Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veprat qė shpijnė pėr nė xhenet

Shko poshtė

Veprat qė shpijnė pėr nė xhenet Empty Veprat qė shpijnė pėr nė xhenet

Mesazh nga NoOrA Wed Dec 16, 2009 9:31 am

Ky rast i pyetjes sė Muadhit tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nga njė transmetim tjetėr mėsohet se ka qenė rruga e tyre duke shkuar pėr nė luftėn e Tebukut. Dhe njė ditė, thotė Muadhi, ndėrsa ishim duke ecur, na shpėrndau vapa e madhe dhe nė njė rast tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, kisha njeriun mė afėr. Aty iu afrova dhe e pyeta "o i Dėrguar i Allahut! Mė trego pėr...!" deri nė fund tė kėsaj bisede mes tyre.

Transmetojnė imamėt: Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibėn Maxhe nga Muadh b. Xhebeli, i cili ka thėnė: "Isha me tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, nė njė udhėtim dhe njė ditė, ndėrsa po ecnim, qėllova afėr tij, i shkova pranė dhe i thashė: “O i Dėrguar i Allahut! Mė trego pėr ndonjė vepėr qė mė shpie nė Xhenet dhe mė largon nga Zjarri!”
I Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, tha: "Tanimė mė ke pyetur pėr njė gjė madhėshtore, mirėpo ajo ėshtė e lehtė pėr atė qė ia ka lehtėsuar Allahu; tė adhurosh Allahun dhe tė mos i shoqėrosh Atij askėnd, tė falėsh Namazin, tė nxjerrėsh Zekatin (e pasurisė), tė agjėrosh Ramazanin dhe tė kryesh Haxhillėkun."

Pastaj vazhdoi dhe tha: "A nuk dėshiron tė tė shpie nė dyert e hairit? "Agjėrimi ėshtė mburojė. Lėmosha e shuan mėkatin ashtu sikur e shuan uji zjarrin. Namazi i njeriut nė fillimin e 1/3 sė fundit tė natės..., pastaj lexoi ajetet: "Ata ngrihen prej shtretėrve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa, dhe nga ajo qė Ne u kemi dhėnė (pasuria) atyre, ata japin. Pra, pėr ata qė kanė vepruar nuk di askush pėr atė kėnaqėsi (tė zemrės e shpirtit) qė u ėshtė caktuar atyre si shpėrblim." (Es-Sexhde, 16 dhe17)
Pas kėsaj i Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, mė tha: "A nuk dėshiron tė tė informoj pėr bazėn e ēdo gjėje, shtyllėn e saj dhe gjėnė mė tė lartė tė saj?" Gjithsesi o i dėrguar i Allahut – iu pėrgjigja.
"Baza e ēdo gjėje ėshtė Islami, shtylla e saj ėshtė namazi, kurse gjėja mė e lartė e saj ėshtė Xhihadi."
"A nuk do tė tė tregojė pėr brumosjen e gjithė kėsaj?" - mė tha pastaj i Dėrguari.
"Posi jo, o i dėrguar i Allahut" - i thash
E kapi gjuhėn e tij dhe mė tha: "Pėrmbaje kėtė!"
O i dėrguar i Allahut, ne fajėsohemi pėr atė qė flasim? – e pyeta.
Mbettė nėna pa ty o Muadh! E kush i pėrmbys njerėzit nė zjarr me fytyrat e tyre apo me vrimat e hundėve tė tyre, pėrveē produkteve tė gjuhėve tė tyre (fjalėve tė kota)."

Pėrmbajtja e hadithit

Nė kėtė hadith shihet qartė se ēfarė ishte brenga dhe preokupimi mė kulmor i shokėve tė Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve selem. Ata nuk u thelluan shumė tė pyesin se si arrihet mirėqenia nė kėtė botė, duke e ditur sa e shkurtė ėshtė ajo.
Ky rast i pyetjes sė Muadhit tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nga njė transmetim tjetėr mėsohet se ka qenė rruga e tyre duke shkuar pėr nė luftėn e Tebukut. Dhe njė ditė, thotė Muadhi, ndėrsa ishim duke ecur, na shpėrndau vapa e madhe dhe nė njė rast tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, kisha njeriun mė afėr. Aty iu afrova dhe e pyeta "o i Dėrguar i Allahut! Mė trego pėr...!" deri nė fund tė kėsaj bisede mes tyre.

Ky rast tė lė tė mendosh se Muadhi ėshtė ndierė i pasigurt nė kohė qė e pyet tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, gjerė e gjatė pėr gjėra tė shumta, qė kanė mundur t'i interesojnė, nga frika se mos po angazhohet Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, me dikė tjetėr nė atė rrugė prej 700 kilometrash, tė cilėn, siē dihet, e kanė kaluar duke ecur kėmbė. Kjo vėrehet edhe me pyetjen e madhe qė shtrohet nė mėnyrė shumė tė drejtpėrdrejt. Po ashtu, pėr kėtė argumentojnė edhe mėsimet shtesė tė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, pėr ta pyetur pėr to Muadhi, por duke i pranuar me shumė kureshtje. Nga kjo mėnyrė, prej hadithit mėsohet se si duhet tė shfrytėzohet rasti, atėherė kur tė jepet ai, pėr tė mėsuar gjėrat madhore tė jetės, kur vetmohesh me atė, prej tė cilit mund tė pėrfitosh dije, ashtu siē ka vepruar Muadhi me mėsuesin e njerėzimit Muhamedin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė.

Pyetja e madhe, por praktika e lehtė
Pasi i tėrė angazhimi i myslimanit gjatė jetės sė tij ėshtė pėr tė shpėtuar veten nga zjarri i xhehenemit dhe ambicia e tij pėr tė hytė nė xhenet, Muadhi pyet: "O i Dėrguar i Allahut! Mė trego pėr ndonjė vepėr qė mė shpie nė Xhenet dhe mė largon nga Zjarri!"
ėshtė fare e qartė se Muadhi po pyet pėr gjėra madhore, por derisa ėshtė obligim i myslimanit tė punojė pėr kėtė synim tė madh, ėshtė e logjikshme tė pyetet pėr veprat qė shpijnė deri tek ai synim. Andaj edhe i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, pėrgjigjet me kėto fjalė: "Tanimė mė ke pyetur pėr njė gjė madhėshtore, mirėpo ajo ėshtė e lehtė pėr atė qė ia ka lehtėsuar Allahu..."

Ke pyetur pėr njė gjė shumė tė madhe, por jo e pamundshme, e sidomos nėse ta lehtėson Allahu ėshtė shumė e lehtė. Pėr kėtė njeriu duhet vetėm tė angazhojė veten qė ta kėrkojė dhe tė jetė i zellshėm nė kėrkimin e kėtij synimi madhor dhe pastaj do tė jetė jo vetėm se i arritshėm, por madje edhe i lehtė. Nė njė hadith kudsij Allahu thotė: "O robėrit e Mi! Tė gjithė jeni tė devijuar, pėrveē atyre qė i kam udhėzuar. Andaj kėrkoni udhėzim nga unė, ju Udhėzoj."

Vazhdon i Dėrguari, sal-lallahu alejhi ve selem, duke i treguar veprat qė shpijnė nė xhenet dhe tė ruajnė nga zjarri duke thėnė: "Tė adhurosh Allahun dhe tė mos i shoqėrosh Atij askėnd, tė falėsh Namazin, tė nxjerrėsh Zekatin (e pasurisė), tė agjėrosh Ramazanin dhe tė kryesh Haxhillėkun."
Shtyllat e Islamit tė pėrmbledhura nė kėtė sqarim tė shkurtėr si forma tė adhurimit gjithnjė e mė shumė bėhen tė qarta edhe mė tepėr duke parė rolin e tyre nė trajtimin e njeriut. Allahu i ka bėrė obligim pėr myslimanin dhe janė e vetmja mundėsi pėr t’u afruar tek Allahu. Nė njė hadith tjetėr kudsij, Allahu i Lartėsuar thotė: "Gjėrat mė tė dashura pėr Mua, me tė cilat mė afrohet robi Im janė obligimet qė ia kam shtruar..."
Pra nga hadithi, shihet qartė vlera e adhurimeve tė pėrmendura; namazit, zekatit, agjėrimit dhe haxhillėkut, gjithnjė duke i paraprirė besimi i pastėr dhe adhurimi i ēiltėr, duke iu larguar tė gjitha formave tė mundshme tė shoqėrimit dhe ortakėrisė (shirkut) sė Allahut tė Lartėsuar. Pra kėto gjėra janė ēelės i pėrcaktimit tė statusit tė njeriut nė Ditėn e Gjykimit, banor i xhenetit tė jetė apo i xhehenemit.
Tė dhėna shtesė pėr rrugėn e gjatė
Duke parė kureshtjen e Muadhit pėr tė mėsuar veprat e rrugės sė xhenetit, i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, vazhdoi duke i thėnė:
"A nuk dėshiron tė tė shpie nė dyert e hairit? "Agjėrimi ėshtė mburojė. Lėmosha e shuan mėkatin ashtu sikur e shuan uji zjarrin. Namazi i njeriut nė fillimin e 1/3 sė fundit tė natės..." Pastaj lexoi ajetet: ""Ata ngrihen prej shtretėrve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa, dhe nga ajo qė Ne u kemi dhėnė (pasuria) atyre, ata japin. Pra, pėr ata qė kanė vepruar nuk di askush pėr atė kėnaqėsi (tė zemrės e shpirtit) qė u ėshtė caktuar atyre si shpėrblim." (Es-Sexhde, 16 dhe17)

I Dėrguari, sal-lallahu alejhi ue selem, i pėrmend veprat e njėjta siē duket nė shikim tė parė. Pra, agjėrimin, lėmoshėn dhe namazin e natės. Porse tani, synimi ėshtė tė ndriēojė veprat vullnetare ndihmėse, gjegjėsisht nafilet. Nė vazhdim tė hadithit kudsij tė lartpėrmendur, Allahu thotė: "... dhe robi Im vazhdon tė mė afrohet edhe mė tepėr me vepra vullnetare (nafile), nga lloji i farzeve, deri sa ta Dua." Vazhdon hadithi.
Agjėrimi ėshtė mburojė. ėshtė mburojė nga zjarri i xhehenemit padyshim, por ėshtė mburojė edhe nga mėkatet, qė tė mbron nga zjarri edhe nė mėnyrė tė tėrthortė. Agjėruesi s’ka dyshim qė e thyen epshin e tij duke abstenuar nga ushqimet dhe pijet. Ai ėshtė nė gjendje edhe mė tė favorshme qė tė thyejė edhe mė tepėr epshet e tija pėr tė bėrė mėkate, andaj agjėrimi ėshtė mburojė nga mėkatet dhe zjarri i xhehenemit.
Zgjatja e dorės tė varfrit, skamnorit, tė vobektit etj. nė mėnyrė vullnetare duke i dhėnė lėmoshė ėshtė gjest human dhe i dashur tek Allahu, aq sa ta shlyejė ndonjė mėkat aq sigurt sikur qė e shuan uji zjarrin.
Po ashtu edhe namazi i natės i shlyen mėkatet. Namaz ky, qė nuk ėshtė obligim, por kohėn e ka nė mes tė namazit tė jacisė dhe atij tė sabahut. I dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, i lexoi kėto dy ajete ku Allahu pėrshkruan robėrit e Tij se si braktisin gjumin e tyre nė pjesėn e tretė tė natės nga motivi i frikės nga zjarri i xhehenemit dhe i shpresės pėr xhenet dhe pėrshkruan shpėrblimin e tyre. Nė vazhdėn e tregimit tė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, pėr veprat dhe ndikimin e tyre, pra agjėrimi ėshtė mburojė dhe lėmosha shlyen mėkatin, pėr namazin nė 1/3 e fundit tė natės nuk flet asgjė. Disa dijetarė kanė mendimin se ėshtė fjala nė vazhdim tė lėmoshės. Pra edhe namazi nė 1/3 e fundit tė natės shlyen mėkatin ashtu siē e shuan uji zjarrin. Disa thonė se kallėzuesi i kėsaj kryefjale ėshtė fjalia "simbol i njerėzve tė mirė". Pra namazi nė 1/3 e fundit tė natės ėshtė simbol i njerėzve tė mirė.

Shkurt e qartė
Vazhdon Muadhi nė tregimin e tij lidhur me mėsimet e tė Dėrguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe thotė:
Pas kėsaj i Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, mė tha: "A nuk dėshiron tė tė informoj pėr bazėn e ēdo gjėje, shtyllėn e saj dhe gjėnė mė tė lartė tė saj?" Gjithsesi, o i dėrguar i Allahut – iu pėrgjigja.
"Baza e ēdo gjėje ėshtė Islami, shtylla e saj ėshtė namazi, kurse gjėja mė e lartė e saj ėshtė Xhihadi."
I dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, nė kėtė mesazh tė drejtuar atyre qė kanė ambicien e pėrcaktimit pėr xhenet dhe frikėn qė tė mos jenė nga banorėt e xhehenemit, tregon se si tė ruhen kėto vlera tė adhurimit, duke treguar se baza e ndėrtimit tė kėtyre ėshtė besimi, shtylla nė tė cilėn mbahen ėshtė namazi, kurse kulmari i mbrojtjes sė kėtyre adhurimeve ėshtė xhihadi.
Baza e ēdo gjėje ėshtė Islami. Kėtu ėshtė fjala pėr dėshmitė se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pos Allahut dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i tij. اdo vepėr e mirė ndonėse ėshtė e tillė, nėse nuk i paraprin besimi i pastėr ėshtė e kotė, sepse e mira dhe e keqja vlerėsohen nga Allahu i Lartėsuar, tė Cilin duhet besuar si dhe duhet besuar atė qė e komunikoi shpalljen e Allahut.
Namazi ėshtė shtyllė e Islamit. Pra, baza e ēdo gjėje ėshtė besimi. Mirėpo boshti kurrizor i besimit ėshtė namazi. Shihet mirėfilli se namazi pėrmendet pėr tė tretėn herė nė kėtė hadith, andaj lexuesi i kėtij hadithi duhet ta meditojė mirė kėtė ēėshtje dhe ta kuptojė thellėsisht rėndėsinė e namazit. (kėto janė dy boxe)
Xhihadi ėshtė kulmari i besimit. ėshtė mėnyra e mbrojtjes dhe e avancimit tė besimit. Kjo ndėrtesė e pėrbėrė prej bazės sė fortė, qė ishte besimi, e ndėrtuar me shtyllėn mė tė fortė, namazin, ka nevojė tė mbrohet nga pika, qė tė mos depėrtojė e t'i rrezikojė edhe themelet. Andaj ky kulm, i cili pengon "erėrat", rrėmujat, stuhitė, reshjet atmosferike etj. siguron jetėn e gjatė tė ndėrtesės, e cila shėrben pėr udhėtarėt e xhenetit. Allahu na bėftė prej tyre!

Fortifikimi i rrugės

"A nuk do tė tė tregojė pėr brumosjen e gjithė kėsaj?" – mė tha pastaj i Dėrguari.
"Posi, jo o i dėrguar i Allahut" - i thashė.
E kapi gjuhėn e tij dhe mė tha: "Pėrmbaje kėtė!"
O i dėrguar i Allahut, ne fajėsohemi pėr atė qė flasim? – e pyeta.
Mbettė nėna pa ty o Muadh! E kush i pėrmbys njerėzit nė zjarr me fytyrat e tyre apo me vrimat e hundėve tė tyre, pėrveē produkteve tė gjuhėve tė tyre (fjalėve tė kota)."
Shumė i ēuditshėm nė kėtė rast ėshtė fakti se e gjithė kjo rrugė e kalimtarėve tė Ahiretit, qė synojnė jetėn e xhenetit duke iu shmangur zjarrit tė xhehenemit, edhe pse ėshtė e lehtė pėr ata qė Allahu ua ka lehtėsuar dhe se detyrat, qė duhet kryer nuk janė tė vėshtira, megjithatė ekziston mundėsia qė njeriu besimtar, namazfalės, zekatdhėnės, agjėrues e haxhi tė hidhet nė zjarr me fytyrėn e tij pėr shkak tė mos kontrollimit tė tij ndaj gjuhės sė tij. I dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, tėrheq vėmendjen nė mėkatet e mėdha dhe tė vogla duke sqaruar se rreziku nga fjalėt e kota, pėrēmuese, tendencioze, lėnduese etj. ėshtė i madh sa lehtė mund ta hedhin njeriun nė zjarr me fytyrėn e tij.
"Mbettė nėna pa ty" ėshtė njė shprehje qė pėrdoret pėr qortim duke mos ia dėshiruar vdekjen realisht, por pėr t'ia tėrhequr vėmendjen se gjėja pėr tė cilėn bisedohet duhet tė jetė shumė e qartė
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi