Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

OpenOffice.org do tė vazhdojė tė flasė shqip

Shko poshtė

OpenOffice.org do tė vazhdojė tė flasė shqip

Mesazh nga dBeLti prej Sun Sep 27, 2009 2:41 am



Kompania ATI-KOS ka dhuruar kodin e pėrkthyer nė gjuhėn shqipe tė programeve pėr pėrdorim nė zyrė OpenOffice.org, nė tė cilin ka punuar qė nga viti 2004.
ATI-KOS, qė nga viti 2004 ka menaxhuar procesin e lokalizimit tė pakos softuerike OpenOffice.org deri nė versionin 2.0, ndėrsa tash do tė vazhdohet puna pėr tė qenė nė trend me zhvillimet aktuale nė versionet e reja tė OpenOffice.org, qė pėr momentin ėshtė nė versionin 3.1.

Menaxhimi i pėrkthimit do t’i bartet FLOSS Kosova, njė OJQ jo-pėrfituese kosovare qė bėn promovimin e softuerit tė lirė dhe tė hapur, si paketa nė fjalė, nėpėrmjet platformės pėr pėrkthimin e ndėrfaqeve softuerike Launchpad.net. E veēanta e kėsaj mėnyre tė punės ėshtė se tė gjithė mund tė kontribuojnė nė aktivitetin e pėrkthimit si dhe tė pasurimit tė programit me shabllone tė krijuara nė gjuhėn shqipe.

FLOSS Kosova dhe ATI-KOS inkurajojnė sistemin shkollor, bizneset dhe administratėn shtetėrore nė Kosovė, qė t'i zėvendėsojnė programet ilegale me kėtė paketė tė vlefshme nė punėt e tyre tė pėrditshme.

OpenOffice.org ėshtė pako softuerike pėr punė nė zyrė, qė pėrmban programin pėr tekst (Writer), programin pėr tabela kalkuluese (Calc), programin pėr prezantime (Impress), programin pėr vizatime (Draw) dhe programin pėr databaza (Base). Kėto janė programe esenciale pėr ēdo kompjuter, nė tė gjitha fushat e pėrdorimit: nė administratė, biznese,
institucione edukative dhe shtėpi.

OpenOffice.org ėshtė pako mjaft e avancuar dhe mund tė krahasohet me Microsoft Office, me tė cilin ka kompatibilitet tė lartė. E veēanta e kėsaj pakoje qėndron nė faktin se OpenOffice.org ėshtė softuer me kod tė hapur dhe shpėrndahet pa pagesė; ndėrsa ka mundėsi tė krijojė skedarė nė standarde tė hapura, por edhe nė ato tė pėrkrahura nga Microsoft Office. Paketa punon nė sistemet operative Windows, Linux, Macintosh OS X dhe Sun Solaris.
avatar
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi