Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Destinacioni ynė, bota tjetėr

Shko poshtė

Destinacioni ynė, bota tjetėr Empty Destinacioni ynė, bota tjetėr

Mesazh nga NoOrA Mon Oct 26, 2009 6:11 am

Faqet e saj ishin tė zbehta, lėkura i prekte kockat e megjithatė kjo nuk e ndalte atė. Nuk mund ta gjeje kurrė larg leximit tė Kuranit. Ajo ishte gjithnjė zgjuar nė dhomėn ku falej, tė cilėn babai e kishte pėrgatitur pėr tė. Nė ruku, nė sexhde, nė kėmbė, kjo ishte gjendja e saj ēdo ditė.
Sa pėr mua, unė e kisha mendjen vetėm te revistat e modės dhe novelat.
Kėnaqesha duke parė filma, saqė shkuarja te dyqani i videove me qira ishte bėrė tipar dallues i imi. Siē thuhet, nėse diēka bėhet zakon i dikujt, njerėzit nisin ta dallojnė prej atij zakoni. Unė isha neglizhuese nė pėrgjegjėsitė e mia dhe namazi im karakterizohej nga dembelizmi.
Njė natė, pasi kisha tre orė duke parė filma, e fika videon. Ezani po dėgjohej me ėmbėlsi nė natėn e qetė. Nė atė moment, unė u futa nėn batanijen time. Qė nga dhoma e saj e gjumit u dėgjua zėri i saj.
“Po?” A dėshiron diēka Nurije?”
Me njė fjalė ajo i prishi planet e mia: “Mos fli pa falur sabahun!”
“Eh ... ka edhe njė orė qė tė vijė sabahu, ky ishte vetėm ezani i parė.”
Me ato fjalėt e saj tė ėmbla, ajo mė thirri pranė vetes. Ajo gjithnjė ka qenė e tillė, edhe pėrpara se tė sėmurej dhe tė merrte shtratin.
‘Hanan, a mund tė ulesh pranė meje?”
Nuk mund tė refuzoja kurrė njė kėrkesė tė sajėn pėr shkak tė sinqeritetit tė saj. “Po, Nurije?”
“Tė lutem ulu pranė meje.”
“Mirė, u ula. Ēfarė ke?”
Me zėrin mė tė ėmbėl, ajo nisi tė lexojė Kuran:
“Secili njeri do tė shijojė vdekjen, e shpėrblimet tuaja u plotėsohen Ditėn e Kiametit...” (Ali Imran, 185)
Ajo u ndal duke menduar. Pastaj mė pyeti: “A beson se ka vdekje?”
“Sigurisht qė po.”
‘A beson se do tė mbash pėrgjegjėsi pėr ēdo veprim qė bėn, sado i madh apo i vogėl?”
“Po, por … Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirues dhe unė kam gjithė jetėn pėrpara.”
‘Mjaft Hanan ... a nuk ke frikė nga vdekja dhe befasia e saj? Mendo pak pėr Hindin. Ajo ishte me e vogėl se ti dhe vdiq nė aksident rrugor. Po kėshtu filani dhe filania. Vdekja nuk pyet pėr moshė dhe mosha jote nuk mund tė jetė kurrė njė masė e asaj se kur do tė vdesėsh.”
Errėsira e dhomės e mbushi lėkurėn time me frikė. “Kam frikė nga errėsira dhe tani ti ma fute edhe frikėn e vdekjes. Si do tė mė zėrė gjumi tani? Nurije, mendova se na kishe dhėnė fjalėn qė do tė vije me ne pėr pushime gjatė verės.”
Zėri i saj u thye dhe zemra e saj u drodh. ‘Ndoshta bėj njė udhėtim tė gjatė kėtė vit Hanan, por diku tjetėr. Ndoshta. Jetėt tona janė nė dorė tė Allahut dhe ne i pėrkasim Atij.”
Sytė e mi u mbushėn me lot, tė cilėt rrėshqitėn poshtė nė faqe. Unė mendova pėr sėmundjen e vjetėr tė motrės sime, se si doktorėt e kishin informuar tim atė privatisht se nuk kishte shumė shpresė se Nurija do ta linte pas sėmundjen. Megjithatė, asaj nuk i kishin treguar. Kush ia tregoi asaj? Apo ajo e ndiente tė vėrtetėn?
‘Ēfarė po mendon Hanan?’ Zėri i saj ishte i mprehtė. ‘A mendon se po e them kėtė vetėm pse jam sėmurė? Ndoshta unė mund tė rroj mė gjatė se njerėz qė nuk janė tė sėmurė. E ti Hanan, edhe sa vite do tė jetosh? Njėzetė vjet ndoshta? Dyzetė? Po pastaj?’ Nė errėsirė ajo u zgjat pėr tė kapur dorėn time dhe e shtrėngoi lehtė. ‘Nuk ka dallime mes nesh; tė gjithė kemi pėr ta lėnė kėtė botė pėr tė jetuar nė Xhenet ose pėr tė vuajtur agoninė e Xhehenemit. Dėgjo Fjalėn e Allahut:
“...e kush shmanget zjarrit e futet nė xhennet, ai ka arritur shpėtim.” (Ali Imran, 185)
E lashė dhomėn e motrės e trullosur; fjalėt e saj jehonin nė veshėt e mi. “Allahu tė udhėzoftė Hanan – mos harro namazin.”
Ora tetė e mėngjesit. Nė derėn e dhomės time po trokisnin. Unė zakonisht nuk zgjohem nė kėtė orė. Tė qara. Hutim. O Allah, ēfarė ndodhi?
Gjendja e Nurijes ishte rėnduar shumė pas sabahut dhe e kishin dėrguar menjėherė nė spital.... Tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi.Nuk do tė bėnim ndonjė udhėtim kėtė vit. Ishte e shkruar ta kaloja verėn nė shtėpi.
Pas njė kohe tė gjatė...
Ishte ora njė e drekės. Mamaja telefonoi nė spital. ‘Po. Mund tė vini ta shihni tani.’ Zėri i babait kishte ndryshuar dhe mamaja e ndjeu se diēka kishte shkuar keq. U nisėm menjėherė.
A ishte kjo ajo lagjja ku unė dilja zakonisht dhe mė dukej e shkurtėr? Pėrse ishte kaq e gjatė tani? Ku kishin shkuar turmat e gėzuara tė njerėzve dhe trafiku qė mė jepte mundėsinė tė shihja majtas-djathtas? Tė gjithė ishin zhdukur. Mamaja ime tundte kokėn duke qarė, teksa lutej pėr Nurijen. Arritėm nė hyrjen e spitalit.
Njė burrė ishte duke rėnkuar, njė tjetėr kishte bėrė aksident, ndėrsa njė i tretė i kishte sytė si tė ngrirė dhe nuk mund tė thoshe a ishte i gjallė a i vdekur. Ne hipėm lart nė dhomėn e Nurijes. Ajo ndodhej nė pėrkujdesje intensive.
Infermierja na u afrua dhe na tha: ‘Do t’ju ēoj tek ajo.” Teksa ecnim nėpėr korridor, infermierja nisi tė tregonte se sa vajzė e mirė ishte Nurija. Ajo i dha zemėr mamasė sime se gjendja e Nurijes ishte pėrmirėsuar nė krahasim me mėngjesin.
‘Mė vjen keq. Jo mė shumė se njė vizitor nė dhomė.’ Kjo ishte njėsia e pėrkujdesjes intensive. Pėrmes dritares sė vogėl nė derė dhe pėrtej veshjeve tė bardha arrita tė shoh sytė e motrės sime. Mamaja po rrinte pranė saj. Pas dy minutash, mamaja doli pa qenė nė gjendje tė mbante lotėt.
‘Mund tė hysh dhe t’i japėsh selam, me kusht qė nuk ke pėr tė folur shumė”, mė thanė. “Dy minuta mjaftojnė.”
“Si je Nurije? Ti ishe shumė mirė dje motra ime, ēfarė ndodhi?” I shtrėnguam duart njėra-tjetrės. “Edhe tani jam mirė, elhamdulilah.” “Elhamdulillah ... por ... duart e tua janė kaq tė ftohta.”
U ula pėrkrah saj nė shtratin e saj dhe i vura gishtėrinjtė e mi nė gjurin e saj. Ajo e largoi gjurin.
“Mė fal, a tė lėndova?” “Jo, vetėm se po kujtoja fjalėt e Allahut: “E t’i puqet kofsha pėr kofshe (t’i vėshtirėsohet gjendja).” (Kijame, 29)
... Hanan, lutu pėr mua. Ndoshta sė shpejti pėr mua do tė vijė dita e parė e ahiretit. Ėshtė njė udhėtim i gjatė dhe nuk kam pėrgatitur shumė vepra tė mira nė valixhen time.’
Njė lot rrodhi nga syri dhe ra nė faqe nga fjalėt e saj. Unė qava dhe ajo qau bashkė me mua. Dhoma u mjegullua dhe na la ne motrat tė qanim sė bashku. Rrėke lotėsh ranė nė pėllėmbėn e motrės sime, tė cilėn unė e mbaja me dy duart e mia. Babai tani po shqetėsohej mė shumė pėr mua.
Unė nuk kisha qarė kurrė ashtu.
Nga dhoma ime pashė diellin e kėsaj dite tė dhimbshme tek perėndonte. Heshtja shtrihej kudo, edhe nė korridorin e shtėpisė. Nė dhomėn time erdhi njė kushėrirė, edhe njė tjetėr... Vizitorėt ishin tė shumtė dhe tė gjithė zėrat poshtė pėrziheshin me njėri-tjetrin. Vetėm njė gjė ishte e qartė: Nurija kishte vdekur!
U ndala sė dalluari se kush erdhi e kush iku. Nuk mund tė mbaj mend se ēfarė thanė. O Zot, ku gjendem? Ēfarė po ndodh? Tani as tė qaja nuk kisha mė fuqi.
Nga fundi i asaj jave pastaj mė treguan se ēfarė kishte ndodhur. Babai mė kishte marrė dorėn qė t’i jepja Nurijes lamtumirėn e fundit dhe unė e kisha puthur atė nė kokė.
Megjithate, mbaj mend vetėm njė gjė :pamjen e saj nė atė shtrat, nė tė cilin ajo do tė vdiste. Mbaj mend ajetin qė recitoi ajo:
“E t’i puqet kofsha pėr kofshe (t’i vėshtirėsohet gjendja).” (Kijame, 29). Dhe e dija shumė mirė vėrtetėsinė e ajetit vijues: “Atė ditė vetėm te Zoti yt shkohet.” (Kijame, 30)
Atė natė hyra nė dhomėn ku ajo falej. Duke parė dollapėt e qetė dhe pasqyrat e heshtura, nisa tė mendoja per atė qė kishte ndarė tė njėjtin bark me mua. Nurija ishte motra ime binjake.
Fillova tė kujtoja se me kė i kisha ndarė dhimbjet e mia. Kush mė kishte dhėnė zemėr nė ditėt e mia tė vėshtira dhe kush ishte lutur pėr udhėzimin tim dhe kishte harxhuar aq lot duke mė treguar pėr net e net pėr vdekjen dhe ditėn e llogarisė. Allahu na shpėtoftė!
Sonte ėshtė nata e parė e Nurijes nė varr. O Allah, ki mėshirė pėr tė dhe ndriēoja varrin! Ja ku ėshtė Kurani i saj dhe sixhadeja e saj... e ja ku ėshtė fustani ngjyrė trėndafili qė ajo mė tha se do ta fshihte deri ditėn e parė tė martesės, fustani qė ajo donte ta ruante vetėm pėr bashkėshortin e saj.Nisa tė kujtoja motrėn dhe nisa tė qaja pėr tė gjitha ditėt qė kisha humbur. Iu luta Allahut tė kishte mėshirė pėr mua dhe tė pranonte pendimin tim e tė mė falte. Iu luta Allahut qe Nurijes t’ia lehtėsonte jeten e varrit, ashtu siē lutej ajo gjithnjė nė lutjet e saj.
Nė atė moment, u ndala. E pyeta veten: “Po sikur tė kisha vdekur unė? Ku do tė kisha shkuar?” Frika mė mbuloi dhe lotėt nisėn tė rridhnin sėrish. Allahu ėshtė mė i madhi! Allahu ėshtė mė i madhi!
Ezani i parė u dėgjua butėsisht nga xhamia. Sa bukur tingėlloi tani! U ndjeva e qetė dhe e ēliruar teksa pėrsėritja fjalėt e myezinit. Vura shaminė dhe u ēova tė falja sabahun. U fala si tė ishte namazi im i fundit, namazi im i lamtumirės ashtu siē ishte falur Nurija. Ai kishte qenė sabahu i fundit i saj. Tani dhe nė tė ardhmen, deri nė fund tė jetės sime, inshallah, nėse gdhihem nė mėngjes, nuk do ta llogaris veten se mund tė jetoj deri nė mbrėmje dhe nė mbrėmje nuk do llogaris se do tė ēohem nė sabah.
Tė gjithė ne do tė bėjmė tė njėjtin udhėtim si Nurija – ēfarė kemi pėrgatitur pėr tė?
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi