Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I nxehti dhe i ftohti i Xhehenemit

Shko poshtė

I nxehti dhe i ftohti i Xhehenemit Empty I nxehti dhe i ftohti i Xhehenemit

Mesazh nga NoOrA Sun Dec 13, 2009 8:50 am

Na pėrcillet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari, salallahu aejhi ue selem, ka thėnė: “Zjarri iu ankua Allahut duke i thėnė: “O Zot, jam duke u ngrėnė ndėr vete (po zihem me veten)”. Atėherė Allahu i lejoi qė ta lirojė veten dy herė nė vit, njėrėn nė verė e tjetrin nė dimėr. Prandaj nxehtėsinė mė tė madhe qė e ndjeni nė verė ėshtė shfryrje (frymėnxjerrje) e zjarrit tė xhehenemit, kurse tė ftohtin e madh qė e ndjeni nė dimėr ėshtė nga shfryrja (frymėnxjerrja) e tė ftohtit tė xhehenemit”.



Kėtė hadith e pėrcjell Ebu Hurejre, tė cilin e shėnon Imam Buhariu nė Sahihun e tij, nr. 537, 3260, Imam Muslimi, nr. 1400, 1401, 1402 etj., ku nga shėnimi i kėtyre dy dijetarėve nėpėr librat e tyre e kuptojmė pa hezitim se hadithi ėshtė i saktė.
Komenti i hadithit:
Nė kėtė hadith pėrmendet njė ndėr ēėshtjet e fshehta (gajb), tė cilat askush nuk i di ndėrsa janė tė pėrcjella nga i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem. Kjo nuk nėnkupton se Profeti i Zotit i di fshehtėsitė, por njė lajm tė tillė ai e mori nga vetė Allahu i Lartėsuar, qė ėshtė Krijues i ēdo sendi dhe ēdo gjė ndodh vetėm me urdhrin, diturinė dhe vullnetin e Tij.
Nuk ka dyshim se i nxehti dhe i ftohti janė krijime tė Allahut, tė cilat i krijoi me qėllime tė caktuara. Ndodh qė prej tyre tė ketė dobi, qoftė njeriu apo edhe krijesat e tjera, por ndodh qė tė jetė edhe e kundėrta, pra, ndonjėherė prej tyre ka edhe dėme, kjo varet nga dėshira dhe vullneti i vetė Krijuesit tė tyre, Allahut tė Lartėsuar. Allahu i pėrdor ato edhe si dėnim pėr popujt zullumqarė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Tė gjithė e dimė se prej dėnimeve kryesore nė xhehenem ėshtė ai me zjarr. Por duhet ta kemi parasysh se dėnimi i botės tjetėr nuk ėshtė vetėm ai dhe tė mos ketė tjetėr. Pasi nė kėtė botė dėnimet janė tė llojllojshme atėherė njė gjė e tillė ėshtė edhe nė botėn tjetėr, duke e pasur parasysh sė bota tjetėr apo mė saktėsisht xhehenemi ėshtė krijuar posaēėrisht pėr dėnime.
Nga hadithi i lartpėrmendur kuptojmė se ndėr dėnimet kryesore nė botėn tjetėr janė nxehtėsia dhe i ftohti i madh. Po ashtu ndėr problemet kryesore tė njerėzve nė dunja nga tė cilat ankohen njerėzit janė kėto dy fenomene natyrore, i nxehti dhe i ftohti, ku shpeshherė dėgjon njerėz, duke u ankuar nga temperaturat e larta nė verė dhe po tė njėjtit njerėz ankohen nga temperaturat e ulėta nė dimėr, e nė anėn tjetėr rrallė herė rastis tė dėgjosh njerėz, tė cilėt ankohen nga kushtet atmosferike nė pranverė apo nė vjeshtė.
Fjala e tė Dėrguarit, salallahu alejhi ue selem: “Zjarri iu ankua Allahut duke i thėnė...”

Nga fjala “zjarr” kuptojmė se me tė ėshtė pėr qėllim Xhehenemi, e jo vetėm zjarr i tij, mirėpo nė hadithe shpesh pėrmendet zjarri dhe me tė kuptohet Xhehenemi pėr dy shkaqe kryesore: 1- zakonisht shumica e llojeve tė dėnimeve janė me origjinė nga zjarri. 2- zjarri ėshtė njė ndėr dėnimet mė tė dhimbshme i pėrcaktuar pėr kategorinė mė tė keqe tė njerėzve, nė tė cilėn futen qafirėt, siē ėshtė rasti i faraonit dhe familjes sė tij, tė cilėn Allahu e pėrmend nė Kuran.
Nė kėtė pjesė tė hadithit vėrehet qartė se xhehenemi i foli Allahut me gjuhėn e tė shprehurit, i folur ky i vėrtetė. Ky ėshtė besim dhe bindje i Ehli Sunetit i bazuar nė argumentet e Kuranit dhe Traditės Profetike. Pati njerėz tė cilėt menduan se kjo bisedė mes Allahut dhe Xhehenemit ėshtė vetėm njė tregim alegorik nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, i kėsaj bisede. Sipas tyre xhehenemi nuk mund tė flasė me gjuhėn e folur, por njė gjė e tillė ishte kuptuar nga gjendja e tij e vėshtirė. Por siē thamė ky mendim nuk qėndron aspak, as nga aspekti i argumenteve, as nga ai i logjikės. Argumentet janė tė qarta se xhehenemi foli, kurse logjika e pranon njė gjė tė tillė duke thėnė se Allahu siē ia mundėsoi njeriut tė flasė, pasi ai nuk fliste; ashtu ia mundėson kujt tė dojė qė tė flasė, e sa e sa raste kemi nėpėrmjet tė cilave vėrtetohet, se gjėrat qofshin ato tė gjalla apo tė ngurta kanė folur me lejen e Allahut, Krijuesit tė tyre.
Fjala e tė Dėrguarit, salallahu alejhi ue selem: “O Zot, jam duke u ngrėnė ndėr vete (po zihem me veten)”
Kjo ankesė e xhehenemit nė mėnyrė tė qartė na tregon rrezikun dhe dėnimin e dhimbshėm, tė cilin Zoti e krijoi pėr mėkatarėt, Allahu na ruajt prej tij. Dėnim ky aq i madh sa edhe vetė xhehenemi pati vėshtirėsi ta durojė njė gjendje tė tillė, pra, si tė ngrohtin ashtu edhe tė ftohtin.
Ka pasur disa mendime tė dijetarėve, se si zjarri ishte duke e ngrėnė veten e tij apo si zihej me veten, mirėpo tė themi tė drejtėn asnjėri prej tyre nuk e mbėshtet mendimin e tij nė ndonjė argument tė fuqishėm, sa t’i nėnshtrohemi atij plotėsisht. Mendimi i pėrmendur mė shumė dhe mė i pėrhapur ėshtė ai se i nxehti dhe i ftohti i madh i xhehenemit gjithmonė shtohet dhe ripėrtėrihet, kurse ai i vjetri nuk ndalet, nuk pakėsohet e as zhduket, por vazhdon tė jetė i tillė vetėm se i shtohen edhe mė tepėr gradėt plus apo minus sipas nevojės. Allahu e di mė sė miri!
Fjala e tė Dėrguarit, salallahu alejhi ue selem: “Atėherė Allahu i lejoi qė ta lirojė veten dy herė nė vit, njėrėn nė verė e tjetrin nė dimėr.”
Kėtu do tė ndalemi nė njė ēėshtje tė vetme, ajo ėshtė se besimi i pastėr i muslimanėve ėshtė se xheneti dhe xhehenemi janė dy krijesa tė Allahut, tė krijuara, tė cilat Zoti i ka krijuar atėherė kur krijoi ēdo gjė. Ky ėshtė mendim i saktė dhe mendimi i vetėm i bazuar nė argumente fetare. Nuk qėndron aspak mendimi, se xheneti dhe xhehenemi nuk janė krijuar dhe se ato do tė krijohen pasi Allahu ta shkatėrrojė kėtė botė Ditėn e Kiametit.
Fjala e tė Dėrguarit, salallahu alejhi ue selem: “Prandaj nxehtėsinė mė tė madhe qė e ndjeni nė verė ėshtė shfryrje (frymėnxjerrje) e zjarrit tė xhehenemit, kurse tė ftohtin e madh qė e ndjeni nė dimėr ėshtė nga shfryrja (frymėnxjerrja) e tė ftohtit tė xhehenemit”.
Nga kjo pjesė e hadithit kuptojmė se i nxehti dhe i ftohti janė pjesė e xhehenemit, pra, ato dalin nga xhehenemi. Disa dijetarė mendojnė se i tėrė i nxehti veror dhe i ftohti dimėror janė tė gjithė me prejardhje nga xhehenemi. Ndėrsa disa tė tjerė thonė se vetėm i nxehti dhe i ftohti i madh janė nga xhehenemi, kurse ai normal nga tė cilėt njeriu nuk ndjen vuajtje nuk janė shfryrje e xhehenemit. Kėta dijetarė e bazojnė mendimin e tyre nė kėtė pjesė tė fundit tė hadithit nė tė cilin i Dėrguari, salallahu alejh ue selem, pėrmend se i nxehti dhe i ftohti i madh qė ndjejmė ėshtė nga xhehenemi. Allahu e di mė sė miri!
Lind pyetja: Si ndodhė kjo shfryrje apo kjo frymėnxjerrje e xhehenemit?
Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė, bile ajo ėshtė e cekur po nė kėtė hadith, pra, Allahu ia mundėson xhehenemit dy herė nė vit qė tė shfryjė i lirė, pra, njė herė nė verė e herėn tjetėr nė dimėr. Gjithashtu kuptohet se nuk ndodh qė nė verė xhehenemi tė lirojė tė ftohtin e tij, kurse nė dimėr tė ēlirojė tė nxehtin, por qė tė dy frymėnxjerrjet i pėrshtaten stinės nė tė cilėn ėshtė bota.
S’ka dyshim se njerėzit sado qė tė bėjnė mė shumė mėkate, Allahu aq mė tepėr edhe e shton tė nxehtin dhe tė ftohtin e xhehenemit, ku edhe ndoshta pėr kėtė shkak lirohet ky i nxehtė nė verė dhe i ftohti nė dimėr, aq shumė sa njerėzit vuajnė qė nė dunja, para vuajtjeve tė tyre qė do tė pėsojnė nė ahiret. Ndoshta pėr kėtė shkak vėrejmė edhe nxehjen globale, si dhe dimrat me acar tė madh nėpėr botė sidomos nė botėn joislame, ku ēdo vit ndodhin lloj-lloj fatkeqėsish tė shumta natyrore. Pra, ky fenomen natyror i pėrsėritur dy herė nė vit nuk qenka kot e as rastėsi qė pėrsėritet vazhdimisht, sepse rastėsitė ndodhin rrallė, kurse ky fenomen ndodh shpesh. Kjo na tregon se Allahu ėshtė duke pėrgatitur dėnimin pėr mėkatarėt, bile atė ėshtė duke ua dhėnė atyre edhe nė kėtė botė qė ta shijojnė sado pak e ndoshta kthehen nė rrugėn e Tij. Por mė kot, sepse ata qė sytė, veshėt dhe zemrat i kanė tė mbyllura nuk mund tė kuptojnė.
Hadithi na jep tė kuptojmė, se bota nuk ka nevojė tė shqetėsohet pėr nxehjen globale, as nuk ka nevojė tė ndajė fonde pėr studimin e kėtij problemi apo pėr zgjidhjen e tij. Shkaku i tij dihet fare qartė, gjithashtu edhe mė qartė dhe i sigurt dihet zgjidhja e kėtij problemi. E vetmja rrugė pėr shpėtim nga kėto dy dėnime ėshtė kthimi tek rruga e Zotit, tek rruga e Atij qė e ngroh dhe e ftoh xhehenemin.
Me kėtė hadith i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem, para katėrmbėdhjetė shekujsh i tregoi botės pėr problemin e ngrohjes globale, por jo vetėm kaq, ai salallahu alejhi ue selem, u tregoi atyre edhe zgjidhjen e kėtij problemi. Prandaj askush nuk ka nevojė ta studiojė ēėshtjen sė dyti, sepse edhe problemi edhe zgjidhja janė tė ditura, e ajo ėshtė kthimi tek Allahu dhe largimi nga mėkatet.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi