Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

T'i gėzosh muslimanėt... art i shpirtrave tė bardhė

Shko poshtė

T'i gėzosh muslimanėt... art i shpirtrave tė bardhė Empty T'i gėzosh muslimanėt... art i shpirtrave tė bardhė

Mesazh nga jetaaa Wed Sep 23, 2009 3:05 pm

T'i gėzosh muslimanėt... art i shpirtrave tė bardhė



Gėzim i papėrshkrueshėm kaplon zemrėn e njeriut, kur ai i gėzon tė tjerėt, kontribuon pėr gėzimin e tyre ose ua lehtėson dhembjen... ėshtė gėzim qė mund ta ndjejnė vetėm shpirtrat e pastėr si loti, tė cilėt vazhdimisht kanė njė shpresė – tė arrijnė kėnaqėsinė e Zotit dhe njė preokupim – tė gjenden nė ēdo rrugė tė hairit.

Kjo jetė ėshtė pėrplot lodhje, vėshtirėsi, sprova, probleme e dhembje, sado qė largohen ato, sė shpejti kthehen nė vuajtje, nė asnjėrėn prej tyre nuk ka momente tė ēiltra, pėrpos momenteve tė adhurimit tė sinqertė qė bėjmė kundrejt Zotit tė botėve.

Njerėzit, tė gjithė njerėzit, kanė nevojė t’u shtrihet dora e mėshirės, qė do t'i qetėsojė nė momentet e fatkeqėsisė, do t'ia lehtėsojė dhembjet dhe do t’ua lagė fytin kur ato i mbulon thatėsia...

Ata qė kanė pėrvojė mė tė madhe nė kėtė jetė e dinė bindshėm se njerėzit me nam mė tė madh janė ata qė i kėshillojnė tė tjerėt me dije tė dobishme, ata qė i shpėtojnė tė tjerėt nga problemet, ata qė ua lehtėsojnė tė tjerėve vėshtirėsitė dhe ata qė japin mundin t'i gėzojnė tė tjerėt.

Ndalu pak, tė shikojmė rastin interesant, kur njėri prej shokėve tė Dėrguarit, salAllahu alejhi ue selem, thirri njė mysafir qė desh ta nderonte dhe t’i falte gėzim, mirėpo ushqimi s’mjaftonte, kėshtu qė shoi qiriun dhe shtirej se ėshtė duke ngrėnė derisa mysafiri e sosi ushqimin dhe u ngop. Atėherė, zbret njė ajet pėr tė regjistruar kėtė ngjarje tė vogėl nė sy tė njerėzve, por e madhe nė peshoren e sjelljes dhe vlerave, prandaj Allahu vlerėsoi kėtė nė shkallė tė lartė, duke thėnė: "...por duan t’u bėjnė mė mirė tė tjerėve sesa vetes, edhe pse vetė janė nevojtarė..." (Hashėr 9). Ata i jepnin pėrparėsi ngopjes sė lukthit tė mysafirit, para lukthit tė tyre, ata vlerėsuan mė tė shenjtė gėzimin e shokut sesa gėzimin e vet, dhe kėshtu arritėn njė lloj tjetėr tė gėzimit, i cili ėshtė mė i madh dhe mė i lartė...

Pėrkujto sė bashku me mua rastin e atij sahabiu qė shpejtoi me tėrė forcėn drejt tre personave qė kishin munguar nga lufta, me qėllim t'u kumtonte lajmin e gėzuar se Allahu ua kish falur gabimin e t'i mbushte ato zemra me dashuri, gėzim, lumturi dhe ngazėllim. Ai, madje, nuk duroi tė arrinte tek ata, por prej sė largu thėrriste me tėrė zėrin qė kishte: O Ka'b b. Malik, myzhde... Ka'bi rrėfen: Menjėherė u pėrula nė sexhde, se e kuptova qė kishte ardhur rrugėdalja, ngase Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, pas namazit tė sabahut kishte lajmėruar njerėzit se Allahu na ka falur gabimin dhe njerėzit me tė shpejtuar vinin tė na uronin, te dy shokėt e mi kishte shkuar dikush tjetėr, ndėrsa drejt meje ish nisur me kalė njėri qė para meje kishte pranuar Islamin dhe kur arriti te kodra, zėri i tij vinte mė shpejtė se kali; kur dėgjova nga ai lajmin e gėzuar, hoqa rrobat e mia dhe ia dhurova atij pasi mė dha myzhdenė, ndėrsa nuk kisha rroba tė tjera. Pas kėsaj, huazova rroba dhe dola me shpresėn pėr tė takuar Resulullahun, salAllahu alejhi ue selem, ndėrsa njerėzit grupe-grupe mė takonin e mė uronin pendimin. Kur e pėrshėndosha tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem, fytyra e tij shkėlqente nga gėzimi dhe mė tha: "Gėzohu me kėtė mirėsi, qė nuk tė ka kapluar qė nga dita kur tė lindi nėna".

Shiko ēfarė gėzimi e kaploi tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem, dhe shokėt e tij me rastin e kėsaj mirėsie qė i ndodhi shokut tė tyre, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata.

Pėrveē kėsaj, lexo edhe kėtė hadith tė vėrtetė, Ebu Hurejre radijAllahu anhu rrėfen se i Dėrguari salAllahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Nga veprat qė Allahu do mė sė shumti janė futja e gėzimit nė zemrėn e besimtarit, largimi i mėrzisė, larja e borxhit tė tij dhe t'i japė ushqim, kur ka nevojė". (Shėnon Bejhekiu, Albani nė Sulsiletu Sahiha nr. 1494 thotė se ky hadith ėshtė hasen).

Nė njė transmetim tė Taberaniut thotė: "Vepra mė e dashur tek Allahu, pas farzeve, ėshtė futja e gėzimit te myslimani, t'ia mbulosh tė metat, t'ia zbusėsh urinė ose t'ia plotėsosh nevojat".

Ai gjithashtu shėnon nga Ajsha, radijAllahu anha: "Kush fut gėzimin nė njė familje myslimane, Allahu do t'i japė vetėm njė shpėrblim: Xhenetin".

Po ashtu, shėnuar nga Enesi: "Kush e takon vėllanė mysliman me diē pėr ta gėzuar, Allahu do ta gėzojė atė nė ditėn e Kiametit".

Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Kush i heq myslimanit njė brengė prej brengave tė dynjasė, Allahu do t'i heqė atij njė brengė prej brengave tė Kiametit, kush ia lehtėson dikujt vėshtirėsinė, Allahu do t'i japė lehtėsime nė dynja dhe ahiret. Allahu ėshtė nė ndihmėn e robit, pėrderisa ai ėshtė nė ndihmė tė vėllait tij".

Lexues i nderuar, kjo sjellje ėshtė ibadet, nėse kemi parasysh nijetin e mirė, madje, kjo ėshtė prej punėve mė tė dashura tek Allahu i lartėsuar... Medito, pra.

Ndėrsa shoqėritė – tė cilat janė duke pėrjetuar konfliktet e shumta pėr interesa personale – janė tė varfra pėr ta kuptuar kėtė madhėshti, e cila kėlthet drejt nesh: Nxitoni tė silleni butė me njerėzit, t'ua hiqni atyre brengat, t'ua lehtėsoni dhembjet, t'i ushqeni tė uriturit, t'ua lani borxhet borxhlinjve dhe ta gėzoni tė dėshpėruarin.

Kur vetė thirrėsit tė mėsojnė madhėshtinė e futjes sė gėzimit te myslimani dhe tė punojnė sipas saj, atėherė do tė japin njė shėmbėlltyrė tė gjallė nė njė shoqėri qė e kemi humbur prej disa kohėsh.

Sa tė lartė ishin ata njerėz tė mirė, me shpirtra tė bardhė, qė vazhdimisht punonin pėr t'i gėzuar vėllezėrit e tyre, pyesnin pėr hallet e tyre dhe kontribuonin pėr ta ndihmuar tė dėshpėruarin, pėr ta shėruar tė sėmurin dhe pėr t'ua zgjidhur problemet, pavarėsisht ēka u kushtonte kjo gjė: lodhje fizike, harxhim pasurish apo harxhim kohe. Tė gjitha kėto, me shpresė qė tė fitonin buzėqeshjen e tė dėshpėruarit, e cila i gėzonte pamasė, dhe tė hynte nė listėn e veprave tė mira pėr Ditėn e Takimit.

Sa mund kishte dhėnė i Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem, me shpresė qė t'i bėnte dobi njerėzve dhe t'i gėzonte ata nė dynja dhe ahiret. Ajsha radijAllahu anha, rrėfen se e kishin pyetur njėherė: A falej Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, ulur ndonjėherė? Po, atėherė kur e lodhėn njerėzit. (Muslimi).

ElKasimi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: "Plotėsimi i nevojave dhe bėrja e tyre pa ndonjė lutje ėshtė detyrė pėr vėllezėrit, madje, ato kanė pėrparėsi pėrpara nevojave personale. Kjo ėshtė shkallė-shkallė, mė e ulėta ėshtė: Plotėsimi i nevojės sė dikujt pasi tė lut (kėrkon) ai, mirėpo duke qenė fytyrėēelur, fytyrėqeshur dhe i gėzuar. Disa kanė thėnė: Nėse kėrkon nga vėllai qė ta kryejė njė punė dhe ai nuk e bėn, pėrkujtoja sėrish se ndoshta ka harruar, nėse tani nuk e kryen atėherė falja xhenazen dhe lexoje ajetin: "...ndėrsa tė vdekurit, Allahu i ngjall". Kishte prej gjeneratave tė para, njerėz qė interesoheshin pėr hallet e familjeve tė shokėve deri nė dyzet vjet pas vdekjes sė shokut, shkonin ēdo ditė pėr tė shikuar nevojat e tyre dhe pėr t’u dhėnė nga pasuria personale. Pra, mund tė thuhet se ajo familje humbiste vetėm trupin e babait, madje, nga shoku i babait arrinin gjėra qė nuk i arrinin sa ishte babai gjallė. Kishte prej tyre qė vinin te shtėpia e tjetrit, ua kryenin nevojat pa u vėnė re nga shoku nevojtar, atėbotė ishte e dukshme dhembshuria dhe vėllazėria, ngaqė dhembshuria jote, nėse nuk arrin tė ndjehet edhe me problemet e vėllait tėnd, atėherė s'ka hair nė atė dhembshuri. Mejmun b. Mehrani kishte thėnė: "Nėse shoqėrimi me dikė nuk tė bėn dobi, atėherė s'humbet asgjė edhe nėse armiqėsohesh me tė". Pra, nevoja e vėllait tėnd pėr ty duhet tė jetė sikur nevoja jote, madje, edhe mė e rėndėsishme. Duhet tė interesohesh kur ai ka nevojė dhe jo tė tregohesh pavramendas pėr hallet e tij, siē interesohesh pėr hallet tua e jo ta detyrosh qė ai tė kėrkojė ndihmė prej teje. Po ashtu, mos mendo se ai tė ka ndonjė hak ty pse i ke kryer njė problem, pėrkundrazi tė ndjehesh mirė pse ka pranuar ndihmėn dhe kontributin tėnd". (Tehdhibu meu'idhatil mu'minin).

E kanė pyetur Imam Malikun: Cilėn vepėr do? “T'i gėzoj myslimanėt, unė kam dhuruar veten nė shėrbim pėr tė larguar brengat e myslimanėve” – ishte pėrgjigjur.

Ebu Seidi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, rrėfen: “Gjatė njė udhėtimi me tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem, erdhi njė njeri me njė kafshė tė tij e filloi tė lėshojė shikimin djathtas-majtas (mos vallė do ta ndihmonte kush), ndėrsa Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, tha: “Kush ka kafshė tepėr, le t’ia japė atij qė nuk ka, kush ka nozull mė shumė, le t’i japė atij qė nuk ka” dhe pėrmendi disa lloj pasurish saqė u bindėm se nuk kemi hak nė pasurinė shtesė”. (Muslimi 3258).

Njeriut tė mirė nuk i fshihen metodat e futjes sė gėzimit te vėllai mysliman. Ai e pėrgėzon me myzhde, i tregon lajmet e mira qė i priste, ia lan borxhin, i jep dhurata, ia shpreh dashurinė qė ka kundrejt tij pėr hir tė Allahut, tregon bujarinė ndaj familjes sė vėllait, fėmijėve apo shokėve tė tij, ia mėson ndonjė dije tė dobishme, e nderon nė mesin e tė tjerėve, nxiton t’ia plotėsojė dėshirat ēdoherė, e kėshillon me tė mirė nė tė mirė si dhe shumė metoda tjera, qė dihen dhe janė tė njohura, por kjo ėshtė vetėm pėrkujtim. Madje, mund ta gėzosh vėllain mysliman duke thėnė vetėm njė fjalė tė vetme mirėsie, duke bėrė njė buzėqeshje tė sinqertė ose duke e pėrshėndetur pėr dore ngrohtėsisht. Medito, pra.


Autori: Halid Rusheh

nga arabishtja: Omer BERISHA

Marrė nga revista Albislam nr.57
jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi