Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sjellja me Mėshire

Shko poshtė

Sjellja me Mėshire Empty Sjellja me Mėshire

Mesazh nga NoOrA Wed Nov 11, 2009 11:05 am

Do tė shqyrtojmė njė prej rregullave tė lidhjes familjare e qė ėshtė baza e marrėdhėnieve familjare, ashtu siē donė dhe kėnaqet Allahu xh.sh., dhe duhet qė familja tė jetė e ngritur mbi kėtė shtyllė tė quajtur "Mėshirė". "Unė dhe gruaja ime, unė dhe djali im, unė dhe babai im, unė dhe nėna ime, unė dhe axha im, unė dhe halla im dhe mėshira nė mes nesh.

Mėshira nė mes vėllait dhe motrės. Ti mund tė jesh vėlla qė pėrcjellė ēdo sjellje tė saj dhe ai prej te cilit ajo frikėsohet, por mund edhe tė jesh vėlla dhe shok i mėshirshėm.

Po i flas babait tė ashpėr me fėmijėt e tij. Kundėrshtuesit tė ēdo veprimi tė fėmijėve tė tij dhe tė cilit nuk i pėlqen as njė gjė dhe ēdo gjė e sheh si gabim. Po i drejtohem babait qė ėshtė larg familjes. I them se fėmijėt e tu kanė nevojė pėr prehrin tėnd e jo vetėm tė nėnės sė tyre. Kanė nevojė pėr pranin tėnde. Po i drejtohem asaj vajze e cila ėshtė tėrhequr nga familja e saj dhe ēdo herė ri e mbyllur, e vetmuar nė dhomėn e saj. Po i drejtohem asaj vajze e cila ėshtė njoftuar me njė tė ri pa dijen e familjes dhe i them turp pėr ty, po e tradhton familjen!

I drejtohem bashkėshortit tė vrazhde i cili e tradhton bashkėshorten e tij. E pėrkujtojė pėr mėshirė. Flas me atė burrė dhe grua qė ēdo herė nė prezencėn e fėmijėve grinden me zė tė lartė. I drejtohem edhe asaj gruaje qė thotė: "Pėr Zotin, do t'ia djegė zemrėn burrit tim duke ia ndalu qė t'i shohė fėmijėt", pėr shkak tė hidhėrimit qė ka pas shkurorėzimit. Ku ėshtė mėshira kėtu?! I drejtohem edhe atij tė riut, nėna e tė cilit nuk ndalet sė thirruri qė tė sigurohet pėr gjendjen e tij e ai nuk pėrgjigjet! U drejtohem edhe atyre qė lan vendlindjet e tyre e qė njė herė nė muaj pyesin pėr familjet e tyre, e ndoshta edhe mė gjatė! I drejtohem edhe asaj nėne e cila nė mungesė tė saj edukimin e fėmijės e ka lėnė nė duart e edukatores! Ku ėshtė mėshira?!

Ėshtė pėr tu ēuditur se as njė herė nuk ka ardhur pėrmendja e familjes nė Kur'an vetėm se ėshtė pėrmendur me tė edhe fjala "MĖSHIRĖ". Pėr shembull burri me gruan e tij: "Dhe prej argumenteve te Tij ėshtė se pėr ju nga vetėt tuaja krijoji bashkėshortėt nė mėnyrė qė tė gjeni prehje dhe qetėsi tek ato dhe bėri qė nė mes jush tė ketė ngrohtėsi (pėrzemėrsi) dhe mėshire ..." Ar-Rum – 21

Fėmijėt, baballarėt dhe nėnat: "Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: "O Zot mėshiroje ashtu siē mė edukuan kur isha i vogėl" Al-Isra – 24.

Lidhja nė familje tė madhe quhet "lidhje familjare" ose "lidhje farefisnore", pėr kėtė thotė Allahu nė njė hadith kudsij: "Unė jam i Mėshirshmi e kjo ėshtė lidhja familjare, e kam emėruar me njė prej emrave tė Mi, prandaj kush e mban kėtė lidhje e Mbaj lidhjen me tė, e kush e ndėrprenė kėtė lidhje e ndėrpres lidhjen me tė" (lidhja familjare nė gjuhėn arabe quhet "siletu rahm" dhe "I Mėshirshėm" nė gjuhen arabe quhet Ar- Rahman, prandaj kėto dy fjalė rrjedhin nga e njėjta rrėnjė e foljes r-h-m) (sh.p).

Shpresa jonė ėshtė pra mėshira, lutemi me mėshire. Shiko fundin e kaptinės El-Bakarah pas tė gjitha urdhrave "….dhe na fal neve, dhe na i shlyej mėkatet tona, dhe ke mėshire pėr neve…." El-bakarah – 286. Kjo ėshtė pėrmbyllja dhe lutjet e tė devotshmėve: "… dhe na dhuro prej Teje mėshire, me tė vėrtet Ti je Dhurues…" Ali Imran - 8.

Lutja e Pejgamberit s.a.v.s: "Tė lutem Ty (O Allah) pėr mėshirė qė me te tė na bashkosh, me te tė na udhėzosh zemrat tona dhe tė na i kthesh ata qė nuk janė prezent". Shiko pra se ēfarė mund tė bėjė mėshira? Nėse dėshiron qė tė tė mbulojė dhe kaplojė mėshira e Allahut, mėshiroje njerėzit, mėshiro tė mėshiroftė Allahu. Thotė Pejgamberi s.a.v.s: "Tė mėshirshmit i mėshiron Mėshiruesi (Allahu), mėshironi kėnd ėshtė nė tokė, ju mėshiron kush ėshtė nė qiell".

Ke mėshirė pėr farefisin tėnd dhe familjen tėnde, sepse mėshira ėshtė nė esencėn e marrėdhėnieve ndėr njerėzore pa marrė parasysh kush ėshtė pala tjetėr, ti nuk mund tė ndryshosh prindin tėnd, pavarėsisht prej mundit vetėm se me mėshirė.

Imam Gazaliu nė librin e tij "Ihja ulum ed-din" e ka njė thėnie tė bukur, ku thotė: "Ėshtė njė send qė quhet Kushtėzim, ia bėnė kusht vetes qė tė bėsh diēka, kėtė muaj do tė jem i mėshirshėm me familjen, pastaj vjen vazhdimėsia nė te dhe nė fund vjen vlerėsimi po si nė sistemin administrativ".

Dua qė tė pėrmend shembuj tė mėshirės nė shtėpitė tona. E para; mos dhuna nė mendime ose ide, nė veēanti nga ana e prindit ose bashkėshortit se janė mė tė fortė.

Ka prind tė cilėt arrin deri nė atė masė sa qė nuk i lėnė hapėsirė asnjė personi qė tė shpreh mendimin e vet, e as edhe nė gjėrat me tė ndėrlikuara. Ka edhe tė atillė qė mėrziten me fillim tė dialogut mandej e pėrfundojnė atė me ngritje tė zėrit nė mbrojtje tė mendimit tė vetė. Ėshtė e qartė se duhet tė ketė udhėheqės ose kryefamiljar por duhet qė tė ketė konsultime dhe kėshillime nė mes teje dhe gruas tėnde, dhe nė mes teje e fėmijėve tuaj, edhe nėse janė nė moshė tė re, sepse nėse ka tirani nė shprehjen e mendimeve atėherė nuk do tė ketė mėshirė se atėherė do tė ketė ngushtim nė mes tyre, e kjo e bėn qė tė mos ketė mirėsjellje.

Shiko nė Kur'an ku jepet shembulli pėr kėshillime nė gjėra qė nuk ta merr mendja, kėshillimi pėr gjidhėnie. Thotė citati Kur'anor: "Dhe nėnat i ushqejnė fėmijėt e tyre dy vite tė plota kush dėshiron qė ta plotėsoje gjidhėnien… e nėse dėshirojnė qė tė ndėrpresin gjidhėnien prej tyre duke u kėshilluar s'ka mėkate pėr to…".

Pse vallė Allahu pėrmend gjidhėnien dhe kėshillimin? Sepse, nėse do tė ketė kėshillim dhe konsultim qė nė fazėn e gjidhėnies, atėherė kjo do tė vazhdojė edhe nė gjėrat e tjera si nė shkollim fillor, universitet, martesė, etj.

Gjithashtu, nėse njė fėmijė adaptohet qė t'i sheh prindėrit e tij duke u kėshilluar nė mes veti qė nga lindja e tij, atėherė ajo shtėpi do tė jete e ngritur nė baza tė kėshillimit.

Mos dhuna nė shprehjen e mendimeve tė qon deri tek mėshira, e kjo deri tek lidhja nė mes familjes. Pra, pse nuk provon qė ta praktikosh kėtė? Ka edhe gra tė cilat janė kokėforte shumė tė mėdha deri nė atė masė sa qė e detyron burrin t'i thotė 'bėjė ēfarė tė duash', sepse nuk donė tė lodhet mė shumė duke biseduar kot me te pėr shkak tė kokėfortėsisė sė saj. Kjo ėshtė njė tjetėr gjė qė e humb mėshirėn.

Ky rregull ishte shumė i vėshtirė dhe i huaj pėr Sahabet dhe shoqėrinė arabe. Omeri r.a. njė ditė prej ditėsh ishte ulur me gruan e tij dhe i tha se do tė bėjnė njė gjė. Gruaja e tij ia ktheu: "Jo, se ėshtė gabim tė bėjmė diēka tė tillė". Omeri r.a. i habitur e pyeti: "A mua po mė kundėrshton?" Ajo ia ktheu: "E pse jo kur vajza jote po e kundėrshton Pejgamberin s.a.v.s?" Omeri prapė i habitur e pyeti "A Hafsa po vepron kėshtu?" dhe u nis qė ta pyes se a me tė vėrtetė po e bėnte njė gjė tė tillė ndėrsa ajo iu pėrgjigj me: "E pse mos ta bėjė njė gjė tė tillė kur tė gjitha gratė e Pejgamberit s.a.v.s. sė bashku me ato tė Medines veprojnė kėsisoj". Omeri r.a. u nis pėr tek Pejgamberi s.a.v.s. qė tė pyeste pėr kėtė dukuri dhe e pa se ai ishte duke mos u pajtuar me gratė e tij pėr shkak tė shpenzimeve.

Pejgamberi s.a.v.s. sa e pa Omerin r.a. dhe duke u buzėqeshur i tha atij se nuk po dakordoheshin rreth shpenzimeve familjare. Kėshtu Omeri r.a. e kuptoji se gjėrat kishin ndryshuar. Ėshtė e qartė se dikush duhet tė udhėheqė, dhe se burri e ka atė personalitetin burrėror nė marrjen e vendimeve. Por ku janė ato shkallė deri nė vendimmarrje? Pse nuk konsultohemi? Pse nuk mendojmė sė bashku? Pse nuk tėrhiqemi prej disa mendimeve? Pas kėsaj ndodhie Omeri r.a. kishte ndryshuar shumė.
Njė ditė, derisa Omeri r.a. ishte udhėheqės i muslimanėve, njė njeri shkoi tek ai qė tė ankohej se gruaja e tij po e kundėrshtonte shumė. Por, para se tė trokiste nė derėn e Omerit r.a., ai dėgjoi zėrin e gruas sė tij dhe kuptoji se edhe ajo po bėnte tė njėjtė gjė. Kėshtu qė vendosi tė kthehej por rastėsisht e vėrejti Omeri r.a. dhe e pyeti: "A ishe nisur pėr tek unė?
Njeriu i tha: Po.
Omeri e pyeti: "A trokite nė derė?"
Njeriu i tha: Jo.
Omeri e pyeti: E pėrse?
Njeriu i tha: Vallahi erdha qė tė ankohem pėr gruan time sepse shumė po mė kundėrshton dhe tė gjeta ty nė tė njėjtėn gjendje. Pėr kėtė arsye u ktheva e tė lash.
Shiko se ēfarė i tha Omeri r.a. "Ajo po mi pastron rrobat, po mi edukon fėmijėt, po e mban nė barkun e saj fėmijėn time dhe po mė duron mua. Tė gjitha kėto gjėra po i bėnė pėr mua e a thua vallė unė tė mos e durojė nėse e ngre zėrin?"

Kishte ardhur njė grua tek Pejgamberi s.a.v.s. si pėrfaqėsuese e grave te Medines dhe po i ankohej se burrat kishin marrė mė shumė sevape si p.sh.: sevapin e xhihadit, tė namazit tė xhumasė, namazit nė xhami. E ēka po merrnin femrat? Pejgamberi s.a.v.s. iu pėrgjigj: "I lajmėron ato qė janė pas teje prej grave, se pėrsosmėria e bashkėshortėsisė pėr burrin e saj vlen sa tė gjitha kėto.

Ishte njė njeri qė quhej Xhurejxh Al-Abid (Xhurejxhi i devotshėm). Ishe shumė i devotshėm ndaj Allahut dhe sa herė qė hynte nė namaze vullnetare e thėrriste nėna e tij e ky thoshte: "O Zot, nėna ime dhe namazi" dhe e zgjedhte namazin. Pas pėrsėritjes sė kėsaj ndodhie, nėna e tij u lut kundėr tij dhe Allahu ia pranoji lutjen. Pejgamberi s.a.v.s. thoshte: "E mėshiroftė Allahu vėllanė tim Xhurejxhin sikur tė ishte i menēur do ta dinte se pėrgjigja nė thirrjen e nėnės ėshtė mė e mirė se namazi nafile". Hadith i vėrtetė.
Thotė Pejgamberi s.a.v.s. se pėrgjigja e thirrjes sė nėnės dhe kėnaqėsia e saj ėshtė mė e mirė se namazi nafile (vullnetar). Keni mėshirė pėr nėnat e juaj. Ky nuk i pėrgjigjej sepse falej, po si ėshtė puna e atyre qė nuk pėrgjigjen pėr ndonjė arsye tjetėr? Pėrgjigjuni thirrjes...!

Allahu xh.sh. ka bėrė shenja tė mėshirės nė Gjithėsi; siē janė dielli, hėna, yjet, uji, ajri, tė cilat janė shenja tė ngurta, e po ashtu bėri shenja tė gjalla e qė quhet Zemra e Nėnės. Ke mėshirė pėr nėnėn tėnde.

Pika e fundit ėshtė falja nė mesin e anėtarėve tė familjes. Sa ka prej nesh qė janė tė hidhėruar me dike prej familjes? Fal dhe mėshiro nė mėnyrė qė Allahu tė tė fal dhe tė mėshiron ty.

Folu atyre dhe ktheji ata sepse Kur'ani e ka thėnė kėtė. A nuk ishte Mistahu, djali i tezės sė Aishes r.a. ai qė kishte folur pėr nderin e saj edhe pėr kundėr faktit se Ebu Bekri r.a. shpenzonte pėr tė. Pėr kėtė Ebu Bekri r.a. kishte vendosur qė tė mos shpenzonte mė pėr Mistahun dhe pėr kėtė zbriti ajeti Kur'anor: "Tė ndershmit dhe tė pasurit nga ju, tė mos betohen se nuk do t'u japin tė afėrmve, tė varfėrve dhe atyre qė pėr hir tė All-llahut lanė vendlindjet e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zėnė pėr tė madhe. A nuk dėshironi qė All-llahu t'u falė ju? All-llahu falė dhe mėshiron shumė." An Nur 22. Pas kėsaj Ebu Bekri r.a. vazhdojė tė shpenzonte pėr Mistahun. Pra, nėse donė qė tė zbresė mėshira, ke mėshirė dhe fali ata.

Jusufi a.s. e kishte lėnė familjen dhe babanė e tije pėr 20 vite pėr shkak tė vėllezėrve tė tij tė cilėt e kishin hedhur nė pus,e pas kėsaj hyri edhe ne burg, e tjerė, e tjerė... dhe nė fund tė fundit tha: "... s'ka fajėsi pėr ju sot. Allahu do tė ju fal se mė tė vėrtetė Ai ėshtė Mėshiruesi i tė mėshirshmėve" Jusuf 92.
Gjithė kėtė nė mėnyrė qė tė bashkojė familjen e tij. Dhe i drejtohet babait tė tij: "Dhe ai tė dy prindėrit e vet i mori lart nė fron (i uli pranė vete), e ata iu pėrulėn atij, e ai tha: "O ati im, kjo ėshtė domethėnia e ėndrrės sime tė mėparshme. Zoti im kėtė tanimė e bėri realitet, e mua mė dhuroi mirėsi kur mė nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi djalli pat futur pėrēarje ndėrmjet meje dhe vėllezėrve tė mi. Zoti im me mjeshtėri e butėsi e realizon dėshirėn e vet pėr ēka donė, vėrtet Ai ėshtė i dijshmi, i urti". Jusuf 100.
Ku ėshtė Jusufi i kėsaj kohe? Nė ēdo familje ka shejtan qė fut pėrēarje, nė ēdo shtėpi ka shejtan qė fut pėrēarje e kush do ta mund kėtė pėrēarje tė shejtanit?

A donė qė tė tė mėshirojė Allahu? Mėshiroje familjen tėnde dhe fali ata pėr hir tė Allahut, edhe sikur tė sillen keq ndaj teje.

Mundohu qė ta bėsh kėtė derisa tė thonė edhe pėr ty melaiket siē thanė pėr Ibrahimin a.s. "Mėshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju familjarėt", pra keni mėshirė pėr tė tjerėt derisa tė thuhet edhe pėr ju kjo thėnie.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi