Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhelozia...

Shko poshtė

Xhelozia... Empty Xhelozia...

Mesazh nga NoOrA Mon Dec 07, 2009 9:31 am

Prej vlerave tjera tė fesė sonė ėshtė edhe fakti se kjo fe i jep rėndėsi tė veēantė moralit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Me tė vėrtetė jam dėrguar qė t’i pėrsos virtytet e mira." (Transmeton Imam Ahmedi)

Kur All-llahu e zgjodhi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pejgamber, ky i pranoi sjelljet e mira qė i kishin arabėt nė injorancė, i mėnjanoi sjelljet e kėqija dhe i pėrmirėsoi ato sjellje qė duheshin tė pėrmirėsohen.

Prej virtyteve qė i kanė pasur arabėt nė injorancė, ka qenė xhelozia ndaj nderit tė vet. Disa prej tyre kanė qenė aq ekstrem nė kėtė ēeshtje, saqė i kanė mbytur vajzat e tyre kur kanė qenė tė vogla, nga frika se kur tė rriten do tė bėjnė amoralitet. Sheriati e ka ndaluar mbytjen e vajzave. Kurse vetinė e xhelozisė e ka pėrmirėsuar dhe e ka bėrė degė prej degėve tė imanit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: "Askush nuk ėshtė mė xheloz se All-llahu." (Tr. Buhari)

All-llahu xhelozon, por edhe besimtari xhelozon. Xhelozia e All-llahut vjen nė shprehje kur njė besimtar i bėn ato vepra qė ia ka ndaluar All-llahu." (Tr. Buhari dhe Muslim)

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatė hutbes qė e ka mbajtur gjatė errėsimit sė diellit, ka thėnė: "O ummet i Muhammedit! Askush nuk ėshtė mė xheloz se All-llahu." (Tr. Buhari dhe Muslimi)

"Ka xhelozi qė e do All-llahu…" (Tr. Ahmed, Ebu Davud dhe Nesai.)

Njėherė Sa’d ibėn Ubadeh [radijall-llahu anhu] i thotė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Po ta shoh ndonjė njeri tė huaj me gruan time, e pres me shpatėn time.” Atėherė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: "A habiteni nga xhelozia e Sa’dit? Unė jam mė xheloz se Sa’di, kurse All-llahu ėshtė mė xheloz se unė." (Buhari dhe Muslim)

Sahabėt e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, janė kapur pėr kėtė virtyt pejgamberik dhe ia kanė dhėnė tė njėjtėn pozitė qė ua kanė dhėnė degėve tjera tė imanit, andaj nuk ėshtė e ēuditshme qė ndonjėri prej tyre tė vrasė ose tė vritet nga shkaku i xhelozisė.

Tregon Ibėn Hishami se njė grua arabe solli me vete disa mallėra pėr t’i shitur nė tregun e fisit Beni Kajnuka (njė fis prej fiseve ēifute) dhe u ul pranė njė argjendari. Ata (ēifutėt) kėrkuan qė ta zbulonte fytyrėn, kurse ajo e refuzoi kėtė gjė. Argjendari duke mos e hetuar ajo, i kapi rrobat e saja pėr njė fund dhe i lidhi. Kur u ngrit, asaj iu zbulua trupi, me ēka ata u qeshėn, kurse ajo bėrtiti. Atėherė u ngrit njė musliman dhe e mbyti argjendarin, i cili ishte ēifut, kurse nga ana tjetėr u mblodhėn ēifutėt dhe e vranė kėtė musliman. U nis Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, drejt tyre dhe i rrethoi derisa iu dorėzuan, e atėherė Pejgamberi i dėboi nė Sham.

Nė kėtė gjendje kanė vazhduar tė parėt e ummetit tonė dhe nuk e kanė lėnė pas dore kėtė sjellje as nė momentet e dobėsisė, tė cilat i ka pėrjetuar ky ummet. Kur i kanė okupuar kryqtarėt disa vende tė Shamit, okupim i cili ka zgjatur pėrafėrsisht dy shekuj, kohė nė tė cilėn disa muslimanė filluan tė mendojnė se asnjėherė nuk do tė lirohen nga ky okupim, derisa tė vijė Isai, alejhis-selam, muslimanėt i kanė shikuar tė krishterėt me nėnēmim dhe nėnvlerėsim, saqė i kanė konsideruar dejutha-njerėz tė cilėt duke ecur me gratė e tyre, takoheshin me burra tė huaj, e burri largohej duke i lėnė tė flasin nė vetmi, aq sa donte gruaja.

Disa njerėz nuk i japin rėndėsi kėsaj teme aq sa duhet.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: "Asnjėherė tė mos vetmohet njė grua me njė burrė, se atėherė i treti ėshtė shejtani." (Tr. Ahmed dhe Tirmidhi.)

Disa i lejojnė gruas sė vet edhe atyre qė i kanė nė pėrgjegjėsi, qė kur tė dalin nga shtėpia, tė vishen me rroba tė holla, tė tejdukshme dhe tė ngushta.

Disa tė tjerė dalin sė bashku me gratė dhe vajzat e tyre nėpėr tubime ku i eksponohen pėrzierjes sė burrave dhe grave, ose edhe shikimeve tė pakontrolluara.

Prej mosposedimit tė xhelozisė, ėshtė edhe lejimi i gruas tė udhėtojė pa mahrem (njeri tė afėrm), kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Asnjėherė tė mos vetmohet njė grua me njė burrė tė huaj pa pasur mahrem (njeri tė afėrm) dhe asnjėherė mos tė udhėtojė ndonjė grua pa mahrem." U ngrit njė njeri dhe tha: "O i Dėrguari i All-llahut, gruaja ime ka udhėtuar pėr nė haxhxh, kurse unė jam regjistruar tė marr pjesė nė kėtė e kėtė betejė." Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: "Shko dhe bėje haxhxhin me gruan tėnde." (Buhari dhe Muslim)

Pra, ky njeri, edhe do tė bėnte xhihad nė rrugė tė All-llahut, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e urdhėroi tė largohet nga beteja pėr ta shoqėruar gruan e tij, e cila kishte dalė nė njė udhėtim tė ndershėm, udhėtim tė haxhxhit, me shokėt mė tė devotshėm dhe mė tė ndershėm. Pra, edhe pas gjithė kėsaj, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka thėnė: "Shko dhe bėj haxhxh me gruan tėnde "

NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi