Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historiku i namazit nė Kur’an

Shko poshtė

Historiku i namazit nė Kur’an Empty Historiku i namazit nė Kur’an

Mesazh nga jetaaa Thu Sep 24, 2009 12:59 pm

Historiku i namazit nė Kur’an



Lavdia i takon Allahut, Atė e falėnderojmė, prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e Mėshirės, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Padyshim qė adhurimi nė Islam ėshtė njė nocion pėrmbledhės i ēdo gjėje, qoftė fjalė apo vepėr e dukshme apo e padukshme qė kryhet me bindje e pėrkulshmėri dhe qė Allahu ėshtė i kėnaqur me tė. Ibadeti nė Islam ėshtė i shumėllojshėm dhe kryhet me pjesėmarrjen e tėrė qenies sonė. Krijuesi Allah adhurohet me gjuhė, duke e pėrmendur dhe duke iu lutur, me trup, duke u falur dhe agjėruar, me zemėr, duke iu frikėsuar dhe duke e mbėshtetur shpresėn tek Ai, me mendje, duke medituar pėr Tė.

“Thuaj: “Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e Aleminit (njerėzve, xhindeve dhe gjithēka qė ekziston).” (Enam, 162)

Njė ndėr adhurimet (ibadetet) me rėndėsi nė jetėn e ēdo besimtari ėshtė namazi dhe, pėr aq sa ėshtė i rėndėsishėm, mendoj se ėshtė me interes pėr ēdo mysliman tė ketė njė pasqyrė tė shkurtėr tė historikut tė tij gjatė periudhave kohore.

Namazi nuk ėshtė njė detyrė vetėm pėr umetin e Muhamedit, salallahu alejhi ue selem; historia e tij e bujshme pėrkon me fillimet e historisė sė njerėzimit. Namazi filloi me krijesėn e parė tė njerėzimit, filloi me Ademin, alejhis selam, dhe vazhdon deri mė sot dhe me lejen e Allahut, do tė vazhdojė deri nė fundin e kėsaj ekzistence, qė mbaron me Ditėn e Gjykimit. Namazi, pra, ėshtė njė zinxhir lidhės i popujve besimtarė dhe nur (dritė) ndriēues, qė na lidh me Krijuesin Allah deri sa tė pėrfundojė jeta.

“Kėta ishin ata mbi tė cilėt Allahu dhuroi Mėshirėn e Tij nga mesi i Pejgamberėve nga pasardhėsit e Ademit dhe nga ata tė cilėt Ne i mbartėm sė bashku me Nuhun, nga pasardhėsit e Ibrahimit dhe tė Israilit (Jakubit) dhe nga ata tė cilėt Ne i udhėzuam dhe i zgjodhėm. Kur u rrėfeheshin atyre vargjet e tė Gjithėmėshirshmit (Allahut), ata binin me pėrulje nė sexhde me adhurim e me lot nė sy. Por pas tyre erdhėn breza qė e lanė namazin (faljen e Namazit, duke e braktisur atė, duke mos e falur siē duhet) dhe ndoqėn epshet e nefsit. Shpejt do tė shijojnė shkatėrrimin dhe do tė hidhen nė Xhehenem.” (Merjem, 58-59)

Allahu i Lartėsuar i tregon Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, mbi pasardhėsit e Ademit, alejhis selam, qė i shpėrbleu me shumė tė mira, duke i udhėzuar nė rrugėn e vėrtetė dhe duke i zgjedhur qė t’i komunikojnė fjalėt e Allahut tė Lartėsuar. Kjo nuk ishte detyrė vetėm e atyre qė janė tė pėrmendur, me njė angazhim tė tillė janė ngarkuar edhe tė dėrguar tė tjerė nga bijtė e Ademit, alejhis selam. Kėshtu, kur lexoheshin fjalėt e Allahut, me argumente dhe fakte, pėrjetonin nėnshtrimin dhe pėruljen nė sexhde dhe kjo pėrcillej me lot nė sy. Por, mė pas erdhėn gjenerata qė e braktisėn namazin dhe u dhanė pas epsheve. Pjesa e dytė e ajetit tregon se mė pas erdhėn gjenerata qė e lanė namazin pėr dallim nga gjeneratat e mėparshme, ku njerėzit tregonin kujdes dhe pėrkushtim nė namazet e tyre.

Kur’ani na tregon se namazi ishte dritė dhe energji nė jetėn e tė dėrguarve tė Allahut, sidomos nė sprova dhe vėshtirėsi. Ibrahimi, alejhis selam, ishte porositur ta dėrgonte gruan me djalin nė vendin e shenjtė nė Meke, ku i lė vetėm, pa dyshim qė kishte dertin dhe frikėn. Ata aty nuk kishin askėnd pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Kur Ibrahimi, alejhis selam, i la vetėm dhe u largua nga sytė e tyre, u ndal dhe iu lut Allahut tė Lartėsuar me lutjen:

“O Zoti ynė! Kam vendosur disa nga pasardhėsit e mi tė banojnė nė njė luginė tė pakultivuar (e tė shkretė) pranė Shtėpisė Tėnde tė Shenjtė (Ka’ba nė Mekė), me qėllim qė ata, O Zoti ynė, tė plotėsojnė faljen e rregullt tė detyruar (namazin). Mbushi pra zemrat e disa prej njerėzve me dashuri ndaj tyre dhe furnizoji ata me fruta qė tė mund tė falėnderojnė.” (Ibrahim, 37)

Kėshtu pra namazi le tė jetė lidhja e fortė me tyre dhe Allahut dhe qėllimi i vendosjes ishte falja e namazit.

Ismaili, alejhi selam, ishte njėri ndėr ata tė cilėt kishte pėrkushtim tė veēantė ndaj namazit, ai urdhėronte familjen dhe popullin e tij pėr faljen e namazit. T’i lexojmė sė bashku fjalėt e Allahut nė Suren Merjem:

“Pėrmende nė Libėr (Kur’an) edhe Ismailin. Vėrtet qė ai ishte njeri i sė vėrtetės pėr ēfarė premtoi dhe qe i Dėrguar (dhe) Pejgamber. Dhe ai urdhėronte familjen e tij dhe popullin e tij pėr Salat (Faljen e Namazit) dhe pėr Zekat (pagesėn e caktuar mbi pasurinė) dhe Zoti i tij ishte i kėnaqur me tė.” (Merjem, 54-55)

Tė nderuar lexues!

Kalojmė te Musai, alejhis selam, kur ai pa zjarrin dhe i tha familjes: rrini kėtu dhe do tė shkoj tė marr ndonjė gacė ose tė gjej ndonjė orientues dhe me tė afruar u thirr nė emėr:

O Musa:

“Vėrtet qė Unė jam Zoti yt! Hiqi pra kėpucėt, se ti me tė vėrtetė ndodhesh nė Luginėn e Shenjtė Tuva. Dhe Unė tė kam zgjedhur ty, prandaj dėgjo atė qė tė frymėzohet ty. Sigurisht qė Unė, vėrtet Unė jam Allahu! La ilahe ila Ene (nuk ka asnjė tė adhuruar tjetėr mė tė drejtė pėrveē Meje), kėshtu qė mė adhuro Mua dhe plotėso rregullisht faljen e namazit pėr Pėrkujtimin Tim.” (Taha, 12-14)

Po ashtu, kur faraoni e shtoi zullumin mbi Musain, Harunin dhe beni israilėt dhe lėshoi vendimin pėrfundimtar pėr vrasjen e Musait, alejhis selam, Allahu e porosit Musėn (alejhis-selam) pėr namaz:

“Dhe Ne e frymėzuam Musain dhe vėllain e tij (duke u thėnė): “Zini vendbanime pėr popullin tuaj nė Egjipt, i bėni edhe vende adhurimi vendbanimet tuaja dhe kryeni rregullisht faljet e pėrcaktuara. Dhe pėrgėzoi besimtarėt.” (Junus, 87)

Po ashtu, edhe u pėrgjigj Isai, alejhis selam, qė ish ende nė djep: jam urdhėruar pėr faljen e namazit deri sa tė jem gjallė.

“Ai (Isai nė djep) tha: “Me tė vėrtetė qė unė jam rob i Allahut. Ai mė ka dhėnė mua Librin (Inxhilin) dhe mė ka bėrė Pejgamber; Ai mė ka bėrė mua tė bekuar kudo qė tė jem dhe mė ka urdhėruar Salatin (faljen e Namazit) dhe Zekatin sa tė jem gjallė.” (Merjem, 30-31)

Merjema, kur mbeti shtatzėnė me lejen e Allahut, edhe pse nuk ishte e martuar, tha: o Zot unė ēka t’i them njerėzve kur ata nuk mund ta besojnė dhe ta kuptojnė njė gjė tė tillė?! Ajo ishte nė njė sprovė tė madhe, por asaj nuk i mbetej asgjė veēse tė pėrulej nė ruku dhe sexhde dhe tė falė namaz.

“(Pėrkujto) edhe kur melekėt i thanė: “Oj Merjem! Allahu tė ka veēuar ty, tė ka pastruar ty (nga besimet e kota e mosbesimi, tė ka bėrė ty tė dėlirė) dhe tė ka zgjedhur e tė ka vendosur pėrmbi gratė e Alemit. Oj Merjeme! Nėnshtroju me bindje Zotit tėnd (Allahut) dhe bjer nė sexhde dhe pėrkulu bashkė me ata qė i pėrkulen (e qė i falen Allahut).” (Ali Imran, 42-43)

Po ashtu edhe vula e tė dėrguarve tė Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, u urdhėrua pėr namaz.

“Plotėso faljet e rregullta tė pėrcaktuara nga mesdita deri nė errėsirėn e natės (Faljet e drekės, tė pasditės, tė mbrėmjes dhe tė darkės) dhe lexo Kur’an herėt nė agim (falja e mėngjesit). Me tė vėrtetė qė leximi i Kur’anit herėt nė agim ėshtė gjithnjė i dėshmuar (i ndjekur nga melekėt e ditės dhe tė natės, tė ngarkuar pėr mbikėqyrjen e njerėzve). Dhe nė njė kohė nate (para agimit) gjithashtu falu me tė (duke lexuar Kur’an), falje shtesė kjo pėr ty (O Muhamed, falje e lirė e pėlqyer me shumė vlera tė larta). Mbase Zoti yt tė ngre ty nė Gradėn e Lartė tė premtuar tė lavdėrimit dhe shkėlqimit. (Mekamu Mehmud - vendin e nderit tė ndėrmjetėsuesit tė madh nė Ditėn e Ringjalljes).” (Israė, 78-79)


Tė nderuar lexues!

Nga tė dhėnat e lartpėrmendura mėsojmė se namazi nuk ėshtė diēka e re vetėm pėr kėtė umet, por ka njė histori qė fillon me adhurimin madhor tė njeriut tė parė. Po ashtu, kėto tė dhėna na bėjnė tė vetėdijshėm rreth faktit se namazi ėshtė boshti kryesor pas besimit dhe njėsimit tė Allahut tė Lartėsuar.

Namazi, namazi. Kur jemi nė vėshtirėsi, tė drejtohemi nė namaz, se ai ofron rrugėdalje dhe zgjidhje. Kur jemi nė rahati, prapė tė kujdesemi pėr namazin, sepse nė kėtė gjendej manifestohet pėrulja dhe pėrkushtimi ndaj Allahut tė Lartėsuar.

Tė mirat e namazit janė tė shumta e tė panumėrta. Namazi e afron njeriun kah Allahu dhe shndrit fytyrėn dhe zemrėn e besimtarit. Namazi sjell riskun dhe largon tė kėqijat, zbret faljen dhe mėshirėn e Allahut tė Lartėsuar. Namazi lehtėson brengat dhe vėshtirėsitė, nė momentet kritike Allahu e lehtėson gjendjen e besimtarit qė fal namaz. Ai i cili kryen faljen e namazeve, e forcon vullnetin dhe ėshtė mė i qėndrueshėm nė sprova.

Allahu i Lartėsuar i porositi dhe i obligoi tė gjithė tė dėrguarit e Tij qė tė jenė tė kujdesshėm nė namaz, pasi ėshtė shtyllė e fesė, ēelės i xhenetit. Kush kėrkon lumturinė, fatbardhėsinė dhe gjallėrinė, e arrin vetėm nė namaz dhe me namaz. Ata tė cilėt ende nuk e kanė pėrjetuar le ta provojnė, pa dyshim qė nuk do tė mbesin tė zhgėnjyer.

E pėrfundoj me lutjen e Ibrahimit, alejhi selam:

“O Zoti ynė! Mė bėj mua qė tė plotėsoj faljen e rregullt tė pėrcaktuar, po kėshtu bėji edhe nga pasardhėsit e mi. Zoti ynė! Dhe ma prano duanė.” (Ibrahim, 40)


Autori: Ulvi Fejzullahu

jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi