ka shtuar – “ E adhuroj ushqimine tyre, sidomos ajo shija e djegėst, ajo shije mė ēmend. E tashme po dėgjoj aromėn e ati ushqimi, ika tė ha ….”, ka pėrfunduar ( nė restaurant ) 34 vjeēarja.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:16 am

NDEROHET AKTORJA MIRREN

VIP - Faqe 7 Helen%20mirren

Aktorja britanike Helen Mirren do tė marrė ēmimin pėr karrierėn e saj tė "shquar dhe tė qėndrueshme", pėr kontributin e dhėnė filmit dhe televizionit, njoftoi tė premten BBC News. Fituesja e Oskar-it pėr rolin e saj nė filmin "The Queen", ēmimin do ta merr nė Londėr. Ndėr fitues tė mėparshėm tė kėtij ēmimi janė Judi Dench dhe Julie Walters.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:17 am

DICAPRIO NE FILMIN E ANIMUAR

Leonardo DiCaprio do tė huazoj zėrin e tij njė karakterit tė animuar, dhe kjo do tė jetė pjesėmarrja e parė e kėtij aktori nė njė film tė animuar. DiCaprio do t'ia huazoj zėrin Jack Frost-it nė filmin "The Guardians" tė studios DreamWorks Animation. Nė filmin "The Guardians" do tė mblidhen pesė heronjtė e tregimeve pėr fėmijė, pėrfshirė kėtu edhe tregimet pėr Krishtlindjet. Filmi i animuar, do tė duhej tė pėrfundojė xhirimet nė fund tė vitit 2012
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:18 am

‘FRIENDS’ ME I SHIKUAR

VIP - Faqe 7 Friends

Episodi i fundit i serialit televiziv "Friends", i transmetuar nė muajin maj 2004, ėshtė episodi mė i shikuar i dekadės sė kaluar nė televizionet amerikane, pasi ka tėrhequr njė numėr rekord tė shikueshmėrisė, prej 52.5 milion shikues. Vendin e dytė e ka zėnė episodi i cili zgjat dy orė i serialit "Survivor: Borneo", i transmetuar nė gusht tė vitit 2000, dhe i ndjekur nga 51.7 milion shikues, publikon Hollywood Reporter. Episodi i fundit i reality serialit "Joe milioner" ėshtė radhitur nė pozitėn e tretė pasi qė nė muajin shkurt tė vitit 2003, ėshtė shikuar nga 40 milion njerėz.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:20 am

MADONNA – ‘REVOLVER’

VIP - Faqe 7 Madonna

Pop ylli Madonna mė 14 dhjetor zyrtarisht do tė lansoj singlin "Revolver" nė tė cilin paraqitet edhe reperi Little Wayne. Kėnga "Revolver" ėshtė e pėrfshirė nė koleksionin “Celebration” tė cilin Madonna e kishte publikuar kohė mė parė. Koleksioni i pare i Madonnes me hite mė tė mėdha "The Immaculate Collection", ėshtė publikuar nė vitin 1990 ndėrsa i radhės ishte "GHV2", i lansuar nė vitin 2001.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:22 am

BEYONCE NOMINOHET MĖ SĖ SHUMTI PĖR ĒMIM GRAMMY

VIP - Faqe 7 Beyonce-knowles-stars-300a101006

Beyonce ėshtė nominuar deri nė 10 herė pėr ēmim Grammy. Diva muzikore amerikane ėshtė favorite kryesore e ndarjės sė 52-tė solemne tė ēmimeve Grammy. Kategoritė nė tė cilat ajo konkuron janė: pėr albumin mė tė mirė (I Am Sasha Fierce), inēizimin e vitit “Halo” dhe nė kategorinė e kėngės sė vitit “Single Ladies (Put A Ring On It)”. Taylor Swift, ylli i muzikės country, e cila gjithashtu ka pushtuar skenėn muzikore kėtė vit, ėshtė nominuar nė tetė kategori. Edhe Swift ėshtė nominuar nė kategoritė kryesore, si albumi i vitit (Fearless), si dhe inēizimi dhe kėnga e vitit (You Belong With Me)
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:24 am

LEONA LEWIS ME OSKAR???

VIP - Faqe 7 LEONA%20LEWIS

Dy kėngė tė kėngėtares britanike, Leona Lewis, janė nominuar pėr Oskar. Bėhet fjalė pėr kėngėt: ‘Happy’ nga filmi ‘Precious’ dhe ‘I See You’ e pėrdorur pėr hitin e ardhshėm ‘Avatar’ (i cili i ka pėlqyer shumė edhe vet Leona-s). “Kam parė vetėm njė pjesė tė filmit. ‘Avatar’ ende nuk ėshtė gati, por mund tė ju them se do tė bėhet hit”, ka thėnė Leona.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:26 am

DUA TĖ JEM SI KELLY CLARKSON

VIP - Faqe 7 JORDIN%20SPARKS

Jordin Sparks ka pohuar se ajo dėshiron qė tė arrij suksesin qė arrin Kelly Clarkson.” Dėshiroj tė jem si Clarkson “ – ka thėnė Sparks duke shtuar se - “ kur isha vetėm 12 vjeēe kam pėrcjellur secilin koncert tė Kelly Clarkson- it. Kam pėrcjellur secilin sukses tė saj dhe secilin ēmim qė ajo merrte nėpėr festivale tė ndryshme. Kam qenė fanse e madhe e saj dhe po vazhdoj tė jem. Ajo ėshtė idoli im.Dua qė nė karrierėn time prej kėngėtareje tė jem si Clarkson”- ka pėrfunduar Sparks.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:27 am

“APOCALYPSE NOW” U VOTUA FILMI MĖ I MIRĖ

VIP - Faqe 7 Aapocalypse-now-redux

Filmi i rezhisorit Francis Ford Coppola’s i titulluar “Apocalypse Now” ėshtė emėruar filmi mė i mirė i 30 viteve tė fundit nga kritikėt e filmave nė Londėr tė njohur ndryshe si kritikėt “Circle”. Ky titull i takoi filmit “Apocalypse Now” nė ceremoninė e festimit tė 30 vjetorit tė ndarjes sė pėrvitshme tė ēmimeve tė Londrės. Nė kėtė ceremoni u pėrzgjodhėn 10 filma si mė tė mirėt e 3 dekadave tė fundit. Ja 10 filmat mė tė mirė tė 3 dekadave tė fundit tė pėrzgjedhur nga kritikėt Britanez:
1. Apocalypse Now (Francis Ford Coppola, 1980)
2. Schindler’s List (Steven Spielberg, 1994)
3. The Lives of Others (Florian Henckel von Donnersmarck, 2007)
4. Unforgiven (Clint Eastwood, 1992)
5. Brokeback Mountain (Ang Lee, 2005)
6. Cinema Paradiso (Giuseppe Tornatore, 1990)
7. L.A. Confidential (Curtis Hanson, 1997)
8. Fargo (Joel Coen, 1996)
9. Distant Voices, Still Lives (Terence Davies, 1989)
10. The King of Comedy (Martin Scorsese, 1983)
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:29 am

PATTINSON DĖSHIRON TĖ BĖHĖT EDHE KĖNGĖTAR

VIP - Faqe 7 ROBERT%20PATTINSON

Aktori Robert Pattinson, ylli i filmit “Twilight Saga: New Moon”, i cili luan rolin e vampirit me emrin Edward Cullen, ka thėnė se dėshiron shumė qė tė filloj tė mirret edhe me muzikė. Ai dėshiron qė pėr vetėn e tij tė shkruaj vetė njė kėngė. “ Unė kam shkruar disa kėngė, i ruaj ato nė sirtarin tim.Shumė shpejtė planifikoj tė gjej dikė qė do ti bėnte muzikėn kėtyre teskteve dhe natyrisht ndoshta deri nė fund tė vitit tė ardhshėm, tė lansoj edhe unė njė album. Mirėpo nuk do tė doja qė ndonjė nga kėngėt e mia tė tingėllonin nė muzikėn apo nė ritmet e filmit Twilight, e qė ju tė mė kujtoni vetėm si njė vampir”, ka thėnė Pattinson dhe ka shtuar - ”nuk do tė doja qė as kopertinat e albumit tim tė ketė ndonjė foto e cila do tė tė ju rikujtonte nė filmin Twilight. Nuk do tė doja qė nė kopertina tė jetė i shėnuar as emri e as mbiemri im, e besa bes as ndonjė foto imja, sepse kam frigė se nuk do ta dėgjonte askush ”
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:31 am

NJĖ KĖNGĖ DHE NJĖ ALBUM I RI

VIP - Faqe 7 MARINA

Kėngėtarja dhe tekstėshkruesja, Marina and the Diamonds, emri i vėrtet i saj Marina Diamandis, ka paralajmėruar se 12 shkurt do tė lansoj albumin e saj debitues.. Albumi titullohet “ The Family Jewels” dhe do ti paraprij kėnga me titullin “ Hollywood “, e cila do tė lansohet mė 1 shkurt. “ Jam shumė krenare qė mė nė fund, do tė kem edhe unė albumin tim” , ka pohuar Diamandis duke shtuar - “ secila kėngė ėshtė shkruar nga unė, kam bėrė edhe punėn e producentės nė albumin time”. Si bashkėpunėtore nė punėn e producentes nė kėtė album, Diamandias ka ftuar Kylie-n dhe anėtaret e grupit Spice Girls. Pastaj qė albumi i saj tė jetė mė i suksesėshėm, siē shprehet kėngėtarja, ka ftuar nė bashkėpunim edhe Richard “ Biff “ Stannard, Sneaker Pimp Liam Howe dhe Ladyhawke e edhe Pascal Gabriel. Albumi pėrmban 12 kėngė duke pėrfshirė kėtu edhe kėngėt tashmė tė dėgjuara nga kėngėtarja “Mowgli’s Road” ; “ I Am Not A Robot” dhe “ Obsessions”
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:32 am

NĖ JANAR DVD-ja “THIS IS IT” NGA MICHAEL JACKSON

VIP - Faqe 7 104721_did-michael-jackson-steal-his-song-this-is-it

Pas dokumentarit “This Is It” nga Michael Jackson, i cili u lansua nė kinematė botėrore nga kompania Sony, tani ėshtė koha pėr lansimin e DVD “This Is It” nga M.J. Sipas zyrtarėve tė kompanisė Sony, dokumantari apo DVD-ja “This Is It”, pritet qė tė lansohet vitin e ardhshėm mė datėn 26 Janar. Duhet tė theksojmė se DVD-ja do t’ketė edhe disa pjesė tė tjera shtesė tė jetės sė kėngėtarit tė ndjerė Jackson, mirpo ka spekulime se nė kėtė DVD do t’ketė edhe disa xhirime nga jeta e tij private nė shtėpinė e tė ndjerit. Dokumentari “This Is It” vetėm nė SHBA ka fituar rreth 71 milion dollarė
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:33 am

B.E.P. ME TURNE NĖ FILLIM TĖ VITIT

VIP - Faqe 7 BEP

Njė nga grupet mė tė popullarizuara kohėve tė fundit, ėshtė fjala pėr grupin Black Eyed Peas, ka bėrė tė ditur se nė fillim tė vitit qė po hym, do tė nisen pėr njė turne tė gjatė. “ Turneu fillon mė 26 shkurt. Do tė nisim me Maiami-n pėr tė vazhduar me tė tjera vende nė SHBA.Kemi investuar shumė para, shumė energji dhe shumė mund qė ky turne tė pėrfundoj me shumė sukses. Shpresoj se nė fund tė koncerteve nėpėr SHBA, tė gjithė fansat tone, do tė ndahen tė kėnaqur”, kanė pohuar anėtaret e grupit B.E.P
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:34 am

GEORGE MICHAEL, ME KĖNGĖ TĖ RE PĖR KRISHTLINDJE

VIP - Faqe 7 GEORGE%20MICHAEL

George Michael ka paralajmėruar lansimin e kėngės sė ti mė tė re, e cila mban titullin ,” December Song “. Kėnga sipas kėngėtarit, do tė lansohet nė kohėn e Krishtlindjeve dhe ėshtė version i ripėrpunuar i kėngės sė vitit tė kaluar me po tė njejtin titull. Ndėrkohė qė, albumi i ri nė tė cilin do tė gjendet edhe kjo kėngė do tė lansohet mė 14 dhjetor. E vetėm njė ditė mė parė i gjithė albumi ėshtė mundėsuar tė shkarkohet nga faqet e ndryshem nė internet, nga vetė kėngėtari. George Michael ka pohuar se vetė ėshtė kujdesur pėr muzikėn, tekstin dhe aranzhiminė e kėngės. Ndryshe, sa pėr tė ju rikujtuar, George, njė tjetėr hit tė madhė, kėngė e kushtuar Krishtlindjeve, e kishte lansuar nė vitin 1984, kėnga mban titullin “ Last Christmas “. Vlen tė ceket edhe njė gjė, se George Michael nė skenė pas 17 vitesh ishte rikthyer nė vitin 2006 dhe pėr dy vite nė vijim kishte mbajtur mė shumė se 80 koncerte. 12-tė nga to nė Evropė, 22 nė SHBA dhe tė tjerat nė Britani tė Madhe. George gjatė karierės sė tij prej kėngėtari, ka arritur tė shes mė shumė se 100 milion koje tė albumeve tė tij.
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga d.jeta Mon Dec 14, 2009 5:36 am

NORAH JONES PARALAJMĖRON TURNE

VIP - Faqe 7 Norah%20jones

Norah Jones ka bėrė tė ditura planet rreth turneut nė Amerikėn Veriore. Duke paraqitur kėngė nga albumi i saj i fundit: ‘The Fall’, ajo do tė pėrshkojė Amerikėn dhe Kanadanė. Turneu fillon mė 5 mars nė Oklahoma. Ja edhe vendet dhe datat e performimeve:
Tulsa, OK Brady Theater (5 mars)
Kansas City, MO The Midland (6)
Omaha, NE Orpheum (7)
Des Moines, IA Civic Center (9)
Akron, OH E.J. Thomas Performing Arts Hall (11)
Louisville, KY Whitney Hall (12)
Indianapolis, IN Murat Theatre (13)
Madison, WI Overture Hall (15)
St. Paul, MN The O’Shaughnessy (17)
Milwaukee, WI Riverside Theatre (19)
Chicago, IL Chicago Theatre (20)
Boston, MA Wang Theatre (25)
Mashantucket, CT MGM Foxwoods (26)
New York, NY WaMu Theater at Madison Square Garden (27)
Baltimore, MD Lyric Opera House (30)
Charlottesville, VA The Paramount Theater (1 prill)
Washington, DC Warner Theatre (2)
Philadelphia, PA Tower Theatre (3)
Seattle, WA Paramount Theatre (18)
Portland, OR Arlene Schnitzer Hall (19)
San Francisco, CA The Fillmore (21)
Los Angeles, CA Orpheum Theater (23)
San Diego, CA Spreckels Theatre (24)
Phoenix, AZ Dodge Theater (25)
Albuquerque, NM Kiva Auditorium (28)
El Paso, TX Plaza Theatre (29)
Austin, TX Stubb’s Bar-B-Q (1 maj)
Dallas, TX Majestic Theatre (4)
Houston, TX Verizon Wireless Theater (5)
Mobile, AL Saenger Theatre (6)
Memphis, TN Orpheum Theatre (Cool
Birmingham, AL Alabama Theatre (9)
Asheville, NC Thomas Wolfe Auditorium (11)
Charlotte, NC Ovens Auditorium (12)
Nashville, TN Ryman Auditorium (14)
Atlanta, GA Cobb Energy Performing Arts Centre (15).
d.jeta
d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga blina-- Mon Dec 14, 2009 5:52 am

Keys mban pantallona pėr mbrojtje

Alicia Keys ka zgjedhur stilin e tashėm tė veshjes qė nė kohėn si tinejxhere, ashtu qė tė mos pėrzihet me prostitute nė vendin e saj New York.

VIP - Faqe 7 F.1214132256463_m

Kėngėtarja e muzikės r’n’b kurrė nuk i ka ekspozuar kėmbėt e saj, qoftė nė
publik ose nė skenė, njė veti e veshjes tė cilėn ajo e ka zgjedhur vite mė parė
pėr tė mbrojtur imazhin e saj.

“Kur isha e re, kjo ishte mbrojtje pėr
mua. Ėshtė njė mėnyrė pėr tė ecur nė rrugė nė mėnyrė komforte. Ajo ishte njė
rrugė e prostitutave. Andaj nėse mbani veshur njė fund, menjėherė do tė shiheni
si objekt. Kjo mė bėnte tė distancohem nga kjo. Pėrveē kėsaj, pantallonat janė
po aq seksi”, ka thėnė Keys./
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VIP - Faqe 7 Empty Re: VIP

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 7 e 14 Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 10 ... 14  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi