Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

SHBA: Irani ka pak kohė pėr t’u pėrgjigjur

Shko poshtė

SHBA: Irani ka pak kohė pėr t’u pėrgjigjur Empty SHBA: Irani ka pak kohė pėr t’u pėrgjigjur

Mesazh nga *lissa* prej Sat Oct 24, 2009 11:20 am

SHBA: Irani ka pak kohė pėr t’u pėrgjigjur

SHBA: Irani ka pak kohė pėr t’u pėrgjigjur F.1024111509935_m

Administrata e presidentit Obama vuri nė dukje se po humb durimin me Iranin pasi qeveria e Teheranit injoroi afatin e djeshėm pėr t’iu pėrgjigjur njė marrėveshjeje tė ndėrmjetėsuar nga OKB-ja qė synon zbutjen e shqetėsimeve mbi programin e tij bėrthamor. Irani ka premtuar se do tė japė njė pėrgjigje deri javėn e ardhshme.
Zyrtarėt amerikanė thonė se mund tė presin edhe disa ditė pėr pėrgjigjen e Iranit mbi propozimin bėrthamor, por ata thonė se administrata e presidentit Obama po kėrkon veprime konkrete dhe durimi nuk do tė jetė i pafund.

Komentet e Departamentit tė Shtetit erdhėn menjėherė pasi Irani nuk arriti tė jepte njė pėrgjigje pėrfundimtare dje mbi njė propozim tė ndėrmjetėsuar nga agjencia e OKB-sė pėr mbikėqyrjen e veprimtarive bėrthamore, sipas sė cilės Teherani do tė ēonte jashtė vendit pjesėn mė tė madhe tė uraniumit tė pasuruar nė gradė tė ulėt qė ka prodhuar dhe qė ka ngjallur shqetėsimet ndėrkombėtare.

Sipas kėtij plani, Rusia do ta pasuronte uraniumin nė gradėn 20 pėrqind qė nevojitet pėr reaktorin e kėrkimeve nė Teheran i cili prodhon izotope mjekėsore dhe tė cilit po i mbaron karburanti.

Nėse Teherani do ta dorėzonte shumicėn e uraniumit qė ka prodhuar nė uzinėn e Natancit, kjo do t’i zbuste shqetėsimet nė lidhje me armėt bėrthamore.

Megjithėse Irani duhej tė pėrgjigjej dje, Agjencia Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike tha se Irani kishte thėnė se ndėrsa po e konsideronte planin me pozitivizėm, i duhej kohė deri nė gjysėm tė javės sė ardhshme pėr tė marrė njė vendim.

Gjatė njė konference shtypi, zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit Ian Kelly tha se Shtetet e Bashkuara do tė kishin dashur tė merrnin pėrgjigje nga Irani, por se do t’i jepnin Teheranit edhe pak ditė.

“Duam tė shohim hapa konkretė. E shohim si shenjė pozitive qė ata kanė rėnė dakord nė parim tė ndėrmarrin hapa domethėnės si hapjen e uzinės sė Komit, si dhe riprocesimin e uraniumit tė pasuruar nė gradė tė ulėt nė njė vend tjetėr. Nė tė njėjtėn kohė, durimi ynė nuk ėshtė i pafund. Mendoj se mund t’i shtyjmė gjėrat pėr ca ditė, dhe kjo ėshtė e gjitha. Por nuk do tė presim pėrgjithmonė”, tha ai.

Kelly tha se pėrgatitjet janė bėrė pėr njė vizitė qė do tė zhvillohet nesėr nga inspektorėt e Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike nė uzinėn e pasurimit tė Komit, tė cilėn Irani e pranoi kohėt e fundit se po e ndėrtonte.

Kelly tha se rezultatet e inspektimit tė uzinės sė Komit, dhe vendimi pėrfundimtar i Teheranit pėr planin e eksportimit tė uraniumit do tė jenė faktorė tė rėndėsishėm nė diskutimet e fuqive tė mėdha pėr tė vendosur nėse do tė kėrkojnė masa tė tjera dėnimi pėr Iranin nė lidhje me programin e tij bėrthamor
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi