Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familja te Muslimanėt

Shko poshtė

Familja te Muslimanėt Empty Familja te Muslimanėt

Mesazh nga NoOrA Mon Oct 26, 2009 5:54 am

FAMILJA NĖ BOTĖN MUSLIMANE

Familja te Muslimanėt 2h87eyw

Lloji mė i theksuar i familjes qė haset gjetiu nė botėn islame ėshtė familja e
gjerė dhe kryesisht patriarkale. Ajo ėshtė e lidhur ngushtė me mėsimet dhe
pikėpamjet kur'anore lidhur me familjen ngase, nė masė tė madhe, ėshtė
brumosur e ngjeshur sipas tyre. Krahas pjesėtarėve tė familjes bėrthamė – babait, nėnės dhe fėmijėve tė pamartuar – familja muslimane pėrfshinė gjithashtu edhe gjyshin, gjyshen, mixhallarėt, hallat dhe pasardhėsit e tyre. Familjet muslimane zakonisht jetojnė nė 'banesa tė gjera', qė do tė thotė se anėtarėt e tyre jetojnė bashkėrisht nga tri ose mė shumė gjenerata tė afėrmish nė njė objekt banimi ose kompleks banesash. Gjithashtu, aty ku ky version i banimit tė familjes sė gjerė nuk ėshtė i mundur, lidhjet familjare arrijnė larg familjes bėrthamė, gjė qė mund tė shihet nė lidhjet e fuqishme psikologjike, shoqėrore, ekonomike, madje edhe politike.

Tendencat individualiste e egoiste mjaft tė pėrhapura nė Perėndim, ku si
rrjedhojė edhe ėshtė paraqitur familja e vogėl e quajtur bėrthamė, e shkaktuar nga zhvillimi e pėrparimi industrial e urbanistik, me tė madhe kanė filluar tė pėrhapen edhe nė shoqėritė muslimane anekėnd botės, megjithėse shumica prej tyre jetojnė nė familje tė gjera e tė mėdha. Ėshtė ky njė proces westernizimi (perėndimizimi) tė cilin sa e propagandojnė vetė perėndimorėt duke dashur qė kulturėn dhe qytetėrimin e vet t'ia plasojnė botės si diēka universale, po aq i ndihmojnė edhe njerėzit dhe familjet muslimane tė mahnitura nga mėnyra e jetesės perėndimore, nga ai subjekivizėm i theksuar perėndimor.

Dėshira pėr tė qenė i pavarur, pėr t'u distancuar nga familjet e gjera
tradicionale muslimane, pėr ta shijuar jetėn deri nė fund sipas modeleve tė huaja ka marrė hov thuajse nė gjithė botėn islame, e kryesisht nėpėr qytetet mė tė mėdha tė saj.

Nė qoftė se si dy faktorė kryesorė pėr paraqitjen dhe lindjen e familjes
bėrthamė nė Perėndim merren industrializmi dhe urbanizmi, kėto dy dukuri
shumė vonė kanė filluar tė paraqiten nė shoqėritė muslimane e nė disa prej tyre tė parin faktor, pra industrializmin, nuk e gjen as edhe sot bile. Por mėgjithėkėtė, jeta urbane, jeta nėpėr qytetet e mėdha e metropolite, ka kushtėzuar nė njėfarė shkalle paraqitjen e familjes bėrthamė edhe nėpėr kėto vende, duke mos e harruar gjithnjė atė ndikimin e kulturės perėndimore nė kėtė aspekt.

Krahas krejt kėtyre tendencave pėr ndryshimin e strukturės familjare nė
botėn islame, sėrish mbetet i gjallė karakteri i saj i zgjeruar dhe tradicional, qė ka mbijetuar nėpėr shekuj. Mirėpo edhe krahas krejt kėsaj qė u tha sidomos nė fillim se ajo ėshtė e brumosur me tharmin e mėsimeve islame lidhur me familjen, sėrish nė botėn islame do tė hasim familje muslimane me probleme tė shumta e me mospėrputhshmėri ndoshta edhe diametralisht tė kundėrta me mėsimet e Islamit. Kėtu ne u munduam ta pėrshkruajmė nė vija tė pėrgjithshme strukturėn e familjes muslimane, duke e distancuar atė prej modelit e strukturės familjare qė e parasheh Islami si tėrėsi. Prandaj, kur tė flasim pėr familjen muslimane, pėr strukturėn e saj dhe pėr problemet me tė cilat ndeshet ajo, nuk duhet ngatėrruar me mėsimet e pikėpamjet e Islamit lidhur me kėtė ēėshtje. Duke u mbėshtetur nė gjendjen faktike tė muslimanėve nuk duhet gjykuar pėr Islamin si fe, porse duhet bėrė dallimi midis Islamit si fe e sistem jete dhe muslimanėve si elementė qė mundohen t'i ndjekin mėsimet e kėsaj feje, qė vetvetiu nėnkupton qė jo gjithherė e jo nė ēdo aspekt ata do tė mund ta bėjnė kėtė me sukses. Kėtu dua tė pėrkujtoj njė thėnie tė njohur tė hazreti Aliut, halifit tė katėrt pas Muhammedit a.s. (alejhi's-selam), i cili ka thėnė: "Mos vlerėso tė vėrtetėn me fjalėt dhe sjelljet e njerėzve, por njerėzit me kriteret e sė vėrtetės!".

FAMILJA TE MUSLIMANĖT SHQIPTARĖ

Edhe te shqiptarėt muslimanė haset pothuajse e njėjta strukturė familjare
sikurse ajo e botės dhe trungut musliman. Edhe familja muslimane shqiptare ka strukturė tė zgjeruar e tė madhe me karakter tradicional, ku jetojnė sė bashku nėn njė ēati apo nė njė oborr disa breza e njė shumėsi anėtarėsh. Pėrveē babait, nėnės dhe fėmijėve tė pamartuar, nė shtėpinė shqiptare muslimane bashkėjetojnė edhe fėmijėt e martuar me pasardhėsit e tyre, vėllezėrit e babait bashkė me pasardhėsit e tyre dhe sigurisht qė edhe gjyshi e gjyshja si anėtarė tė parė e mė tė denjė tė familjes. Nėpėr qytetet shqiptare nuk kemi ndonjė sistem urbanistik aq tė theksuar sikur nė Perėndim i cili ka jetėn dhe dinamikėn e vet karakteristike, ku, si tė thuash, pamundėsohet ekzistimi i familjes sė zgjeruar dhe i botėkuptimit tradicional tė familjes. Nė to vazhdon me tė madhe tė gjallėrojė familja e gjerė me tiparet karakteristike tė saj, krahas tendencės sė pėrgjithshme qė haset nė botė pėr njė pavarėsim tė tė rinjve sidomos nga pleqtė e nga anėtarėt e familjes mė tė gjerė farefisnore. Edhe kėtu, pra, ka filluar tė bėhet ēėshtje mode familja
bėrthamė me veēoritė e saj, por nė mėnyrė e stil lokal, ngase nuk mund tė bėhet njė shkėputje e menjėhershme dhe e tėrėsishme nga e kaluara dhe nga kornizat e struktura e familjes tradicionale qė ka gjallėruar me shekuj tė tėrė nė kėto troje.

Me strukturėn familjare dhe me problemet me tė cilat ndeshet familja
muslimane nė pėrgjithėsi dhe ajo shqiptaro-muslimane nė veēanti, shpresojmė tė merremi nė njė tė ardhme tė afėrt nė mėnyrė pak mė shkencore, pėr ta paraqitur mė denjėsisht e mė realisht gjendjen nė terren e pėr t'i ofruar zgjidhjet eventuale qė do tė pėrkojnė me frymėn e kulturės e tė mėsimeve tė pėrgjithshme kur'anore. Kjo mė mbetet si barrė fillimisht mua dhe kolegėve tė mi, po edhe atyre qė mund tė kontribuojnė nė kėtė drejtim, ngase shumė pak punime janė bėrė nė kėtė kahje.

NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi