Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kėshilla Motrės Muslimane

Shko poshtė

Kėshilla Motrės Muslimane Empty Kėshilla Motrės Muslimane

Mesazh nga NoOrA Sat Oct 24, 2009 3:52 am

Motėr: Kėto janė fjalė tė qarta, fjalė kėshilla tė sinqerta, kujdes nga miqtė e shejtanit...





Me tė vėrtetė falėnderimi absolut i takon vetėm Allahut, prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė, paqja dhe mėshira qoftė mbi tė dashurin, tė dėrguarin e Tij, Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, shokėt e tij nė pėrgjithėsi dhe nė vazhdim:

Motėr muslimane, nė ēdo vend Es-selamu alejkum ve Rametullahi ve berekatuhu!

Dije motėr pėr Allahun se ti je e barabartė me meshkujt dhe njėsoj si ta, je pjesė e ndėrtesės njerėzore nė pėrgjithėsi, ti je Nėnė, grua, motėr, hallė, teze, mbesė, gjyshe, pėr ty Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “ Pa dyshim se gratė dhe burrat janė tė njėjtė (nė dispozita). Sahih el xhami 2329

Pastaj ti –motėr muslimane- i takon ummetit shumė tė dashur dhe madhor, e qė ėshtė ummeti islam, qė nė faqen e tokės nuk ka ummet qė i ngjason, qė lindi trima, udhėheqės, burra, njerėz meritorė dhe ēlirimtarė.

Para kėsaj themi se ummeti yt ėshtė ummet i udhėzimit dhe kėshillave, fe e pėrsosur , ėshtė ummet qė Allahu e bėri nga ummetet mė tė mira qė ka nxjerr pėr njerėzit qė urdhėrojnė pėr tė mirė dhe ndalojnė nga e keqja, udhėheqin njerėzimin nė mirėsi dhe drejtėsi, duke i larguar njerėzit nga adhurimi i krijesave nė adhurimin e Krijuesit tė vetėm tė krijesave, nga kolapsi i dynjasė nė lumturinė e dynjasė dhe ahiretit, nga padrejtėsitė e feve nė drejtėsinė e Islamit.
S’ka dyshim se gratė e para tė kėtij ummeti ishin prijatare qė ky ummet mori meritat dhe pozitat e larta.
Dije –motėr e nderuar- se Allahu i Lartėsuar tė gradoi me pozita, mandate dhe nderime tė larta, Allahu nė Kuran thotė:
“ Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė Allahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t’i mėshirojė Allahu. Allahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė.” Tevbe 71.

E nderuar motėr Allahu ka bėrė legjitime pėr ty rregulla, tė ka dhėnė cilėsi dhe veēori qė tė pėrgjigjen ty, i pėrshtaten natyrės tėnde ku thotė Allahu nė Kuran:
“A nuk e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai depėrton nė thellėsi tė sekreteve, i njeh hollėsitė.” El mulk 14

Motėr e nderuar, je e thirrur tė rikthehesh tek Allahu, t’i pėrmbahesh fesė sė tij, tė pasosh sunnetin e pastėr autentik dhe gjithė kėtė me sinqeritet duke ia atribuuar ummetit islam, me mund dhe sakrificė nė fortifikimin e gjeneratės sė pastėr Islame dhe udhėzuese, qė ringjall dritėn e islamin mbi supet e tyre. !!

Motėr, s’ka dyshim se armiqtė e islamit kudo qė janė qėllimi i tyre final ėshtė tė largojnė ty nga detyra jote e pastėr parėsore nė shėrbim tė fesė dhe ndėrtimit tė ummetit, i shohim ata qė paraqesin mashtrimet tė prekshme tė kėsaj bote, duke i zbukuruar ato me margaritarė dhe modele tė ndryshme, tė gjitha kėto tė pėrgatitura nga kurthet e mohueseve, pastaj thirrje tė pambaruara, epshe tė shumta duke garuar me to.

Pastaj i shohim kėta keqbėrės duke ndezur zjarrin e armiqėsisė dhe urrejtjes mes teje dhe burrit tėnd, ti tek ata je vajzė e shtypur, grua keqbėrėse, nėnė e pavlerė, motėr e shuar !! Ndėrsa burrat nė mendjen e tyre janė keqbėrėsit e mėdhenj, dyfytyrėshit dhe tiranėt mizorė.

Tė gjitha kėto shprehje janė luftė e hapur ndaj teje qė ti pastaj tė bėhesh mendjemadhe ndaj vėllait, tė kundėrshtosh burrin tėnd !Pastaj shohim kėta endacak nuk ndalen nė kėtė, po ndryshojnė kuptimet dhe keqinterpretojnė realitetet, duke e shantazhuar gruan tė zhvishet nga petku i rregullave tė islamit dhe kufizimet e tij, duke ia veshur frikėrespektin ndaj Allahut dhe ēiltėrinė ndaj tij, si pengės tė civilizimit, ndėrsa mbulesėn si pengės tė mendjes dhe meditimit!
Namazi dhe agjėrimi si gjėra tė kota dhe humbje kohe !! Respektimin e burrit si nėnēmim dhe poshtėrim!!

Motėr: S’ka dyshim se ata janė ujqit e egėr duan nga ti tė jesh lodėr nė duart e tyre nė tė gjitha vendet: Zyre, rrugė, nė ēdo vend tė shfrenimit duke tė zhveshur petkun e fesė, moralit, dhe krenarisė tėnde.

Tė duan ty pa ligje tė pastra tė islamit, pos ligjin e tekeve tė tyre, epshet e pėrēmuara dhe parimet infektuese..

Ata janė pasues tė parėve tė tyre femohuesve, ku tek ta femra ishte objekt padrejtėsie, humbėse, banale tregti e lirė, jashtė pretendimeve tė tyre nė drejtėsinė gjinore … e ēfarė barazie gjinore kjo ?! S’ka dyshim se kjo ėshtė barazi e nėnēmimit, rėnie dhe poshtėrim.

Motėr: A nuk po shikon si femrat sikur ti, qė zhveshėn petkun e thjeshtėsisė dhe modestisė, duke vrapuar pas epsheve, duke pasuar mashtrimet e tė humburve !! Cili ishte pėrfundimi ? Cilat ishin dobitė e tyre?

Motėr: Krenohu me fenė tėnde, e cila ėshtė lavdia jote, lavdia e baballarėve dhe gjyshėrve tu, bėhu shėmbėlltyrė e djemve dhe vajzave tua, vėllezėrve dhe motrave tua, familjes dhe fqinjėve tu, bėhu e sinqertė duke iu referuar ummetit tėnd tė lavdishėm e tė nderuar duke ditur se dėlirėsia dhe nderi gjendet tek secili qė ka ambicie islame, edhe nėse thėrrasin pretenduesit me emra tė kotė si (dashuri), (liri), (barazi) !!!

Tė jesh e bindur motėr e nderuar se lumturia e pėrjetshme ėshtė duke qenė vajzė respektuese dhe e ndershme, grua besnike dhe bujare, nėnė e devotshme dhe me vlerė, e gjithė kjo ėshtė e mbėshtjellė me realitet dhe mirėshikuar me dritėn e besimit !!

Dije motėr e nderuar se Namazi ėshtė shtylla e fesė ajo qė dallon mes muslimanit dhe femohuesit, ramazani ėshtė shtyllė, lėmosha ėshtė gjėja kryesore qė pėrmes saj Allahu shlyen mėkatet!!
Dije motėr e nderuar se ato tė zhveshurat qė cilat hoqėn petkun e turpit duke veshur petkun e civilizimit tė modernizuar, nuk do tė hynė nė xhenet e as nuk do ta nuhatin erėn e tij !!

Mėsoje dhe mėsoja tė tjerave qė i njeh motėr e nderuar; se mbulesa islame ka edhe kushte prej tyre:
1. Tė jetė mbulues e tėrė trupit (ajo qė po e veshin disa muslimane duke shkurtuar hixhabin e tyre deri mbi nyejt e kėmbės s’ka tė bėjė me realitetin e hixhabit islam),pėrveē duarve dhe fytyrės.
2. Tė mos jetė pėr zbukurim.
3. Tė mos jetė pėr famė dhe pozitė.
4. Tė mos jetė objekt i shikimit.
5. Tė mos jetė i ngushtė qė paraqet trupin.
6. Tė mos jetė i tejdukshėm qė tregon se ēka ka poshtė saj.
7. Tė mos jetė i parfumuar.
8. Tė mos jetė i ngjashėm me rrobat e mosbesimtarėve.
9. Tė mos u pėrngjaj rrobave tė meshkujve !!



Fjala pėrfundimtare:

I drejtohem gruas nė pėrgjithėsi, nė vendin tonė musliman duke i thėnė:

Kujdes tė zhytesh nė hendekun e pėrkeqėsimit, nė tė cilin gjendet femra nė vendet e kufrit, ku nuk gjen atje fe’ qė mbron tė drejtat e saj, ndėrsa femra nė vendet islame nuk ka arsyetim, Allahu fenė e mbron nga tė gjithė ata qė dėshirojnė tė shkelin tė drejtat e tyre !!
Nuk duam qė gruaja nė vendet tona tė jetė objekt i lojės ēka do qė t’i thuhet, tė veshė ēdo rrobė qė i ofrohet , tė shkoj pas ēdo thirrėsi djallėzor, duke vrapuar pas ēdo epshi !!

Dėshirojmė qė femra tė ketė pozitė tė shkėlqyer si nė: Besim, mendim, moral, etikė, veshje dhe nė tė gjitha poret e jetės !!

Besim: E qė ėshtė shtylla kryesore e fesė tonė tė pastėr, tė keni kujdes o ju gra nga ajo qė e kundėrshton kėtė, si kėrkimi nga ndonjė pejgamber pos Allahut, apo njeri tė mbėrrimė, apo tė devotshėm, apo betim nė tjetėr kėnd pos Allahut, apo zotim a prerje kurban pėr dikėn pos Allahut, apo shkuarje tek falltarėt apo shkrimin e hajmalive dhe stėrhollimeve qė tė nxjerrin nga feja, apo gjėra tė ngjashme qė tė nxjerrin nga feja dhe tė ēojnė nė humbje.


Pėrmbledhje e shkurtė:

Dėshirojmė femėr muslimane qė peshon gjėrat me peshoren e Islamit, e shikon jetėn nė dritaren e Kuranit duke e shikuar nga kėndvėshtrimi i dynjasė pėrball ahiretit, e cila merr Islamin si rrugė tė udhėzimit, dhe sunnetin e Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, si model dhe mostėr te vetin.

Kjo ėshtė grua qė dėshirojmė e cila ka mundėsi tė realizoj shumėēka tė dobishme nė kėtė jetė, pėr veten dhe pėr tė tjerėt !!

Motėr: Kjo qė ke nė duar ėshtė vetėm pėrkujtim dhe furnizim pėr ballafaqimin e gjatė apo tė shkurtėr, e qė fundi i tij ėshtė vdekja, pastaj varr, e kush ėshtė nga banoret e Xhenetit i zgjerohet varri deri nė 70-tė krahė, duke u mbushur me gjelbėrime deri nė ditėn e ringjalljes, e kush ėshtė nga banoret e zjarrit goditet me njė ēekan prej hekuri, i ngushtohet atij varri, derisa tė thyhen eshtrat e tij !!

Pastaj ringjallja !! qėndrimi para Allahut, pastaj llogaritja dhe shpėrblimi !! drejt vendit tė pėrjetshėm, Xheneti hapėsira e tij sa hapėsira e qiellit dhe tokės apo xhehenemi i nxirė, i acartė dhe i ndezshėm.

“ E kush shmanget zjarrit e futet nė Xhenet, ai ka arritur shpėtim.” Ali Imran 185.

Motėr: Kėto janė fjalė tė qarta, fjalė kėshilla tė sinqerta, kujdes nga miqtė e shejtanit, ushtrisė sė Iblisit, ata qė dėshirojnė shfrenimin dhe devijimin tėnd, bėhu pjesė e tė devotshmėve tė Allahut, burimore e tė mirave dhe tė kėndshmėve, dije se pozita jote nė ngritjen dhe fortifikimin e ummeti ėshtė madhore, andaj ngrihu pėr kėtė obligim, duke mos qenė objekt i shkatėrrimit dhe fatkeqėsive, por bėhu prodhuese e krenarisė dhe lumturisė !

Kthehu tek dy shpalljet, Libri i Allahut, dhe Sunneti i tė Dėrguarit tė tij, qė tė fitojmė dy jetėt, kėtė botė dhe ahiretin.
Kėrkoj nga ju motra tė nderuara mos tė mė harroni nė lutjet e juaja..


Hadithe Pejgamberike dhe thėnie dijetarėsh

Ebu Hurejra -Allahu qoftė i kėnaqur me tė- thotė se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “ Nėse gruaja fal pesė kohėt e namazit, agjėron muajin e ramazanit, e mbron nderin e saj, respekton burrin, i thuhet asaj: Hy nė Xhenet nga cilado derė qė dėshiron.” Sahih el xhami 674.

Ibėn Amėr -Allahu qoftė i kėnaqur me tė- thotė se Muhamedi lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė ka thėnė: “ Kjo botė ėshtė pasuri, e pasuria mė e mirė e kėsaj bote ėshtė gruaja e sinqertė.” Sahih el Xhami 3407

Fjalė ndriēuese:

Ēėshtja e gruas ėshtė ēėshtje e ēdo babe dhe biri, derisa nė kėtė botė ka babė dhe bir, patjetėr qė ka edhe respektim tė thellė ndaj pozitės sė gruas, ndėrsa ata qė nuk bėjnė dallime mes dinjitetit dhe modestisė, pa dyshim se janė tė fundosur nė dyshime tė pambaruara. ( Mustafa es Sibai)

E nderuara motėr:
Ti je gjysma e Ummetit, derisa ti lind edhe gjysmėn tjetėr, pra ti je Ummeti i plotė. (Muhamed Ismail el Mukaddem).


NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi