Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diabeti, sėmundja e sheqerit (DIABETES MELLITUS)

2 posters

Shko poshtė

Diabeti, sėmundja e sheqerit (DIABETES MELLITUS) Empty Diabeti, sėmundja e sheqerit (DIABETES MELLITUS)

Mesazh nga *lissa* Wed Sep 30, 2009 12:12 pm

Diabeti, sėmundja e sheqerit (DIABETES MELLITUS)
Diabeti, sėmundja e sheqerit (DIABETES MELLITUS) Fig1_sh_diabetes

Diabeti ėshtė ērregullimi i metabolizmit qė reflektohet nė paraqitjen e sasisė jonormale tė glukozės nė gjak, si pasojė e rezistencės sė qelizave tė gjakut ndaj insulinės, apo si pasojė e sasisė sė vogėl tė insulinės sė sekretuar nga pankreasi. Janė dy gjendje qė mund tė shkaktohet nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartė i glukozės) dhe hipoglicemia (niveli,i ultė i glukozės).
Pėr kėtė nė 12 Nėntor tė vitit tė kaluar u mbajt kongresi i 50 i Ditės sė diabetit nė tė cilin u mbajt nė fushatė sensibilizuese pėr mbledhjen e fondeve. Diabeti ėshtė njė epidemi e cila kohėt e fundit po shfaqet nė mjaft raste edhe pse mjekėt janė gjithmonė tė angazhuar me trajtimin e saj. Nė mjekėsi Diabetes mellitus,i cili nė Shqipėri njihet edhe si “sėmundja e sheqerit” ėshtė emėrtimi pėr njė grup sėmundjesh tė shkėmbimit tė lėnėve dhe pėrshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtėqitja e sheqerit nė urinė. Ne gjuhėn mjekėsore ėshtė njė pėrcaktim pėr trazime tė ndryshme tė shkėmbimit tė lėndėve, shfaqja e tė cilit ėshtė njė sasi e tepėrt sheqeri nė gjak. Shkaku ėshtė ose nė mangėsinė e insulinės, njė insulinė ndjeshmėri (insulinė rezistence) ose tė dyja. Sipas shkakut ka lloje tė ndryshme diabeti, qė sidoqoftė kanė lidhje tė pėrbashkėta. Llojet me tė zakonshme janė:
- diabetes mellitus tip I, quhej mė parė fillim diabeti tė rinjsh ose diabetes mellitus insulinė mvartės dhe karakterizohet nga rėnia ose mungesa e prodhimit tė insulinės.
- diabetes tip II, quhej mė parė fillim diabeti tė rriturish, diabet qė lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabetes mellitus joinsulinor mvartės, qė karakterizohet nga rezistenca, qėndrueshmėria e indeve trupore kundėr veprimit insulinor, megjithėse zvogėlon tretjen e insulinės mund tė ndodhė edhe bashkėjetesa me tė. Por skenari i realizuar nuk ėshtė nga mė inkurajuesit. Nė Itali diabeti prek 5-6 pėr qind tė popullatės, ndėrkohė qė vetėm para dhjetė vjetėsh prekte 4 persona nė 100. Nė botė janė rreth 230 milionė persona tė prekur nga kjo sėmundje, dhe pritet qė brenda 20 vjetėve tė ardhshme kjo shifėr tė arrijė nė 350 milionė. Njė situatė e vėshtirė, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet sė tepėrmi edhe nė vendet nė zhvillim, nė tė cilat pėrmirėsimi i kushteve tė jetesės nuk ėshtė akoma nė nivelin e duhur. Edhe nė vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet nė taksat me rritje mė tė pėrshpejtuar dhe pėrmasat pėr ta sensibilizuar nuk janė gjithmonė tė mjaftueshme. Prandaj shpenzimet pėr kurimin e diabetit duhet tė kenė edhe njė mbėshtetje qeveritare nga e cila nevojitet 6 pėr qind e shpenzimeve qeveritare kombėtare. Mbi tė gjitha duhet realizuar njė mėnyrė efikase pėr ta luftuar sėmundjen. Sė pari duhet rrėnjosur kultura e praktikimit tė sporteve tė ndryshme pėr tė pasur njė shėndet sa mė tė plotė. Por kjo dėshirė pėr sportin duhet tė “kultivohet” te njeriu duke filluar nga institucionet me tė afėrta: familja dhe shkolla. Por mjekėt specialistė kanė paraqitur katėr prioritete, tė qarta dhe esenciale, nė luftėn kundėr diabeti: trajtimi mjekėsor nė tė gjithė rajonet ėshtė i nevojshėm tė jetė i njėtrajtshėm; po ashtu ėshtė i domosdoshėm edhe njė impenjim ekonomik pėr realizimin e kėrkimeve nė kėtė fushė; si dhe njė staf i specializuar mjekėsh dhe infermieresh nė trajtimin e diabetit. E rėndėsishme ėshtė tė realizohet njė liberalizim dhe shpėrndarje e mjaftueshme e insulinės, e cila ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė shpėtuar jetėn e njė tė sėmuri me diabet. Por kjo privohet nga fuqia ekonomike dhe financiare e njė vendi, sepse pa financimet e duhura nuk mund tė realizohet kjo politikė e cila kėrkon pėrgjegjėsi tė mėdha. Diabeti pėrveē se ėshtė nė problem i madh shėndetėsor, ėshtė dhe njė problem shoqėror dhe pėr kėtė ėshtė e nevojshme njė pėrfshirje e krejt popullatės, pėrfshirė dhe punėn e madhe tė personelit mjekėsor. Lufta ndaj diabetit ėshtė njė nga sfidat m delikate qė bota mjekėsore dhe politike duhet tė pėrballojė. Fjalėt nė tė cilat kjo sfidė duhet tė mbėshtetet janė: racionalitet dhe mirėinformim. Vetėm nė sajė tė sensibilizimit tė detajuar tė sėmundjes qė nė vitet e para tė jetės ėshtė e mundur qė njė jetė e shėndetshme dhe aktive, t’u bėhet njerėzve njė zakon, njė mėnyrė tė sjelluri.

Kėshilla

Pasojat qė shfaqen te pacientėt tė cilėt nuk e kanė mbajtur nėn kontroll nivelin e glukozės nė gjak:

1- Probleme me kėmbėt, nė disa raste tė shfaqura, gangrena e cila shpie edhe deri te amputimi i kėmbės.
2- Nefropati, ka tė bėjė me sėmundje tė veshkės
3- Probleme me shikimin, nė disa raste deri nė verbim tė plotė
4- Komplikacione nė sistemin kardio-vaskular, duke rritur mundėsitė pėr zhvillim tė sėmundjeve tė zemrės apo infarkt.

Diabeti i sheqerit

Diabeti i sheqerit ėshtė njė sėmundje endokrino-metabolike, qė ka tė bėjė me mėnyrėn se si organizmi ynė e pėrpunon sheqerin i cili merret me ushqimet e ndryshme.Defekti qėndron nė pamundėsinė e insulinės, pėr tė mbajtur nivelin e sheqerit nė gjak ne vlerat normale. Kur sheqeri ėshtė me tepricė nė gjak, shfaq simptoma tė ndryshme si etje, shtim oreksit, shtim nė peshė, nevojė pėr urinim tė shpeshtė, lodhje tė shpejtė, ulje tė vėmendjes dhe perqėndrimit, si njė dobėsi tė pėrgjithshme. Kėto simptoma nuk ėshtė e thėnė tė jenė tė gjitha tė pranishme tek njė pacient me diabet. Ato mund tė jenė tė veēuara dhe nė shkallė tė ndryshme tė intensitetit tė tyre. Diabeti ndahet nė dy tipa, nė varėsi tė moshės sė pacientit ku shfaqet sėmundja: nė tipin I ai shfaqet nė moshat midis 0-40 vjec dhe tipi II kur shfaqet mbi moshėn 40 vjec.

Mungesa e insulinės sjell diabetin mellitus

Rreth 1 milionė vetė nė Shtetet e Bashkuara vuajnė nga diabeti mellitus, i cili ka tė bėjė me rėnien ose mungesėn e prodhimit tė insulines. Ky lloj diabeti mund tė bėhet i vėshtirė pėr t’u trajtuar pasi kėrkon kontroll tė kujdesshėm tė nivelit tė sheqerit nė gjak dhe injeksione tė vazhdueshme me insulinė. Por njė procedurė e re ofron premtime pėr zmbrapsjen me sukses tė diabetit tė tipit 1, pra diabeti mellitus. Shenjat e sėmundjes janė hipoglicemia e papritur qė do tė thotė se organizmi nuk ėshtė nė gjendje tė paralajmėrojė kur sheqeri nė gjak arrin nė nivele tepėr tė ulta. Kjo bėn qė i sėmuri papritur tė humbasė ndjenjat. Organizmi i njerėzve me diabet tė tipit 1 nuk ėshtė nė gjendje tė pėrftojė qeliza qė e bėjnė insulinėn tė kontrollojė nivelet e sheqerit nė gjak. Transplantimi i qelizave qė bėjnė insulinėn tė kontrollojė nivelet e sheqerit nė gjak zgjat afro 30 minuta.

Qumėshti i gjirit dhe diabeti

Sipas njė studimi tė kėtyre ditėve, ushqimi i foshnjave me qumėsht gjiri ndihmon jo vetėm pėr mirėrritjen e tyre, por edhe pėr pakėsimin e rrezikut tė diabetit tek nėnat. Sipas Alison Stuebe, mjeke pranė spitalit Brigham, "ushqimi i foshnjeve me qumėsht gjiri pėr njė vit ul 15 pėrqind rrezikun e prekjes sė nėnave nga diabeti". Nė njė studim tė kryer pranė spitalit Brigham morėn pjesė 150 gra. Aty u theksua se, nėse njė nėnė ka dy fėmijė dhe qė tė dy i ushqen me qumėsht gjiri derisa secili prej tyre tė bėhet 1 vjeē, kjo nėnė e ul me 30 pėrqind rrezikun e prekjes nga diabeti.Mbipesha trupore ėshtė njė nga shkaktarėt e diabetit dhe shkencėtarėt mendojnė se pėrdorimi i qumėshtit tė gjirit parandalon mbi peshėn trupore tek nėnat, sepse ēdo nėnnė pėrdor 500 kalori nė ditė pėr tė ushqyer fėmijėn e saj me qumėsht gjiri.

Si ndikon depresioni tek tė sėmurėt me diabet

Diabetikėt qė vuajnė nga depresioni, e kanė mė tė vėshtirė tė mbajnė nėn kontroll nivelin e sheqerit nė gjak. Sipas mjekėve pėr tė luftuar kėtė sėmundje tė sėmurėve u rekomandohet ēaji i rozmarinės, i cili ndihmon nė lehtėsimin e gjendjes sė rėndė shpirtėrore. Ēaji i pėrftuar nga zierja e gjetheve tė rozmarinės ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera edhe te personat, qė vuajnė nga tensioni i lartė. Pėr kėta tė sėmurė rekomandohet qė gjatė kohės sė rritjes sė tensionit, tė pijnė menjėherė njė gotė me ēajin e pėrftuar nga bima dhe rezultatet do tė jenė tė menjėhershme. Kjo bimė ėshtė e njohur edhe nė ndihmesėn ndaj rritjes sė aktivitetit tė trurit dhe forcimit tė kujtesės. Ēaji i rozmarinės ndihmon mjaft nė pastrimin e rrugėve tė frymėmarrjes. Efekte tė menjėhershme ka dhėnė ky ēaj te personat me grip, tė shoqėruar me rrufė.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Diabeti, sėmundja e sheqerit (DIABETES MELLITUS) Empty Re: Diabeti, sėmundja e sheqerit (DIABETES MELLITUS)

Mesazh nga bleona Thu May 31, 2012 3:48 pm

si duhet te kujdeset nje infermiere te ni pacient me diabet nese ai ka etje shtim te oreksit urinim te shpesht ulje te vemendjes dhe perqendrimit , depresion ?
bleona
bleona
Anėtar/e i/e Rregjistruar
Anėtar/e i/e Rregjistruar

Numri i postimeve : 1
Registration date : 31/05/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi