Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndalesat pėr nga qumėshti

Shko poshtė

Ndalesat pėr nga qumėshti Empty Ndalesat pėr nga qumėshti

Mesazh nga NoOrA Sun Jan 24, 2010 9:17 am

Thotė Pejgamberi salal-lahu alejhi ue selem pėr vajzėn e Hamzės"E ndaluar eshte nga qumeshti gjithqka qė ėshtė e ndaluar nga gjaku, ajo eshte vajza e vėllaut tim prej qumeshtit".
(Transmeton: Buhariu dhe Muslimi).


Thotė Allahu subhanehu ue te'ala:"((Nėnat tuaja qė ju kanė dhėnė gji dhe motrat nga gjiri))".

Pastaj thotė i dėrguari salal-lahu alejhi ue selem:"Ndalohet nga qumėshti sikurse ajo qė ndalohet nga lindja (gjaku)."
(Transmeton: Buhariu dhe Muslimi).

Nga kjo kuptuam se ndalesat nga qumėshti janė tė njejta me ndalesat pėr nga gjaku duke e llogaritur nė vėnd tė nėnės, gruan tek e cila ke thithur gji.

Ndalesat e marteses pėr nga qumėshti sa i pėrket mashkullit janė:

1- Gruaja nga e cila ka thithur gji dhe poashtu nėna e saj (sepse ato janė nėnat e tij).
2- Vajzat e saj (sepse ato janė motrat e tij).
3- Motra e saj (sepse ajo llogaritet tezja e tij).
4- Vajza e vajzės sė saj (sepse ajo llogaritet vajza e motrės sė tij).
5- Nėna e burrit tė saj (sepse ajo ėshtė gjyshja e tij).
6- Motra e burrit tė saj (sepse ajo ėshtė halla e tij).
7- Vajza e djalit tė saj (sepse ajo llogaritet vajza e vėllaut tė tij).
8- Vajza e burrit tė saj edhe nėse e ka me grua tjetėr (sepse ajo ėshtė motra e qumėshtit prej babės).
9- Gruaja tjetėr e burrit tė saj (sepse ajo llogaritet gruaja e babės sė tij).
10- Gruaja e atij qė ka thithur gji ėshtė e ndaluar pėr burrin e saj (e cila i ka dhėne gji), (sepse ajo llogaritet gruaja e djalit).

Pėr kėto na argumenton edhe hadithi kur i Dėrguari salal-lahu alejhi ue selem e urdhėroi Ajshen qė ti jep leje Ebu Kaisit (axhės sė saj nga qumėshti) tė hyj tek ajo.
(Transmeton: Buhariu dhe Muslimi).

11- Nėse njė femėr ka thithur te njė grua, i ndalohet burri i saj (tek e cila ka thithur gji) (sepse ai llogaritet baba i saj), dhe vėllau i burrit (tek e cila ka thithur gji), (sepse ai ėshtė axha i saj), pastaj baba i burrit (tek e cila ka thithur gji), (sepse ai ėshtė gjyshi i saj) e kėshtu me radhė.


VĖREJTJE:

Ndalesat pėr nga qumėshti vlejnė vetėm pėr personin i cili ka thithur gji te njė grua, e jo edhe pėr tė afermit e tij sikur qė janė vėllau apo motra e tij.
Pėr shembull motra e tij e qumeshtit nuk ėshtė edhe motra e vellaut tė tij.
Pėr kėtė qėshtje rregulli thotė:"Tė gjithė ata tė cilėt kanė thithur nė njė gji janė vėllezėr".

Nga kjo kuptohet se: Vėllau i personit qė ka thithur te njė grua e ka tė lejuar tė martohet me vajzėn e asaj gruaje sepse ajo pėr tė ėshtė e huaj edhe nėse vėllau i tij ka thithur gji te ajo grua sepse vajza e asaj gruaje ėshtė motra e vėllaut tė tij, e jo edhe motra e tij. Allahu e din mė sė miri.

Kushtet e ndaleses pėr nga qumėshti:

Pėr tu realizuar ndalesa e qumėshtit ekzistojnė dy kushte e ato janė:

1- Duhet qė fėmija tė thith gji pesė herė ose mė shumė;
Transmetohet nga Aishja (nėna e muslimanėve) radiallahu anha se i Dėrguari salal-lahu alejhi ue selem ka thėnė:"Nuk llogaritet ndalesa pėr nga qumeshti nėse thith njė herė apo dy".
(Transmeton: Muslimi)

Gjithashtu nė hadithin e Ajshes radiAllahu anha ka ardhur pėrkufizimi i sasisė nė tė thithur ku thotė:"Nė Kur'an ka zbritur; - dhejtė tė thithura e plotėsojnė kushtin e ndalesės pėr nga qumėshti, pastaj anulohet me pesė tė thithura".
(Trnsmeton Muslimi, EbuDawudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu)

Nė njė transmetim tjetėr tė Aishes thuhet:"Nuk ndalohet pėr nga qumėshti nėse ėshtė mė pak se pesė tė thithura". (Sahih)

2- Fėmija i cili thith gji duhet tė jetė deri nė moshėn dy vjeēare;
Thotė Allahu subhanehu we te'ala:"Nėnat, ato qė duan ta plotėsojnė gjidhėnien, janė tė obliguara t'u japin gji fėmijėve tė vet dy vjet tė plota".

Me plotesimin e dy vjetėve tė fėmijes plotėsohet edhe kushti i thithjes dhe nuk llogaritet (prej ndalesave tė qumėshtit) pas dy viteve sepse ka thėnė i Dėrguari salal-lahu alejhi ue selem "Vėrtetė tė thithurit gji ėshtė nga uria".
(Transmeton: Buhariu, Muslimi)

Transmetohet nga Umer ibnul Hatabi, ibn Mesudi, ibn Abasi, ibn Umeri dhe tė tjerėt nga sahabet se ndalesat pėr nga qumėshti llogaritėn deri atėher kur tė ndahet fėmija nga gjiri i nėnės (deri nė moshėn dy vjeēare).Gjithashtu kėtė mendim e kanė edhe shumica e dijetarėve.
Nėse nuk plotėsohen dy kushtet e sipėr pėrmendura atėherė nuk realizohet ndalesa pėr nga qumėshti. Allahu e din mė sė miri.

Nėse paraqitet dyshimi nė numrimin e tė thithurave:
Nėse nuk dihet sakt se a ka thithur gji apo nuk dihet numri i tė thithurave gji atėhere nuk realizohet ndalesa (e martesės) sepse nė esencė nuk ekziston ndalesa (e martesės), dhe rregulli thotė se;"Nuk bjen poshtė rregulli pėr shkak tė dyshimit".

Nėse njė person martohet dhe pas marteses i bėhet e qartė se ka thithur gji sė bashku me gruan e tij tek e njejta nėnė?

Pėrgjigje: Duhet tė ndahen ata tė dy pa marrė parasysh se gruaja nga e cila kanė thithur gji ėshtė apo nuk ėshtė e besueshme. Argument kemi hadithin e Ukbe bin Harith i cili ka thėnė:- Transmetohet nga Ukbe bin Harith se e kishte martuar vajzėn e Ebu ihab bin Aziz dhe erdhi njė grua dhe tha unė e kamė ushqyer me gji Ukbe dhe gruan e tij. Ukbeja I tha asaj: une nuk e di qe ti na ke ushqyer me gji dhe nuk me ka informuar askush.Pastaj shkoi tek familja e saj pėr ti pyet se a din kush pėr kėtė gjė dhe pasiqė ata nuk dinin gjė, atėhere shkoi tė i Derguari salallahu alejhi ue selem dhe i tregoi pėr ngjarjen pėrderisa i dėrguari alejhi selam i tha"Nėse thuhet atėhere ėshtė e vėrtetė" dhe e ndau atė grua dhe u martua me grua tjetėr.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi