Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiparet e Muhammedit(salallahu alejhi ve selem)

Shko poshtė

Tiparet e Muhammedit(salallahu alejhi ve selem) Empty Tiparet e Muhammedit(salallahu alejhi ve selem)

Mesazh nga NoOrA Fri Mar 05, 2010 6:43 am

Shkruar nga albislam

Tiparet e Muhammedit(salallahu alejhi ve selem) Muhammed__a_s___by_ilses
I Dėrguari i Allahut dallohej pėr tiparet e pėrsosura dhe moral tė lartė. Pėr kėtė ka shumė hadithe tė sakta, autentike. Po i pėrmendim shkurtimisht.
Fytyra
Fytyra e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte e bukur, e rrumbullakėt, e ndritshme dhe e bardhė nė tė kuqe. I shkėlqente si hėna pesėmbėdhjetė; kur gėzohej, i shndriste si njė copė e hėnės.

Ballin e kishte tė gjerė; i vetėtinte, ashtu siē vetėtinte dielli pas njė reje tė ngarkuar. Kur e shikoje atė, sikur shikoje diellin kur lindte. Djersėt e tij nė fytyrė dukeshin si margaritarė; era e djersėve tė tij ishte mė e kėndshme se myshku. Kur zemėrohej, dukej sikur shega tė kishte derdhur ngjyrėn e saj nė faqet e tij. Faqet i kishte tė lėmuara. Vetullat i kishte si hark dhe tė plota, por jo tė bashkuara (thuhet edhe se i kishte tė bashkuara). Sytė i kishte tė mėdhenj. E bardha e tyre ishte e pėrzier pak me tė kuqe. Beben e syrit e kishte shumė tė zezė dhe qerpikėt i kishte tė gjatė e tė dendur. Po ta shikoje, do tė mendoje se i ka lyer sytė, por ai nuk i kishte lyer ata. Pamjen e tij tė bukur e mbulonte njė dritė qė gjithkush e vinte re. Gojėn e kishte tė bukur dhe tė madhe. Dy dhėmbėt e parė i kishte tė ndarė nga njėri-tjetri. Dhėmbėt e tij shndrisnin; kur buzėqeshte ata dukeshin si margaritarė; kur fliste, dukej sikur dilte dritė nga dhėmbėt e tij tė pėrparmė. Kishte gojėn mė tė bukur. Mjekrrėn e kishte tė bukur dhe tė dendur, tė mbushur nga njėri vesh tek tjetri. Ajo i mbulonte fytin dhe njė pjesė tė gjoksit. Ishte shumė e zezė. Anash nofullave dhe mbi fyt ajo ishte pak e bardhė.
Koka, qafa dhe flokėt
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte ballin tė gjerė, kokėn tė madhe, qafėn tė gjatė. Flokėt i arrinin deri te gjysma e veshėve (thuhet edhe deri nė bulat e tyre). Ndonjėherė shkonin edhe mė poshtė dhe i arrinin deri te supet. Mbi ballė kishte ca qime tė bardha, por sikur tė mblidheshin me ato tė mjekrės nuk bėheshin as njėzet. Flokėt i kishte edhe pak kaēurrela. Flokėt i ndante nė mes.
Anėt dhe gjymtyrėt
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte kockat tė mėdha: bėrrylat, shpatullat dhe gjunjėt. Ai i kishte tė gjata kėrsikėt dhe tė mėdhenj krahėt. Shputat e kėmbėve dhe pėllėmbėt i kishte tė shtruara. Duart i kishte tė buta, mė tė buta se mėndafshi, mė tė ftohta se dėbora dhe me erė mė tė mirė se myshku. Llėrėt, krahėt dhe gishtat i kishte tė mbushur. Kėrcijtė nuk i kishte tė mbushura. Ishte shpatullgjerė. Gjymtyrėt i kishte tė plota dhe gjoksin tė gjerė e pa qime. Nga fyti deri te kėrthiza kishte njė vijė qimesh tė drejta. Pėrveē kėtyre nuk kishte qime tė tjera as nė bark dhe as nė gjoks. Te krahėt dhe te shpatullat kishte qime. Nėn sqetulla kishte shumė qime. Shpina e tij dukej si argjend i derdhur.
Shtati i tij
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i pashėm. Trupi i tij ishte i drejtė, as i shkurtėr dhe as i gjatė. Megjithatė ai ishte mė shumė i gjatė sesa i shkurtėr. Kur ecte me ndonjėrin, sado i gjatė tė ishte shoqėruesi, dukej mė i gjatė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Trupi ishte i drejtė dhe i fortė, jo shumė i shėndoshė dhe jo i rrudhur e i thyer. Po tė ishte midis dy njerėzve, do tė ishte mė i bukuri dhe mė i miri i tė dyve.
Era e tij e mirė
Trupi i tij dhe gjymtyrėt e tij kishin njė erė mė tė mirė se myshku. Enesi thotė: "Unė nuk kam nuhatur kurrė ndonjė myshk a erėz tjetėr mė tė kėndshme se era e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)." Edhe Xhabiri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Nė ēdo rrugė qė kalonte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kuptohej se kishte kaluar ai, nga era e mirė qė vinte prej tij." Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takonte dikė, tjetri e ndiente erėn e mirė tė Profetit nė dorė, tėrė ditėn. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e vinte dorėn e vet mbi kokėn e ndonjė fėmije, fėmija dallohej midis tė tjerėve nga era e mirė qė kishte. Ummu Sulejmi ruajti djersėn e tij nė njė shishe pėr ta hedhur nė erėzėn e saj, sepse djersa e tij ishte mė e mirė se ēdo erėz.
Ecja e tij
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte ecjen tė shpejtė. Ai ecte si ai, qė kalon nėpėr treg. Nuk ishte as i ngathėt dhe as pėrtac. Atė nuk e arrinte askush nė ecje. Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: "Unė nuk kam parė ndonjė qė tė ishte mė i shpejtė nė ecje se sa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!); dukej sikur toka shtrihej pėr tė. Kur ecnim me tė mundoheshin pėr ta arritur, ndėrsa ai nuk sforcohej fare." Kur e vinte kėmbėn nė tokė e vinte plotėsisht, sepse e kishte kėmbėn tė shtruar. Kur donte tė shikonte anash, kthehej me gjithė trup. Kur donte tė kthente kokėn nė njė drejtim, kthehej andej me gjithė trup. Kur ēohej nga vendi, ēohej menjėherė. Kur ecte, ecte shpejt, sikur zbriste nga ndonjė vend i ngritur. Ai i hidhte hapat tė plotė dhe ecte lehtė.
Zėri i tij dhe fjala e tij
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte zėrin pak tė ngjirur, fjalėn e kishte tė ėmbėl dhe nė fjalėt e tij dallohej urtėsia. Kur heshtte, ishte tėrė urtėsi; kur fliste fytyra e tij zbukurohej. Ai fliste qartė dhe rrjedhshėm, duke i shqiptuar fjalėt si rruazat qė zbresin pas njėra-tjetrės. Ai e fillonte dhe e mbaronte fjalėn qartė dhe kuptueshėm. Fliste fjalė tė prera; as nuk e zgjaste shumė fjalėn, as nuk e shkurtonte atė. Kur fliste, i dallohej ēdo tingull i fjalės. Ai ishte gojėtar. Kishte natyrė tė qetė dhe fjalėn e kishte me vend. Pėr kėtė nuk ia kalonte kush, sado gojėtar tė ishte. Allahu i kishte dhėnė atij mundėsinė qė me pak fjalė tė shprehte shumė kuptim. I ishte dhėnė urtėsia. Ai dinte t’i ndante fjalėt.
Pak pėr moralin e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte gjithmonė i thjeshtė dhe me moral tė lartė. Ai nuk ishte fjalėvrazhdė, nuk fliste keq dhe nuk ishte zemėrgur. Nuk bėrtiste nėpėr tregje. Ai buzėqeshte mė shumė se njerėzit e tjerė dhe i qėndronte larg zemėrimit. Ai kėnaqej mė shpejt se tė gjithė. Kur kishte dy punė, zgjidhte atė qė ishte mė e lehtė, po tė mos ishte mėkat. Po tė ishte mėkat, ai qėndronte larg saj mė shumė se tė gjithė. Profeti nuk ka marrė kurrė hak pėr veten e vet. Ai hakmerrej vetėm kur prekej Shenjtėria e Allahut. Ai ishte mė bujari i njerėzve, mė fisniku, mė trimi, mė i forti, mė durimtari dhe mė seriozi. Ai kishte turp mė shumė se tė gjithė tė tjerėt. Kur e urrente ndonjė gjė, dukej nė fytyrė. Ai nuk i ngulte sytė nė fytyrėn e tjetrit dhe nuk i drejtohej njeriut me tė keq. Ai ishte njeriu mė i drejti, mė i ndershmi, mė i ēiltri nė fjalė. E mbante mė shumė se tė gjithė amanetin. Qysh para se tė bėhej Profet (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) quhej "El Emin" (I Besueshmi). Ishte shumė i thjeshtė dhe kurrė mendjemadh. Zbatonte me pėrpikėri marrėveshjet dhe premtimet, shikonte farefisin, kishte dhembshuri dhe mėshirė, kishte mirėsjellje dhe edukatė. Nuk pajtohej kurrė me fėlliqėsinė dhe fjalėt e ndyra dhe nuk mallkonte kurrė. Merrte pjesė nė pėrcjelljen e xhenazeve. Rrinte me tė varfrit dhe tė mjerėt. E pranonte ftesėn qoftė edhe nga skllevėrit. Nuk mburrej as nė ngrėnie dhe as nė veshmbathje. Ai i shėrbente atij njeriu, qė i shėrbente kėtij. Nuk e qortonte shėrbyesin e vet, madje as nuk i thoshte "of" atij kurrė.
Meqė ėshtė e pamundur t’i pėrfshijmė tė gjitha cilėsitė e vetitė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u mjaftuam me kėto shpjegime tė pakėta. Por i lutemi Allahut qė tė na e pranojė
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi