Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Shqiperi

Shko poshtė

Shqiperi

Mesazh nga sam1r prej Wed Sep 23, 2009 5:06 am

Shqiperi



Ketu te gjitha lajmet rreth Shqiperis


Edituar pėr herė tė fundit nga Sam1r nė Mon Sep 28, 2009 5:11 pm, edituar 1 herė gjithsej
avatar
sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 28
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiperi

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 11:26 am

Partia Socialiste e Shqipėrisė zgjedh kryetarin e ri


Vota e socialistėve sot ndahet ne 3 alternativa. Ata qe rizgjedhin Edi Ramėn, kryetar partie, votuesit e Maqo Lakrorit dhe bojkotuesit, mbėshtetės tė Ben Blushit. Gjatė momenteve kur hodhi votėn e tij, kandidati per kryetar Edi Rama nuk dukej i pėrfshirė nga ethet e njė gare emocionuese qė do tė pėrcaktojė udhėheqėsin e socialistėve nė 4 vitet e ardhshme. Pėrkundrazi, nė njė ditė tė veēanė pėr tė gjithė socialistėt, Edi Rama i lejoi vetes edhe ndonjė detaj ekstravagant nė veshje.
Gara eshte reale tha ai pasi votoi, duke premtuar tė ndalė nė tė ardhmen projektin e pėrbashkėt tė treshes Berisha-Meta-Nano. "Ky ėshtė njė proces i natyrshėm dhe njėkohėsisht real, dhe pėr kete arsye ka qenė njė proces qė ka pasur vėshtiresite e veta, ashtu sikundėr ka qene nje proces tė cilin Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, kompania e tyre, altopolantet e tyre kanė bėrė ēmos qė ta pėrbaltin, qe ta cėnojnė, qe ta zhvleftėsojnė, sepse ėshtė njė proces i bukur, real qė tregon qė nė fakt PS-ja ėshtė vėrtetė forca mė e madhe dhe mė demokratike nė Shqipėri", deklaroi Edi Rama, kryetar nė detyrė i Partise Socialiste.
Dritero Agolli, shkrimtar dhe anėtar i PS-sė, nuk e bojkotoi votimin e kryetarit socialist. Sidoqoftė, duke parė gjendjen e lidershipit ai ka dashur tė kėshillojė Edi Ramen, qė nė kėtė mandat tė dytė, tė bėjė dallimin mes administrimit tė Bashkisė dhe udhėheqjes sė Partisė. "Partia duhet tė ketė njė drejtim dhe tjetėr lloj nga ekzekutivi, nga organet shtetėrore. Duhet qė kryetari i partisė tė jetė mė i afert me njerėzit, mė kokėulur, tė shprehė dashurinė ndaj tė gjithėve", tha Dritėro Agolli.
Maqo Lakrori ka votuar qė nė orėt e para tė mėngjesit nė njėsine ku ishte regjistruar. Gjate ditės ai ka pasur ankesa pėr persona qė e kanė kartėn e anėtarėsisė sė Partisė Socialiste, por nuk figurojnė nė regjistra."Uroj qė procesi tė vazhdojė normalisht dhe nė kohėn e duhur do tė bejme dhe vlerėsimin e kėtij procesi", tha Maqo Lakrori, kandidat pėr kryetar i PS-sė.
Ben Blushi dhe katėr deputetet qė nuk e quajnė tė denjė kėtė proces votimi kanė bojkotuar sė bashku me votimin edhe deklaratat publike.


26 09 2009
avatar
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiperi

Mesazh nga jetaaa prej Sun Sep 27, 2009 10:06 am

Berisha ne OKB fton pėr njohjen e Kosovės


Kryeministri Sali Berisha i bėri thirrje qeverive tė vendeve anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara qė tė njohin pavarėsinė e Kosovės, e cila ėshtė shndėrruar nė njė faktor tė rėndėsishėm paqeje dhe stabiliteti nė rajonin e Ballkanit dhe Evropės Juglindore. “Pas shpalljes sė pavarėsisė, janė ulur ndjeshėm tensionet ndėretnike, janė ndėrprerė largimet e serbėve dhe tani ka filluar kthimi i shumė familjeve serbe nė Kosovė”, deklaroi kryeministri Berisha nė fjalimin e mbajtur nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork. Sipas tij , 63 vende anėtare tė OKB-sė e kanė njohur Kosovėn dhe ajo ėshtė bėrė anėtare e FMN-sė dhe Bankės Botėrore, por Kosova nuk ka marrė ende vendin qė meriton nė gjirin e kombeve sovrane nė kėtė organizatė prestigjioze. Tė gjitha vendet qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, sipas kryeministrit Berisha e kanė bėrė kėtė para sė gjithash sepse janė bindur se pavarėsia e Kosovės dhe njohja e saj ndėrkombėtare pėrbėjnė njė kontribut madhor pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon.


avatar
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiperi

Mesazh nga jetaaa prej Mon Sep 28, 2009 3:16 pm

Berisha: Enciklopedia maqedonase, sulm racist ndaj shqiptarėve



Kryeministri shqiptar Sali Berisha komentoi botimin e Enciklopedisė maqedonase, tė cilėn e quajti njė sulm racist ndaj shqiptarėve. Ai tha se nė Nju Jork bisedoi pėr kėtė ēėshtje me presidentin Ivanov, i cili u angazhua pėr ta korrigjuar kėtė botim tė Akademisė. “Ishte njė shpėrthim racist ndaj shqiptarėve duke dėshmuar se ai institucion ka mbetur nė stadin e Ēubrolloviēit. Shqiptarėt nuk kanė pse tė inpresionohen nga asnjė ndėrhyrje e atyre qė kanė probleme me identitetin e tyre. E gjitha doktrina raciste, anti-shqiptare, e vjetėr e fqinjve tanė ėshtė e bazuar nė pėrpjekjet e kėrkimit tė identitetit sepse ata qė falsifikojnė historinė dėshmojnė se janė nė kėrkim tė identitetit. Shqiptarėt nuk janė” tha Berisha.
Por gazetarėt e pyeten kryeministrin edhe per shtrembėrimet ne tekstin e historise se Shqipėrisė sė klasės sė 12-tė, botim pėr tė cilin tha se do kerkojė tė korrigjohet. “E kam ndjekur debatin, por nuk kam lexuar tekstin. Historia do shqyrtohet dhe rishkruhet dhe kėtu nuk heq asnjė presje, por do shqyrtohet dhe rishkruhet me objektivitet, ndershmėri. Sidoqoftė ministria e Arsimit do ta shqyrtojė ēėshtjen. Pavarėsisht nga notat politizuese, qė janė shprehje edhe kėto tė njė primitivizmi” tha Berisha.
Kėto komente kreu i qeverisė Berisha i bėri pak orė pas mbėrritjes nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB nė Nju Jork. Ai me kėtė rast i ka rilėshuar rivalit tė tij politik Rama, ftesėn pėr t’u kthyer nė kuvend. Pėr kreun e ekzekutivit kjo ėshtė dhe sfidė pėr kryesocialistin qė tė vėrtetojė qė nuk ėshtė kundėr ingrimit nė BE dhe liberalizimit tė vizave.



avatar
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Elbasan, vidhen zyrat e Myftinisė sė qytetit

Mesazh nga <ErtA> prej Sat Jan 02, 2010 2:49 pm

Elbasan, vidhen zyrat e Myftinisė sė qytetit


Elbasan - Persona ende tė paidentifikuar kanė vjedhur gjatė orėve tė para tė mėngjesit tė sotėm, zyrat e Myftinisė sė Elbasanit, tė cilat ndodhen nė lagjen "Aqif Pasha ", tė kėtij qyteti.
Burime zyrtare tė policisė bėnė tė ditur se “autorėt kanė hapur me mjete tė forta derėn kryesore tė zyrave tė Myftinisė e mė pas kanė marrė kompjuterat dhe pajisje tė ndryshme qė ndodheshin nė kėto zyra”.

Sipas Myftiut, Agim Duka autorėt kanė mundur tė vjedhin gjithashtu edhe disa lekė qė ndodheshin nė njė nga sirtarėt e hapur tė tavolinave tė kėsaj Myftinie.Nė vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor qė paraprakisht konstaton se autorėt kanė patur si qėllim vjedhjen e parave nė kasafortėn e Myftinisė, por nuk ja kanė arritur dot. Zyrat e Myftinisė sė Elbasanit ndodhen nė vendin e quajtur “Rruga e Blinave” pėrgjatė universitetit “ Aleksandėr Xhuvani”. Kjo zyrė ėshtė zhvendosur nė njė pallat 10 katėsh para dy vjetėsh.

Mė parė Myftinia i kishte zyrat e saj nė xhaminė nė qendėr tė qytetit tė Elbasanit. Myftinia e Elbasanit shėrben pėr adiministrimin e tė gjitha xhamive qė ndodhen nė kėtė rajon. Vjedhja e zyrave tė Myftinisė shėnon dhe vjedhjen e parė nė vitin e ri 2010, nė qarkun e Elbasanit.

________________________________________________________________________________
DITURIA- ėshtė mė e mirė se trashegimia,
EDUKATA-ėshtė fytyra mė e pastėr,
DEVOTSHMĖRIA-ėshtė fati mė i sigurtė,
ADHURIMI-ėshtė fitimi mė i mirė,
MENDJA-ėshtė udhėrrėfyesi mė i mirė,
SJELLJA-ėshtė shoku mė i mirė,
LUMTURIA-ėshtė pasuria mė e madhe
avatar
<ErtA>
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1485
Age : 25
Location : Im Wunderland
Registration date : 24/12/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vlorė, grabitet kasaforta e pikės sė karburantit

Mesazh nga <ErtA> prej Mon Jan 04, 2010 1:05 pm

Vlorė, grabitet kasaforta e pikės sė karburantit

Dy persona ende tė paidentifikuar nga policia kanė grabitur mesnatėn e tė dielės njė pikė karburanti nė qytetin e Vlorės, ndėrsa hetuesit pohojnė se kanė pistat e tyre pėr kėtė ngjarje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orės 2:30-3:00 tė mėngjesit nė njė pikė karburanti ne daljė tė Vlorės pėrgjatė rrugės drejt Babicės. Autorėt kanė hyrė nė pikėn e karburantit dhe pasi i kanė kėrkuar rojes tė mos levizė, kanė marrė me vete kasafortėn ku mbaheshin lekėt e xhiros ditore.

Policia tha se grabitėsit kanė vjedhur rreth 12 milion lekė. Ata i kanė marrė paratė nėn kėrcėnimin e armėve, por pa e lėnduar rojen. Ky i fundit ka dėshmuar nė drejtorinė e policisė, duke thėnė edhe dyshimet e tij. Sipas deshmisė sė dhėnė nga i moshuari, njėri nga grabitėsit i ka ngjarė si person i njohur.

________________________________________________________________________________
DITURIA- ėshtė mė e mirė se trashegimia,
EDUKATA-ėshtė fytyra mė e pastėr,
DEVOTSHMĖRIA-ėshtė fati mė i sigurtė,
ADHURIMI-ėshtė fitimi mė i mirė,
MENDJA-ėshtė udhėrrėfyesi mė i mirė,
SJELLJA-ėshtė shoku mė i mirė,
LUMTURIA-ėshtė pasuria mė e madhe
avatar
<ErtA>
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1485
Age : 25
Location : Im Wunderland
Registration date : 24/12/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiperi

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 5:59 am

Topi nė Lezhė: Situata po tejkalohet


Presidenti i Republikės, Bamir Topi, ka vizituar sot
zonat e pėrmbytura nė zonėn e Lezhės. Nga Ishull Shėngjin, kreu i
shtetit ka theksuar se situata po tejkalohet me sukses ndėrsa ka
theksuar gjendja ėshtė nė monitorim tė plotė nga ana e shtetit.



“Populli shqiptar ka ditur tė pėrballojė katastrofat natyrore me sukses”, u shpreh Topi.
Presidenti i vendit u ka premtuar banorėve se do tė pėrllogariten
dėmet dhe se do tė dėmshpėrblehen. “Pushteti vendori do tė marrė me
seriozitet dhe do tė dėmshpėrblehen tė gjitha dėmet e shkaktuara”,
vijoi Topi.

Pėr sa i pėrket masave mbrojtėse, kreu i shtetit ka deklaruar se pėr
argjinaturat projekt mė i qėndrueshėm. Gjithashtu, presidenti Topi ka
falėnderuar forcat e ushtrisė dhe ato tė policisė pėr ndihmėn dhe punėn
e tyre pėr tė pėrballuar situatėn e krijuar nga reshjet. /gazeta start/
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiperi

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:00 am

Berisha: Banorėt tė evakuohen, tė shmanget katastrofa


“Jemi para njė situate emergjente reale. Potencialisht
katastrofa qėndron si Shpatė e Demokleut. Detyra jonė ėshtė tė
parandalojmė katastrofėn, por kėrkoj qė zona e Nenshkodrės dhe e Dajēit
tė evakuohen. Duhet tė pėrgatitemi pėr tė gjitha situatat”.



Kėshtu deklaroi nė njė mbledhje urgjente qeverie kryeministri Sali
Berisha, i cili njoftoi ngritjen e Komitetit tė Emergjencės Civile, qė
do tė koordinojė me autoritetet vendore tė gjithė procesin e evakuimit
nga zonat e pėrmbytyra.

“Banorėt duhet tė tregohen tė matur dhe tė marrin vendim pėr t’u
larguar, pasi qoftė edhe njė jetė e humbur ėshtė shumė e rėndė pėr
vendin. Trimėri ėshtė tė gjesh rrugėn pėr ta pėrballur me menēuri kėtė
situate”, u shpreh kryeministri.

Duke ndare detyrat pėr ministrat e kabinetit, Berisha kėrkoi
impenjim maksimal tė Forcave tė Armatosura, tė drejtuesve tė
energjetikės, shėndetėsisė, tė rrugėve, ndėrkohė kėrkoi nga vetė
banorėt qė tė japin kontributin e tyre nė shpėtimin e gjesė sė gjallė,
duke siguruar se strehimi i tė evakuuarve do tė jetė nė kushte optimale.

“Tė evakuohet patjetėr Nėnshkodra, Dajēi, si dhe tė merret nė
konsideratė Velipoja, Ana e Malit dhe rrethinat”, u shpreh Berisha.
/TCH/
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiperi

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 6:49 am

Pėrmbytjet nė Shkodėr, nis verifikimi i dėmeve



Njė
grup prej 180 specialistėsh, tė shtunėn do tė nisė vlerėsimin e dėmeve
qė u shkaktuan nė Qarkun e Shkodrės nga pėrmbytja mė e madhe e shėnuar
nė dekadat e fundit. Janari i kėtij viti nisi "mbrapsht" pėr
kryeqendrėn e veriut, duke zhytur nėn ujė mbi 11 mijė hektarė tokė e
pėrmbytur 2649 banesa.
Do jetė Kėshilli i Qarkut tė
Shkodrės, qė do tė menaxhojė tė gjithė procesin e vlerėsimit tė dėmeve.
Komisioni Ndėrministror, pas njė mbledhje disaorėshe nė ambientet e
Prefekturės tė Shkodrės pasditen e sė premtes, pėrcaktoi dhe planin e
punės pėr ditėt nė vazhdim.

Ministri i Brendshėm, Lulzim Basha bėri me dije nė njė konferencė
pėr shtyp, tri vendimet kryesore tė marra nė kėtė takim. Sipas tij,
ėshtė pėrcaktuar grupi i punės pėr vlerėsimin e dėmeve, nė tė cilin
bėjnė pjesė specialistė nga tė gjitha institucionet: Pushteti vendor,
ALUIZNI, Ministria e Bujqėsisė, Enti Kombėtar i Banesave etj.

Nė mbledhje u pėrcaktuan masat qė do tė merren nė kėtė fazė tė dytė
tė situatės. "Janė pėrcaktuar qartė detyrat e tė gjitha ministrive tė
linjave dhe drejtorive pėrkatėse. Janė pėrcaktuar masat pėr ujin e
pijshėm, furnizimin me ushqime pėr njerėzit dhe bagėtitė. Ėshtė
vendosur se pėr gjėnė e gjallė duhet tė sigurohet baza ushqimore deri
nė mars", ka sqaruar Basha.

Pika e tretė pėr tė cilėn ėshtė diskutuar nė takimin e Komisionit
Ndėr-ministror ka qenė paraqitja e projekteve nga njėsitė vendore qė
kjo situatė pėrmbytjesh tė mos ndodhė mė.

"Ne u kemi kėrkuar pushteteve vendore qė tė pėrgatisin sa mė shpejt
projektet qė ndihmojnė zonėn, duke filluar nga transformatorėt,
argjinaturat deri tek by-pass i Shkodrės, i cili do tė shpėtojė qytetin
nga pėrmbytjet", ka thėnė Basha.

Ai pohoi se kėto projekte do paraqiten nė njė takim me pėrfaqėsues tė BB-sė dhe donatorė tė tjerė. /Balkanweb/
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiperi

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 6:50 am

Shqipėri, 5.600 divorce nė vitin 2009




sekretaritė e gjykatave tė shkallės sė parė nė Shqipėri regjistrohen
ēdo ditė mesatarisht 15 padi pėr zgjidhje martese. Viti 2009 konfirmoi
rritje tė numrit tė divorceve me rreth 7 pėr qind krahasuar me vitin
2008.

Arsyet e divorcit janė tė shumta, ato fillojnė nga
dhuna, vėshtirėsitė ekonomike, abuzimi me pijet ose drogat, duke
vazhduar me lidhjet jashtėmartesore, konfliktet pėr ēėshtje pronėsore,
shkaqet shėndetėsore etj.

Kosova gjithashtu ka prirje pėr rritje tė numrit tė divorceve.
Ndarja e bashkėshorteve dhe vėnia nė pikėpyetje e tė ardhmes sė
fėmijėve, s'ėshtė mė pengese sa ishte dikur. /gazeta start/
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiperi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi