Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlera e muajit Muharem

Shko poshtė

Vlera e muajit Muharem Empty Vlera e muajit Muharem

Mesazh nga NoOrA Mon Dec 21, 2009 6:50 am

”Agjėrimi mė i vlefshėm pas Ramazanit ėshtė agjėrimi nė muajin e Allahut Muharem.” (Muslim nr.1982)

Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve kurse salavatet dhe selamet qofshin mbi tė dėrguarin e Allahut Muhamedin, vulėn e pejgamberėve, zotėriun e gjithė tė dėrguarve, mbi familjen e tij, dhe mbi gjithėshokėt e tij nė pėrgjithėsi.
Me tė vėrtet muaji i Allahut, muaji Muharem dallon me madhėrshtinė e tij dhe me vlerat qė i ka. Ai ėshtė muaji i parė sipas kalendarit islam-hėnor dhe njė nga muajt e shenjtė pėr tė cilėt Allahu ka thėnė: ” Vėrtet, numri i muajve tek Allahu ėshtė dymbėdhjetė, sipas Librit tė Allahut, qė prej ditės kur krijoi qiejt dhe Tokėn. Katėr prej tyre janė tė shenjtė, sipas besimit tė drejtė. Prandaj, mos i bėni vetes dėm, duke i shkelur kėta muaj!” (Teube, 36)
Ebi Bekrete, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari i Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, se ka thėnė:” Viti ėshtė dymbėdhjetė muaj, prej tyre katėr janė tė shenjtė tre janė rresht: Dhulkade, Dhul-hixhe dhe Muharem kurse muaji Rexhep ėshtė ndėrmjet Xhumades dhe Shabanit.”(Transmeton Buhariu nr.2958)
Ėshtė quajtur Muharem sepse ėshtė muaji i ndalesės sė mėkateve gjatė tij siē aludon ajeti Kuranor:” Prandaj, mos i bėni vetes dėm, duke i shkelur kėta muaj!” Dijetarėt kanė thėnė pa dyshim se kjo ndalesė vlen pėr gjithė muajt, porse janė veēuar kėto muaj tė cilėt janė tė shenjtė e si pasojė mėkatin gjatė tyre e ka bėrė mė tė madh se nė muajt tjerė dhe anasjelltas vepra e mirė gjatė tyre ka vlerė mė tė madhe.
Katadeja, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: Mėkati gjatė kėtyre muajve tė shenjtė ėshtė mė i madh se sa nė muajt tjerė edhe pse mėkati gjatė gjithė muajve ėshtė haram (i ndaluar) mirėpo Allahu i zmadhon (dėnimet pėr) mėkatet nė kohėrat qė Ai i ka caktuar. Ai gjithashtu ka thėnė: Allahu i ka zgjedhur mė tė mirėt nga krijesat e tij melekėt e mė pas prej tyre ka veēuar disa tjerė. Tė njėjtėn e ka bėrė edhe me njerėzit nga tė cilėt i ka veēuar tė dėrguarit e mė pas edhe prej tyre ka veēuar disa nga ata madje dikujt prej tyre edhe i ka folur drejtpėrdrejt. Nga vendet ka pėrzgjedhur xhamitė nė tokė, nga muajt ka pėrzgjedhur Ramazanin dhe muajt e shenjtė prej muajve, nga ditėt ka pėrzgjedhur ditėn e xhuma, nga netėt ka pėrzgjedhur natėn e Kadrit E kemi pėr detyrė qė edhe ne ti dallojmė (vlerėsojmė) kėto ashtu siē i ka dalluar Allahu. Vlera e tyre ėshtė vlera me tė cilėn i ka dalluar Allahu. Ky ėshtė e kuptimi i tė menēurve dhe tė diturve. (Tefsir ibnu Kethir, Teube:36)
Shpeshtimi i agjėrimit vullnetar nė muajin Muharem
Ebu Hurejre nga i Dėrguari I Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, hadithin: ”Agjėrimi mė i vlefshėm pas Ramazanit ėshtė agjėrimi nė muajin e Allahut Muharem.” (Muslim nr.1982) E quajti kėtė muaj muaji i Allahut pėr tė aluduar nė madhėshtinė e tij
El-Kariu, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: Qartazi shihet se pėr qėllim ėshtė i gjithė muaji Muharem. Gjithashtu ka transmetime tė sakta se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, nuk e ka agjėruar ndonjė muaj tė plotė pos Ramazanit, pra ky hadith mund tė interpretohet se ėshtė njė nxitės pėr tė shpeshtuar agjėrimin nė muajin Muharem e jo tė agjėrohet i tėri. Gjithashtu ka transmetime tjera autentike tė cilat tregojnė se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, e ka shpeshtuar agjėrimin nė muajin Shaban ndoshta pėr kėtė mund tė thuhet se nė atė kohė nuk i ėshtė shpallur diēka pėr vlerėn e muajit Muharem vetėm se nė fund tė jetės sė tij para se ti mundėsohet atij paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, agjėrimi nė tė. (Sherh Nevevi mbi Sahihul Muslim)
Allahu veēon nga kohėrat dhe vendet kė tė do Ai
Izz ibėn Abduselam, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: Vlerėsimi i disa vendeve dhe kohėrave ėshtė i dyllojshėm: i pari: nė aspektin e kėsaj jete, i dyti: vlera dijnije (fetare) e cila nėnkupton bujarinė e Allahut ndaj robėrit e tij duke ua shumėfishuar shpėrblim atyre qė bėjnė vepra tė mira, si veēimi i muajit tė Ramazanit me agjėrim nė mesin e muajve tjerė. Gjithashtu e njėjta vlen p.sh. pėr ditėn e Ashurasė. (Kavaidul-Ahkam 1/38)
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi