Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zekati: lėmoshė apo pėrgjegjėsi?

Shko poshtė

Zekati: lėmoshė apo pėrgjegjėsi? Empty Zekati: lėmoshė apo pėrgjegjėsi?

Mesazh nga sam1r Mon Sep 14, 2009 4:30 am

Zekati: lėmoshė apo pėrgjegjėsi?

Sa i pėrket zekatit, para sė gjithash problemi qėndron nė tė kuptuarit, Shkruan: Tariq RAMADAN Njė ditė tė varfėrit do tė pyesin ...


Sa
i pėrket zekatit, kushti i tretė i islamit, para sė gjithash problemi
qėndron nė tė kuptuarit, d.m.th nė definicion e tij. Nė tė shumtėn e
rasteve zekati paraqitet si njė "lėmoshė", karakteristika e tė cilit
ėshtė tė qenurit urdhėr (i obliguar) pėr muslimanėt dhe muslimanet. Pėr
tė afruar kėto dy dimensione, pak kontradiktore mes tyre (lėmosha
zakonisht ėshtė njė dhuratė e lirė), ky koncept ėshtė pėrkthyer me
formulat pėrmes tė cilave kėrkohet tė jenė tė qarta tė dy idetė:
"lėmosha ligjore", "lėmosha e urdhėruar", etj. (ndonjėherė pėrkthyesit
preferojnė mos pėrkthejnė kėtė fjalė).

Kėto definicione nuk na
kėnaqin sepse nuk na lejojnė qė tė kuptohen aspektet e ndryshme tė
zekatit: meqė ai ėshtė i obliguar pėr shpirtin e ēdo muslimani
praktikant, zekati ėshtė njė taksė (apo njė tatim) qė tėrhiqet (sipas
njė llogarie precize) nga pasuria jonė. Kjo taksė ka natyrė "shoqėrore"
pasi sė pari ajo iu drejtohet tė varfėrve dhe nevojtarėve tė shoqėrisė
(apo veprave bėmirėse dhe/apo publike). Sė fundi ka njė dimension
shpirtėrorė qenėsorė pasi qė pastron pasurinė e njerėzve, sikurse ato
pastrojnė zemrėn duke u falur, dhe trupin kur agjėrojnė. Zekati
ngėrthen kėto tre dimensione qė mund t'i pėrkthejmė me shprehjen: taksė
shoqėrore pastruese. Ky pėrkthim nuk ėshtė banal pasi qė kėrkon tė
shpreh njė ndėr aspektet thelbėsore tė mėsimeve islame: natyrėn
thellėsisht shpirtėrore tė ndėrgjegjies shoqėrore tė njerėzve. Ky ėshtė
mėsimi i parė thelbėsor dhe definicionet apo pėrkthimet tona
aproksimative, disa herė, bėjnė qė tė humbim kuptimin e kėsaj shtylle
tė madhe tė islamit. Por kjo nuk ėshtė e gjitha; ka edhe mėsime tė
tjera fundamentale rreth tė cilave duhet tė meditojmė sa i pėrket
aplikimit konkret tė tėrheqjes e tė shpėrndarjes sė zekatit ditėve tė
sotit, nė vendet me shumicė muslimane dhe nė Perėndim.


Pėrparėsia nga ana e tė afėrmėve

Kur
Pejgamberi i islamit (s.a.w.s.) dėrgoi njė emisar tek njėra prej fiseve
qė kishin pranuar islamin, i tha qė t'i informojė rreth obligimeve
fetare duke ua spjeguar pesė shtyllat islame. Sa i pėrket zekatit i tha
qė t'ua mėsojė atyre qė ai duhet tė tėrhiqet nga paratė e tė pasurėve e
t'u shpėrndahet "tė varfėrve nga ato" ('ala fukara'ihim). Ulematė
brenda shkollave (juridike) tė ndryshme dhe gjatė kohėrave pas vdekjes
sė Muhammedit (s.a.w.s), duke u bazuar nė kėtė, gjithmonė kanė
insistuar mbi nevojėn pėr tė shpėrndarė zekatin sė pari lokalisht, pėr
tė varfėrit dhe nevojtarėt lokal, tė vendit apo tė shoqėrisė nė tė
cilėn ėshtė tėrhequr zekati. Vetėm kur plotėsohen nevojat lokale, mund
tė harxhohet zekati jashta shtetit, me pėrjashtim kur verifikohet
ndonjė situatė e jashtėzakonshme, si njė katastrofė natyrore, njė
luftė, etj. Zekati jo vetėm qė formon ndėrgjegjen shoqėrore tė
muslimanit, por edhe e orienton drejt ambientit rrethues qė tė ngre
kėtė ndėrgjegje duke u pėrballuar me vėshirėsitė dhe disfunksionet e
shoqėrisė sė tij, tė tė varfėrve, tė njerėzve tė lėrė anash. Zekati,
ndryshe nga lėmosha e lirė (sadakaja), para sė gjithash iu drejtohet
muslimanėve dhe tė qenit besnik ndaj mėsimit tė tij na obligon tė
shikojmė atė ēka ndodhė rreth neve, nė bashkėsinė tonė shpirtėrore mė
tė afėrt. Kjo pėrparėsi ndaj tė afėrmėve tanė ėshtė fundametale: na
obligon tė njohim shoqėrinė tonė e tė pėrkujdesimi pėr muslimanėt e
lagjes sonė, tė qytetit tonė e tė Shtetit tonė (ku jetojmė!).

Tash,
neve ditėve tė sodit, jemi largė kėtij qėndrimi. Nė tė shumtėn e
shoqėrive perėndimore, nė Shtetet e Bashkuara, nė Angli ashtu si nė
Francė, takojmė gra e burra qė japin zekatin pėr vepra bamirėse nė
Botėn e Tretė, apo nė Vendin nga e kanė prejardhjen. Shumė pak
preokupohen pėr ata ose ato qė jetojnė pranė tyre dhe janė tė bindur tė
jenė nė drejtė, duke menduar qė ato qė janė atje janė mė tė varfėr se
kėta qė janė kėtu. Asgjė nuk u pengon kėtyre njerėzve t'u japin lirisht
(sadaka) tė varfėrve tė mbarė botės apo tė Vendlindjes sė tyre, por ato
kanė njė obligim tė pėrcaktuar ndaj nevojtarėve tė Shtetit tė tyre, e
kėsaj nuk mund t'i ikin: edhe njė herė tė varfėrit nga ta kanė kėtė tė
drejtė para Zotit. Nuk mund mos trishtohemi e kajher tė nevrikosemi kur
vėrejmė qė muslimanėt shumė pak preokupohen pėr realitetin lokal: tė
obsesionuar nga problemet internacionale e nga situata e "muslimanėve
tė atjeshėm", nuk vėrejnė deficitin nė edukim, papunėsinė,
margjinalizimin shoqėrorė, drogėn, dhunėn, burget nė shoqėritė e tyre.
Ndėrgjegjia, nė fakt pozitive, e vuajtjes sė "vėllezėrve tė tyre"
tjetėrkund, si pasojė, nė mėnyrė shumė negative, i ka bėrė pasiv,
neglizhent dhe tė pavetėdijshėm pėr situatėn e "vėllezėrve tė tyre" tė
kėtuhit. Kjo ėshtė dramatike, njė gabim e, sė fundi d.m.th tė
tradhėtosh mėsimin fundamental tė zekatit. Shoqatat islame mbajnė njė
pėrgjegjėsi tė madhe pėr kėtė rrjedhojė, pasi qė aq shumė e kanė tė
vėshtirė tė propozojnė njė program dhe t'u japin pėrparėsi
shpėrndarjeve tė zekatit nė nivel lokal, nė qytete e rajone. Njė kuptim
i mirė i kėtij aspektit tė zekatit duhet tė formojė ndėrgjegjen
shpirtėrore e qytetare tė individit, duke ia bėrė me dije qė ajo/ai
duhet tė mundohet pėr ambientin e tij, ta kuptojė e tė gjejė mėnyrat mė
tė drejta, mė koherente qė tė shpėrndajė kėtė taksė shoqėrore pastruse
nė shoqėrinė e tij, nė Angli, Francė, Kanada, nė Shtetet e Bashkuara e
nė ēfarėdo tjetėr Shtet.


Drejt autonomisė

Rregulla
e tretė zekatit nuk ėshtė mė pak e rėndėsishėme. Parimi nuk ėshtė qė
pėrfituesi i kėsaj takse tė mbetet varės, tė ndihmohet gjatė gjithė
jetės nga bashkėsia shpirtėrore nė veēanti e nga shoqėria nė
pėrgjithėsi. Pėrkundrazi bėhet fjalė pėr shoqėrimin e tė varfėrve gjatė
njė procesi ku mund tė fitojnė autonominė: qysh nga shekulli i VIII,
disa dijetarė si Sufjan eth-Thauri flasin pėr fktin qė bėhet fjalė qė
t'u bėhet e mundshme pėrfituesėve tė zekatit tė arrijnė njė situatė
financiare qė do t'ua bėnte tė mundshme edhe atyre tė paguajnė zekatin
(d.m.th tė arrijnė nisabin – minimumin e kėrkuar – nė lėndė gruri).
Shpėrndarja e zekatit pra duhet tė bėhet me preokupimin pėr t'ua bė tė
mundshme disa grave apo burrave qė tė arrijnė njė autonomi financiare,
nuk bėhet fjalė qė t'i "ndihmojmė" duke i mbajtur nė njė gjendje ndihme
tė pėrjetshme.

Pikėrisht ėshtė kjo ajo qė shohim gjithkund nė
bashkėsitė muslimane mjerisht. Shpėrndajmė, japim, por pa marrė fare
parasysh procesin e fitimit tė autonomisė financiare tė pėrfituesėve.
Shpėrndarja ėshtė e rastėsishme, kaotike e nuk i pėrgjigjet asnjė
filozofie tė aksionit shoqėrorė. Nė zbatimin e kėsaj pėrsėri fitojnė
mungesa e njohurisė, e kreativitetit (nė lidhje me mėnyrat e reja tė
pėrdorimit tė zekatit) dhe sė fundi pėrtacia: kėshtu tradhėtohet parimi
i zekatit!

Njė shpėrndarje koherente, e logjikuar dhe e drejtė
e zekatit na obligon, pėr shembull, qė tė njohim situatėn specifike tė
individėve, legjislacionin e Shtetit nė fushėn shoqėrore, sistemet
ndihmėse tė Shtetit dhe atė qė tė varfėrit, gratė e braktisura e tė
vetme dhe tė papunėsuarit mund tė marrin. Shpėrndarja e zekatit duhet
tė jetė pjesė e njė strategjie globale, e cila ka parasysh tė gjitha
mjetet qė njė shoqėri ofron pėr tė kaluar nga ndihma nė autonomi. Ėshtė
e nevojshme tė mblidhen ulema e specialista (nė legjislacione e
institucione nacionale), pėrgjegjės nė fushėn shoqėrore dhe gra e burra
qė punojnė nė kėtė fushė pėr tė pasur njė vizion mė global dhe tė qartė
rreth strategjive pėr tė adoptuar nė bazė tė konteksteve tė ndryshme
shoqėrore. Vetėm duke pasur parasysh gjithė atė qė shoqėria ofron nė
fushėn politike si taksa e ndihma sociale, shpėrndarja e zekatit do tė
gjente gjithė kuptimin e saj: nė kėtė mėnyrė zekati mund tė mbėshtesė
njė projekt qė synon fitimin e autonomisė financiare. Pėr disa individė
zekati mund tė jetė njė mbėshtetje e pėrpiktė nė njė situatė
tranzitore; apo pjesė, apo tėrėsia e krejt kapitalit i caktuar pėr tė
lancuar njė projekt ekonomik lokal; apo ndoshta edhe njė dhuratė, qė
synon realizimin e ndonjė aktiviteti, etj. Opcionet jane tė shumta, por
kėrkojnė njė njohje tė mirė tė islamit (sa i pėrket pėrdorimeve tė
mundshme tė zekatit) tė legjislacioneve dhe tė realiteteve shoqėrore
lokale e nacionale. Tė gjitha kėto opcionet, nė fakt, kėrkojnė njė
specalizim dhe kreativitet. Sot nuk shohim asgjė nga e gjithė kjo dhe
zekati, sipas mentalitetit tė shumicės sė muslimanėve, ėshtė kthyer nė
njė lėmoshė tė thjeshtė ndihmėse e nuk shihet si njė mjet i efektshėm
nė filozofinė e njė aksioni shoqėrorė. Kjo jo vetėm qė ėshtė njė
shtrembėrim i kuptimit tė zekatit, por shpesh mėnyra se si pėrdoret ai
nuk sjell dobi.

Njė refleksion rreth kushtit tė tretė tė
islamit na tregon se sa ne, shpeshė, jemi largė asaj qė kėrkon njė
aplikim i thellė dhe inteligjent. Respektojmė formėn por gjithnjė e mė
pak kuptimin e vėrtetė. Ajo qė ėshtė e sigurtė ėshtė se njė ditė, nė
njė Jetė pėrtej kėsaj, tė afėrmit tanė, tė varfėrit tanė, tė
emargjinalizuarit tanė, tė papunėsuarit tanė, gratė tona tė braktisura
e tė vetme, tė droguarit tanė, kriminelėt tanė do t'ia bėjnė Atij qė
ėshtė Njė tė vetmen pyetje qė peshon: nė emėr tė cilės fe tė pasurit
kanė shprehur ndjena pasive pėr ne tė shtypurit e planetit dhe kanė
treguar kaq pak kuptim e pėrkujdesje tė respektueshme dhe aktive pėr
ne, qė jetonin pranė tyre e ne nuk i kemi parė? Nė fakt kjo ėshtė e
vetmja ēėshtje qė peshon kur kujtojmė qė Pejgamberi i islamit (s.a.w.s)
nuk ndalej nga tė kėrkuarit Atij qė ėshtė shumė afėr t'i dhurojė
"pasurinė e zemrės" dhe "dashurinė pėr tė varfėrit". Duhet tė fillojmė
nga atje: tė ri-mėsojmė tė ri-duam, t'i duam tė pafurnizuarit. Atėherė
secili do tė kuptojė qė kjo dashuria ėshtė trajtimi i drejtė qė
meritojnė tė varfėrit, kanė shumė nevojė pėr tė e nuk ėshtė fare lehtė
kur ata jetojnė nė prag tė dyerve tona . Kjo dashuri e ky respekt a mos
ndoshta nuk janė xhihadi i vazhdueshėm i zemrės, i shpirtit dhe i
mendjes sė muslimanit tė ditėve tona?
sam1r
sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 34
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi