Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Premtimi

Shko poshtė

Premtimi Empty Premtimi

Mesazh nga NoOrA Sun Nov 15, 2009 3:41 am

Pėrmbushja e premtimit ėshtė theksuar shumė nga Kur'ani Famėlartė dhe nga Sunneti i Pejgamberit, alejhi selam. Kur'ani Famėlartė i urdhėron pasuesit e vet: "O ju qė besuat! Zbatojini premtimet (obligimet)!...!" (Kur'an, 5:1). Nė kėtė vijė, sipas tė Dėrguarit tė Allahut, alejhi salatu ue selam, thyerja e premtimit ėshtė njė prej karakteristikave tė hipokrizisė. Pra, thyerėsi i premtimit do tė jetė njėri prej tre njerėzve kundrejt tė cilėve Vetė Allahu i Plotfuqishėm do tė hakmerret nė Ditėn e Gjykimit. Pra, njė person qė s'ka besė, nė fakt, s'ka fe.

Mė tej, pėrmbushja e premtimeve ėshtė njė prej veēorive tė sjelljes sė tė Dėrguarve, alejhimu selam. Kur'ani Famėlartė e lavdėron Ismailin, alejhi selam, si mbajtės tė premtimit. Gjithashtu, edhe Muhammedi, alejhi selam, pati pritur tri ditė njė njeri nė njė vend qė e patėn lėnė si pikėtakim, i cili i pati premtuar tė Dėrguarit tė Allahut, alejhi selam, qė do t'i jepte njė gjė.
Aq shumė i ėshtė vėnė theks pėrmbushjes sė premtimit, saqė, madje, edhe premtimet e tė vdekurve duhet tė ēohen nė vend. Sa pėr tė argumentuar, ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i cili ishte udhėheqėsi i parė i Islamit, pas Pejgamberit, alejhi selam, pati pėrmbushur njė premtim tė dhėnė nga Pejgamberi, alejhi selam, nė kohėn kur ky i fundit (pra, Pejgamberi, alejhi selam) pati ndėrruar jetė.


Argumente nga Kur'ani

1) "Jo, (nuk ėshtė ashtu si thonė ata) po kush e pėrmbush amanetin e vet (ėshtė besnik) dhe ruhet nga mėkatet, s'ka dyshim, Allahu i do ata qė ruhen!" (Kur'an, 3: 76).
2) "O ju qė besuat! Zbatojini premtimet (obligimet)...!" (Kur'an, 5: 1).
3) "Meqė keni premtuar, zbatojeni, pra, premtimin e dhėnė ndaj Allahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vėrtetuar ato, duke qenė se Allahun e bėtė garant tuajin! Vėrtet, Allahu e di se ēka punoni!" (Kur'an, 16: 91).
4) "Mos e pėrdorni pasurinė e jetimit ndryshe vetėm nė mėnyrė mė tė mirė (pėr t'ia shtuar), derisa ai ta arrijė pjekurinė e vet! Premtimin zbatojeni, sepse pėr premtimin ka pėrgjegjėsi!" (Kur'an, 17: 34).
5) "Pėrkujtoju nė kėtė Libėr Ismailin! Ai ka qenė shumė besnik nė premtim (premtoi tė bėhet kurban) dhe i dėrguar, pejgamber!" (Kur'an, 19: 54).
6) "Dhe ata tė cilėt me kujdes i ruajnė ato qė u janė besuar (sende ose fjalė), e ruajnė edhe premtimin e dhėnė! Dhe ata tė cilėt i kushtojnė kujdes kohės sė namazit tė tyre. Tė tillėt janė mu ata trashėgimtarėt, tė cilėt e trashėgojnė Firdevsin dhe aty ata janė pėrgjithmonė!" (Kur'an, 19: 54).


Argumente nga Sunneti

1. Abdullah ibėn Amėr ibėn el-Asi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Gjithsecili qė posedon katėr tipare, ėshtė hipokrit i dukshėm dhe kushdo qė posedon njė prej tyre, posedon karakteristikė tė hipokrizisė, derisa t'i shmanget asaj. Ato janė: kur flet, gėnjen; kur i besohet diēka, tradhton; kur jep premtim, nuk e mban; dhe kur polemizon, shmanget nga e vėrteta (fillon tė shajė)!". [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
2. Ebu Said el-Hudri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Gjithsecili qė thyen marrėveshje do tė ketė njė flamur-shenjė nė shpinėn e tij nė Ditėn e Gjykimit. Ai (flamuri) do t'i jetė i ngritur nė bazė tė natyrės sė prishjes (sė marrėveshjes/jeve). Vini re! Nuk do tė ketė thyes mė tė madh marrėveshjeje apo premtimi sesa udhėheqėsi i njerėzve tė thjeshtė!". [Transmeton Muslimi]
3. Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "Nė Ditėn e Gjykimit Ai do tė luftojė kundėr tre vetave: ndaj atij qė bėn marrėveshje nė Emrin e Tij dhe mandej e thyen, ndaj atij qė shet njė njeri tė lirė si tė ishte skllav e ia asgjėson vlerėn dhe ndaj atij qė angazhon njė punėtor me mėditje dhe nuk ia jep hakun, ndonėse njeriu ia ka kryer punėn pėr tė cilėn janė marrė vesh!". [Transmeton Buhariu]
4. Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon: "Rrallė ndodhte qė Pejgamberi, alejhi selam, tė na takonte e tė mos na thonte: "Nuk ka fe ai qė nuk ka besė e as ai qė nuk e mban fjalėn!". [Transmeton Bejhakiu]
5. Xhabiri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon: "Pas vdekjes sė Pejgamberit, alejhi selam, el-Ala ibėn el-Hadrami pati ardhur te ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dytė, dhe ky i fundit tha: "Nėse ėshtė dikush tė cilit i ka borxh diēka i Dėrguari i Allahut ose i ėshtė premtuar diēka nga ana e tij, le tė vijė te unė!". El-Hadrami i tha: "I Dėrguari i Allahut mė ka premtuar kaq dhe kaq!", duke i shtrirė krahėt tri herė pėr tė treguar mė hollėsisht. Ndėrkaq, ebu Bekri i dha njė grusht. Ai i numėroi dhe i dolėn pesėqind. Atėherė, ebu Bekri i tha: "Merr edhe dy herė sa aq!". [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
6. Abdullah ibėn ebu-l-Hamza (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) pati thėnė: "Para se Pejgamberit, alejhi selam, t'i vinte Shpallja, bleva diēka prej tij dhe i mbeta borxh diēka pėr tė cilėn i premtova se do t'ia sillja te ai, por pata harruar. Pas tri ditėve, kur m'u kujtua, shkova te ai vendi qė u patėm marrė vesh dhe e gjeta atė aty. Ai tha: "Mė ke mėrzitur; tė kam pritur kėtu pėr tri ditė!". [Transmeton ebu Davudi]
7. Abdullah ibėn Amri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon rastin kur nėna e tij pati thirrė, nė kohėn kur Pejgamberi, alejhi selam, ka qenė nė shtėpinė e tyre, duke i thėnė: "Eja kėtu tė tė jap diēka!". Ndėrkaq, Pejgamberi i Allahut e pati pyetur se ēka kishte pasur ndėrmend tė mė japė, e kur ajo i tha se ka pasur ndėrmend tė mė japė ca hurma, atėherė ai i pati thėnė: "Nėse nuk do t'i kishe dhėnė asgjė, nė regjistrin tėnd do tė ishte shėnuar njė genjeshtėr!". [Transmeton ebu Davudi dhe Bejhakiu]
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi