Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mėshira qė s'ka kufi

Shko poshtė

Mėshira qė s'ka kufi Empty Mėshira qė s'ka kufi

Mesazh nga NoOrA Tue Feb 09, 2010 11:32 am



I dashur vėlla, shpeshherė ndodh qė njeriun e kaplon mėrzia, dėshpėrimi , stresi , ankthi, dhe shumė e shumė probleme tė kėsaj dynjaje , nganjėherė tejkalohet kjo derisa njeriut i lindin dyshimet pėr ibadetin e tij, e mundon ankthi i dėnimit tė Ditės sė Gjykimit , ēdo njėri prej nesh e din mirė qė ėshtė tepėr neglizhues dhe jo korrekt ndaj urdhėrave tė All-llahut , dhe tė gjitha krijojnė atė qė njeriu vėrtetė po e humb veten e tij , dhe se Shejtani e ka futur atė nėpėr labirinthet e gjynaheve.

Zgjohu vėllai im ! Po tė tregoj ty njė rrugė pėr shpėtimin e shpirtit tėnd , nuk po tė them qė tė adhurosh apo tė falesh mė shumė , apo tė agjėrosh mė tepėr, pasi e dij mirė qė ti i di kėto gjėra , por ajo qė dua tė tė kujtoj ėshtė ajo qė Shejtani mundohet t’ua largojė njerėzve nga zemra , dhe ajo ėshtė kėrkimi i faljes tek All-llahu ( pendimi)!

Dua t’ju tregoj pėr kėtė sepse vėrtet nė tė ka mirėsi tė madhe , Profeti as. ka qenė ai i cili i kėrkonte falje All-llahut mė tepėr se 70 herė nė ditė. Nuk e pranon haxhin e asnjė njeriu All-llahu derisa ai tė pendohet sinqerisht , nuk e hoqi All-llahu gurin nga shpella atyre tre personave vetėm pasi u penduan , dhe nuk e dėrgoi All-llahu shiun te populli i Musait as. vetėm pasi u pendua ai person i cili e kishte tepruar me gjynahe!

O bir i Ademit mos harro se All-llahu ty tė ka krijuar tė mangėt dhe padyshim njeriu gabon dhe mė i miri njeri ėshtė ai qė pendohet dhe e zbut zemrėn e tij me lotėt e pendimit, pėr kėtė dhe All-llahu e quajti insan (harrues), sepse i pastėrt ėshtė vetėm All-llahu, Zoti botėrave . Prandaj nuk tė ngelet ty gjė tjetėr vetėm se tė pendohesh tek All-llahu dhe mė pas tė zbatosh urdhėrat e Tij!

Porse mė e ēuditshmja ėshtė se All-llahu nuk mėrzitet kurrė me pendimin e robit, sado i shumtė tė jetė ai , vetėm nėse njeriu mėrzitet duke u penduar. Dhe pėr kėtė po cekim njė histori qė ėshtė shėnuar nė njė libėr tė Ibn Kajjimit el Xheuzij (“Medarixh es-salikin”,) ku tregohet :

Transmeton njė i ditur se duke ecur ai nėper njė rrugicė, pa derėn e njė shtėpie qė u hap nga e cila doli njė vogėlush duke qarė dhe duke kėrkuar falje prej nėnės sė tij. Mirėpo, nėna e nxorri jashtė dhe nuk iu pėrgjigjte. Pasi e nxorri jashtė, ia mbylli derėn dhe hyri brenda. Vogėlushi mbeti jashtė duke qarė, u largua nga shtėpia ca hapa pastaj u ndal, mendoi pak dhe pa se nuk mundte ta strehonte askush pos nėnės sė tij. Nė atė rast u kthye kah shtėpia me zemėr tė thyer dhe tė mėrzitur, mirėpo dera ishte e mbyllur. U shtri para derės, vuri krahun nė prag tė derės dhe e zuri gjumi. Pas pak kohe doli nėna dhe kur e pa tė birin e saj nė atė gjėndje nuk mundi ta mbajė vehten, u hodh mbi tė duke e puthur e qarė e i tha:” O biri im, ku do tė shkosh pėrpos se tek unė? Kush do tė strehojė pėrpos meje? A tė kam thėnė mos mė kundėrshto, mos mė detyro qė gabimi yt tė ma humbė mėshirėn qė posedoj ndaj teje”. Pastaj e mori djalin dhe e futi brenda.

Tani po ju pėrkujtoj edhe njė hadith tė profetit as. ku thotė : “ All-llahu ėshtė mė i mėshirshėm ndaj robėrve tė Tij se sa nėna ndaj birit tė saj ”.

Atėherė Mėshira e All-llahut ėshtė mė e gjėrė se sa mėshira e nėnės ndaj birit tė saj, atėherė ēfarė ngelet pėr ty?! All-llahu i do njerėzit mė shumė nga se ēfarė mendojmė , Ai e ka bėrė mėshirėn e Tij tė gjėrė , prandaj pendohu dhe zbute zemrėn, qė tė fitosh Xhennetin e Tij . Ti vetėm pendoju Atij sa herė qė tė bėsh mėkate , kurrė mos u brengos se po e mėrzit apo po e tepron duke kėrkuar falje, sepse ti je njeri dhe gabon pėr kėtė ka ardhur nė njė hadith tė saktė tė profetit as., thuhet : Njė njeri erdhi te i Dėrguari i All-llahut tė Lartėsuar dhe i tha: ” O i Dėrguari i All-llahut, njėri prej nesh bėn gjynah”. I Dėrguari ‘alejhi selam i tha: “I shkruhet atij”, tha njeriu:” Pastaj kėrkon falje dhe pendohet", tha i Dėrguari ‘alejhi selam: “I falet atij dhe i pranohet pendimi”, tha njeriu :” Nėse pėrsėri kthehet dhe bėn gjynah”, tha i Dėrguari ‘alejhis selam: “I shkruhet atij”, tha njeriu:” Kthehėt dhe pendohet”, tha i Dėrguari ‘alejhis selam: “I falet atij dhe i pranohet pendimi”, tha njeriu :” Nėse pėrsėri kthehet dhe bėn gjynah”, tha i Dėrguari ‘alejhis selam: “ I shkruhet atij, dhe All-llahu i Lartėsuar nuk mėrzitet nga kėrkimi i faljes suaj pėrderisa ju tė mėrziteni prej kėrkimit tė faljes nga Ai”.

Dhe sė fundi kėrkoj faljen e All-llahut tė Madhėruar me njė dua qė profeti as. e ka bėrė gjithmonė: “ Tek All-llahu I Madhėruar kėrkoj faljen, nuk ka tė adhururar tjetėr pėrveē Tij , qė ėshtė I Gjallė pėrgjithmonė dhe Mbikqyrės I Pėrhershėm dhe tek Ai pendohem”.Pėrshtati: Ibrahim Fehimi


NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi