Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Besimtarėt mysliman kanė falur sot Namazin e Kurban Bajramin

Shko poshtė

Besimtarėt mysliman kanė falur sot Namazin e Kurban Bajramin Empty Besimtarėt mysliman kanė falur sot Namazin e Kurban Bajramin

Mesazh nga elbasi.. prej Fri Nov 27, 2009 9:17 am

Besimtarėt myslimanė festojnė sot Kurban Bajramin – njėrėn ndėr festat kryesore tė fesė islame. Nė Xhaminė e Ēarshisė nė Prishtinė Myftiu i Kosovės Naim Tėrnava nė adresimin e tij pėr besimtarėt bėri thirrje pėr paqe, harmoni dhe respekt tė ndėrsjellė ndėrmjet njerėzve...

Parimet e paqes, bamirėsisė, devotshmėrisė dhe tė tjera si kėto janė nė themel tė fesė islame dhe si tė tilla mbesin pjesė e jetės sė ēdo myslimani. Myftiu i Kosovės Naim Tėrnava nė fjalimin e tij para besimtarėve nė Xhaminė e Ēarshisė nė Prishtinė foli pėr madhėshtinė e mirėsisė dhe rėndėsisė sė veprave tė mira.

“Njeriut i takon tė sillet mirė ndaj njerėzve, tė pėrpiqet tė krijojė vepra tė mira dhe tė rrezatojė mirėsi, pėr ēka shoqėria njerėzore ka nevojė, pa dallim feje, etnie, race apo vendi”, ka theksuar Myftiu Tėrnava.

Kėto porosi, tha Tėrnava, mė sė miri janė konceptuar nė K’uran si libėr i shenjtė pėr myslimanėt dhe nė porositė e pejgamberit Muhamed a.s.

Tėrnava nė pjesėn kryesore tė fjalimit ėshtė thirrur sidomos nė porositė e fundit tė Muhamedit a.s. pėr haxhilerėt nė Mekė, para rreth 14 shekujsh, pėr tė cilat tha se mbesin gjithnjė aktuale.

Myftiu i Kosovės porositi besimtarėt qė parimet e dashurisė, drejtėsisė, mirėsisė, dhembshurisė etj., t’i kultivojnė si parime individuale e shoqėrore.

“Unė qytetarė tė nderuar ju drejtohem me porosinė : ruani vlerat tona fetare e kombėtare, ndihmoni njėri tjetrin, punoni pėr njė tė ardhme sa mė tė mirė pėr vendin tonė qė interesi i vendit tė jetė mbi interesin e ngushta personale. Shtrini dorėn e ndihmės tė gjithė atyre qė kanė nevojė sepse Allahu do tė jetė nė ndihmėn tuaj aq sa ju do tė jeni nė ndihmėn e njėri tjetrit”, ka thėnė Myftiu Tėrnava.

Pėr ēdo vit pėr kėtė festė, pelegrinėt myslimanė nga mbarė bota, mblidhen nė Mekė pėr haxh. Sipas tė dhėnave tė Qeverisė sė Arabisė Saudite, sivjet atje po qėndrojnė rreth 2.5 milionė besimtarė, kurse Haxhi po zhvillohet nėn masa tė shtuara tė kontrolleve shkaku i shqetėsimeve pėr gripin A H1N1.
elbasi..
elbasi..
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1452
Age : 27
Location : n'Dreanss , si krejt!!
Registration date : 01/11/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi