Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Kush do ta mbrojė Nazim Bllacėn?

Shko poshtė

Kush do ta mbrojė Nazim Bllacėn? Empty Kush do ta mbrojė Nazim Bllacėn?

Mesazh nga *lissa* prej Sun Dec 06, 2009 11:38 am

Pėrfaqėsues tė EULEX-it dhe ata tė strukturave tė avokatėve tė vendit nuk kanė dashur tė komentojnė se kush do tė jetė pėrgjegjės pėr caktimin e avokatit mbrojtės tė Nazim Bllacės. Ndėrkohė, Bllaca kishte paralajmėruar mundėsinė e angazhimit tė njė avokati ndėrkombėtar.
Kush do ta mbrojė Nazim Bllacėn? F.1206171900824_m

Ajo qė dihet ėshtė se Nazim Bllaca privatisht ende nuk ka caktuar avokat. Konform ligjit, gjyqtari ia kishte caktuar avokatin nė ditėn kur atij i ishte caktuar masa e arrestit shtėpiak. Avokati Haxhi Millaku, ndėrkohė, kishte deklaruar se nuk do tė jetė mė pjesė e kėtij rasti.

Kryetari i Odės sė Avokatėve tė Kosovės, Musa Dragusha, tha se caktimi i avokatit mbrojtės duhet tė bėhet nga autoriteti, i cili po e trajton rastin. “I vetmi qė ka autorizime pėr ta pėrcaktuar njė avokat, ėshtė autoriteti, i cili e zbaton procedurėn sipas ligjit”.

EULEX-i bėn tė ditur se, aktualisht, Prokuroria Speciale nė bashkėpunim me Policinė, po i zhvillojnė hetimet pėr kėtė rast. Mirėpo, caktimi i avokatit mbrojtės tė Bllacės, sipas zyrtarėve tė EULEX-it, nuk hyn nė kuadėr tė mandatit tė kėtij misioni.

Kryetarja e Asamblesė sė Gjykatėsve tė EULEX-it, Maria Giuliana Civinini, tha: “EULEX-i nuk ka avokatė ndėrkombėtarė qė ushtrojnė detyrėn e avokatit. Ne nuk mund tė caktojmė me kėshillin mbrojtės, njė mbrojtės pėr kėtė. Kjo ėshtė tėrėsisht jashtė mandatit tonė”.

Ndėrkohė, Nazim Bllaca kishte paralajmėruar se po i shqyrtonte mundėsitė pėr angazhimin e njė avokati ndėrkombėtar. Kėtė opsion, sipas kryetarit tė Odės sė Avokatėve tė Kosovės, Musa Dragusha, nuk e pėrjashton ligji nė fuqi. “Kur kemi parasysh kėrkesat e tė pandehurit pėr njė avokat nga shteti tjetėr, ai mund ta realizojė kėtė kėrkesė”, u shpreh Dragusha.

Qė nga 1 dhjetori, Nazim Bllacės i ėshtė caktuar arresti shtėpiak prej 30 ditėsh – masė, tė cilėn ia kishte caktuar gjykatėsi i EULEX-it, Francesco Flori.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kush do ta mbrojė Nazim Bllacėn? Empty Re: Kush do ta mbrojė Nazim Bllacėn?

Mesazh nga MiTi prej Sun Dec 06, 2009 11:53 am

Zoti se pari tani edhe deshmit.....
MiTi
MiTi
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 294
Registration date : 06/11/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi