Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Botė

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga dBeLti prej Wed Sep 30, 2009 4:34 am

Mbledhje strategjike mbi luftėn nė Afganistan
Presidenti amerikan, Barack Obama zhvillon sot nė Shtėpinė e Bardhė njė mbledhje me kėshilltarėt e tij mė tė lartė politikė e ushtarakė pėr tė debatuar mbi tė ardhmen e luftės nė Afganistan.
Nė kėtė mbledhje strategjike do tė marrin pjesė shefi i komandės qendrore David Petraeous, nėnpresidenti, sekretari i Mbrojtjes, sekretarja e Shtetit dhe i dėrguari i posaēėm i presidentit Obama pėr Afganistanin.

Komandanti i luftės, gjeneral Stanley McCrystal, qė ėshtė udhėheqėsi mė i lartė ushtarak amerikan nė Afganistan, do tė marrė pjesė nė mbledhje nėpėrmjet lidhjes me video.

Administrata Obama ka rishqyrtuar prej javėsh strategjinė e luftės nė Afganistan nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė mėnyrė tė re pėr zgjidhjen e konfliktit afro 8 vjeēar.

Gjeneral McCrystal ka kėrkuar trupa shtesė pėr tė luftuar kryengritėsit talebanė tė nxitur nga terroristėt e al Qaedas.

Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, diskutoi dje strategjinė me presidentin Obama. Ai tha se aleanca ushtarake e NATO-s ėshtė e vendosur pėr tė arritur sukses nė Afganistan. /VoA/
avatar
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga dBeLti prej Wed Sep 30, 2009 4:34 am

Cunam shkatėrrimtar nė Paqėsor
Njė cunam i shkaktuar nga njė tėrmet i fuqishėm nėnujor nė Oqeanin Paqėsor ka ēuar nė shkatėrrime tė mėdha nė ishujt e Samoes dhe Samoes Amerikane.
Se paku 85 vetė deri tani thuhet tė kenė vdekur por njė zyrtar lokal thotė se kjo shifėr mund tė kalojė nė 100 sepse disa fshatra tė tėrė thuhet tė jenė pėrmbytur nga valėt e mėdha.

Banorėt lokal thonė se janė dėrmuar nga njė dridhe e madhe qė ėshtė pasuar nga dridhje tė tjera tė gjata disa minuta. Zyrtarėt kanė shprehur frikėn se fshatra tė tėrė mund tė jenė pėrmbytur dhe se shumė trupa mund tė jenė varrosur nė rėrė.

Ata qė ishin me fat kanė arritur nė vende me tė larta para se valėt ti pėrpinin shtėpitė e tyre. Niveli i vėrtetė i kėsaj katastrofe do tė kuptohet vetėm pasi tė ketė kaluar mė shumė kohė.

Presidenti Obama e ka shpallur gjendjen nė Samoen Amerikane si katastrofė e madhe dhe ka urdhėruar fonde federale pėr ndihmuar situatėn. /bbc/
avatar
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga dBeLti prej Wed Sep 30, 2009 4:35 am

Gjeorgjia e para ka qėlluar nė luftėn e Kaukazit
Nė konfliktin ushtarak nė Kaukaz nė verėn e vitit 2008, Gjeorgjia ishte ajo e cila ka shkrepur plumbin e parė, thuhet nė raportin e pritur me shumė kureshtje.
Gazeta gjermane "Süddeutscher Zeitung" njofton se raportin e ka hartuar njė komision hetimor ndėrkombėtar. Sipas raportit, Gjeorgjia e para i ka kapur armėt duke sulmuar nė Osetinė Jugore trupat ruse, tė cilat ishin tė stacionuara atje nėn njė mandat ndėrkombėtar.

Mirėpo sulmet kanė pasuar pas sulmeve qė kanė zgjatur me javė tė tėra prej trupave tė mbėshtetura nga Rusia nė provincat e Abhazisė dhe Osetisė Jugore.

Raporti i hartuar nėn udhėheqjen e diplomates zvicerane Heidi Tagliavini me kėrkesėn e BE-sė, do tė prezantohet kėtė tė mėrkurė nė Bruksel. /DW/
avatar
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga dBeLti prej Wed Sep 30, 2009 4:35 am

Obama: Bashkėpunim me Rusinė nė mbrojtjen raketore
Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Barack Obama tha se e mbėshtet pėrmirėsimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Rusisė, Shteteve tė Bashkuara dhe NATO-s, pėrfshirė bashkėpunimin e mundshėm nė mbrojtjen raketore.
Nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp me sekretarin e pėrgjithshėm tė aleancės, Obama tha se ai dhe Anders Fogh Rasmussen kanė rėnė dakord pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me Moskėn.

Prononcimet e presidentit Obama pasuan komentet e emisarit rus nė NATO, Dimitri Rogozin, i cili tha se Moska po kėrkon garanci se ēdo sistem i ri mbrojtės raketor amerikan nuk do ta kėrcėnojė sigurinė e Rusisė. /REL/
avatar
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga jetaaa prej Wed Sep 30, 2009 2:41 pm

Bie borė nė Turqi

Krahina veri-lindore e Turqisė Ardahan ėshtė mbuluar nga bora gjatė dy ditėve tė kaluara.

Nė Ardahan ėshtė duke rėnė borė pandėrprerė qe 48 orė dhe atje po mban njė mot i ftohtė deri ne -2 gradė Celzius./worldbulletin/


avatar
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Sun Nov 29, 2009 8:15 am

Bin Laden mund tė kapej

Njė raport qė i ėshtė paraqitur senatit amerikan, thotė se nga fundi i vitit 2001 ekzistonte mundėsia qė forcat amerikane nė Afganistan ta kapnin Osama Bin Laden-in.
Por, sipas kėtij raporti tė pėrgatitur nga demokratėt pėr Komisionin e marrėdhėnieve me jashtė, krerėt ushtarakė amerikanė vendosėn qė tė mos autorizonin pėrdorimin e mjeteve dhe forcave pėr kėtė qėllim.

Raporti thotė se Bin Laden-i dhe pasuesit e tij kryesorė u izoluan nė malet Tora Bora nė Afganistan, por “administrata e Bushit nuk autorizoi dėrgimin e pėrforcimeve pėr ta kapur Osama Bin Laden-in”.

Sipas raportit, ky dėshtim ishte shkaku qė militantizmi nė Afganistan u forcua.

Ky raport bėhet publik ndėrsa presidenti Barack Obama pritet tė shpallė vendimin pėr shtimin e trupave amerikane nė Afganistan.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Sun Nov 29, 2009 8:16 am

Arabi Saudite: 103 tė vdekur nga reshjet

Ka shkuar nė 103 numri i viktimave si pasojė e pėrmbytjeve nė portin e Xhedas nė Arabinė Saudite.
Shumica e viktimave kanė humbur jetėn si pasojė e mbytjes apo aksidenteve me makina.

Arabia Saudite ka pėrjetuar reshjet mė tė mėdha nė shumė vite.

Nė mesin e viktimave nuk ka asnjė nga pelegrinėt qė kanė qenė nė haxhin e kėtij viti.

Porti i Xhedas ėshtė njėri nga portet bazė nga ky hyjnė pelegrinėt myslimanė
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Sun Nov 29, 2009 8:17 am

Zvicėr, gati referendumi pėr minaret e xhamive

Votuesit zviceranė do tė zhvillojnė nesėr njė referendum nėse duhet t’i kėrkojnė kushtetutės sė tyre qė tė ndalojė ndėrtimin e minareve.
Partia Popullore e Zvicrės, njė parti nacionaliste dhe partia ekstremiste e Bashkimit Federal Demokratik qėndrojnė prapa propozimit tė debatueshėm.

Mjaft nacionalistė thonė se nuk pėrbėn problem ndėrtimi i xhamive nė Zvicėr. Por ata thonė se kundėrshtojnė minaret nga ku udhėheqėsit fetarė bėjnė lutjet drejtuar besimtarėve.

Kritikėt thonė se minaret shpesh paguhen nga ekstremistėt dhe pėrdoren si simbole politike, ēka pėrbėn sipas tyre shkelje tė kushtetutės zvicerane. Ata thonė gjithashtu se minaret nuk janė detyrim sipas Islamit.

Mjaft myslimanė dhe jo myslimanė e shohin referendumin e Zvicrės si njė kėrcėnim pėr lirinė e besimit.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Sun Nov 29, 2009 8:17 am

Zvicėr, gati referendumi pėr minaret e xhamive

Votuesit zviceranė do tė zhvillojnė nesėr njė referendum nėse duhet t’i kėrkojnė kushtetutės sė tyre qė tė ndalojė ndėrtimin e minareve.
Partia Popullore e Zvicrės, njė parti nacionaliste dhe partia ekstremiste e Bashkimit Federal Demokratik qėndrojnė prapa propozimit tė debatueshėm.

Mjaft nacionalistė thonė se nuk pėrbėn problem ndėrtimi i xhamive nė Zvicėr. Por ata thonė se kundėrshtojnė minaret nga ku udhėheqėsit fetarė bėjnė lutjet drejtuar besimtarėve.

Kritikėt thonė se minaret shpesh paguhen nga ekstremistėt dhe pėrdoren si simbole politike, ēka pėrbėn sipas tyre shkelje tė kushtetutės zvicerane. Ata thonė gjithashtu se minaret nuk janė detyrim sipas Islamit.

Mjaft myslimanė dhe jo myslimanė e shohin referendumin e Zvicrės si njė kėrcėnim pėr lirinė e besimit.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Sun Nov 29, 2009 8:18 am

Nė Honduras zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Njė ditė para zhvillimit tė zgjedhjeve tė diskutueshme parlamentare dhe presidenciale nė Honduras, SHBA-tė kanė bėrė thirrje pėr mbajtjen e njė procesi paqėsor. Votimi ėshtė njė etapė tjetėr e rėndėsishme pėr rivendosjen e rendit demokratik nė vendin amerikanoqendror, deklaroi Ministria e Jashtme nė Uashington.
Shumė vende, para sė gjithash vendet amerikanolatine, dėshirojnė qė tė mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve qė u organizuan nga qeveria puēiste, nėn udhėheqjen e kryeministrit tė pėrkohshėm Roberto Micheletti.

Presidenti i rrėzuar nė qershor, Manuel Zelaya, mandati i tė cilit zyrtarisht i pėrfundon nė fund tė vitit, bėri thirrje pėr bojkotim tė votimit.

Favorit pėr president tė ardhshėm, sipas anketimeve, mbahet njė pronar shumė i madh nga Partia opozitare Kombėtare e Djathtė. Micheletti nuk kandidon.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Mon Nov 30, 2009 9:18 am

SHBA: U vranė katėr policė

Katėr policė janė qėlluar pėr vdekje, derisa ata po punonin me laptopėt e tyre nė njė kafene nė Washington. Autoritetet thonė se ky ishte njė sulm i qėllimshėm.
Zėdhėnėsi i policisė, Ed Trojer, tha se u vranė tre meshkuj dhe njė femėr police.

Hetuesit besojnė se ata ishin cak i sulmit dhe se nuk bėhej fjalė pėr ndonjė plaēkitje.

Policia nuk i ka publikuar emrat e tė vrarėve.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Mon Nov 30, 2009 9:19 am

Irani paralajmėron zgjerimin masiv tė pasurimit tė uraniumit

Irani sėrish ka ashpėrsuar politikėn ndaj Perėndimit nė ēėshtjen e kontestuar tė programit atomik dhe pasurimit tė uraniumit.
Presidenti Mahmoud Ahmadinejhad ka deklaruar se vendi i tij duhet tė ndėrtojė edhe 500.000 centrifuga pėr pasurimin e uraniumit, me qėllim qė tė mund tė prodhojė rreth 300 kilogram lėndė djegėse nė vit. Kėto lėndė i duhen pėr fillimin e punės nė qendrat atomike.

Vendimi mė i ri i Iranit paraqet hapje tė frontit ndaj Organizatės Ndėrkombėtare pėr Energji Atomike (IAEA). Autoritetet e OKB-sė para disa ditėsh kanė kėrkuar prej qeverisė nė Teheran qė tė ndėrpresė tė gjitha punėt pėr prodhimin e sasive tė reja tė uranimumit.

Negociatori iranian Ali Larijani kėrkoi ndėrprerjen e presioneve ndėrkombėtare. "Ata janė nė rrugėn mė tė mirė qė tė na detyrojnė tė reduktojmė nė minimum bashkėpunimin me Organizatėn pėr Energji Atomike. Ne po i shikojmė me vėmendje tė madhe hapat e ardhshėm tė tyre dhe nė qoftė se nuk e ndėrprenė kėtė lojė qesharake tė kėrcėnimeve dhe ofertave, do tė ndėrmarrim hapa tė tjerė"
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Mon Nov 30, 2009 9:19 am

Rivali i Zelaya-s fiton zgjedhjet

Zgjedhjet presidenciale nė Honduras janė fituar nga kandidati i konservatorėve, Pepe Lobo. Me numėrimin e dy tė tretave tė votave, Lobo kryeson me 56 pėrqind tė votave.
Zgjedhjet janė tė parat qė zhvillohen qė nga koha kur presidenti majtist, Manuel Zelaya u rrėzua nga pushteti me njė grusht shteti.

Qeveria e pėrkohshme qė e zėvendėsoi atė thotė se zgjedhjet shėnojnė njė epokė tė re nė historinė e vendit. Zelaya u bėri thirrje mbėshtetėsve tė tij qė t'i bojkotonin zgjedhjet.

Njė korrespondent i BBC-sė thotė se qeveria hondurase kishte shpresuar qė tė ndodhte pikėrisht ajo qė ndodhi. Nga zgjedhjet doli njė fitues i qartė dhe pjesėmarrja nė to ishte e madhe.

Pepe Lobo, njė pronar i pasur tokash, bėri fushatė pėr bashkim, me distancė tė mjaftueshme si nga Manuel Zelaya, ashtu dhe nga ata qė bėnė komplot pėr ta rrėzuar atė nga posti. Por korrespondenti thotė se kjo do tė jetė njė sfidė e madhe.

Presidenti i rrėzuar ndodhet nė kryeqytet, nė ambasadėn braziliane. Ai thotė se zgjedhjet duhen anuluar dhe mbėshtetėsit e tij kanė premtuar qė ta vazhdojnė betejėn.

Disa qeveri tė vendeve latinoamerikane kanė lėnė tė kuptohet se nuk do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Mon Nov 30, 2009 9:20 am

Mė shumė se dy milionė myslimanė nė haxhillėk

Grupe besimtarėsh filluan tė mbėrrijnė tė dielėn nė Medina tė Arabisė Saudite, pas pėrfundimit tė ritualeve tė fundit fetare nė pėrvjetorin e haxhillėkut.
Kėtė vit, mė shumė se dy milionė myslimanė shkuan pėr haxhillėk nė qytetin e shenjtė tė Mekės, vendlindja e Muhamedit, profet i fesė islame. Sikurse profeti Muhamed, besimtarėt udhėtuan nga Meka pėr nė Medine, 360 kilometra nė veri tė Mekės.

Zyrtarė tė Arabisė Saudite ishin pėrgatitur pėr njė dyndje masive tė besimtarėve qė filloi sot me rastin e festės sė Kurban Bajramit e cila shėnon kulmin e haxhillėkut.

Tė gjithė myslimanėt duhen tė kryejnė haxhillėkun sė paku njė herė nė jetėn e tyre nė se kanė mundėsi.

Zyrtarė tė Arabisė Saudite njoftojnė se nuk ka pasur incidente tė mėdha gjatė haxhillėkut kėtė vit. Siguria ishte e rreptė dhe kėtė herė ishin ndėrtuar shtigje tė reja pėr tė shmangur incidentet vdekjeprurėse tė viteve tė kaluara.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Mon Nov 30, 2009 9:21 am

Perėndimi i shqetėsuar me vendimet e Iranit

Vendet perėndimore kanė reaguar me shqetėsim tė madh ndaj paralajmėrimeve tė Iranit pėr zgjerimin e programit atomik.
Irani duhet tė bashkėpunojė me Organizatėn Ndėrkombėtare pėr Energji Atomike, deklaroi njė zėdhėnėse e Ministrisė sė Jashtme nė Berlin.

SHBA-ja kumtoi se nėse Teherani i zbaton kėto plane, do tė ishte kjo njė shkelje e re e rezolutave tė OKB-sė. Koha po kalon dhe Irani duhet tė zbatojė kėrkesat ndėrkombėtare, kumtuan pėrfaqėsuesit e SHBA-sė.

Ndėrsa Ministri i Jashtėm britanik, David Miliband foli pėr njė provokim tė hapur tė Iranit.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Mon Nov 30, 2009 9:21 am

Holandė: Tė ndalohen minaret si nė Zvicėr

Partia djathtiste e Lirisė nė Holandė, njoftoi se do tė kėrkojė nga Qeveria, qė tė mbajė referendum pėr ndalimin e ndėrtimit tė minareve, sipas shembullit tė Zvicrės.
Lideri i Partisė sė Lirisė sė Holandės, Gert Vilders, i tha gazetės Volkskrant se partia i tij “do ta ftojė qeverinė, qė tė bėjė tė mundshėm referendum tė ngjashėm nė Holandė”.

Kjo parti, e njohur pėr kritikat e saj pėr islamin dhe imigrantėt, aktualisht i ka nėntė vende nė Parlamentin prej 150 deputetėve.

Tė dielėn, pjesa mė e madhe e votuesve zviceranė votoi nė favor tė ndalimit tė ndėrtimit tė minareve, pėrkundėr kundėrshtimit nga ana e qeverisė
sė kėtij vendi.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Sun Dec 06, 2009 11:40 am

Gates nuk konfirmon njoftimet pėr Bin Ladenin



Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, thotė se nuk mund t'i konfirmojė njoftimet e kohėve tė fundit, sipas tė cilave Osama Bin Laden ėshtė parė nė Afganistan.
Gates i tha njė kanali televiziv amerikan se kishte vite qė Shtetet e Bashkuara nuk kishin marrė informacion tė besueshėm pėr vendndodhjen e liderit tė al-Qaedas. Ai shtoi se nėse do tė dihej vendndodhja e Bin Ladenit, trupat "do tė shkonin ta kapnin".

Javėn e kaluar Senatit amerikan iu paraqit njė raport, ku thuhej se nė vitin 2001 forcat amerikane nė Afganistan kishin qenė shumė pranė kreut tė Al-Qaedas.

Tė enjten e kaluar, kryeministri britanik, Gordon Brown, i bėri thirrje Pakistanit tė ndihmojė mė shumė pėr kapjen e udhėheqėsve tė Al-Qaedas dhe tė luftojė kundėr talibanėve.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Sun Dec 06, 2009 11:41 am

India dhe Rusia do tė diskutojnė pėr Pakistanin


Kryeministri i Indisė, Manmohan Singh, udhėtoi sot pėr njė vizitė nė Rusi ku do tė kėrkojė nga autoritetet ruse ta pėrdorin ndikimin e tyre pėr ta ndalur terrorizmin kundėr Indisė nga territori pakistanez.
Singh do tė bisedojė me presidentin rus Dmitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin.

Para nisjes Singh tha se Pakistani duhet tė bindet se shfrytėzimi i terrorizmit si instrument i politikės shtetėrore ėshtė nė kundėrshtim me kursin e marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore me Indinė.

Ai iu referua pohimeve tė Indisė se sulmet e vitit tė kaluar nė Bombei qė u kryen nga ekstremistėt nė Pakistan, nė njė masė ishin tė mbėshtetura nga shteti i Pakistanit, gjė qė Islamabadi e mohon.

Vizita e tij nė Moskė vjen pas vizitės sė javės sė kaluar nė Uashington ku bisedoi me presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Sun Dec 06, 2009 11:42 am

Protesta masive kundėr Berlusconit

Nė kryeqytetin italian dhjetėra mijėra demonstrues kanė kėrkuar dorėheqjen e kryeministrit tė pėrfshirė nė disa skandale, Silvio Berlusconi. Organizatorėt flasin pėr 350 mijė pjesėmarrės nė kėtė demonstratė, ndėrsa policia pėr 90 mijė.
Kjo ishte protesta e parė e organizuar nė Itali pothuajse vetėm pėrmes njoftimeve nė internet. Sindikatat, organizatat me orientim tė majtė, Partia e hetuesve tė dikurshėm anti-korrupsion dhe ministri Antonio Di Pietro pėrkrahėn tė ashtuquajturėn "No Berlusconi Day".

Kreu i qeverisė me orientim tė djathtė dhe shef koncerni ėshtė akuzuar pėr korrupsion, pėr shkelje tė kushtetutės dhe sė fundi pėr lidhjet e tij me mafien. Ai iu kishte shpėtuar disa herė ndjekjeve penale pėrmes ndryshimeve tė ligjeve.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Sun Dec 06, 2009 11:42 am

Varrosen viktimat e zjarrit nė Rusi

Nė qytetin rus Perm zhvillohen tė dielėn ceremonitė e varrimit tė disa prej 112 viktimave tė zjarrit qė ra tė premten nė njė klub nate.
Zjarri nisi pas shpėrthimit tė njė fishekzjarri, flakėt e tė cilit ndezėn tavanin e ndėrtesės.

Gati gjysma e 230 personave tė pranishėm nė klub gjetėn vdekjen ndėrsa shumė tė tjerė janė shtruar nė spital.

Pronari dhe menaxheri i klubit janė arrestuar.

Presidenti Dmitry Medvedev ka thėnė se personave pėrgjegjės u mungonte truri e ndėrgjegjja. Presidenti Medvedev e ka shpallur tė hėnėn ditė zije kombėtare


avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Sun Dec 06, 2009 11:43 am

Ofensivė e forcave afgane dhe aleatėve nė Afganistanin jugor


Marinsat amerikanė avancuan sot mė nė thellėsi nė territorin ku ndodhet njė bazė e rėndėsishme talebane nė Afganistanin jugor, nė kuadėr tė njė ofensive qė ka pėr qėllim ndėrprerjen e furnizimit tė tyre.
Operacioni i njohur me emrin Zemėrimi i Kobrės, filloi dje nė qytetin e Nou Zad-it, nė provincėn e Helmandit.

Kjo ėshtė ofensiva e parė e udhėhequr nga forcat amerikane qė kur presidenti Barack Obama njoftoi strategjinė e re tė Shteteve tė Bashkuara pėr luftėn nė Afganistan.

Nė kėtė operacion marrin pjesė rreth 1 mijė marinsa amerikanė, 150 ushtarė afganė dhe njė numėr i papėrcaktuar trupash britanike.

Zyrtarėt thanė se kėto forca vranė katėr militantė talibanė nė ditėn e parė tė operacionit si dhe ēaktivizuan qindra mina e lėndė shpėrthyese.

Nuk janė njoftuar dėme mes forcave ndėrkombėtare dhe atyre tė qeverisė afgane.

Nou Zad, dikur qyteti i dytė mė i madh nė provincėn Helmand, thuajse ėshtė boshatisur, pasi banorėt janė larguar pėr t’i shpėtuar dhunės. Forcat talebane e pėrdorin kėtė zonė pėr tė transportuar drogė, armė dhe luftėtarė
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Sun Dec 06, 2009 11:44 am

Irani ndalon shtypin e huaj para protestave

Departamenti pėr shtypin e huaj nė Iran i ka tėrhequr lejet pėr gazetarėt dhe fotografėt e huaj qė punojnė nė Teheran prej 7 deri 9 dhjetor.
Sot po ashtu u ndėrprenė disa lidhje tė internetit dhe telefonisė celulare, nė prag tė protestave tė paralajmėruara nga opozita.

Protesta e planifikuar pėr 7 dhjetor, pėrkon me Ditėn e Studentėve, e cila i pėrkujton studentėt qė u vranė nga forcat e sigurisė pas grusht shtetit tė vitit 1953.

Organizata “Reporterėt pa Kufij” me seli nė Paris, tha se gazetarėt nė Iran ende po pėrballen me vėshtirėsi
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Fri Dec 18, 2009 10:33 am

Fundoset njė anije me 80 njerėz nė bord nė afėrsi tė Libanit


Afėr bregdetit tė Libanit ėshtė fundosur njė anije
mallrash me rreth 80 njerėz nė bord. Ndėrkohė rreth 30 prej tyre janė
shpėtuar.




Ekipet e shpėtimit kanė nxjerrė deri tani dy trupa tė pajetė, ndėrsa tė tjerėt llogariten si tė zhdukur.

Nė aksionet e shpėtimit po marrin pjesė edhe trupat e OKB-sė nė
misionin UNIFIL, ndėr tė cilat janė edhe dy anije tė marinės gjermane.

Anija e cila lundronte nėn flamurin e Panamasė, ishte duke udhėtuar nė drejtim tė limanit Tartus tė Sirisė.

Anija transportonte rreth 10.000 dele dhe 18.000 gjedhė. Shumica e
njerėzve nė bord ishin me prejardhje nga Filipinet dhe Pakistani.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Fri Dec 18, 2009 10:35 am

Galbraith mohon komplot ndaj Karzait


Ish zėvendėsshefi i OKB-sė nė Afganistan, Peter
Galbraith, ka hedhur poshtė njoftimet se ai ka komplotuar pėr tė
rrėzuar nga pushteti presidentin afgan Hamid Karzai, me ndihmėn e
Shtėpisė sė Bardhė.



Kėto pretendime janė bėrė nga njė gazetė qė citon ish shefin e Galbraith, Kai Eide.

Peter Galbraith pranon se ka sugjeruar zėvendėsimin e Hamid Karzait me njė qeveri tė pėrkohshme.

Por ai thotė se ky ishte thjesht njė rekomandim, qė kishte si qėllim tė
shmangte njė krizė kushtetuese, nė rast se zgjedhjet e debatueshme
presidenciale afgane mbeteshin tė pazgjidhura.

Ai mohon njoftimet se ka kėrkuar tė pėrfshijė Shtėpinė e Bardhė.

Ideja thotė ai u ngrit gjatė njė bisede tė brendshme nė OKB. Galbraith
po reagonte ndaj njė artikulli nė njė gazetė qė citon njė letėr tė
shkruar nga ish bosi i tij Kai Eide.

Eide tha se plani i zėvendėsit tė tij, ishte jokushtetues, duke
pėrfaqėsuar njė ndėrhyrje shumė tė keqe dhe e ka zemėruar jashtė mase
Karzain.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Fri Dec 18, 2009 10:36 am

SHBA-Rusi, arrihet korniza pėr ēarmatimin


Negociatorėt nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanė rėnė dakord pėr kornizėn e paktit tė ri pėr ēarmatimin bėrthamor.



Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, citon burime diplomatike tė kenė
thėnė se palėt kanė rėnė dakord nė parim dhe lajmi zyrtar do tė bėhet
publik sė shpejti.

Ky pakt synon tė zėvendėsojė atė tė vitit 1991, vlefshmėria e tė cilit pėrfundoi nė 5 dhjetorin e kaluar.

Zyrtarėt mė herėt kishin deklaruar se ujdia nuk do tė ishte gati pėr
sot, kur presidentėt Obama dhe Medvedev do tė takohen nė margjinat e
samitit tė Kopenhagės.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Fri Dec 18, 2009 10:37 am

Liderėt botėrorė nė pėrpjekjet finale pėr klimėn


Zyrtarėt nė samitin pėr ndryshimin e klimės nė Kopenhagė
kanė punuar gjithė natėn pėr tė dalė me njė projekt-marrėveshje. Pas
bisedimeve mes udhėheqėsve botėrorė, kryeministri danez Lars Lokke
Rasmussen, tha se kishte pasur njė dialog konstruktiv.




Ditėn e enjte, SHBA-ja tha se do tė mund tė ofronte 100 miliard dollarė
pėr tė ndihmuar vendet e varfra tė pėrballonin ndryshimet e klimės.
Kina ofroi lėshime me kėrkesėn e SHBA-sė qė ulja e emetimeve tė ishte e
hapur pėr monitorim.

Presidenti Obama do tė takohet me kryeministrin Wen Jiabao, nė Kopenhagė mė vonė gjatė ditės.

Nė Kopenhagė, 119 udhėheqės globalė i japin tė premten shtysėn e fundit
pėrpjekjes pėr arritjen e njė marrėveshje tė re pėr ndryshimin e
klimės. Pas dy vjetėsh bisedime, pėrpjekjet pėr tė arritur njė
marrėveshje tė re globale po arrijnė konkluzionet pėrfundimtare nė
Kopenhagė.

Pasi kaluan dy javė duke debatur ēėshtje procedurale, orėt e fundit
kanė injektuar njė sens urgjence tek kėto bisedime dhe sollėn fjalė
kompromisi dhe konsensusi pėr njė numėr ēėshtjesh shumė tė rėndėsishme.


SHBA-ja e ka angazhuar veten tė jetė pjesė njė fondi afatgjatė pėr
vendet nė zhvillim, me vlerė prej 100 miliard dollarėsh duke filluar me
vitin 2020. Kjo varet nėse vendet e mėdha nė zhvillim si India dhe Kina
angazhohen nė veprime pėr reduktime tė verifikueshme emetimesh.

Nė njė deklaratė pėr shtyp, Kina dha shenja se mund tė japė hollėsi
lidhur me veprimet qė do tė ndėrmarrė, pėrsa kohė ato nuk do tė
ndėrhyjnė nė sovranitetin e vendit.

Por pati edhe tė meta potenciale. Njė analizė e premtimeve pėr tė
reduktuar emetimet qė u zbulua, tregon se bota po shkon drejt njė
ngrohjeje me 3 gradė celcius dhe jo 2.

Kėto negociata janė veprimet mė tė komplikuara pėr klimėn qė janė
ndėrmarrė ndonjėherė. Dhe teksa nuk ka garanci pėr sukses, njė gjė
ėshtė e sigurt disponimi i delegatėve ėshtė pėrmirėsuar.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Fri Dec 18, 2009 10:38 am

Obama: Tė biem dakord pėr njė qėllim tė pėrbashkėt


Presidenti Barack Obama u tha udhėheqėsve botėrorė nė
ditėn e fundit tė konferencės pėr ndryshimin e klimės nė Kopenhagė se
ka ardhur koha qė “vendet e botės tė bien dakord pėr njė qėllim tė
pėrbashkėt”.


Njoftimet e medias thonė se teksti i njė projektmarrėveshjeje, e cila
mund tė ndryshojė, nuk pėrmend shkurtime tė thella tė gazeve pėr vendet
e industrializuara, duke realizuar shumė mė pak se sa objektivi i
mėparshėm, qė ishte arritja e njė pakti me fuqi ligjore.

Obama e pranoi se disa vende mendojnė se Shtetet e Bashkuara nuk po
bėjnė aq sa duhet. Por ai tha se udhėheqėsit botėrorė duhet tė pranojnė
njė marrėveshje edhe pse ajo mund tė mos jetė e pėrsosur.

“Unė besoj se ne mund tė veprojmė me guxim dhe vendosmėri pėrballė njė
kėrcėnimi tė pėrbashkėt. Prandaj kam ardhur kėtu sot. Jo pėr tė folur
por pėr tė vepruar."

Dy ndėr pengesat mė tė mėdha pėr marrėveshjen janė refuzimi amerikan
pėr tė propozuar shkurtime mė tė thella nė ēlirimin e gazeve dhe
refuzimi i Kinės pėr tė lejuar verifikimin e shkurtimeve qė ajo ėshtė
gati tė bėjė.

Pa e pėrmendur konkretisht Kinėn, presidenti Obama tha se nuk mund tė
arrihet dot marrėveshje ndėrkombėtare pa njė shkėmbim informacioni."Nuk
e di se si mund kemi njė marrėveshje ndėrkombėtare nėse nuk ndajmė
informacion pėr tė garantuar se do tė arrijmė angazhimet tona. Kjo nuk
ka kuptim dhe do tė ishte njė fitore e zbrazėt.”

Sipas njoftimeve tė medias, marrėveshja pėr klimėn pritet tė bėjė
thirrje pėr moslejimin qė temperaturat globale tė rriten mė tepėr se sa
nė masėn 2 gradė celsius. Vendet e vegjėl ishuj, tė shqetėsuar pėr
rritjen e niveleve tė deteve, kanė kėrkuar qė ngritja e temperaturės tė
mos jetė mė e madhe se sa 1,5 pėrqind.

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, njoftoi tė enjten se Shtetet e
Bashkuara do tė ndihmojnė nė krijimin e njė fondi vjetor prej 100
milion dollarėsh pėr tė ndihmuar vendet nė zhvillim tė pėrballojnė
pasoja tė tilla tė ngrohjes globale si rritja e nivelit tė deteve.

Por ajo tha se oferta amerikane do tė varet nga gatishmėria e kėtyre
vendeve pėr tė shkurtuar gazet dhe pėr tė lejuar verifikimet.

Kina thotė se marrėveshjet e mėparshme e pėrjashtojnė atė dhe vende tė
tjera nė zhvillim nga shkurtimi i gazeve qė ajo thotė se po e bėn
vullnetarisht. Kinezėt thonė gjithashtu se oferta amerikane pėr tė
shkurtuar gazet nė masėn 17 pėrqind nuk ėshtė e mjaftueshme.

Negociatorėt amerikanė thonė se Kongresi nuk do tė miratonte shkurtime
mė tė thella tani pėr tani. Sekretarja Clinton tha se 17 pėrqind ėshtė
njė hap fillestar drejt shkurtimit nė masėn 50 pėrqind deri nė vitin
2050.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:01 am

2009: 35 bashkėpunėtorė tė OKB-sė tė vdekur


Vitin e kaluar, 2009, kanė vdekur 35 vetė qė kanė qenė nė shėrbim tė Kombeve tė Bashkuara.




Sipas
njė zėdhėnėsi tė OKB-sė, shtatė ushtarė humbėn jetėn gjatė misioneve
paqėsore tė organizatės. Pėrveē kėsaj 28 vdiqėn nė shėrbimet civile tė
Kombeve tė Bashkuara.

Vetėm 18 nga ata humbėn jetėn nė Pakistan dhe Afganistan. Nė vitin
2008 ishin 34 ushtarė dhe civilė qė humbėn jetėn gjatė shėrbimit tė
tyre pėr OKB-nė. /DW/
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:02 am

Nigeria proteston ndaj masave amerikane
Ministri
i jashtėm nigerian, Ojo Maduekwe ka thirrur ambasadorin amerikan pėr tė
protestuar lidhur me kontrollet mė tė rrepta ndaj pasagjerėve nga
Nigeria.








Masat amerikane u njoftuan pas pėrpjekjes sė
dėshtuar muajin e kaluar, siē pretendohet nga njė shtetas nigerian
(Umar Farouk Abdulmutallab) pėr tė hedhur nė erė njė avion amerikan.

Ministri nigerian i tha BBC-sė se ishte e papranueshme qė njė vend
me njė popullsi prej 150 milionėshe t'i nėnshtrohej kushteve mė tė
forta sigurie, pėr shkak tė veprimeve tė njė personi tė dyshuar, i cili
e ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės jashtė Nigerisė.

"Ky i ri u largua nga Nigeria nė moshėn 13 vjeēare dhe e kreu kėtė
veprim nė moshėn 23 vjeēare. Ne mendojnė se, megjithėse identifikohemi
me ēdo masė tė SHBA-sė pėr tė pėrmirėsuar sigurinė e shtetasve
amerikanė, kėto janė ēėshtje qė mund t'i adresojmė nė njė mėnyrė qė nuk
do tė shihet si jomiqėsore," tha ministri Maduekwe.

Edhe Kuba ka protestuar para diplomatit mė tė lartė amerikan nė ishull, sepse kubanėt janė pėrfshirė nė tė njėjtėn listė.
Njė zyrtare nė ministrinė e jashtme kubaneze, Josefina Vidal
Ferreiro, i pėrshkroi rregullat e reja si njė veprim armiqėsor qė ishte
ndėrmarrė pėr tė justifikuar embargon tregtare mbi Kubėn. /bbc/

avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:03 am

Kanadaja vendos skanerė tė trupit nėpėr aeroporte


Qeveria kanadeze i ka udhėzuar aeroportet qė tė fillojnė tė pėrdorin skanerėt e trupit me kėrkesė tė qeverisė amerikane.


Njoftohet se skanerėt do tė pėrdoren vetėm pėr udhėtarėt qė do tė fluturojnė nė Shtetet e Bashkuara.
Ministri i Shtetit, Rob Merrifield tha se 44 skanerė do tė vihen nė pėrdorim nė aeroportet kanadeze.
Aeroporti i parė qė do t’i pėrdorė do tė jetė Toronto dhe Vankuveri,
mikpritėsi i Lojėrave Olimpike Dimėrore nė muajin shkurt. /REL/
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Botė

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi