Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi, burim i urtėsisė

Shko poshtė

Haxhi, burim i urtėsisė Empty Haxhi, burim i urtėsisė

Mesazh nga NoOrA Mon Nov 02, 2009 8:52 am

Pėr ēdo vit muslimanėt e mbarė botės, atyre qė Allahu u ka dhėnė njė mundėsi tė tillė, nė muajt e bekuar ia mėsynė vendeve tė shenjta pėr ta kryer kushtin e pestė tė Islamit, haxhin, e njėkohėsisht t’i ngjallin pėrkujtimet e tyre pėr tė kaluarėn e lavdishme tė kėtij umeti, tė analizojnė tė tashmen dhe tė bėjnė plane e tė mendojnė pėr njė tė ardhme mė tė ndritshme.
Po ashtu, ky ėshtė rast i shkėlqyeshėm qė muslimani ta pėrshėndesė mbarė botėn islame pėrmes takimit, buzėqeshjes dhe pėrshėndetjes sė vėllezėrve tė vet haxhinjė, tė cilėt kanė ardhur nga vende tė ndryshme tė rruzullit tokėsor, e qė i pėrfaqėsojnė muslimanėt e vendit pėrkatės, dhe gėzimi e hareja qė vėrehet qartė nė fytyrat e tyre sikur do tė na thotė se shpirti dhe zemra e tyre janė tė mbushura pėrplot mesazhe e porosi pėr vėllezėrit e tyre nė anė tė ndryshme tė botės. Gjuhėt e popujve nuk i kuptojnė, por tėrė atė qė duan ta shprehin, e thonė pėrmes gjuhės sė besimit dhe zemrės muslimane, tė cilėn e kuptojnė tė gjithė bijtė e kėtij Umeti.

Haxhi paraqet manifestim mė tė madh dhe mė masovik vjetor tė muslimanėve. Ky manifestim e tėrhek vėmendjen e mbarė botės islame. Mendimet, idetė dhe ndjenjat e tyre drejtohen nė kėtė vend. Ata qė kanė mundėsi pėr vizitėn e tyre, mezi presin tė shkelin nė token e shenjtė, pėrderisa ata qė s’kanė mundėsi materiale, mbeten nė shpirt dhe ndjenja tė lidhura pėr vendet e shenjta dhe me shpresė tė fortė se njė ditė edhe ata do tė kenė njė fat tė tillė.
Nisur nga karakteri i tillė i gjithanshėm i haxhit, muslimanėt duhet ta shfrytėzojnė atė pėr tė bėrė reformė individuale dhe shoqėrore, ta shfrytėzojnė pėr t’u pasuruar intelektualisht dhe shpirtėrisht.

Haxhi ėshtė shtylla e pesė e Islamit, dhe ėshtė obligim njė herė nė jetė pėr ēdo besimtar i cili i plotėson kushtet e parapara.

Allahu i Madhėrishėm nė shumė ajete flet pėr haxhin, e qė ne me kėtė rast do ta veēojmė ajetin vijues:<< Pėr hirė tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė) njerėzit >> [Ali Imran, 97]
Ibn Kethiri, duke e komentuar kėtė ajet, ka thėnė: “Ky ėshtė ajeti i obligimit tė haxhit.Shumė hadithe pėrmendin se haxhi ėshtė njė nga shtyllat, bazat dhe detyrat themelore tė Islamit, pėr tė cilėn gjė ka edhe koncenzus tė domosdoshėm nė mesin e muslimanėve.Muslimani i ngarkuar fetarisht me detyra, e ka obligim haxhin njė herė nė jetė, sipas vetė tekstit Kur’anor dhe konsenzusit tė dijetarėve” ( El-Misbahu-l-munir fi tehdhibi tefsiri Ibn Kethir, 200:233).

Haxhi,me tėrė dispozitat dhe veprimet qė e pėrbėjnė, pėrmban simbolika dhe mesazhe tė rėndėsishme pėr jetėn e besimtarit, e qė ne do t’i veēojmė disa prej tyre, edhe atė, si vijon:

Haxhi, simbol i teuhidit ( Tė qenit e Allahut Nje dhe i pashok): Bosht kryesor rreth tė cilit sillet kryesisht i tėrė haxhi ėshtė Qabjа. Qabja ėshtė shtėpia e pare e ngritur nė sipėrfaqen e tokės qė t’i bėhet adhurim me sinqeritet vetėm Allahut tė Madhėrishėm, gjegjėsisht demonstrim i teuhidit- tė qenit tė Allahut Nji.

Po ashtu, Ibrahimi alejhisselam i cili ia vuri themelet kėsaj shtėpie adhurimi, ėshtė simbol i luftėtarit tė palodhshėm e konsekuent pėr kauzėn e besimit tė mirėfilltė nė Zotin- teuhidit.
Ibrahimi alejhisselam, e pas tij edhe Muhamedi alejhi selam dhe pejgamberėt tjerė ndėrmjet tyre, e ngritėn zėrin kundėr tė pavėrtetės, duke ia trandur themelet idhujtarisė nė djepin e vet, e njėkohėsisht e ngritėn flamurin e besimit tė vėrtetė islam se nuk ka zot tjetėr pos Allahut nė token e shenjtė, qė pastaj ky flamur tė valojė edhe nė anė tjera tė rruzullit tokėsor.

Dėshmi e besimit tė fortė: Haxhi ėshtė dėshmi e besimit tė fortė e tė paluhatshėm nė Allahun e Madhėrishėm dhe pėrqėndrim konsekuent e permanent nė fe, pėrkushtim tė njėmendtė asaj dhe zbatimit tė sinqertė e tė pėrpiktė tė normave fetare.
Demonstrimi i kėsaj tė vėrtete tė pamohueshme reflektohet nė shumė kėnde:

Sakrifikimi i pasurisė- Haxhiu pėr kryerjen e haxhit sakrifikon njė pjesė tė pasurisė pėr hir tė Zotit tė Madhėrishėm, nė kohėn kur mundėsitė e investimit dhe harxhimit tė pasurisė janė tė shumta, kurse provokimet e faktorėve tė ndryshėm pėr orientimin e saj nė kanale dhe vende tė ndaluara janė nė kulm. Nė kėtė rast, ndarja e njė sasie tė pasurisė, qė me tė tė kryhet ky obligim madhėshtor islam, ėshtė dėshmi e pamohueshme e besimit tė fortė dhe pėrqėndrimit tė denjė nė fe.

Durimi- Haxhiu pėr kryerjen e kėtij obligimi islam kalon me mijėra kilometra largėsi, kurse kjo largėsi ka peripeti tė ndryshme gjatė kalimit tė saj dhe i mundon udhėtarėt derisa ta kalojnė. Mirėpo, besimi i fortė nė zemrėn e besimtarit e bėn tė durueshėm atė ndaj mundimeve dhe peripetive qė i dalin rrugės. Besimi pėrmes ngjalljes sė durimit dominon mbi lakmitė e njeriut pėr rehati dhe komoditet.

Pastrimi i shpirtit: Haxhi, sikur edhe gjithė ibadetet tjera nė Islam, ka karakter reformues nė qenien e njeriut. Haxhi, me tėrė aktet e veta, e pastron shpirtin e njeriut nga veset e kėqija dhe vetitė negative tė cilat e shėmtojnė personalitetin e njeriut.

Kėshtu, gjatė haxhit besimtari ka rast tė mėnjanojė shumė veti negative, si: azhuriteti, egoizmi, kopracia, arroganca, mosdurimi, fyerja, mendjemadhėsia; kurse nė anėn tjetėr tė pajiset me cilėsi dhe virtyte tė larta, si: durimi, qėndrueshmėria, falja, solidarizimi me tjerėt, respekti i ndėrsjellė, modestia, maturia, zemėrgjerėsia, bujaria, tolerance, etj.

Tė gjitha kėto i arrinė nė sajė tė bindjes sė fortė tė tij se ai pėrderisa ėshtė nė haxh, ėshtė mysafir i Allahut dhe natyrisht, si mysafir, duhet tė len pėrshtypje tė mirė, ngase nikoqiri do t’ia paguaj kėtė me shpėrblime tė shumėfishta nė tė dy botėt.

Lidhja e fortė me Krijuesin, dashuria ndaj fesė dhe sinqeritetit nė kryerjen e veprave, bėjnė qė haxhiu ta sundojė veten dhe t’i asgjėsojė vetitė negative tė cilat ia ndynė shpirtin. Prandaj, ai tregohet durimtar ndaj gjithė pengesave qė i dalin para, ėshtė falės dhe tolerant ndaj gjithė atyre qė e dėmtojnė, solidar dhe modest me ata qė kanė nevojė, zemėrgjėrė dhe bujar ndaj tė ngratėve dhe tė varfėrve, etj.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi