Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova voton

Shko poshtė

Kosova voton Empty Kosova voton

Mesazh nga NoOrA Sun Nov 15, 2009 3:25 am

Kosova voton Hwwk6a

Komisioni Qendror Zgjedhor bėri tė ditur se nė Kosovė janė hapur pothuaj tė gjitha qendrat e votimit pėr zgjedhjet lokale.

Pėrjashtim, sipas kryetares sė KQZ-sė, Nesrin Lushta, bėjnė qendrat e votimit nė komunat veriore tė Kosovės.

"Pėrqindja e vendvotimeve tė hapura ėshtė 98.49%. Ndėrsa, nė 1.55 pėr qind, vendvotimet nuk janė hapur", tha Lushta nė konferencėn pėr gazetarė tė Komisionit Qendror Zgjedhor, qė sivjet i organizon zgjedhjet pa ndihmėn ndėrkombėtare.

Lushta bėri tė ditur se vendvotimet nuk janė hapur tėrėsisht nė komunat nė veri tė Kosovės, ku komuniteti serb ėshtė treguar i rezervuar nė lidhje me votimet.

"Ne kemi planifikuar paraprakisht se nėse ndodh njė situatė e tillė, aty tė hapen vendvotimet alternative ose tė dėrgohen ekipet mobile", tha Lushta.

Ndryshe, nė tri komunat e reja me shumicė serbe nė jug tė lumit Ibėr, sipas Nesrin Lushtės, janė hapur tė gjitha vendvotimet.

"Nė Graēanicė janė hapur 25 vendvotime, nė Ranillugė 7 dhe nė Kllokot 5", tha Lushta.

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka bėrė tė ditur pjesėmarrjen e deritashme tė votuesve, ndėrkohė qė ka njoftuar se rrjedha e votimit ėshtė duke shkuar nė mėnyrė tė rregullt.

Nė zgjedhjet lokale, ku do tė zgjidhet kryetari i komunės dhe kėshilltarėt komunalė, marrin pjesė 74 subjekte politike, nga to 34 subjekte politike shqiptare, 22 serbe, 7 boshnjake, 4 turke, nga dy ashkalinje dhe tė Malit tė Zi, njė e egjiptasve, goranėve dhe romėve.

Nė zgjedhjet e gjashta me radhė qė nga paslufta, tė drejtė vote kanė mė shumė se njė milion e gjysmė qytetarė.

KQZ thotė se listat e votuesve janė tė rifreskuara me tė dhėna tė reja, por, pėr njė ēėshtje tė tillė, disa nga anėtarėt e KQZ-sė patėn kritikuar institucionet e vendit dhe vetė KQZ-nė, se nuk kanė rifreskuar mirė dhe me kohė listėn e votuesve.

Ata patėn thėnė se nga kjo listė nuk ishin larguar emrat e atyre qė nuk jetojnė mė.

Specifika e zgjedhjeve tė sivjetme ėshtė se ato po zhvillohen edhe nė tri komunat e reja me shumicė serbe: nė Graēanicė, nė Kllokot dhe nė Ranillugė.

Kėto komuna u formuan gjatė verės sė sivjetme, nė kuadėr tė planit tė decentralizimit.

Ndėrsa, edhe pse tė parapara me kėtė plan qenė edhe dy komuna tjera, ajo e Parteshit dhe Mitrovica veriore, ato nuk u formuan pėr shkak tė mosinteresimit tė komunitetit lokal.

Institucionet thonė se nė kėto dy vendbanime, zgjedhjet do tė mbahen pas 6 muajve.

Zgjedhjet lokale do tė vėzhgohen nga vėzhgues vendės dhe ndėrkombėtarė. Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia nė Veprim" ka angazhuar rreth 2,400 vėzhgues.

Nesrin Lushta shpjegoi:

"Janė 746 qendra tė votimeve dhe 2,256 vendvotime nė kėto qendra votimi. Zgjedhjet do tė zhvillohen nė 12 rajone zgjedhore, nė 36 komuna tė Kosovės. Ndėrsa, nga KQZ-ja tashmė janė akredituar mbi 21,300 vėzhgues".

Nga ana tjetėr, zyrtarė tė Policisė sė Kosovės thonė se janė marrė tė gjitha masat qė procesi zgjedhor tė zhvillohet pa probleme.

Granit Fetahu, drejtor i policisė pėr planifikim dhe zhvillim pranė departamentit tė rendit publik, bėri tė ditur se pėr sigurinė janė tė angazhuar mė shumė se 5 mijė policė.

"Policia e Kosovės ėshtė shumė e pėrgatitur pėr tė ofruar siguri gjatė procesit zgjedhor. Planifikimet kanė filluar shumė herėt; tė gjitha ēėshtjet janė tė planifikuara. Policia e Kosovės ka njė numėr tė madh tė zyrtarėve policorė tė angazhuar, diku mė tepėr se 5 mijė".

"Tė gjitha qendrat e votimit, tė gjitha depot, tė gjitha vendet ku do tė jetė materiali sensitiv, do tė sigurohen nga policia. Nuk do tė lejohet lėvizje e materialeve dhe fletėvotimeve pa prezencėn e policisė. Po ashtu, po ofrojmė siguri pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre pėr votė", tha Fetahu.

Pėrfaqėsues tė misioneve ndėrkombėtare u kanė bėrė thirrje tė gjithė vėzhguesve qė tė jenė syhapur gjatė procesit tė votimit. /rel/
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi