Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Barcelona-Real Madrid, gjithēka sillet rreth “El Clasicos”

3 posters

Shko poshtė

Barcelona-Real Madrid, gjithēka sillet rreth “El Clasicos” Empty Barcelona-Real Madrid, gjithēka sillet rreth “El Clasicos”

Mesazh nga elbasi.. Sat Nov 28, 2009 12:11 pm

Pėr tė gjithė Spanjėn, Barēa Real ėshtė shumė mė
tepėr se sa njė ndeshje futbolli; ajo nga shumė
mendohet si njė ndeshje e njė kombi kundėr njė shteti:
kastilianėt kundėr katalanasve.

Barcelona-Real Madrid, gjithēka sillet rreth “El Clasicos” Messi

Ish trajneri i ndjerė i Barēės, Bobi Robson, dikur shprehej: “Katalonja ėshtė njė komb dhe Barēa ushtria e tij”. Nė kujtesėn kolektive sidomos tė katalanasve, ndeshja konceptohet ende si “luftėtarėt e lirisė kundėr fashistėve tė Frankos”. Reali konceptohet nga shumė si pėrfaqėsuesi i shtetit tė centralizuar spanjoll, ndėrsa Barēa si e Katalonjės, ēka sjell ndėrlikime sociologjike dhe politike pėr kėtė vend. Rivaliteti, nė kuptimin politik, njohu kulmime gjatė regjimit diktatorial tė Fransisko Frankos.

Atėherė po pėr motive politike gjuhėt dhe identitetet rajonale, qė tė dyja, thellė nga njė jetė nė shpirtin dhe zemrėn e katalanasve, u ndaluan sė foluri dhe sė manifestuari publikisht. Rivaliteti, nė kuptimin sportiv, u ashpėrsua gjatė viteve 1950 tė, duke pasuar transferimin polemik tė sulmuesit argjentinas, Alfredo di Stefano tek Real Madridi.

Qė tė dy klubet, Reali dhe Barēa mendonin se e kishin bėrė tė tyrin, pas njė konfuzioni, qė u shkaktua nga njė grevė futbollistėsh nė atdheun e Di Stefanos, Argjentinė. Barēa pas disa orvatjesh u tėrhoq nga njė e drejtė, sipas tyre, pas njė ndėrhyrjeje tė Federatės Spanjolle tė Futbollit; nė atė kohė qarkulluan zėra se klubi katalanas u detyrua nga vetė Franko qė tė hiqte dorė nga Di Stefano. Reali, me talismanin Di Stefano nė krye ndėrpreu njė periudhė mbizotėrimi tė Barēės, duke fituar 8 nga 11 titujt e mėparshėm tė La Ligas, sikurse edhe pesė tituj tė Kupės sė Kampionėve tė Evropės sė atėhershme nga nėntė tė tyre.

Me pak fjalė njė erė qė pėrcaktoi edhe klubin e ditėve tona. Nė harkun kohor, 1986 1990, duke pasur nė gjirin e tij futbollistė tė njė brezi tė njohur si “Quinta del Buitre” (Skuadra e Skifterit), tė udhėhequr nga golashėnuesi vdekjeprurės, Emilio Butragenjo, Reali pėrsėri hodhi errėsirė ndaj rivalėve tė stėrmėdhenj, duke fituar pesė tituj tė njėpasnjėshėm tė La Ligas.

Johan Krujfi do tė bėhej njeriu qė do ta shndėrronte Barcelonėn dhe fatet e saj, jo aq shumė nė fushė, si futbollist, paēka se udhėhoqi Barēėn nė titullin e parė tė La Ligas, nė 14 vjet, pas transferimit tė tij nga Ajaksi mė 1973, por mė shumė si trajner i saj, kur ndėrtoi “Skuadrėn e Endrrave”, qė fitoi katėr tituj tė La Ligas rresht si dhe Kupėn e Parė tė Kampionėve tė Evropės, mė 1992. Titulli i fundit nga katalanasit u fitua mė 1994, viti kur edhe kolona e asaj skuadre, danezi Mikael Laudrup, pati fėrkime me trajnerin holandez dhe pėr mė tepėr, “tradhtoi” Barēėn, duke kaluar papritur nė Madrid tek Reali.

Ky transferim shokoi njė komb tė tėrė, ndėrkohė qė Reali, menjėherė fitoi La Ligan. Njė sezon mė parė, ata kishin humbur nė Madrid, “El Clasico” n, 5 0, ndėrsa atė sezon, tė frymėzuar nga Laudrupi, u ngjitėn lart me njė fitore po 5 0, duke shlyer turpin dhe paguar Barēėn me tė njėjtėn monedhė, mė 1995. Reali ishte klubi mė i suksesshėm nė shekullin XX tė, ndėrsa ai XXI ėshtė tejet i ndryshėm. Krujfi, jo vetėm hyri nė zemrat e tifozėve besnikė tė Barēės, qė njihen si “Cules”, duke snobuar Realin nė tė mirė tė Katalonjės, duke deklaruar se kurrė nuk do tė luante pėr njė klub qė kishte lidhje me diktatorin Franko, por si vizionar qė ishte nė fushė dhe jashtė saj, hodhi bazat e filozofisė futbollistike tė njohur si “Cruyffismo”, ēka i solli Barcelonės mantelin e klubit mė tė madh tė botės dhe futbollit mė tė pėlqyeshėm nė botė. Identiteti dhe stabiliteti bazik i Barēės, si institucioni mė madhor i futbollit janė komponentė, tė cilėt prej shumė dhjetėvjeēarėve i mungojnė dėshpėrimisht Realit, pikėrisht ato qė ai ia ka kaq shumė zili Barēės.

Klubi i Madridit, ēuditėrisht largoi trajnerin e fundit, qė i solli njė titull, tė fundit nė kohė tė Ligės sė Kampionėve. Trajnerėt pasardhės, edhe nėse fituan ndonjė titull tė La Ligas asnjėherė nuk shkuan larg nė Ligėn e Kampionėve, duke mos arritur tė ndryshojnė lojėn e Realit, qė ishte aspak pranė asaj tė Barēas. Manuel Pelegrini, i emėruar si trajner i tyre kėtė verė, njėherėsh u bė trajneri i dhjetė nė gjashtė vite.

Kjo flet shumė pėr Realin. Nė tė njėjtin hark kohor, Barēa pati vetėm njė ndryshim trajneri, largimin e Frank Rajkardit, qė edhe ashtu vazhdoi filozofinė e bashkėshtetasit tė tij tė madh Johan Krujfit nė lojėn e Barcelonės. Pėr mė tepėr, shtatė nga nėntė fituesit e “Topit tė Artė” paēka se nė radhėt e Real Madridit e kanė marrė kėtė ēmim jo pėr arritje me tė famshmen “Camisseta Blanca”. Kjo tė sugjeron se klubi di se cilin tė tėrheqė, por jo se si t’i bėjė ata tė luajnė si skuadėr harmonike nė fushė. Kapėrcyelli i shekullit solli nė krye tė Realit si president, Florentino Perezin. Veprimi i tij i parė ishte joshja e njė kanakari tė Barcelonės, Luis Figo tek Reali, pas njė marrėveshjeje qė thėnė pak tėrboi furishėm “Les Cules”, shumė mė tepėr se njė veprim i ngjashėm i tillė tradhtie i Mikael Laudrupit mė 1994.

Me rikthimin e Figos, nė “Camp Nou”, me fanellėn e bardhė tė Realit, tifozėt hodhėn nė fushė gjithēka. Objektet pėrfshinin zinxhirė biēikletash, shishe qelqi, telefona celularė, madje edhe njė kokė derri me simbolikėn e saj.

Box: Tė dielėn, do tė zhvillohet edhe njė herė, beteja e pėrjetshme, se cili do tė quhet klubi mė i madh i botės. Real Madridi udhėton pėr nė “Kamp Nou” me besim se njė fitore mbi rivalėt e stėrmėdhenj tė Barcelonės do t’i siguronte njė udhėheqje tė rehatshme nė renditje.

Blaugranėt janė ende mė tė motivuar, pas fitores mjeshtėrore ndaj Interit dhe kėrkojnė qė tė rimarrin kreun. Vetėm kaq? Jo, rivaliteti shtrihet shumė mė larg dhe thellė.
elbasi..
elbasi..
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1452
Age : 31
Location : n'Dreanss , si krejt!!
Registration date : 01/11/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Barcelona-Real Madrid, gjithēka sillet rreth “El Clasicos” Empty Re: Barcelona-Real Madrid, gjithēka sillet rreth “El Clasicos”

Mesazh nga mR.Bimi Sat Nov 28, 2009 1:25 pm

reali ka me sakatu
mR.Bimi
mR.Bimi
Dr3nicak
Dr3nicak

Numri i postimeve : 6029
Age : 31
Location : n`FaQet e nJe fLeToRe
Registration date : 19/07/2009

http://wWw.ShoqriaVirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Barcelona-Real Madrid, gjithēka sillet rreth “El Clasicos” Empty Re: Barcelona-Real Madrid, gjithēka sillet rreth “El Clasicos”

Mesazh nga tonito Sun Nov 29, 2009 5:47 am

barcelona ka me tranu me gola si vjet ka em ja ba ma zi bile....
tonito
tonito
Anėtar/e i/e Rregjistruar
Anėtar/e i/e Rregjistruar

Numri i postimeve : 11
Age : 31
Location : Nga Shtet e Bashkuara Te Drenices
Registration date : 07/11/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Barcelona-Real Madrid, gjithēka sillet rreth “El Clasicos” Empty Re: Barcelona-Real Madrid, gjithēka sillet rreth “El Clasicos”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi