Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Kulturė

Shko poshtė

Kulturė

Mesazh nga sam1r prej Wed Sep 23, 2009 5:04 am

KUltur

Ketu temat me te reja qe kane te bejne me Kulturen
avatar
sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 28
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:09 am

Vetėm njė milion euro pėr 24 institucione kulturore



Prishtinė 6 janar – Ndonėse institucionet kulturore nėn ombrellėn e
Ministrisė sė Kulturės javėn qė vjen do tė marrin vesh se sa do tė jetė
buxheti i tyre pėr kėtė vit, njė gjė ėshtė apriori e sigurt – asnjė nga
kėrkesat e tyre nuk do tė plotėsohet 100 pėr qind.
Vetėm 1 milion
e 1 mijė euro ėshtė shuma e kodit buxhetor “pėrkrahja institucionale
pėr kulturė” qė do tė ndahet pėr 24 institucione kulturore.
“Kaq janė mundėsitė e MKRS-sė. Ne nuk mund tė dalim jashtė kornizave tė
asaj qė ėshtė miratuar nga Qeveria”, ka thėnė Salih Morina, sekretar i
pėrhershėm nė MKRS. Buxheti nė tėrėsi qė ka nė dispozicion MKRS-ja pėr
kėtė vit ėshtė mbi 12 milionė euro.
Morina ka thėnė se sė shpejti do t’u ēojė selam udhėheqėsve tė
institucioneve kulturore tė cilėve do t’u kėrkohet tė zbusin kėrkesat e
tyre. Ndonėse pa pėrmendur shifra, ai ka thėnė se kėrkesat qė u janė
bėrė nga institucionet janė shumėfish mė tė madha sesa mundėsitė qė ka
MKRS-ja.
Vetėm Qendra Kinematografike e Kosovės, nė kėrkesėn adresuar MKRS-sė
pėr buxhet tė vitit 2010, ka kėrkuar afro 1 milion euro, Teatri
Kombėtar i Kosovės mbi gjysmė milioni dhe Galeria e Arteve e Kosovės
mbi 400 mijė euro.
Shuma qė ka MKRS-ja pėr pėrkrahje institucionale pėr kulturė ka zbehur
shpresat u udhėheqėsve tė institucioneve pėr tė marrė aq sa kanė
kėrkuar.
Drejtoresha e pėrgjithshme e TKK-sė, Burbuqe Berisha, thotė se teatri
nuk duhet tė ketė buxhet thjesht sa pėr tė punuar dhe pėr tė
pėrmbyllur vitin. “Nėse nuk ndahet shuma e cila ėshtė minimale pėr
teatrin, atėherė nuk ia vlen me u marrė me kėtė punė me gjėra tė vogla.
Nuk ėshtė logjike tė ndahet buxhet vetėm sa pėr ta mbajtur njė
institucion”, ka thėnė drejtoresha e institucionit i cili pėr kėtė vit
ka kėrkuar 570 mijė euro buxhet.
Galeria e Arteve e Kosovės kėtė vit ka synuar tė ketė 450 mijė euro.
Pėr tė parin e institucionit mė tė lartė tė artit pamor nė Kosovė,
Fahredin Spahija, ēdo shumė mė e vogėl se kjo nėnkupton reduktimin e
aktiviteteve. Megjithatė, Spahija shpreson qė Ministria, me gjithė
buxhetin ekzistues, kėtė vit do tė bėjė shpėrndarjen ndryshe.
Shuma tė cilėn ka pasur nė dispozicion GAK-u, nė vitin 2009 ka qenė 70 mijė euro.
Ahmet Brahimaj, drejtor i Trupės sė Baletit tė Kosovės, thotė qė bashkė
me stafin e tij tė kenė bėrė tė pamundurėn qė ta bindin Qeverinė dhe
Ministrinė e Kulturės se meritojnė mė shumė pėrkrahje.
“Megjithatė ne do tė punojmė nė bazė tė atij buxheti qė do tė marrim.
Nėse buxheti nuk miratohet aq sa kemi kėrkuar (170 mijė), kjo i bie qė
do tė vazhdojmė tė ‘shtrydhemi’ me centė, si me koreograf si me ēdo
vijė tjetėr tė shpenzimeve, si dhe do tė reduktojmė programin tė cilin
e kemi paraparė”, ka thėnė Brahimaj.
Vitin e kaluar pėr pėrkrahje tė institucioneve kulturore MKRS-ja ka
pasur nė dispozicion 1 milion e 700 mijė euro. Por pėr dallim nga
2009-a, kėtė vit MKRS-ja ka nėn ombrellėn e saj tetė institucione mė
pak (katėr teatro dhe katėr biblioteka tė qyteteve), tė cilat kanė
kaluar nė kompetencė tė kuvendeve komunale.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:10 am

Hysen Matoshi zgjedhet drejtor i Institutit Albanologjik tė Prishtinės



Prishtinė, 6 janar – Buxheti i vogėl e i paspecifikuar, moslejimi i
shfrytėzimit nė masėn 100 pėr qind tė tė hyrave vetjake, pėrtėritja e
kuadrit, mosngritja e pagave tė shkencėtarėve... janė vetėm disa prej
telasheve qė ka identifikuar Hysen Matoshi vetėm pak ditė pasi ėshtė
ulur nė karrigen e drejtorit tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės.
Me vendim tė ministrit tė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Matoshi
javėn e kaluar ėshtė emėruar nė krye tė albanologėve pas odisesė gati
njėvjeēare tė zgjedhjes sė drejtorit tė kėtij institucioni. Deri tani
Matoshi ka qenė ushtrues detyre i drejtorit tė IAP-it.
Gjatė
mandatit tė tij trevjeēar, Matoshi thotė se do t’i orientojė pėrpjekjet
nė zgjidhjen e ēėshtjeve mė thelbėsore, duke u nisur nga mbėshtetja e
duhur financiare pėr veprimtarinė shkencore tė kėtij instituti. Buxheti
qė i ėshtė ndarė IAP-it pėr kėtė vit nuk ka shėnuar rritje esenciale
nga 100 mijė eurot qė kanė pasur nė dispozicion vitin e kaluar. Por
buxheti i pamjaftueshėm, sipas kreut tė IAP-it, nuk ėshtė i vetmi
problem.
“Pėrveēse i paktė, buxheti tė cilin e menaxhojmė si institucion ėshtė i
paspecifikuar. Kėshtu, nė njė kod financiar bėjmė pjesė bashkė me
Institutin e Historisė dhe atė tė Sllavistikės. Pra, kemi njė buxhet
unik pėr tė tri institucionet, dhe kjo pėrbėn njė vėshtirėsi shtesė”,
ka thėnė Matoshi nė javėn e parė nė krye tė IAP-it. Disa nga problemet
qė ka identifikuar Matoshi thotė t’ia ketė adresuar Ministrisė sė
Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė. E para ėshtė kėrkesa pėr
shfrytėzimin e tė hyrave vetjake nė masė 100 pėr qind pėr dallim nga
viti i kaluar qė Instituti ka shfrytėzuar vetėm 40 pėr qind tė tyre.
“Natyrisht kjo nuk do ta zgjidhte nė tėrėsi ēėshtjen, por do ta
lehtėsonte mjaft sidomos nė planin e veprimtarisė botuese”, ka thėnė ai.
Buxheti i ulėt qė ka nė dispozicion IAP, kėtij institucioni, sipas
Matoshit, ia zvogėlon mundėsinė e realizmit tė njė numri tė
konsiderueshėm tė projekteve.
“Puna kėrkimore-hulumtuese nė terren, nė arkiva, nė biblioteka etj.
pėrbėn njė dimension shumė tė rėndėsishėm pėr cilėsinė e punės
shkencore; pastaj aktivitetet shkencore, nė tė cilat prezantohen
arritjet e albanologėve tanė dhe mė gjerė, si dhe veprimtaria botuese
si kurorėzim i punės shkencore janė tė domosdoshme tė trajtohen si
pjesė e rėndėsishme e punės sė Institutit Albanologjik”, ka thėnė
Matoshi duke shtuar se avancimi i tyre me mbėshtetje mė tė madhe
financiare nga MASHT-ti pėrbėn njė nga sfidat mė esenciale pėr tė
gjithė punonjėsit.
Ndėr shqetėsimet e tjera qė Matoshi thotė t’ia ketė adresuar ministrit
tė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Enver Hoxhaj, ėshtė edhe
shpėrputhja nė trajtimin financiar mes profesorėve tė punėsuar nė
Institut dhe atyre qė punojnė nė Universitetin e Prishtinės.
“Kjo shpėrputhje nė trajtimin financiar deri tani i ka kushtuar mjaft
Institutit, ngase njė numėr shkencėtarėsh kanė kaluar tė punojnė nė
Universitet, duke qenė tė joshur nga paga mė tė mira”, ka thėnė
Matoshi, duke shtuar se tashmė ka marrė premtimin e ministrit se kėsaj
ēėshtjeje do t’i gjendet zgjidhja.
Duke thėnė se reformat janė tė domosdoshme nė secilėn sferė tė jetės,
Matoshi zotohet se do ta bėjė kėtė gjė edhe me institucion qė ai
drejton.
“Ndėr objektivat e strategjisė zhvillimore tė IAP-it pėr periudhėn
2010-2015 do tė jetė edhe ristrukturimi dhe profilizimi i degėve tė
albanologjisė nė sektorė, me ēka konsideroj se puna shkencore do tė
profesionalizohej dhe do tė shėnonte arritje tė reja, ndėrsa kėrkimi
shkencor do tė pėrqendrohej nė aspekte tė veēanta”, ka thėnė Matoshi,
duke pėrmendur edhe botimin e njė serie tė pėrbashkėt tė gjurmimeve
albanologjike nė gjuhėn angleze.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:11 am

Vdes Sandro, “Elvisi i Argjentinės”



Buenos Aires, 5 janar – Muzikanti i Argjentinės Sandro, njė roker
latino-amerikan i hershėm, vdiq nė moshėn 64 vjeēare. Ai vdiq nga
komplikimet nė zemėr dhe operacioni i transplantimit tė mushkėrive,
njoftuan mjekėt nė njė spital nė perėndim tė qytetit argjentinas
Mendoza.
Kėngėtari, emri i vėrtetė i tė cilit ishte Roberto
Sanchez, filloi karrierėn e tij rok nė vitet e 60-ta nė stilin e Elvis
Presley. Mė vonė u bė kėngėtar baladash me njė stil dallues dhe kishte
njė prani tė fuqishme nė gjithė Amerikėn Latine.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:12 am

Film pėr "babain" e 007



Hollywood, 5 janar - Aktori James McAvoy do tė interpretojė Ian
Fleming, shkrimtarin dhe krijuesin e James Bond, nė njė film
autobiografik qė do tė dalė nė kinema nė vitin 2011.
Filmi do tė
bazohet nė librin “Ian Fleming, njeriu pas James Bond”, i shkruar nga
Andrew Lycett. McAvoy ka interpretuar mė parė pėrkrah aktores Angelina
Jolie nė filmin “Wanted”.
Ndėrkohe, aktori Daniel Craig po pėrgatitet pėr filmin e 23-tė tė sagės
sė agjentit sekret anglez, qė ėshtė ende pa titull, por qė do tė dale
vitin e ardhshėm, 3 vjet pas “Quantum of Solace”.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:13 am

“Avatar” arkėton 1 miliardė pėr 17 ditė



Los Angeles, 5 dhjetor - “Avatar” mund tė jete filmi mė i shtrenjtė nė
historinė e kinematografisė por nuk ngelet pas edhe nė rekordet qė po
thyen me arkėtimet.
Kryevepra e James Cameron ka arritur tė
arkėtojė 1 miliardė dollarė nė mė shumė se dy javė. Pėr tė qenė mė tė
saktė, filmi ka arritur tė arkėtojė 1.02 miliardė dollarė ose rreth 708
milionė euro pėr 17 ditė. Mesa duket, Cameron ėshtė nė garė me veten
pasi aktualisht “Avatar” ėshtė nė vendin e katėrt, por shume shpejt
mendohet tė zbresė nga vendi i pare filmin “Titanic” qė arkėtoi 1.8
miliardė dollarė.
Vendin e dytė e mban “Lord of the Rings” me 1.13 miliardė, i ndjekur
nga “Piratėt e Karaibeve” me 1.06 miliardė. Vetėm nė SHBA e Kanada,
filmi “Avatar” ka arkėtuar 352 milionė, ndėrsa rreth 670 milionė tjera
u arkėtuan nga pjesa tjetėr e botės. Tashmė nė ēdo vend nuk flitet
tjetėr pėrveē fenomenit “Avatar”, madje edhe Barack Obama i ka
shoqėruar tė bijat nė kinema pėr ta parė. Filmi kushtoi 237 milionė
dollarė pėr shkak tė versionit 3-dimensional.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:13 am

Kadare: “I izoluar”, njė ndėr librat mė tė trishtuar qė kam lexuar



Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, laureati i shpėrblimit “Rexhai
Surroi” pėr letėrsi i vitit 2009, nė njė shkrim tė gjatė pėr “Koha
Ditore”, tė cilin e sjell nė numrin e sotshėm, rrėfen pėrshtypjet
metaforike nga leximi i librit
“I izoluar” me nėntitull
“Rrėfimet nga tunelet e tmerrit”, tė botuar pėrsėdyti nėn patronazhin e
Kėshillit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe tė Komitetit tė
Helsinkit nė Prishtinė. “Libri tregon njerėn nga pamjet e terrorit nė
Kosovė nė njerėn nga periudhat e hovėzimit tė tij, nė pranverė tė vitit
1989 ... Libri pėrfshin kryesisht dėshmitė e intelektualėve shqiptarė
tė Kosovės, qė u arrestuan, u izoluan, u fyen e u trajtuan barbarisht,
si askush tjetėr nė Europė, nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX. Ishin
akademikė, letrarė, profesorė, gazetarė, doktorė tė shkencave ata qė u
lidhėn me pranga, u zvarrisėn nėn goditjet e kamzhikeve, u zhveshėn
lakuriq e u torturuan pa mėshirė nė atė fund marsi.
Salla dėgjon si e ngrirė. Dhe kjo nuk shpjegohet vetėm ngaqė nė kėtė
mjedis kulturor ndjeshmėria pėr intelektualėt ėshtė mė e lartė se pėr
tė tjerėt. Kurrsesi jo. Tė pranishmit nė ceremoni e dinė mirė se pas
tablosė sė frikshme tė kalvarit qė pėrshkruhet nė kėtė libėr, ėshtė njė
tablo shumė herė mė e gjerė e krejt Kosovės. Nė radhė tė parė tabloja e
djegieve, shėrnguljeve, masakrave, pėrdhunimeve. E atyre qė lanė jetėn
nė kėtė luftė, me armė nė dorė si luftėtarė, ose tė ēarmatosur si
viktima. E atyre qė s’u kthyen mė e qė nuk dėshmojnė dot. E atyre qė
ende janė tė zhdukur nėn kushedi ē’tokė. E tė tjerėve, qė ishin pa
tituj e grada shkencore, por qė u dėnuan ngaqė ishin thjesht tė njė
kombėsie tjetėr: shqiptarė.
Pas ceremonisė nė “Grand”, mė duhet tė nisem nė aeroport. Ėshtė
jashtėzakonisht ftohtė. Kalendari shėnon 22 dhjetor. Rrugės i kėrkoj
Veton Surroit njė kopje tė librit. Kam dy avionė pėr tė ndėrruar dhe mė
duket se asgjė tjetėr nuk mund tė lexoj pėrpara kėtij libri.
“I izoluar”. Mbulesa e zezė me njė spikamė gardiani burgjesh. Mbi
gjashtėdhjetė dėshmi. Njė listė prej 253 intelektualėsh tė burgosur,
izoluar, torturuar. Redaktor Zenun Ēelaj. Reēenzentė Adem Demaēi dhe
akademik Gazmend Zajmi”, jep mbresat Kadare dhe pastaj shton: “Ashtu
sikurse ēdo herė kur hapet dosja e Kosovės, pyetje tė shumta janė tė
pashmangshme. Ndėr to janė sė paku tri pyetje, qė lidhen me citimin e
mėsipėrm. E para: shkaku i vėrtetė qė i shtyu serbėt tė kryenin kėtė
aksion, qė mund tė ishte me pasoja pėr ta. E dyta: si guxuan ta
kryenin? Dhe e fundit: si guxojnė ende sot tė mos e dėnojnė?” Dhe pasi
u jep pėrgjigje interesante dhe shumė domethėnėse nė secilėn prej tyre,
shton:”...qėllim ishte thyerja morale pėrfundimtare e shqiptarėve tė
Kosovės. Me fjalė tė tjera, duke goditur barbarisht dhe pa asnjė kujdes
atė qė konsiderohej “elita kulturore” e shqiptarėve... “
“Nė qoftė se shqiptarėt e pėrjetuan me dramacitet tė tepruar
favorizimin e Serbisė, pėrpara se tė kishte tė bėnte me luksin e
interpretimit tė historisė, me raportet midis harresės dhe kujtesės
etj., ky favorizim ishte, sipas tyre, njė shenjė e dobėsimit tė
vullnetit europian pėr mbrojtjen e lirisė sė brishtė tė Kosovės. Libri
“I izoluar”, njė ndėr librat mė tė trishtuar qė kam lexuar, e dėshmon
kėtė. Krimet e pėrshkruara kėtu, ndonėse janė ditur, asnjėherė nuk janė
dėnuar nė atė masė qė duhet”, thotė Kadare.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:14 am

Revolucioni i filmit hindus



New Delhi, 2 dhjetor - Revolucion nė Bollywood. Pjesa mė e madhe e
filmave tė prodhuar nė vitin 2009 kanė qenė pėr publik tė rritur, duke
thyer kėshtu traditėn e kėsaj industrie kinematografike, qė dikur i
ishte e dedikuar pėr familje. "La Repubblica" bėn te ditur se nė Mumbai
(ish-Bombai), kryeqytetin e kinematografisė hinduse, nga 248 filma tė
prodhuar vitin e shkuar, vetėm 93 prej tyre janė cilėsuar nga censura
si tė pėrshtatshėm edhe pėr vogėlushėt, 92 edhe pėr fėmijė mė tė rritur
se 12 vjeē tė shoqėruar nga prindėrit dhe 63 vetėm pėr tė rriturit.
Ky ndryshim tendence nuk prek vetėm Bollywoodin, por edhe industri tė
tjera kinematografike hinduse. Por le tė kthehemi tek Bollywoodi.
Censura ėshtė pėrballur me njė numėr tė madh filmash pėr tė rritur, qė
deri pak kohė mė parė numėroheshin me gishtat e dorės. Shkak pėr kėtė,
sipas organizmit censurues, ėshtė bėrė shtimi i skenave tė dhunshme, i
atyre me imazhe tė lehta seksuale, apo pėrdorimi i fjalorit tė rėndė.
Por parametrat e pėrdorur pėr tė arritur nė tė tilla konkluzione janė
mė tė rreptė se ata tė pėrdorur nga censura perėndimore. Dhe lind
pikėrisht pėr kėtė arsye edhe polemika mes organizmit tė censurės
hinduse dhe regjisorėve apo producentėve.
Sipas kėtyre tė fundit, nevojitet njė rregullim i censurės, duke pasur
parasysh ndryshimet qė po pėson shoqėria hinduse. Publiku i tė rinjve
ėshtė 6 milionė persona nėn moshėn 25 vjeēe dhe mentaliteti i tyre
ėshtė shumė i ndryshėm nga rregullorja qė ka vendosur Bordi Censurues,
qė nuk i lejon kinematografisė hinduse tė jetė e barabartė me tė
huajėn.
Nė Bollywood, qoftė edhe vetėm njė skenė puthjeje do ta bėnte filmin
vetėm pėr tė rritur, ndėrkohė qė edhe nė ata tė ndaluar pėr tė vegjlit
nuk lejohen skena nudoje, as tė pjesshme.
Pėr kėtė arsye nė Indi ėshtė zhvilluar njė mbretėri e fshehtė e tė
ashtuquajturve Blue Movie qė shiten ilegalisht. Sipas statistikave,
janė pikėrisht hindusėt, sidomos adoleshentėt, ata qė mė shumė klikojnė
nė internet faqet me pornografi.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:15 am

Vdes nė SHBA rapsodi i njohur Sali Mani



Wuashington, 31 dhjetor - Mė 29 dhjetor vdiq nga njė sėmundje e rėndė
rapsodi i njohur Sali Mani, njofton VOA. Ai ishte 65 vjeē.
Sali
Mani ishte autori dhe interpretuesi me ēifteli i kėngėve popullore, ai
i kėndoi pėr disa dekada Malėsisė, bukurive mahnitėse tė kėsaj krahine,
patriotizmit tė shqiptarėve dhe lirisė sė Kosovės.

Sali Mani e filloi aktivitetin artistik nė vendlindjen e tij, Reē,
pastaj e vazhdoi atė nė Kelmend, Dukagjin dhe Koplik, ku u bė i njohur
si artist i merituar. Ai mori pjesė nė shumė aktivitete artistike
lokale dhe kombėtare, duke e pėrfaqėsuar me dinjitet folklorin e
krahinės sė Malėsisė.

Pas rėnies sė komunizimit nė Shqipėri, nė vitet ’90, Sali Mani emigroi
me familjen: gruan, vajzėn dhe dy djemtė, nė Shtetet e Bashkuara. Edhe
gjatė viteve qė jetoi nė emigracion ai mbeti njė njeri shumė aktiv dhe
patriot, qė ja kushtoi artin e tij komunitetit tė shqiptarėve tė
Michiganit.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:16 am

Jackson mes thesareve tė Bibliotekės sė Kongresit



Washington, 31 dhjetor - Videoja e “Thriller” do tė mbetet mes
thesareve tė “National Film Registry”, arkivi i filmave tė zgjedhur pėr
t’u ruajtur nė Bibliotekėn e Kongresit amerikan.
Videoja e diskut
e cila mė 1982 ēoi nė suksesin e Michael Jackson, e drejtuar nga John
Landis, ėshtė i pari i llojit tė vet qė ėshtė futur nė regjistrin e
famshėm.
Ky koleksion ėshtė ngritur me kėrkese tė Kongresit mė 1989 dhe sot
numėron 525 filma tė ēilet janė “kulturalisht, historikisht dhe
estetikisht” domethėnės pėr kulturėn e ShBA-ve.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:17 am

Teatri “Dodona“ vitin 2009 e konsideron tė sukseseshėm



Prishtinė, 28 dhjetor – Me gjithė buxhetin e vogėl qė ka pasur nė
dispozicion pėr kėtė vit, teatri “Dodona” ka pasur njė aktivitet tė
ngjeshur me premiera tė shumta dhe ka marrė pjesė nė shumė festivale
brenda dhe jashtė Kosovės. Ky ėshtė pėrkufizimi qė kanė dhėnė drejtues
tė kėtij teatri, nė konferencėn fundvitit qė u mbajt tė hėnėn. Tetė
premiera pėr tė rritur dhe dy pėr fėmijė, kanė qenė ato qė ka “servuar’
ky institucion gjatė vitit 2009. Drejtori i teatrit “Dodona”, Agim
Selimi, duke e cilėsuar kėtė vit si njė ndėr mė tė suksesshmit pėr
teatrin qė ai drejton, ka thėnė se veēantia qėndron nė faktin se
“Dodona” ka marrė pjesė nė shumė festivale nė tė cilat edhe ėshtė
shpėrblyer me disa ēmime. “Sot mbyllim aktivitetin njėvjeēar dhe ky vit
ka qenė shumė i suksesshėm, me njė numėr tė madh tė premierave.
Krahasuar me teatrot e tjera ėshtė numri mė i madh i premierave”, ka
thėnė Selimi. Sipas tij, buxheti qė ka pasur nė dispozicion “Dodona”
gjatė vitit 2009, ka qenė shumė i vogėl nė krahasim me nevojat. “Duke
ditur se “Dodona” ka pasur njė buxhet shumė tė vogėl, prej vetėm 14
mijė eurosh, i vetmi qė na ka mbajtur ka qenė vullneti dhe njė frymė
pozitive e krijuesve tė cilėt dėshirojnė qė nė ēdo formė tė kryejnė
punėn e tyre e tė jenė nė kontakt me publikun”, ka thėnė Selimi, duke
kėrkuar qė vitin e ardhshėm “Dodona” tė ketė mbėshtetje mė tė madhe si
nga Kuvendi Komunal i Prishtinės ashtu edhe nga Ministria e Kulturės,
Rinisė dhe Sporteve. E pranishme nė konferencėn pėr media tė teatrit
“Dodona” ka qenė edhe aktorja Aurita Agushi, e cila sė fundi ėshtė
nderuar me ēmimin pėr aktoren mė tė mirė nė Festivalin e Teatrove nė
Ferizaj, me rolin e saj nė shfaqjen “Kuzhina e viktimave”.
“Kėtu
kam hasur njė shpirt tė jashtėzakonshėm. Do ta radhisja “Dodonėn” nė
radhėn e shtėpive qė nuk i mbyllin dyert kurrė. Ėshtė ēmimi mė
domethėnės pėr mua, sepse ky rol pėr mua ka qenė vėrtetė sfidues”, ka
thėnė ajo. Edhe aktori Mentor Zymberaj ėshtė shprehur i kėnaqur me
bashkėpunimin qė ka pasur sivjet me “Dodonėn”. “Sa i pėrket angazhimit,
jam ndarė i kėnaqur, kam punuar nė tri shfaqje shumė tė mira. Duhet tė
japim maksimumin qė ta zhvillojmė kėtė institucion tė rėndėsishėm”, ka
thėnė Zymberaj. Festivali Gjithėkombėtar tė Dramės nė Dibėr, Festivali
Ndėrkombėtar i Monodramės, festivali “Ditėt e Komedisė Shqiptare” nė
Preshevė, Festivalin e Teatrove nė Ferizaj, janė disa prej festivaleve
nė tė cilat ka marrė pjesė “Dodona”.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:17 am

Festivali i trėndafiltė



Tiranė, 9 dhjetor - Mbrėmja e ndarjes sė ēmimeve tė Festivalit tė
Filmit nė Teatrin Kombėtar dhe atmosfera "live", parada e fustaneve
ngjyrė trėndafili, vathėt vezullues, tė papriturat "live" nė skenė,
fitues qė mungojnė pėr arsye udhėtimi, ikje avionėsh, xhirime tė njė
tjetėr filmi, duartrokitje qė mbytnin zėrat nė kakofoni tė atyre qė
japin ēmime.
Kėto fragmente nga mbrėmja e ndarjes sė ēmimeve tė
Festivalit tė Filmit nė Tiranė (TIFF), vinin tė gjalla duke kaluar pėr
herė tė fundit nė tapetin e kuq.
Ajo atmosferė ngrinte krye edhe kur pėrpiqeshe tė kujtoje fjalėt e
atyre pak fituesve qė ndodheshin aty, regjisori grek Teo Angjelopulos i
vlerėsuar me Ēmimin e Karrierės, aktori Anastas Kozdine qė tėrhoqi
ēmimin Filmi mė i mirė i TIFF-it; trupa e "Lindje-Perėndim-Lindje",
Gjergj Xhuvani, fitues i Regjisorit mė tė mirė dhe aktorėt Helidon
Fino, Lulėzim Zeqja, Gentjan Hazizi, Ervin Bejleri, Fatjon Pustina.
Mė pas ai i dha kupėn e Filmit mė tė mirė tė TIFF-it, aktorit shqiptar
Anastas Kozdine, i vetmi pėrfaqėsues i filmit "Akademia e Platonit".
Nga filmi "Gruaja pa piano", fitues i dy ēmimeve Filmi mė i mirė i
TIFF-it dhe i Aktores mė tė mirė, nuk u panė nė skenė as regjisori
Javier Rebello, as aktorja Carmen Machi. Po ashtu, edhe fituesit e
Ēmimit tė Publikut, regjisorja franceze Sophie Bartez dhe shqiptari
Ilir Kasmi.
Festivali i dha ēmimin e mirėnjohjes Goran Paskaljevicit, me motivin qė
organizatori Genc Pėrmeti e pėrmblodhi nė fjalėt: "Mirėnjohje pėr njė
regjisor qė e konsideron Tiranėn shtėpinė e tij tė dytė dhe pėr
kontributin e njohjes sė filmit shqiptar nėpėr botė". Paskaljeviēi, i
cili hapi festivalin, nuk ishte nė mbylljen e tij, po ashtu edhe i biri
Vladimir Paskaljevic, fitues i Ēmimit tė Medias me "Qyteti i Djajve".
Njė vlerėsim me rėndėsi i festivalit ishte pėr "Ēmimi i Karrierės" pėr
regjisorin Viktor Gjika, qė u prezantua nga regjisori Gjergj Xhuvani
dhe u tėrhoq nga shkrimtari Teodor Laēo. "Pėr njerėz si Viktor Gjika
thuhen tre postulate: Ta duash, Ta kuptosh, Ta vlerėsosh", pohoi
Xhuvani.
Gjatė kėsaj kohe u prezantua ēmimi "Dokumentari mė i mirė", fituese
Shota Bukoshi me "Dy histori dashurie" dhe ēmimet inkurajuese pėr
"Goleshovo" e Ilian Metev dhe "Two Hayways", bashkėrealizim i rusėve
Alexander Markov dhe Nick Teplov.
Nė prezantimin e Filmi mė tė Mirė tė animuar nga Albert Malltezi u
dėgjua vetėm titulli i Filmit "Dy princeshat", me regji tė Maria
Stefanovės, ndėrsa tjetri u mbyt nga brohoritja e publikut.
Filmi mė i mirė shqiptar, i prezantuar nga Besnik Bisha, i takoi
regjisė sė Odeta Ēunajt me filmin "Shenjat", si dhe dy ēmime
inkurajuese pėr Blerta Zeqirin dhe Irida Xhongėn. Regjisori Bisha,
pėrfaqėsues i jurisė sė Filmit Shqiptar, e shpjegoi motivin e kėtij
ēmimi me "vrullin qė kineastja e re shpreh nė xhirime".
Ēmimet e Filmit mė tė mirė Eksperimental, tė prezantuar nga Iris Elezi,
i takoi filmit "November" tė regjisorit kroat Boris Greiner, kurse ai
inkurajues i takoi filmit "Eulogy" regji tė austrialianit Ben
Claremont.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:18 am

Dora qė ia zgjat jetėn artit tė moēėm



Prishtinė, 7 shtator – Pikturėn thotė se e ka jaran. Pėr artin flet
me humor, por kur i rreket punės aty s’ka hajgare. Agim Gėrgurin
shumica e njohin si vokalistin e grupit “Fisnikėt”. Por njė tjetėr
profesion - qė me muzikėn emėrues tė pėrbashkėt ka artin – ėshtė
parėsor pėr tė: restaurues i veprave tė artit.

“Me tė
dyja jam i lidhur shumė dhe gjatė krijimit, si nė muzikė ashtu edhe nė
pikturė, gjithmonė kam pasur kujdes qė tė bėj vlera tė mirėfillta; qė
do tė mbesin nė kujtime te populli dhe te gjeneratat qė vijnė”,
shpjegon ai. Por, kur thotė “tė bėj vlera tė mirėfillta”, kjo ka edhe
njė kuptim tjetėr tek ai – tė ruajė vlerat e mirėfillta.
Ka mė
shumė se 20 vjet qė ai merret me restaurim. Sė fundi, pėr kėtė lėmė
ėshtė duke specializuar nė Tiranė, nė shkollėn qė ka hapur UNESCO-ja.
Ka qenė jo fort e zakonshme hyrja nė botėn e restaurimit.
“Akademinė e Arteve e kam pėrfunduar nė vitin 1991 dhe prej vitit 1985
jam marrė me restaurime”, thotė Gėrguri, teksa shton se restaurimin e
ka tė trashėguar.

“Babai
im, Abdulla Gėrguri, ka qenė restauruesi i parė nė Kosovė, dhe e kam si
traditė familjare tė merrem me restaurim. Punoj po aty ku ka punuar
babai im, nė Institutin pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kosovės, qė nga
viti 2000”, thotė ai. Por tė pėrmendet si restauruesi i vetėm aktiv nė
Kosovė, Gėrguri e demanton kėtė.

“Mund tė them se me kėtė
lloj shkolle do tė jem tash pėr tash i vetmi nė Kosovė. Para meje ėshtė
edhe Xhavit Lokaj, i cili ka specializuar nė shumė vende nė Ballkan dhe
ėshtė njė ndėr restauruesit me tė mirė ekzistues nė Kosovė e qė
aktualisht gjendet nė Belgjikė”, pėrgjigjet ai.

Agim Gėrgurit i ka rėnė hise tė restaurojė artin qė ėshtė krijuar shekuj mė parė.
“Kam
restauruar nė Xhaminė e Madhe nė Prishtinė dhe nė disa objekte tė tjera
nė Kosovė”, shpjegon ai. Janė tjera objekte qė presin dorėn e tij, posa
tė kthehet nga Tirana.

“Do tė punoj nė objekte tė vjetra
si xhami, kisha, teqe, shtėpi tė vjetra…”, zbulon Gėrguri, teksa jep
njė shpjegim mė tė hollėsishėm. “Do tė merrem me restaurimin e
pikturave qė gjenden nė kėto objekte e qė datojnė 500 vjet e diku edhe
me tepėr”. Restaurimi, siē thotė ai, e mban gjallė artin qė ėshtė
krijuar shekuj mė parė.

“Ne u japim jetėgjatėsi kėtyre
pikturave deri nė ndėrhyrjen tjetėr qė vjen mė vonė. Pra, varet nga
gjendja e tyre”, shton njėri ndėr tė vetmit restaurues nė Kosovė. Por
ku ndahet arti i restaurimit me krijimin e njė pikture, pėr ē’gjė
Gėrguri fillimisht kishte kryer akademinė.

“Pikturėn e
kam jaran shumė tė moēėm, sepse kam shkarravitur qysh nė moshėn
4-vjeēare ku disa prej vizatimeve si 4 vjeēar m’i ka ruajtur babai dhe
i ka ende sot”, thotė ai teksa shton se ka lindur i tillė. “Domethėnė
talent i lindur. Mė duhet vetėm pak punė dhe mund tė krijoj piktura
shumė tė bukura po tė mos isha dembel. Punoj sipas ēastit, kur me
jepet. Nuk jam ndonjė punėtor fanatik, pasi qė merrem tash me restaurim
edhe mė muzikė”. Por, Agim Gėrguri duket ta ketė vėshtirė tė flasė pėr
restaurim pa pėrmendur muzikėn.

“Ka dashtė Zoti dhe mė ka
krijuar me dy talente qė mė kanė pėrcjellė tėrė jetėn: muzika dhe
piktura. Pėr pikturė kam mbaruar akademinė kurse me muzikė jam marrė
qysh nė moshėn 15-vjeēare. Muzika m’u bė si profesion i dytė”, thotė
ai. Ėshtė edhe njė tjetėr shkak qė e bėn tė pandashėm muzikėn me
restaurimin. “Janė tė lidhura tek unė shumė”, thotė ai. “Kur lodhem
duke pikturuar apo restauruar e kap kitarėn dhe kompozoj diēka a po
vetėm loz ndonjė melodi e pastaj i kthehem prapė vizatimit apo
pikturės. Tė dyja me japin kėnaqėsi, sepse nė tė dyja krijoj diēka dhe
tė krijosh nuk ėshtė e lehtė. Flas pėr krijim origjinal”.

Nėse puna qė bėn ai si muzikantė dhe restaurues duket punė e lehtė, Gėrguri e thotė edhe tė kundėrtėn.
“Tė
dyja janė tė vėshtira dhe tė lehta. Nė qoftė se i jep detyrė vetes qė
tė punosh, asgjė nuk ėshtė e vėshtirė dhe tejkalohet, por nėse punon me
zor, kurrė nuk ka rezultate tė mira. Punė tė lehtė nuk ka”, shton
Gėrguri. Njė “gabim” Agim Gėrguri - i cili ka kompozuar dhe kėnduar
shumicėn e hiteve tė “Fisnikėve”, thotė se e ka bėrė nė art.

“Jam
shpėrndarė shumė, po ēka t’i bėj”, teksa nė humor shton edhe optimizmin
e tij me njė frazė qė duket si tė jetė vjedhur nė njėrin nga hitet e
“Fisnikėve”. “Kadal kadal bohet mirė”, thotė Gėrguri. Ajo ēfarė i duhet
edhe nė punėn qė ai bėn, si restaurues, por edhe nė muzikė, Agim
Gėrguri thotė se e ka prapa.

“Durim po kam shyqyr!”, pėrfundon ai.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:19 am

Nė Kosovė u pėrkujtua 100-vjetori i Normales sė Elbasanit



Prishtinė, 7 dhjetor - Pavarėsisht faktit qė me pak vonesė, edhe nė
Kosovė tė hėnėn shėnohet 100 vjetori i themelimit tė Normales sė
Elbasanit, qė konsiderohet nga ngjarjet mė tė shėnuara nė historinė e
arsimit dhe kombit shqiptar, sukses dhe pėrpjekje e rilindasve pėr
gjuhė dhe shkollė shqipe si dhe djep i kulturės dhe civilizimit
shqiptar.
Ceremonia e shėnimit tė kėtij pėrvjetori tė rėndėsishėm
pėr arsimin shqip, organizohet nga Instituti “Universum” i Prishtinės,
i cili nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės realizon
njė Akademi solemne.
Normalja e Elbasanit u hap mė 1 dhjetor tė vitit 1909, nė bazė tė
vendimit tė Kongresit tė Elbasanit, ku nė krye tė komisionit pėr arsim
ishte Mit’hat Frashėri .


Shkolla e parė e mesme kombėtare nė Shqipėri, posedonte gjashtė klasa,
prej tė cilave tri klasat e para ishin klasa pėrgatitore dhe pėrmbajtja
mėsimore ishte me karakter tė pėrgjithshėm, ndėrsa nė tri klasat e
tjera dominonin lėndėt profesionale pedagogjike, qėllimi i tė cilėve
ishte tė pėrgatisė mėsimdhėnės me diploma pėr tėrė Shqipėrinė dhe tėrė
shqiptarėt.
Normalja e Elbasanit u financua kryesisht nga fondet e Shoqėrisė
“Pėrparimi”, tė Korēės dhe me ndihmesė tė shtypit tė kohės, klubeve dhe
shoqėrive patriotike si brenda po ashtu edhe jashtė vendit, individė tė
posaēėm.
U administrua dhe u udhėheq nga personeli shqiptarė kryesisht laik si,
Luigj Gurakuqi, nė cilėsinė e drejtorit, didakti i njohur Aleksandėr
Xhuvani, i cili mė vonė botoi dy tekste me karakter profesional:
Psikologjia dhe Didaktika, Salih Ceka etj.
Ndėrsa si pedagog pati Sotir Pecin, Kristaq Cipon, Simon Shuteriqin,
Kahreman Yllin, Qamil Guranjaku dhe shumė figura tė tjera tė kombit, qė
kishin pėr qėllim hapjen e frymės kombėtare larg ndikimeve tė huaja
politike.
Nė Normalen e Elbasanit, kishte nxėnės nga tė gjithė trojet shqiptare, fillimisht numri i tyre arrinte deri nė 150.
Normalja e Elbasanit u mbyll disa herė nga qarqe tė ndryshme
antishqiptare, njėherė nė vitin 1910 nga turqit dhe u hap nė mes tė
vitit 1911-1912, u mbyll pas pushtimit tė Shqipėrisė sė Mesme nga
ushtritė serbe pėr t’u hapur pėrsėri mė 1913-1914 etj., ndėrsa pas
Kongresit tė Lushnjės dhe qeverisė sė Tiranės, Normalja kaloi nė
varėsinė e Ministrisė sė Arsimit, vazhdoi deri mė vitin 1924 kur u
diplomuan 15 maturantėt e parė tė saj.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Wed Jan 06, 2010 6:20 am

Viti 2010, vit i biodiversitetit dhe afrimit tė kulturave



Paris, 24 dhjetor - UNESKO e shpalli vitin 2010 si Vit ndėrkombėtar
tė biodiversitetit dhe tė afrimit tė kulturave, thekson organizata nė
kumtesė, e shpėrndarė nė Paris.

Nė dokument nėnvizohet
veēanėrisht roli i rėndėsishėm qė e luan ruajtja e shumėllojshmėrisė
biologjike tė planetit pėr ekzistimin e njerėzimit.

"UNESKO"-ja planifikon t'i shfrytėzojė arritjet shkencore, disiplinat
humanitare dhe sociale, si dhe kulturėn, nė mėnyrė qė t'u kundėrvihet
faktorėve tė rrezikshėm, qė ēojnė deri te shkatėrrimi i
biodiversitetit", konfirmohet nė kumtesė.

Sa i pėrket zbatimit tė Vitit ndėrkombėtar tė afrimit tė kulturave, nė
UNESKO vėrejnė se nga vende tė ndryshme tashmė kanė arritur mbi treqind
projekte pėr funksionimin nė suaza tė kėtyre nismave.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 6:54 am

Muzeu i Arteve Bashkėkohore mbetet maket



Prishtinė, 22 janar – Artistėt dhe artdashėsit kosovarė mund t’i
gėzohen vetėm maketit tė Muzeut tė Artit Bashkėkohor, shkruan sot “Koha
Ditore”. Ndėrkaq veprat e piktorėve nė njohur tė vendit dhe tė huaj,
edhe pėr njė kohė, do tė kenė adresėn e njėjtė – bodrumin e Galerisė sė
Arteve tė Kosovės. Projektin ideor pėr kėtė muze, i cili projekt ka
kushtuar hiē mė pak se 200 mijė euro, Ministria e Kulturės e mban nė
sirtar. Pėr ta konkretizuar atė, institucioni mė i lartė i kulturės nė
Kosovė duket tė mos jetė i interesuar. Nė buxhetin e kėtij viti MKRS-ja
nuk ka paraparė mjete pėr kėtė objekt, e as nuk ėshtė vėnė nė kėrkim tė
lokacionit ku ai do tė mund tė ndėrtohej. Drejtori i Galerisė sė Arteve
tė Kosovės, Fahredin Spahia, thotė se Muzeu i Arteve Bashkėkohore ėshtė
i domosdoshėm pėr artin kosovar. Ish-drejtori i GAK-ut, Luan Mulliqi, i
cili ka qenė njėri prej pėrkrahėsve kryesorė tė kėsaj ideje, thotė se
Ministria e Kulturės ka bllokuar kėtė projekt. Vetė ai qė ka projektuar
muzeun, arkitekti Bujar Demjaha, ka bindjen se vepra e tij nuk do tė
realizohet kurrė, pėrderisa Ministria e Kulturės vazhdon tė premtojė.
Mst: Paradoksi i lokacionit
Lokacioni afėr Galerisė sė Arteve tė Kosovės i ishte ndarė MKRS-sė pėr
ndėrtimin e Muzeut tė Arteve Bashkėkohore. E njėjta hapėsirė kishte
dalė tė ishte mė e volitshme pėr ndėrtimin e Fakultetit tė Edukimit.
Por, ndonėse kishte humbur kėtė vend, Ministria e Kulturės asnjėherė
nuk ka kėrkuar njė tjetėr. Megjithatė nga MKRS-ja thuhet se njė kėrkesė
e tillė sė shpejti do t’i adresohet Rektoratit tė Universitetit tė
Prishtinės.
“Hapėsira nė tė cilėn ėshtė dashur tė ndėrtohej Muzeu i Arteve
Bashkėkohore i pėrket Universitetit tė Prishtinės. MKRS-ja sė shpejti
do ta dorėzojė njė kėrkesė zyrtare nė Rektoratin e UP-sė nė lidhje me
lokacion pėr ndėrtimin e Muzeut tė Arteve Bashkėkohore”, ka thėnė
Arbėrore Riza, kėshilltare dhe zėdhėnėse e ministrit tė Kulturės,
Valton Beqiri. Mirėpo, Rektorati i Universitetit tė Prishtinės
konsideron se pėr kėtė ēėshtje ata janė adresa e gabuar.
“Edhe nėse njė kėrkesė e tillė arrin nė Rektorat ne nuk kemi kurrfarė
hapėsire tė ndajmė, ne vetė jemi ngushtė pėr tė ndėrtuar administratėn
qendrore tė Universitetit tė Prishtinės”, ka thėnė sekretari i
pėrgjithshėm i Universitetit tė Prishtinės, Esat Kelmendi. Ai ka shtuar
se e gjithė sipėrfaqja nė kryeqytet i takon Kuvendit Komunal tė
Prishtinės dhe ndarjen e tyre e bėn Komuna e Prishtinės.
Mirėpo tjetėr pėrgjigje japin nė KK tė Prishtinės.
“Ne nuk kemi lidhje me Muzeun e Arteve Bashkėkohore, pėr shkak se e
gjithė hapėsira brenda rrethojave tė Rektoratit ėshtė e Qendrės
Universitare. Por, edhe pėrkundėr kėsaj mund tė them me plot siguri se
nė Komunėn e Prishtinės asnjėherė nuk ka mbėrritur ndonjė kėrkesė pėr
caktimin e ndonjė lokacioni pėr ndėrtimin e muzeut”, ka thėnė shefi i
kulturės nė KK tė Prishtinės, Mustafė Halili.
Pėr kompetencat qė ka KK-ja nė hapėsirat e Rektoratit tė Universitetit
tė Prishtinės ka theksuar edhe zėdhėnėsja e Ministrisė sė Arsimit, Besa
Bytyēi. Sipas saj, ka qenė Komuna e Prishtinės ajo qė lokalitetin dikur
tė destinuar pėr Muzeun e Arteve Bashkėkohore e ka ndarė pėr ndėrtimin
e Fakultetit tė Edukimit.
“Ne kemi bėrė kėrkesė nė Komunėn e Prishtinės qė tė ndahet lokacioni, i
cili kishte qenė i destinuar pėr Muzeun e Arteve Bashkėkohore, pėr
shkak se vendi i parė i cili ėshtė dhėnė pėr tė ndėrtuar Fakultetin e
Edukimit ka qenė i papėrshtatshėm, pėr shkak se do t’ia prishte
imazhin Bibliotekės Kombėtare”, ka thėnė Bytyēi.
Pėr Luan Mulliqin ėshtė Ministria e Kulturės ajo qė ka bllokuar kėtė
projekt. Sherri i neglizhencės sė saj ėshtė humbur edhe lokacioni. Ai
ka shpjeguar ecurinė e idesė pėr ndėrtimin e njė muzeu arti nė kohėn
kur ai kishte qenė nė krye tė Galerisė sė Arteve.
“Nė kohėn e kryeministrit Agim Ēeku na ėshtė propozuar tė ndėrtojmė
objekt tė ri tė Muzeut tė Arteve Bashkėkohore afėr objektit tė
Galerisė. Me atė rast e kemi marrė vendimin dhe pėlqimin qė Muzeu i
Arteve Bashkėkohore tė ndėrtohej afėr GAK-ut, pikėrisht nė vendin ku
sot po ndėrtohet Fakulteti i Edukimit”, ka thėnė Mulliqi, teksa ka
identifikuar edhe pengesėn pėr moskonkretizimin e kėsaj ideje.
Pėr humbjen e lokacionit Mulliqi fajėson tė parin e MKRS-sė, ashtu si edhe pėr bllokimin e projektit.
“Pėr shkak tė neglizhencės sė MKRS-sė dhe mosdėshirės sė ministrit
Valton Beqiri pėr tė ndėrtuar njė muze tė arteve nuk ėshtė nėnshkruar
memorandumi nė mes MKRS-sė dhe Ministrisė sė Arsimit pėr lokacionin, tė
cilin Komuna e Prishtinės e ka aprovuar nė planin urbanistik dhe ka
dhėnė pėlqim me shkrim, i cili gjendet nė arkivin e GAK-ut. Si rezultat
i kėsaj sot ky lokacion i takon Fakultetit tė Edukimit”, ka thėnė ai.
Por nė Ministrinė e Kulturės bllokimin e kėtij projekti e vėrtetojnė
edhe me planifikimin buxhetor pėr kėtė vit. Asnjė metelik nuk ėshtė
ndarė pėr Muzeun. Kėtė e pranon Arbėrore Riza, zėdhėnėse dhe
kėshilltare e ministrit tė Kulturės.
“Nė kuadėr tė investimeve kapitale pėr kėtė vit nuk janė ndarė mjete pėr Muzeun e Arteve Bashkėkohore”, ka thėnė Riza.
Vetė projektuesi, Bujar Demjaha, thotė tė mos jetė interesuar mė tej
pėr projektin e tij, ani pse pėr tė ka marrė mbi 200 mijė euro.
“Nuk jam kontaktuar mė asnjėherė”, ka thėnė Demjaha. “Ministria nuk e
ka shtyrė pėrpara kėtė projekt pėr interesa tė tjera”, ka shtuar ai.
Nė anėn tjetėr pėr drejtorin e Galerisė sė Arteve tė Kosovės, Muzeu i Arteve Bashkėkohore ėshtė projekt i domosdoshėm.
“Nuk ėshtė kėrkesė vetėm e imja, por e tėrė komunitetit artistik qė njė
shtet i ri tė ketė njė muze tė artit. Ai do t’i zgjidhte tė gjitha
problemet e fondit tė veprave tė Galerisė, sepse aty do tė kishte
hapėsirė tė mjaftueshme”, ka thėnė Spahia.
I pari i GAK-ut thotė se do tė jetė vetė ai i cili vazhdimisht do tė insistojė nė konkretizimin e kėtij projekti.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 6:55 am

“Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” u vlerėsua si shfaqje antologjike

Gjilan, 22 janar - Shfaqja “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, e bėrė
sipas tekstit tė Ismail Kadaresė, dramatizuar nga Jeton Neziraj e me
regji tė Dino Mustafiq nga Bosnja, e luajtur mbrėmė nga trupa e Teatrit
Shqiptar tė Shkupit nė festivalin e dramės shqipe “Talia e Flakės”, e
cila po mbahet nė Gjilan, nė kuadėr tė manifestimit kulturore “Flaka e
Janarit 2010”, u vlerėsua si shfaqje antologjike pėr shkak tė
universalitetit tė saj.
Me temė nga romani tashmė i njohur dhe i
pėrkthyer nė shumė, trupa e Teatrit Shqiptar tė Shkupit shfaqjes i dha
edhe karakter universal duke prekur segmente edhe nga luftėrat e
vonshme nė Bosnjė, Kroaci e Kosovė, pa e shkėputur vazhdimėsinė e nisur
dhjetėra vite mė parė nė Shqipėri, me gjeneralin humbės e tė turpėruar.

Kritikė e njohės tė teatrit e dramės, nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia
si dhe Bosnja, e vlerėsuan shfaqjen e “Gjeneralit tė ushtrisė sė
vdekur”, pėr universalitetin e saj, pėr kapėrcimin e kufijve dhe
prekjen e temave tė tilla pėrtej hapėsirave shqiptare, pėr pėrcjelljen
e mesazhit tek publiku, sikur qė u vlerėsua shumė lart skena dhe loja e
aktorėve shqiptarė tė Teatrit tė Shkupit, pa harruar regjinė e
regjisorit boshnjak, Dino Mustafiq.
Dy njohėsit e teatrit dhe dramės shqipe, Adriatik Kallulli dhe Josif
Papagjoni e vlerėsuar shfaqjen si shumė tė suksesshme, por duke mos
lėnė anash edhe ca kritika.
Adriatik Kallulli, dramaturg nga Shqipėria pėrgėzoi publikun gjilanas,
tė cilin e cilėsoi si komunitetin mė tė mirė artistik nė trojet
shqiptare, kurse pėr shfaqjen tha se kjo dėshmoi se Shqipėria dhe
shqiptarėt janė njė kockė e fortė.
“Shfaqja nė vete pati jo vetėm kombėtaren, por edhe universalen dhe ky
mesazh ishte i plotė, i thellė dhe si i tillė u pėrcoll tek publiku”,
tha kritiku Kallulli. Ai pėrgėzoi tė 16 aktorėt qė sollėn gjallėri e
larmi, shfrytėzim tė folklorit e riteve popullore.
Josif Papagjoni tha se e shkėlqyeshme ishte sidomos skenografia e
shfaqjes, por ai paraqiti disa kritika pėr disa skena tė shfaqjes pėr
tė cilat siē tha ai, nuk janė nė traditėn e shqiptarėve, gjė e cila
edhe ngjalli debat.
Ai lavdėroi rolet e Adrian Azirit dhe Bajrush Mjakut. Papagjoni tha se
kjo ėshtė njė arritje e madhe e shquar e kėtij teatri, guxim dhe
prezantim i dinjitetshėm. Ai tha se skenimi i njė vepre tė tillė
madhore ėshtė i zorshėm, por teatri shqiptar i Shkupit pėrmes kėsaj
shfaqje, hiē disa dobėsive, ia ka arritur qėllimit.
Shefqet Gjocaj, e cilėsoi shfaqjen si mė tė mirėn tė luajtur nė dhjetė
vitet e fundit nė teatrot shqiptare, kurse Nebi Islami, tha se kjo
ėshtė shfaqja mė e mirė qė Teatri Shqiptar i Shkupit e ka dhėnė
ndonjėherė.
Edhe Agim Gėrguri dhe Nexhmedin Ymeri e vlerėsuan si shfaqje
antologjike, kurse kryepersonazhi i shfaqjes, Bajrush Mjaku, tha se
shfaqjes nuk mund t’i mohohet vlera duke theksuar se kjo shfaqje ėshtė
njė prej dramatizimeve mė tė sakta qė ka bėrė ky teatėr, derisa kritiku
Miho Gjini, kėtė shfaqje e vlerėsoi si versionin mė tė plotė tė
„Gjeneralit...“.
Nė debatin pėr shfaqjen u pėrfshi edhe Sead Juriq regjisor dhe drejtor
i Teatrit tė Mostarit nė Bosnjė e Hercegovinės, i cili tha se atij
gjatė shfaqjes i kanė pikuar lotėt, duke e vlerėsuar atė si
antologjike.
Juriq i cili tha se nuk e ka kuptuar gjuhėn, por se loja dhe skenat e
bėnė qė atė ta pėrjetojė nė thellėsi, sidomos loja me kockat e
mbledhura. Ai kėrkoi qė ajo tė shfaqej edhe nė Sarajevė, sepse ajo
ėshtė universale dhe se pėrkon shumė edhe me realitetin e atjeshėm.
Nė shfaqjen “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, luajtėn, Bajrush Mjaku,
Xhevdet Jashari, Adem Karaga, Vebi Qerimi, Musherefe Llozani, Adrian
Aziri, dhe aktorė tė tjerė. Nė natėn e tretė tė festivalit tė dramės
“Talia e Flakės”, tė premten, do tė prezantohet Teatri i Qytetit tė
Ferizajt me shfaqjen e tyre “Nėntė plagėt e Gjergjizit”, me tekst dhe
regji tė Fadil Hysajt.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 6:56 am

“Art Club” sinonim i kulturės shqiptare nė Malin e Zi



Ulqin, 22 janar - Drejtues tė Shoqatės sė artistėve dhe intelektualėve
“Art Club” e Ulqinit, thanė pėr KosovaLive se nė 20 vjetorin e
themelimit, kjo shoqatė mund tė mburret se ka arritur tė sfidojė
vėshtirėsitė dhe tė nxjerr nė pah vlerat e kulturės sė shqiptarėve nė
kėtė shtet.
Kryetari i “Art Club”, Haxhi Shabani thotė pėr
Kosovalive se me firmėn e kėsaj shoqate janė botuar rreth 100 tituj
veprash nga fusha e letėrsisė, shkencės, publicistikės tė autorėve
shqiptarė.
“Tashmė kemi nisur me njė kolonė tė botimit tė veprave tė zgjedhura tė
shkrimtarėve shqiptarė nė Malin e Zi, tė cilėt kėtė letėrsi, si pjesė e
asaj shqiptare, e kanė themeluar dhe vazhdojnė ta mbajnė gjallė”, tha
ai.
Ai thotė se redaksia e botimeve tė shoqatės ėshtė duke punuar
intensivisht qė njė pėrzgjedhje e autorėve shqiptarė tė pėrkthehet e
botohet nė gjuhėn malazeze, pėr tė dėshmuar se shqiptarėt edhe nė kėtė
segment tė kulturės i kanė vlerat e dėshmuara.
Shabani shton se shoqata sivjet do tė nxjerrė njė botim shumė tė
rėndėsishėm mbi pozitėn e sotme tė gjuhės shqipe nė Mal tė Zi. Nė kėtė
ndėrlidhje, nė fund tė dhjetorit tė vitit tė kaluar, nė Ulqin “Art
Club” mblodhi studiuesit mė eminentė tė hapėsirės shqiptare dhe
kumtesat janė njė kontribut shumė i rėndėsishėm i pozitės sė gjuhės
shqipe nė Malin e Zi.
Ai paralajmėroi rikthimin e karvanit tė shkrimtarėve shqiptarė pėr
fėmijė nga Mali i Zi, Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia nė shkollat
shqipe nė Mal tė Zi, si dhe vazhdimin e takimeve tė mirėnjohura
tradicionale ndėrkombėtare “Kalimerja poetike“ nė Ulqin.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 6:57 am

Ministri Beqiri priti regjisorin e njohur malazias Velko Bulajiq



Prishtinė, 22 janar 2009 - Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, z.
Valton Beqiri, priti sot regjisorin e njohur malazias, z. Velko
Bulajiq, i cili jeton dhe vepron nė Zagreb (Kroaci).
Me kėtė
rast, ministri Valton Beqiri e falėnderoi regjisorin Bulajiq pėr
vizitėn nė Kosovė dhe i shprehu mbėshtetjen pėr realizimin e
premierės sė filmit tė tij “Libertas” nė maj tė kėtij viti nė
Prishtinė. Ai, gjithashtu, kėrkoi nga z. Bulajiq qė, pėrmes autoritetit
tė tij, ta mbėshtesė kinematografinė kosovare nė produksionet dhe
fondacionet e ndryshme ndėrkombėtare.
Regjisori Bulajiq tha se ai ėshtė njė mik i madh i Kosovės dhe se, nė
kėtė kontekst, ėshtė i gatshėm ta mbėshtesė konematografinė kosovare
pėr krijimin e kontakteve me prodhuesit e krijuesit e filmit, si dhe me
fondacionet e ndryshme kinematografike ndėrkombėtare.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 6:57 am

Arkivi i Kosovės pėrgatit monografinė pėr personat e vrarė e tė zhdukur



Prishtinė, 23 Janar- Ėshtė dashur tė kalojė njė dekadė nga lufta e
fundit nė Kosovė qė emrat e personave qė u vranė dhe u zhdukėn gjatė
periudhės sė viteve 1998-1999 tė kenė njė “adresė” tė pėrbashkėt.
“Krimet e pushtetit serb nė Kosovė” ėshtė titulli i monografisė rreth
njė mijė faqe, e cila pritet tė botohet nė mars tė kėtij viti, me
nismėn e Arkivit Shtetėror tė Kosovės. Ky institucion ka njė vit e
gjysmė qė ka mbledhur ekipin me pėrfaqėsues tė arkivave komunale pėr tė
finalizuar kėtė projekt.
Kryeshefi i Arkivit Shtetėror tė Kosovės, Jusuf Osmani, ka dhėnė detaje
lidhur me kėtė monografi, e cila sipas tij do tė jetė e para e kėtij
lloji nė Kosovė.
“Ideja dhe qėllimi i gjithė kėsaj ka qenė grumbullimi i tė gjitha tė
dhėnave tė sakta, meqė deri tani Kosova nuk e ka ndonjė regjistėr tė
mirėfilltė”, ka thėnė Osmani, teksa ka shtuar se kjo ka qenė edhe
arsyeja qė nuk e kanė nisur mė herėt kėtė projekt.
Sipas tij, ekipi i Arkivit Shtetėror tė Kosovės qė ka punuar nė
grumbullimin dhe verifikimin e tė dhėnave ka hasur nė vėshtirėsi pėr
shkak se nuk ka pasur evidenca tė sakta nėpėr komuna.
“Ne kemi formuar njė ekip tė gjerė me pėrfaqėsues tė tė gjitha arkivave
komunale dhe ndėrkomunale. Por kemi hasur nė probleme tė mėdha, sepse
nuk ka evidence. Edhe ato qė janė kanė shumė gabime”, ka thėnė Osmani.
Duke e cilėsuar si shumė tė rėndėsishme botimin e kėsaj monografie, ai
ka shtuar se Arkivi Shtetėror i Kosovės do tė dalė me tė dhėna tė
sakta, nė mėnyrė qė tė shmanget ēdo manipulim me shifra sa u pėrket
atyre qė kanė humbur jetėn gjatė luftės sė fundit nė Kosovė.
“Besojmė se kjo monografi ėshtė me interes dhe me rėndėsi tė veēantė,
sepse deri tani ėshtė manipuluar me tė dhėna. Arkivi Shtetėror i
Kosovės ėshtė institucion shtetėror dhe nuk guxon tė dalė me tė dhėna
tė njėanshme, por me faktografi”, ka thėnė Osmani, duke shtuar se
monografia do tė ilustrohet edhe me fotografi.
Drejtori i Departamentit tė Arkivit Shtetėror tė Kosovės, Sylė Ukshini,
po ashtu e ka cilėsuar tė nevojshme botimin e njė monografie tė tillė.
Pėr numrin e tė vrarėve dhe tė tė zhdukurve nė luftėn e fundit nė
Kosovė, deri tani, mė shumė se dhjetė vjet pas luftės, nuk ka njė
monografi tė mirėfilltė. Qė nė vitin 2007, Kėshillit pėr Mbrojtjen e
Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut i ishte besuar pėrpilimi i njė
monografie tė tillė. Ndonėse kishin premtuar se do ta botonin gati dy
vjet mė parė, monografia nuk ėshtė realizuar as sot e kėsaj dite.
Ndėrkaq ka pesė vjet qėkur ekipi i Fondi pėr tė Drejtėn Humanitare ka
nisur grumbullimin dhe verifikimin e tė dhėnave, pėr njė monografi
lufte.
Sipas drejtorit tė kėtij fondi, Bekim Blakaj, “Libri i kujtesės” do tė
jetė titulli i monografisė qė ata do ta botojnė nė qershor tė kėtij
viti. Njė gjė e tillė, sipas Blakajt, nuk ka mundur tė bėhej pėr njė
periudhė tė shkurtėr kohore.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 6:58 am

Nehat Beqiri do tė pikturojė me 4 000 vezė



Shkup, 21 janar - Nė Qendrėn kulturore-informative nė Shkup sonte ėshtė
hapur ekspozita dhe performansa grafike e Nehat Beqirit, i cili
paraqitet me 28 vepra (akrilik nė pėlhurė) qė piktori i ka krijuar
vitin e kaluar. Karakteristike ėshtė qė veprat kanė dimensione tė
mėdha: 2,50 dhe 4.50 dhe 2,30 nė 4 metra. Siē njoftoi QIK, hapja e
ekspozitės do tė pasojė me njė performansė jo tė zakonshme, nė tė cilėn
Beqiri nė vend tė penelave dhe ngjyrave do tė pėrdorė 4 000 vezė. Nė
perfomansė do tė mund tė marrin pjesė tė gjithė vizitorėt qė do tė jenė
nė ekspozitė. Ekspozita do tė jetė e hapur deri mė 20 shkurt.
Nehat Beqiri (Tetovė 1967) ka diplomuar nė Fakultetin e Arteve
Figurative nė Prishtinė, dega pikturė, dhe ka mbrojtur masterin nė tė
njėjtin fakultet nė vitin 2001. Ėshtė pedagog nė Universitetin nė Novi
Pazar e nė Nish. Ka marrė pjesė nė njė numėr tė madh eskpozitash nė
grupe dhe koloni grafike nė Maqedoni dhe nė Evropė. Ėshtė fitues i disa
ēmimeve shtetėrore dhe ndėrkombėtare.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 6:59 am

Rita Ora: shqiptarja qė po emocionon Britaninė



Londėr, 21 janar - Ajo ka vetėm 18 vjet. Quhet Rita Ora. Ka lindur nė
Prishtinė, kurse gjatė luftės ka emigruar nė Londėr. Ajo ka emigruar
bashkė me prindėrit dhe motrėn e saj mė tė madhe. Pas kėsaj, ajo ėshtė
rritur nė lagjen Ladbroke Grove tė Londrės, pėrderisa ėshtė shquar pėr
stilin e saj unik nė muzikė dhe konsiderohet si njėri prej zėrave mė tė
mirė qė ka Britania e Madhe viteve tė fundit. Kryesisht ėshtė e
frymėzuar nga Miles Davis, Billy Holiday dhe tė tjerė, pėrderisa ka
incizuar kėngė, pasi ka rėnė nė kontakt me producentin Martin Terefei,
cili ėshtė i befasuar dhe pret shumė nga Rita. Bashkė me tė, ajo ka
zhvilluar njė zė qė konsiderohet si zhanėr “blues bashkėkohor”. Nė
aranzhime, deri me tani Rita dhe Martin kanė bashkėpunuar me Ron
Sexsmith, Tommy Sims, Craig David, James Morrison dhe Sacha Skarbek, me
tė cilat kėngė ajo edhe do tė debutojė nė albumin qė do tė lansohet nė
treg sė shpejti.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 7:00 am

Ndėrron jetė pėrkthyesi i madh Pashko Gjeēi



Tiranė, 21 janar - U nda mbrėmė nga jeta, nė moshėn 92-vjeēare, pas njė
kohe tė gjatė izolimi prej sėmundjes, pėrkthyesi i madh Pashko Gjeēi, i
cili zuri njė vend nderi nė pėrkthimet tona, me pėrkthimin e tij
legjendar tė "Komedisė Hyjnore". I indur nė Shkodėr mė 7 shtator tė
vitit 1918, Gjeēi mbaroi shkollėn e Jezuitėve si dhe gjimnazin Jezuit
nė qytetin e lindjes. Qė nė moshė tė re, aty nga viti 1934, pėrktheu
disa poezi tė poetit italian, Xhakomo Leopardi. Nė shkollė mėson mirė
italisht, mė pas nė gjimnaz, greqishten e vjetėr dhe latinishten, gjuhė
nė tė cilat pėrktheu mrekullitė e letėrsisė botėrore. Nė vitin 1938, me
gjysmė burse tė siguruar nga qeveria e asja kohe, regjistrohet nė
Fakultetin e Letėrsisė dhe Filozofisė nė Romė. Pashku gjithnjė kujton
me kėnaqėsi leksionet e prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqėrimi me tė
do t'i kushtonte atij 5 vjet burg . Me 15 korrik tė viti 1942
diplomohet Doktor nė Letėrsi. Pas kthimit nė atdhe, mė 4 shtator 1947
ndalohet me akuzėn 'Pjesėmarrje nė grup kundėr pushtetit'. Nė lirim e
trasferojnė nė Fushė Krujė ku punoi shumė gjatė pėr pėrkthimin e
PURGATORIT dhe tė PARAJSĖS. Kur Noli nuk e mori pėrsipėr pėrkthimin e
Dates nė prag tė 700-vjetorit tė poetit tė madh, ata tė shtėpisė
botuese iu drejtuan sėrish Pashko Gjeēit. Kėshtu qė nė vitin 1960 u
botua kantiku i pare, ajo pjesė e parė e komedisė FERRI. Veprės nuk u
bė ndonjė jehonė e madhe. Por ish-drejtori i shtėpisė botuese nė atė
kohė, Nasho Jorgaqi, thotė se shqipėrim tė tillė mund tė bėnte vetėm
Pashko Gjeēi. Menjėherė pas botimit tė KOMEDISĖ HYJNORE nisi tė
pėrkthente ODISENĖ, njė punė qė e pėrfundoi me sukses. Por, njė tjetėr
kulm pėr pėrkthyesin ishte edhe "Fausti" i Gėtes, njė vepėr me njė
histori tė gjatė qė nga koha e komunizmit, qė mbėrriti nė duar e
lexuasve vetėm para njė viti. Edhe pse, ndoshta nuk arriti ta shijonte
plotėsisht kėtė kurorėzim tė punės sė tij….sepse Gjeēi, i zhytur nė
humbėtirėn, ku kujtimet qenė zhdukur thuajse krejtėsisht vitet e
fundit, nuk ishte nė gjendje tė kujtonte as vėshtirėsitė e peripecitė
qė e shoqėruan sjelljen nė gjuhėn shqipe me atė gegnishten delikate tė
tij, tė kėsaj vepre madhore.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 7:00 am

Nė Shkup tė enjten mbahet koncert humanitar pėr ndihmė Shkodrės

Shkup, 20 janar - Nė Qendrėn rekreative "Kale" nė Shkup tė enjten do tė
mbahet njė koncert pėr ndihmė tė banorėve nga zonat e pėrmbytura nė
Shkodėr dhe rrethinė. Me kėtė komunat Ēair, Saraj, Studeniēan sė bashku
me sektorin joqeveritar, do tė fillojnė javėn e solidaritetit pėr
grumbullimin e fondeve pėr tė ndihmuar banorėt e rrethinės sė Shkodrės,
tė cilėt pėrjetuan pėrmbytjet. Nė koncert do tė marrin pjesė edhe
kėngėtarė tė njohur shqiptarė, si dhe ansambleve tė vendit.
Udhėheqėsi i Sektorit pėr arsim dhe kulturė nė komunėn e Ēairit,
Shefqet Zekolli shpreson se qytetarėt e Shkupit dhe tė tjerėt do tė
vijnė nė koncert qė ta shprehin solidaritetin e tyre, si ēdoherė deri
tani, pėr qytetarėt e pėsuar nga vėrshimet nė Shqipėri.
"Ēmimi do tė jetė simbolik, 150 denarė. Ne shpresojmė se qytetarėt e
Shkupit dhe tė tjerėt do tė jenė nė nivel tė aktiviteteve, nė nivelin e
mėparshėm tė ndihmave qė kanė ofruar edhe pėr raste tė tjera dhe do tė
vijnė nė kėtė koncert qė t'i ndihmojmė Shkodrės”, tha Zekolli.
Me kėtė rast do tė mbahet edhe njė aksion pėr grumbullimin e
veshmbathjeve, mjeteve higjienike nė komunėn e Ēairit, si dhe lanēimin
edhe tė disa numrave tė telefonit, pėr tė dhuruar para.
Edhe Shoqata e piktorėve shqiptarė tė Maqedonisė, do tė grumbullojė
fonde nga pikturat qė do tė shiten kėtė javė nė ekspozita tė ndryshme.
Nga Komuna e Ēairit njoftojnė se nė bazė tė nevojave do tė ketė edhe
ndihma tė tjera.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 23, 2010 7:01 am

Ndėrroi jetė aktorja Jean Simmons



Kaliforni, 23 janar – Ka ndėrruar jetė nė moshėn 80 vjeēare aktorja
amerikane Jean Simmons, e cila dha shpirt nė rezidencėn e saj nė Santa
Monica tė Kalifornisė.
Britanikja e natyralizuar amerikane ka qene
protagoniste bashkė me Marlon Brandon nė “Djem dhe kukulla”. Nė vitin
1983 Jean fitoi njė ēmim Emmy pėr njė serial tė famshėm televiziv.
Gjithashtu, karriera e saj ėshtė e pasur edhe me shumė filma tė tjerė
si “Angels Face”, “The Big Country”, “The Happy Ending” etj.
Nė vitin 1950 Jean u martua me aktorin e njohur Stewart Granger, me tė cilin u nda 10 vjet mė vonė, nė vitin 1960.
avatar
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulturė

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi