Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė bėsh mirė

Shko poshtė

Tė bėsh mirė Empty Tė bėsh mirė

Mesazh nga sam1r Mon Sep 14, 2009 8:27 am

Tė bėsh mirė


jesh njeri i mirė dhe t'u bėsh mirė tė tjerėve, nuk kufizohet vetėm nė
ndihmėn materiale ndaj tyre, por ka njė kuptim mė tė gjerė.

mirė ėshtė dhe tė ndihmosh dikė tė dalė nga halli qė i ka rėnė, e mirė
ėshtė dhe tė pajtosh dy veta qė nuk flasin, e mirė ėshtė dhe t'i japėsh
kurajė dikujt qė ka humbur shpresat, e mirė ėshtė dhe kur ia largon
dikujt brengat. Pra, ėshtė qė t'i duash tė mirėn ēdo njeriu.

Zoti i Madhėruar thotė nė Kuran:

"O ju qė keni besuar, bėni ruku dhe sexhde, adhurojeni Zotin dhe bėni vepra tė mira me shpresė qė tė shpėtoni". (Haxh, 77)

Si
pasojė e namazit dhe adhurimit tė Zotit tė Madhėruar lind mėshira,
tregues i sė cilės janė veprat e mira ndaj njerėzve dhe ēdo gjallese.

Po
ti, o vėlla, a tregohesh i gatshėm pėr tė ndihmuar kėdo qė ka nevojė?
Vallė, a gėzohesh kur dikush tė kėrkon ndihmė, apo hidhėrohesh? Nėse
ndihmon dikė, a e bėn kėtė thjesht se ėshtė e mirė dhe duhet bėrė, apo
e bėn pėr shkak se mendon qė mė pas do tė ta shpėrblejė nė njė mėnyrė
tjetėr?

Treguesi i pranimit tė adhurimit ėshtė mėshira dhe tregues i mėshirės, ėshtė bamirėsia ndaj njerėzve.

Zoti i Madhėruar thotė nė njė hadith kudsij:

"Unė
ia pranoj namazin atij qė tregohet modest ndaj Meje, nuk tregohet
arrogant ndaj njerėzve, nuk vdes duke vepruar njė gjynah, mėshiron tė
vobektit, mėshiron udhėtarėt, tė cilėve u ėshtė mbaruar ushqimi,
mėshiron gratė e veja dhe njerėzit nė fatkeqėsi".

Po ēfarė lidhje kanė kėto tė fundit, me pranimin e namazit?

Kjo pasi ai qė falet duhet tė jetė i mėshirshėm dhe mėshira shfaqet nė ndihmėn qė u afron njerėzve nė nevojė.

Nėse dėshiron tė dish se Zoti i Madhėruar ėshtė i kėnaqur ndaj teje, shikoje veten nėse ua do tė mirėn njerėzve.

Ajo
qė e vėrteton kėtė ėshtė se kur Profetit a.s. iu shfaq Xhibrili a.s.
pėr herė tė parė dhe iu shpallėn ajetet e para tė Kuranit, ai shkoi i
frikėsuar te bashkėshortja e tij Hadixheja dhe pasi i tregoi mbi atė qė
i kishte ndodhur i tha: "U frikėsova shumė, o Hadixhe, pasi mendova se
mund tė ishin xhinde".

Hadixheja e sigurtė ia ktheu: Jo, pėr
Zotin, nuk tė le Zoti ty nė baltė kurrė, pasi ti shkon mirė me
farefisin, respekton mikun dhe ndihmon nevojtarėt.

Pėr shkak se kishte kėto cilėsi, Zoti i Madhėruar e zgjodhi Muhamedin a.s. si tė dėrguar tek tė gjithė njerėzit.

Secili
prej nesh ka dėgjuar nė biseda me njėri-tjetrin qė e mira sot ka humbur
dhe se nėse i bėn njė tė mirė dikujt dije se prej tij do tė presėsh
vetėm keq.

Kurse Profeti a.s. thotė:

"Zoti ėshtė nė ndihmė tė njeriut, pėrderisa ai ėshtė nė ndihmė tė vėllait tė tij".

"Kush i heq njė njeriu njė brengė nga brengat e kėsaj bote, Zoti do t'i heqė atij njė brengė nga brengat e Ditės sė Kiametit".


duash tė mirėn pėr njerėzit ėshtė e lidhur ngushtė me dy nga cilėsitė e
Zotit tė Madhėruar dhe sa mė shumė t'u bėsh mirė njerėzve, aq mė shumė
kėto dy cilėsi bėhen pjesė e jetės tėnde.

Cilėsia e parė ėshtė
ajo qė nė arabisht shprehet me Eddejjan, qė do tė thotė dikush qė tė
shpėrblen pėr atė qė vepron, sado e vogėl qoftė. Tė shpėrblen pėr tė nė
kėtė botė para botės tjetėr.

Profeti a.s. thotė rreth kėsaj gjėje:

"Nėse
njė i ri do tė respektojė njė tė moshuar pėr shkak tė moshės, Zoti do
tė caktojė dikė qė ta respektojė atė kur tė plaket".

Tė jesh i sigurtė qė pėr tė mirėn qė bėre do tė shpėrblehesh nė kėtė botė para se tė vdesėsh.

Ebu
Sufjani ka qenė nga armiqtė e pėrbetuar tė Profetit a.s. Njė ditė vajza
e profetit a.s. Fatimeja rrėzohet dhe koka dhe fytyra i mbushet me
pluhur. Ebu Sufjani qė kaloi aty pranė e ngriti, ia shkundi pluhurin qė
i kishte mbuluar fytyrėn dhe u largua.

Kur Profeti a.s. e dėgjoi kėtė, tha:

" O Zot, mos ia harro kėtė Ebu Sufjanit".

Pasi
kalojnė vite, Ebu Sufjani pranon Islamin dhe gjithė armiqėsinė qė
kishte ndaj Profetit a.s. e kthen nė dashuri dhe respekt. Merr pjesė
dhe nė disa luftėra ku humb dhe shikimin dhe nė fund vdes si mysliman.

E gjithė kjo pėr shkak tė njė tė mire qė bėri, ku i shkundi pluhurin vajzės sė Profetit a.s.

Njė
njeri tregon: Isha njė ditė me njė mikun tim qė teksa po nxirrte
makinėn nga parkingu, pa dashje godet makinėn qė kishte pas dhe i thyen
xhamin e dritave. I shqetėsuar del dhe kur pėrballet me shoferin e
makinės sė dėmtuar, ai i thotė: -Nuk prish punė vėlla, diēka e vogėl
ėshtė, lėre se ta kam falur.- Hyri nė makinė dhe pashė qė po i rridhnin
lotė dhe thoshte: -I madh je Ti, o Zot, qė nuk harron.

I
habitur e pyeta: -Si ėshtė puna miku im?- Ai u kthye drejt meje dhe mė
tha: -Muajin e kaluar, nė tė njėjtėn rrugė, njė makinė mė goditi dhe mė
theu xhamin e dritave tė makinės. Kur pronari i makinės doli jashtė
pashė qė ishte njė i moshuar me fėmijėt e tij. -Nuk ka problem,- i
thashė dhe u ndamė. -Tani mė ndodhi e njėjta gjė mua.

Njė nga
ligjet qė Zoti i Madhėruar ka caktuar nė tokė, ėshtė se e mira i
kthehet atij qė e bėn qysh nė kėtė botė, pa vajtur nė botėn tjetėr. Dhe
kjo nuk ėshtė vetėm pėr muslimanėt, por pėr tė gjithė njerėzit.

Profeti a.s. thotė:

"E mira nė umetin tim ėshtė deri nė Ditėn e Kiametit".

Cilėsia
e dytė e Zotit tė Madhėruar qė flet mbi shpėrblimin e tė mirės ėshtė
Esh-Shekuur, qė do tė thotė dikush qė pėr njė punė tė mirė tė vogėl,
jep shpėrblim shumė tė madh.

Profeti a.s. na tregon:

"Njė
grua e pėrdalė shikon njė qen qė gėrryente dheun me kėmbė pranė njė
pusi sepse e kishte marrė etja. Asaj i vjen keq dhe zbret nė pus, merr
ujė dhe ia jep qenit tė pijė. Pėr kėtė vepėr, Zoti ia fali gjynahet".

Zoti i Madhėruar e vlerėson tė mirėn sado e vogėl qoftė ajo dhe jep shpėrblim tė madh pėr tė.

Imam
Ahmedi na tregon se njė grua lypėse kishte dalė tė lypė me djalin e
saj. Pėr shkak tė diellit pėrvėlues e lė djalin nėn hijen e nje peme
dhe i thotė tė priste aty deri sa tė gjente diēka pėr tė ngrėnė. Teksa
djali priste tė kthehej nėna e tij, vjen njė hajdut, e merr djalin dhe
largohet. Nėna e tij kthehet me njė bukė nė dorė dhe shikon qė djali
nuk ndodhej te pema ku e kishte lėnė. E mėrzitur pėr tė birin fillon tė
qajė me tė madhe. Aty pranė vjen njė i varfėr qė kur shikon bukėn nė
dorėn e saj i thotė qė kishte ditė pa ngrėnė. Nėna ia zgjat bukėn qė
mbante nė dorė dhe vazhdonte tė qajė. Ai i thotė: -Lus Zotin qė tė ta
zgjidhė hallin qė ke.

Pas pak kohe, teksa vazhdonte tė qajė tė
birin e humbur, shikon nga larg njė burrė qė kishte djalin e saj pėr
dore. Kur u afruan, e pėrqafoi tė birin dhe me lot nė sy e pyeti burrin
se si qėndronte puna.

-E mora pėr ta shitur si skllav,- i
thotė, -por teksa isha duke ecur, papritur dėgjova njė zė tė brendshėm
qė mė thoshte: Po sikur dikush ta marrė djalin tėnd tė vetėm dhe ta
shesė skllav, ashtu siē kėrkon ta shesėsh ti kėtė fėmijė, si do tė
ndiheshe? Atėherė u ktheva menjėherė dhe ja tek e ke djalin.- Gruaja e
gėzuar thotė:

-I pa tė meta ėshtė Ai qė njė bukė tė dhėnė e shpėrblen me kthimin e djalit tė dashur.

Nė njė histori tjetėr, tė cilėn e tregon vetė Profeti a.s. te Muslimi thuhet qė:

-Njė
burrė teksa udhėtonte nė shkretėtirė, dėgjon njė zė qė vinte nga retė
dhe thoshte: Shkoni te kopshti i filanit dhe lėshoni shi. Papritur retė
filluan tė lėvizin drejt njė kopshti. Kur qėndruan sipėr kopshtit,
lėshuan shi, i cili binte vetėm brenda kufijve tė kopshtit. I habitur
shkon tė takojė pronarin e kopshtit, tė cilin e pyet se ēfarė bėnte
diēka tė veēantė nė kopshtin e tij. Pronari i tha: Sa herė qė mbledh
prodhimin e ndaj atė nė tre pjesė, njėrėn pjesė ua shpėrndaj tė
varfėrve para se tė vijnė ata ta kėrkojnė, njė pjesė e konsumoj me
familjen dhe pjesėn tjetėr e mbaj pėr tė plotėsuar nevojat e kopėshtit.


Po tė shohim nė Kuran, emri Shekuur shoqėrohet me emrin Aliim (i ditur). Zoti i Madhėruar thotė nė Kuran:

"...Zoti ėshtė shpėrblyes pėr ēdo tė mirė dhe i ditur pėr gjithēka". (Nisa, 147)

Me
kėtė Zoti i Madhėruar tė siguron qė e mira nuk humbet edhe nėse personi
qė i bėhet e mira nuk e di kush ia bėri, atė e di Zoti i Lartėsuar dhe
pėr tė tė shpėrblen, sado e vogėl qoftė ajo.

Uthman bin Talha
ishte jomysliman dhe sa herė qė Profeti a.s. mundohej ta bindė tė
pranojė Islamin, ai refuzonte. Kur Profeti a.s. pa qė qėndrimi nė Meke
nuk po jepte rezultat, emigroi pėr nė Medine dhe urdhėroi edhe
myslimanėt e tjerė tė emigronin. Ummu Seleme ngaqė nuk kishte shoqėrues
tjetėr u nis vetėm me djalin e saj tė vogėl. Meqenėse nuk kishin kafshė
pėr udhėtim u nisėn nė kėmbė pėr tė pėrshkruar njė rrugė prej 400 km.
Uthman bin Talha kishte qenė jashtė Mekes dhe po kthehej, kur takon nė
rrugė Ummu Selemen. Kur i shikon vetėm dhe nė kėmbė i pyet i habitur:
-Pėr ku kėshtu, o Ummu Seleme? -Jam nisur tė shkoj nė Medine,- i thotė
ajo.

-Po pėrse vetėm dhe pa mjet udhėtimi?- i pyet pėrsėri.
-Ngaqė nuk kishim as mjet udhėtimi dhe as ndonjė qė tė na shoqėronte,-
i pėrgjigjet Ummu Seleme. -Pėr Zotin,- u thotė,- nuk do tė pranoj qė tė
shkoni vetėm dhe nė kėmbė, hypni nė devenė time.- Megjithėse ishte
jomysliman, i shoqėroi deri nė Medine duke ecur vetė nė kėmbė dhe duke
e mbajtur devenė pėr freri. Kur arritėn atje u tha: -Kjo ėshtė
Medineja, unė po kthehem nė Meke.

Mė pas Uthmani pranoi Islamin. Shokėt e Profetit a.s. thonė: -Nuk dimė ndonjė shkak tjetėr qė u bė mysliman veē asaj tė mire.

Pėr njė tė mirė qė bėri, shpėtoi prej zjarrit tė xhehenemit.

Njė djalė qė mė parė kishte bėrė njė jetė tė shthurur dhe me probleme tregon:

-Njė
ditė pashė njė tė paralizuar me karrocė qė tek dėshironte tė zbriste
trotuarin, rrėzohet. Nga hundėt filloi t'i rrjedhė gjak dhe u bė gjithė
pluhur. Kur pashė qė nuk iu afrua kush ta ndihmojė, shkova e vendosa nė
karrocė, ia pastrova gjakun me shami, ia hoqa pluhurin dhe e drejtova
pėr te vendi ku dėshironte tė shkojė.

Pasi kalojnė disa ditė,
ēohem njė ditė nė mėngjes, marr abdes dhe shkova tė fal sabahun. As
vetė nuk po e kuptoja se si po i bėja kėto. Nuk kam bėrė gjė tjetėr tė
mirė, pėrveē asaj qė ndihmova tė paralizuarin dhe vetėm ai ėshtė shkaku
qė Zoti i Madhėruar mė udhėzoi.

Ebu Nasr Esajjad, ishte njė
njeri shumė i varfėr. Njė herė kaluan disa ditė pa ngrėnė gjė, as ai,
as familja e tij. Pa ditur se ē'bėnte del nga shtėpia dhe shkon te njė
njeri i ditur, tė cilit i qan hallin ku ndodhej. I dituri i thotė: -Mė
ndiq nga pas,- merr rrjetėn dhe shkojnė nė bregdet. -Fal dy rekat
namaz,- i thotė. Pasi falet i thotė: -Thuaj: Bismilahi dhe hidhe
rrjetėn nė det.- Pasi tha bismilahi dhe hodhi rrjetėn, i dituri u
largua. Ebu Nasri e la pak kohė rrjetėn nė det dhe filloi ta tėrheqė
atė kur pa qė ajo kishte kapur njė peshk tė madh. I gėzuar e merr
peshkun shkon nė treg ku e shet dhe me paratė blen bukė dhe ushqime.

Nga
ato qė bleu ndan njė pjesė, tė cilėn ia ēon nė shtėpi njeriut tė ditur
qė e ndihmoi pėr tė kapur peshkun. Por kur ia zgjati ushqimet, i dituri
i tha: -Ushqe me tė familjen, sikur ta konsumonim tė gjithė atė qė na
jep Zoti, nuk do tė kishte dalė peshku.

Para se tė arrijė nė
shtėpi, i del para njė grua me fėmijėn e saj, tė cilėt mezi ecnin nga
uria. Kur e panė, sytė e tyre u ndalėn nė ēantėn ku mbante bukėn dhe
ushqimet. I hutuar nga ajo qė po shikonte, ua jep tė gjitha qė kishte
nė ēantė. Gruas i rrodhėn lot gėzimi nga sytė dhe fėmija filloi tė
buzėqeshė kur pa ushqimet dhe bukėn.

Kurse Ebu Nasr Sajjadit
iu shtua hidhėrimi mė tepėr pasi nuk kishte me ēfarė tė ushqente veten
dhe familjen e tij, tė cilėt kishin ditė pa futur gjė nė gojė.

Ashtu
siē ishte i mėrzitur, papritur dėgjon dikė qė thėrriste: -Kush e njeh
Ebu Nasr Sajjadin?- Vrapon drejt tij dhe i thotė: -Unė jam ai qė
kėrkon, ēfarė kėrkon?

-Ka njėzet vjet qė i kam marrė babait
tėnd njė borxh prej 30.000 dėrhemėsh. Kur i mora u largova jashtė
vendit dhe tani qė jam kthyer mė thanė qė babai yt ka vdekur dhe ka
lėnė njė djalė me emrin Ebu Nasr Sajjad, kėshtu urdhėro borxhin qė i
kisha babait tėnd.

Tani nuk isha mė i varfėr, por u bėra i pasur. E gjitha kjo pėr shkak tė bamirėsisė ndaj asaj gruaje dhe fėmijės sė saj.

Fillova tė jap lėmoshė nė shuma tė mėdha, saqė filloi tė mė pėlqejė vetja.

Njė
natė pashė nė ėndėrr sikur ishte bėrė Kiameti dhe ishte vendosur
peshorja nė tė cilėn peshoheshin punėt e mira dhe tė kėqija. Kur mė
erdhi radha mua dhe u vendosėn veprat nė peshore, pashė qė tė kėqijat
ishin mė shumė se tė mirat.

-Po ku janė paratė, tė cilat i dhashė lėmoshė?- thėrrita unė me tė madhe.

U vendosėn paratė qė kisha dhėnė, por ato nuk e lėvizėn fare peshoren, ishin si njė fije pambuku.

Njė
nga melekėt thirri: A ka mbetur gjė tjetėr pa u vendosur nė peshore?
-Po,- u pėrgjigj njė tjetėr,- janė lotėt e gruas sė cilės i dha bukėn
dhe ushqimet.- U vendosėn lotėt nė peshore dhe e rėnduan anėn e punėve
tė mira saqė u barazuan tė dy anėt e peshores. Meleku thirri pėrsėri:
-A ka gjė tjetėr? -Po,- u pėrgjigj,- ėshtė buzėqeshja e fėmijės, kur
mori ushqimet dhe bukėn.- Kur u vendos dhe buzėqeshja e fėmijės, meleku
thėrriti i gėzuar: -Shpėtoi, shpėtoi...

Nė atė ēast unė u
zgjova dhe thosha me vete fjalėn e njeriut tė ditur: Sikur ta
konsumonim gjithēka qė na jep Zoti, nuk do tė dilte peshku.

Historia e mėposhtme ėshtė histori qė ka ndodhur vitet e fundit nė Egjipt.

Njė
ēift tė rinjsh kishin njė djalė 6 vjeē, tė cilin e donin shumė.
Papritur fėmija fillon tė dobėsohet dhe ndjente dhimbje. Tė shqetėsuar
e ēojnė nė spital, ku pas vizitės gjejnė qė fėmija ishtė i sėmurė me
kancer dhe se i kishte mbetur pėr tė jetuar vetėm disa muaj.

Tė mėrzitur prindėrit e marrin fėmijėn nė shtėpi nė pritje tė ditės kur do tė vdesė.

Njė
ditė, babai i fėmijės, shikon njė grua tė moshuar, duke mbledhur copa
buke nė koshin e plehrave. I habitur e pyet: -Pėrse e bėn kėtė, o nėnė?
-Kam shumė fėmijė nė shtėpi dhe nuk kam me ēfarė t'i ushqej,- ia kthen
ajo. -Eja me mua,- i thotė, e merr, e ēon te dyqani i mishit dhe i
thotė shitėsit: -Pėr ēdo muaj do t'i japėsh kaq mish dhe llogarinė do
ta shlyej unė.- Kėtė gjė bėn edhe tek ushqimet, buka dhe veshjet.

Betohet
nė Zotin e Madhėruar babai i fėmijės qė papritur djali filloi tė
pėrmirėsohej. E ēojnė nė spital pėr ta vizituar dhe doktorėt pasi e
vizitojnė i thonė: -Ky nuk ėshtė djali qė ishte i sėmurė me kancer, mos
keni sjellė djalin tjetėr.- Pasi u tregojnė qė ata nuk kishin djalė
tjetėr, kthehen tė gėzuar nė shtėpi.

Nuk e dija se nga e kisha
kėtė mirėsi tė madhe,- tregon babai i fėmijės. Njė ditė teksa po lexoja
njė libėr me thėnie tė Profetit a.s. lexova thėnien e mėposhtme:

"I mjekoni tė sėmurėt tuaj me sadaka (lėmoshė)".

Atėherė mendova se kjo mė erdhi vetėm ngaqė ndihmova atė nėnėn e varfėr.

Kur njeriu tė vdesė, ajo qė ka dhėnė nė kėtė botė do tė jetė mė e dashur pėr tė se ajo qė ka mbajtur pėr vete.

Kur jeton vetėm pėr vete, do tė jetosh i vogėl, kurse kur jeton pėr tė tjerėt, do tė jetosh i madh dhe i lumtur.

Profeti a.s. thotė:

"Veprat e mira, tė mbrojnė nga fatkeqėsitė".

Nėse dėshiron qė ta mbyllėsh jetėn mirė, bėju tė tjerėve mirė.

Tė bėrit mirė mund tė shfaqet nė katėr forma:

1- Kur dikush tė troket nė derė dhe i jep.

2- Kur je ti vetė ai qė i kėrkon njerėzit nė nevojė dhe u jep.

3- Kur jep fonde pėr shoqatat bamirėse.

4- Kur je ti qė hap shoqata bamirėse dhe mbledh fonde pėr tė vobektit.

Njerėzit
nė pėrgjithėsi luten: O Zot, na jep pasuri. Kurse lutjet e tua, o
besimtar, le tė jenė: O Zot mė bėj nga ata qė ndihmojnė tė tjerėt.

Profeti a.s. lutej ēdo ditė:

"O Zot mė bėj qė tė veproj punė tė mira, tė cilat tė mė afrojnė pranė Teje".
sam1r
sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 34
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi