Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Partitė raportojnė pėr parregullsi

Shko poshtė

Partitė raportojnė pėr parregullsi Empty Partitė raportojnė pėr parregullsi

Mesazh nga *lissa* prej Sun Nov 15, 2009 12:21 pm

Vlerėsimet pėr ecurinė e procesit zgjedhor nė 36 komuna tė Kosovės kanė qenė nė masė tė madhe pozitive – mirėpo ka pasur edhe reagime nga parti tė ndryshme rreth parregullsive ose incidenteve tė vogla.

Partitė raportojnė pėr parregullsi F.1115195317987_m

Kėshtu, nėnkryetari i PDK-sė, Hajredin Kuēi, gjatė konference pėr media ka thėnė se gjatė ditės ėshtė regjistruar njė incident nė Vushtrri, ku ėshtė pėrfshirė kandidati i AAK-sė pėr kryetar tė komunės, Muharrem Shabani – i cili sipas Kuēit – “ka cenuar tė drejtėn e votės”.

“Na vjen keq pėr njė rast qė ka ndodhur nė Vushtrri, ku ėshtė involvuar direkt edhe kandidati i AAK-sė pėr kryetar tė komunės. Rasti ėshtė i njoftuar edhe nė organet e policisė. Mendoj qė policia ėshtė duke e kryer punėn e vet, nuk ėshtė diēka qė ka cenuar vetėm tė drejtėn e votės, po ėshtė diēka qė ka cenuar mė shumė, ndaj do ta quaja ligjin, po pėr kėtė ne do t’ia lėmė organeve tė drejtėsisė qė ta thonė fjalėn e vet”, ka thėnė Kuēi.

I menjėhershėm ka qenė reagimi i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Shtabi Qendror Zgjedhor i AAk-sė e ka demantuar fuqishėm deklaratėn Kuēit, duke thėnė se, PDK dhe zyrtarėt e saj, duke u munduar t’i maskojnė shkeljet flagrante qė po i bėjnė procesit zgjedhor, pėrmes dhunės, ndėrhyrjes direkte nė vendvotime me zyrtarė, truproja dhe, madje me forca tė policisė, tash duan tė shpifin kundėr kandidatėve potencialė tė AAK-sė, tė cilėt pritet tė dalin bindshėm fitues nė komunat e tyre, siē ėshtė edhe rasti i kandidatit nė Vushtri, Muharrem Shabani.

Ndėrkaq, Shtabi i Pėrgjithshėm Zgjedhor i LDK-sė, ka dėrguar njė ankesė nė drejtim tė KQZ-sė pėr shkak tė siē thuhet “disa ndėrhyrjeve nė proceset e votimit dhe shqetėsimeve tė qytetarėve nė lidhje me praninė e personave tė paautorizuar nėpėr qendrat e votimit. LDK ka kėrkuar zyrtarisht qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė Ndėrmarrė masat e duhura pėr largimin e personave tė paautorizuar nga qendrat e votimit anembanė Kosovės, pėrkatėsisht tė marrė vendim nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe tė urdhėrojė Policinė e Kosovės qė tė zbatojė kėtė urdhėr.

“Kjo ankesė/kėrkesė bėhet me vullnetin pėr tė siguruar njė ambient sa mė tė qetė qė qytetarėt tė votojnė nė kėtė orė tė fundit, pasi vėrehet njė dalje masive e popullsisė, si dhe procesi i numėrimit tė votave tė garantohet pa praninė e personave tė paautorizuar. Nė tė njėjtėn kohė, i kėrkojmė KQZ-sė qė nė qendrat ku ka votues edhe pas orės sė mbylljes sė kutive, pėrtej orės 19:00, qendrat tė qėndrojnė hapur, ashtu siē e parashikon edhe ligji”, thuhet nė ankesė.

Ndėrkaq Lidhja Demokratike e Dardanisė ka reaguar ndaj parregullsive qė, sipas kėsaj partie, kanė ngjarė nė komunėn e Skenderajt.

Sipas kėsaj partie, nė fshatin Prekaz i Epėrm, Partia Demokratike e Kosovės sė bashku me Haxhi Bejten kanė mbushur me fletėvotime kutitė qė gjendeshin nė vendvotimin nė Prekaz, e qė ėshtė nė kundėrshtim me ligjin pėr zgjedhjet.

Gjithashtu – sipas degės sė LDD-sė nė Skenderaj, nė fshatrat: Qirezė, Turiēevc, Burojė, Aēarevė, Kllodernicė, Runik, Vojnikė dhe fshatra tė tjerė, vjedhjet kanė qenė shumė tė mėdha.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi