Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Devijimet nė mendim dhe kulturė

Shko poshtė

Devijimet nė mendim dhe kulturė Empty Devijimet nė mendim dhe kulturė

Mesazh nga NoOrA Sun Feb 28, 2010 9:03 am

"Ajo qė muslimanėve u ofrohet sot nė botė nuk i pėrgjigjet natyrės sė tyre", thotė prof. Dr. Abdulhamid ebu Sulejman, mendimtari i shquar musliman, duke theksuar qė ēelsi pėr zgjidhjen e problemit tė dekadencės sė muslimanėve ėshtė nė duart e intelektualėve, tė cilėt nuk do tė imitojnė verbėrisht mėnyrėn e tė menduarit perėndimor, dhe qė reforma mendore detyrimisht duhet tė jetė e shoqėruar nga reforma e sistemit edukativ dhe arsimor.

Cilat janė pėrgjithėsisht shkaqet e ngecjes muslimane nė krahasim me tė tjerėt?
- Ēėshtja kryesore pėr ummetin ėshtė qė ne akoma nuk e kemi kuptuar pozitėn ku gjendemi. Situata mė e rėndė dhe mė e keqe ėshtė qė mendimtarėve dhe njerėzve tė kulturės nuk mund t’u dėshmosh faktin qė nuk janė tė vetėdijshėm se nė ēfarė situate vėrtet ata gjenden, sepse po tė ishin tė gatshėm dhe tė guximshėm tė kuptonin njė gjė tė tillė, atėherė do tė mund tė fillonin me parapėrgatitjet pėr tejkalimin e asaj gjendjeje. Prandaj, ne nė institutin Ndėrkombėtar pėr studime islame nė Vashington jemi duke punuar qė t’i shikojmė kėto raporte dhe kėto probleme nga tė gjitha aspektet. Pikėrisht pėr shkakun se nuk kemi qenė tė sinqertė dhe tė guximshėm qė tė ballafaqohemi me vetveten, qė ta pranojmė para vetes nė ē‘situatė jemi dhe qė tė marrim pėrgjegjėsinė, ne kemi njė reformė tė pasuksesshme qė zgjatė tashmė njė mijė vjet. Dua tė them qė ato reforma nuk kanė qenė edhe krejt tė pasuksesshme, ato kanė reformuar vetėm lėvozhgėn, por esenca e problemit ka mbetur e paprekur.

Ē’ėshtė, pra esenca e kėtij problemi?
- Qė ta keni parasysh kėtė problem, patjetėr duhet tė keni njė vizion tė qartė, univerzal, patjetėr duhet ta shikoni problemin nė tėrėsinė e tij dhe vetėm ateherė tė futeni nė detaje. Fillimisht duhet tė shikojmė pozitėn ku gjendet ummeti. Tė gjithė e dimė se ummetit nuk i mungojnė resurset natyrore, as potencialet njerėzore, pastaj qė ummeti akoma vazhdon tė ruajė sistemin madhėshtor tė vlerave islame. Islami ėshtė koncept human gjithnjerėzor. Njeriu si qenie humane njerėzore kujdeset pėr tė mirėn nė kėtė botė. Islami respekton mendjen dhe arsyen njerėzore. E drejta dhe drejtėsia nė islam janė parime themelore dhe vlera themelore. Nė islam gjithashtu ekziston lidhja nė mes vėllazėrisė njerėzore si qenie humane dhe lidhjes ideologjike, pėrkatėsisht fetare, lidhjes sė vlerave, vėllazėrisė nė mendime. Mirėpo, islami respekton specifikat (veēantitė) dhe ruan pluralizmin, nuk rekomandon, pėrkundrazi ndalon pėrdorimin e metodave tė dhunshme ndaj tė tjerėve dhe ndaj tė ndryshmeve. Ai i jep prioritet humanizmit ndaj islamizmit. Do tė thotė respekton tė drejtėn e tjetrit qė tė jetė ndryshe. Pėr kėtė arsye kur qenia njerėzore ose njė njeri i cilėsdo fe qoftė, gjendet nė pozitėn e atij qė i bėhet keq, i bėhet padrejtėsi, dhe kjo zgjatė, dhe kjo ėshtė evidente, atėherė pėrgjigjia e njerėzve tė tillė nuk niset nga pozicioni i asnjė feje, kurrfarė islamizmi, por pėrgjigjia vjen nga natyra e tij e pastėr njerėzore si nevojė qė t’i bėjė rezitencė njė gjėjė qė ėshtė zullum, qė ėshtė padrejtėsi. Atėherė, pėr shkak tė pėrgjigjies sė tillė natyrore askėnd nuk duhet tė padisim pėr mospunė.

Devijimet nė mendim dhe kulturė

Muslimanėt sot, kryesisht akuzohen nga ky aspekt ?
- Disa gjėra qė i bėjnė individė tė caktuar qė kanė emra muslimanė dhe tė cilėt i takojnė islamit, i bėjnė ato, sepse atyre u bėhet padrejtėsi, sepse ata gjenden nė joliri, sepse mbi ta bėhet presion – ato nuk mund t’ia mveshim islamit. Sepse, sistemi islam i vlerave ėshtė i drejtė dhe ideal, por rrethanat shoqėrore duhet tė jenė optimale qė ai tė manifestohet e tė dalė nė dritė. Nė qoftė se problemet e tilla tė individėve tė caktuar ua mveshim mėsimeve, kulturave, feve, me kėtė rast, vėrtet, bėjmė njė tė keqe edhe mė tė madhe duke implikuar me pa tė drejtė njerėz tė tjerė, tė cilėt fare nuk kanė lidhje me gjėrat e tilla. Meqė e thamė qė gjendja nė botėn muslimane ėshtė e keqe dhe e rėndė, atėherė cila ėshtė zgjidhja. Pėr kėtė kemi njė pėrgjigjie tė vetme: ajo ėshtė –duhet patjetėr tė pajtohemi qė esenca e problemit ėshtė nė mėnyrėn e tė menduarit, pėrkatėsishtė nė kokat e njerėzve. Thjesht, njė mendim qė ėshtė interpretuar keq, njė mendim qė ėshtė shtrembėruar, ėshtė pikėrisht ai qė ka ndikuar nė destruksionin e nivelit tė kulturės. E njėjta gjė ndodhi edhe me kulturėn tonė. Muslimanėt e dinė qė kjo ėshtė e saktė. Me siguri qė kėto dy probleme: devijimi nė mendim dhe devijimi nė kulturė kanė shkaktuar probleme tjera sekondare qė janė tė shumta.

Si tė zgjidhen, atėherė kėto devijime?
- Problemi ynė ėshtė qė ne i zgjidhim vetėm pasojat dhe problemet e dorės sė dytė, e ato janė vetėm fenomene ose reflektime tė problemit kryesor esencial. Ne veprojmė gabimisht duke i zgjidhur vazhdimisht pasojat. Natyrisht nuk duhet t’i ikim zgjidhjes sė atyre problemeve dhe efekteve sekondare. Mirėpo, cilido trajtim nė zgjidhjen e kėtyre problemeve, i cili nuk fillon nga zgjidhja e ēėshtjeve esenciale nuk do tė sjell rezultate tė rregullta. Ai do tė ketė disa efekte tė kufizuara, por nuk do tė ketė ato rezultate qė ne i kėrkojmė. Qysh herėt muslimanėt dhe popujt musliman, tė cilėt duke pranuar islamin hynė nė islam, dhe me vete sollen trashėgimitė e tyre. Pastaj pas atyre kulturave lokale, interpretimeve lokale tė tė kuptuarit tė islamit, pasuan poashtu nga jashtė ndikimet tjera, por ajo qė ėshtė mė e rrezikshmja dhe qė duhet theksuar, ėshtė qė interpretimi i keq, pėrkatėsisht devijimi nė mendim dhe dekadenca nė kulturė shkaktojnė ērregullime psikologjike, pėrkatėsisht gjendje tė kėqija psikologjike tė njerėzve. Me kėtė njeriu arrinė nė njė situatė shumė tė pakėndshme kur vetėm ėshtė i vetdijshėm se ėshtė i sėmur dhe si tillė i vetėdijshėm se problemi ėshtė nė tė menduarit e gabuar, por qė ai edhe mė tej nuk bėn asgjė pėr ta ndryshuar atė gjendje. Faktikisht bėhet i detyruar tė gėnjejė dhe kėshtu tė bėhet edhe hipokrit. Sė kėndejmi tė gjitha problemet qė sot i shqetėsojnė popujt musliman janė dykuptimore: nga njėra anė mendor – kulturor dhe nga ana tjetėr psikologjik-kulturor. Mendoj qė ēelsi i zgjidhjes sė kėtyre problemeve ėshtė nė duart e mendimtarėve, intelektualėve dhe punėtorėve kulturor, e kurrsesi nė duart e zyrtarėve, institucioneve apo qeverive. Sepse, sistemet politike dhe qeveritė janė pasoja tė atyre shkaqeve. Natyra e ēdo institucioni, shtetėror e tjerė, ėshtė qė tė ruajė status quo-nė, e nuk ėshtė qė tė rregullojė e tė zgjidh problemin. Edhe nėse bėhet ndonjė lloj ndryshimi ai bėhet vetėm pėr tė forcuar edhe mė tepėr kuantitetin dhe vazhdimėsinė e atyre institucioneve. Konsideroj qė ndryshimi nė botėn muslimane duhet tė fillojė nga mendimtarėt. Mė pas, ai shkon drejt reformimit tė mendimit, e pas kėsaj ai ka nevojė pėr aktivistė, tė cilėt do ta pėrcjellin nė njė bazė mė tė gjerė njerėzish me qėllim qė t’u bėhet trysni pėrfaqėsuesėve dhe simboleve tė institucioneve e sistemeve, nė mėnyrė qė ata tė pranojnė ndryshimin. Shkurt, duhet pėrsėri ta sjellim misionin e islamit nė pozicionin e universalitetit dhe humanitetit, mision i cili e shikon njeriun si mėkėmbės tė All-llahut nė tokė, si ai qė jetėson drejtėsinė dhe si ai qė ėshtė pėrgjegjės pėr gjendjen. Patjetėr duhet tė unifikojmė sistemin e vlerave nė njerėn anė dhe praktikėn qė e aplikon atė sistem nga ana tjetėr.

Ju po flitni pėr nevojėn e kuadrit dhe njerėzve, tė cilėt duhet tė marrin pėrsipėr kėtė mision ?
- Po. Na duhet kuadėr nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės, tė cilėt do tė duhej tė pėrgatiteshin nė mėnyrė tė rregullt qė tė marrin pėrsipėrr kėtė mision. Kjo do tė thotė qė duhet patjetėr tė shikojmė trashėgiminė tonė ashtu qė tė mos e glorifikojmė e tė mos e shenjtėrojmė, por tė shqyrtojmė atė nė hapėsirėn e caktuar gjeografike dhe vendin e caktuar duke i marrė parasysh edhe rrethanat e caktuara. Patjetėr duhet tė shėrbejmė si shembull nė kėtė. Sot do tė duhej t’i zgjidhim problemet duke reinterpretuar traditėn dhe klasikėn, e jo duke i kopjuar tekstualisht zgjidhjet e kahershme. Thjesht, duhet tė bėjmė spastrimin e pėrmbajtjeve kulturore. Prej tyre duhet evituar ēdo ekstremizėm, ēdo nacionalizėm, ēdo lokalizėm. Pėrmes kulturės duhet t’ia kthejmė besimin njeriut nė vetvete, t’ia kthejmė pozicionin e mėkėmbėsit tė All-llaht nė tokė qė ėshtė i pėrgjegjshėm, duhet tė vėmė nė spikamė tek ai humanitetin dhe humanizmin si qenie qė ėshtė pėrgjegjėse dhe kompetente nė kėtė botė. Kjo ėshtė thirrje humane pėr njeriun dhe ajo qė nga fillimi i saj ėshtė pluraliste dhe e pranon tjetrin dhe u garanton ekzistencė tė gjitha diversiteteve. Kjo do tė thotė qė reforma mendore nėnkupton ridefinimin – leximin e serishėm tė burimeve tė tė menduarit, spastrimin e pėrmbajtjeve kulturore si dhe studimin e metodologjisė, pėrkatėsisht pėrmirėsimin e premisave tona epistemologjike. Me kėtė duhet tė ndėrprehet praktika e njerėzve , tė cilėt jetojnė nė kasollė kashteje dhe adhurojnė historinė duke jetuar nga riinterpretimi i vazhdueshėm i pėrmbajtjeve historike. Nga ana tjetėr po ashtu nuk duhet sė tepėrmi tė glorifikojmė mendimin e atyre qė janė shekullaristė apo ata tė cilėt aktrojnė njerėzit e kulturuar apo tė civilizuar, modernė dhe pėrparimtarė, sepse edhe ata janė njė ekstrem tjetėr. Domethėnė, ne duhet tė kemi mendimtarė, tė cilėt janė tė aftė dhe janė nė gjendje tė mendojnė nga brenda vetė nesh duke mos ndjekur as duke mos imituar mendimtarėt nga Lindja apo Perėndimi. Vetėm mendimtarėt e kėtillė do tė arrijnė tė kuptojnė qė ēdo rreth kulturor ėshtė sistem nė vete, i cili nė fund shpie tek i njėjti qėllim, e ai ėshtė pėrmirėsimi i qenies njerėzore (ndonėse rrugėt pėr tė humaniteti dhe humanizmi i njeriut janė tė ndryshme). Kjo ėshtė vetėm faza e parė, e cila na mundėson t’i qasemi zgjidhjes sė kėtyre problemeve psikologjiko-shpirtėrore. Mė duhet patjetėr tė them, qė nga ky aspekt, potenciali kadrovik-mendor ėshtė i dobėt kėshtu qė e tėrė situata ėshtė e keqe.

Pasivizmi – fenomen karakteristikė pėr shėrbetorin edhe pėr padronin

Ē’ėshtė duke u bėrė nė kėtė aspekt?
- Ėshtė e njohur qė sistemet e pushtetit nė nivelin shoqėror dhe politik janė bėrė despotike dhe tiranike. Do tė thotė qė shura si parim demokratik ėshtė zhdukur dhe interesi i pėrgjithshėm ėshtė vėnė nė shėrbim tė interesit individual. Meqė me kėtė edhe pushtetari edhe mendimtari janė vėnė nė pozicionin e mė tė dobėtit, e jo tė fuqishmit, atėherė nė bazė tė psikologjisė sė mė tė dobėtit, lind ekstremizmi i ashpėr. Pėr kėtė shkak, ajo rrezikshmėri tek pushtetari apo vetėizolimi tek mendimtari, ka bėrė qė ata tė pėrdorin metoda tė dhunshme pėr tė dalur nga situata e tillė. Pėrdorin forcėn qė t’i mbulojnė dobėsitė e tyre. Religjioni dhe simbolet e tij, terminologjia e tij, shfrytėzohen pėr tė frikėsuar, tmerruar dhe rrėnuar. Atėherė, besimtari i thjeshtė – muslimani, gjendet nė pozicionin midis burgut me tė cilin e kėrcnon qeveria dhe Xhehennemit me tė cilin e kėrcnojnė teologėt. Thjeshtė, qeveria kėrcnon, e ulemaja qorton. Ata nuk e bėjnė kėtė pse janė tė fuqishėm dhe tė pushtetshėm, por pse janė tė dobėt dhe tė rrezikuar. Po t’u ndihmojmė edhe tė parėve edhe tė dytėve, mendimtarėve dhe pushtetarėve qė tė ndjehen jo tė rrezikuar, qė nga pozicioni i rrezikshmėrisė tė dalin nė pozicionin e normalitetit, atėherė do tė ishte e mundur qė gjėrat gradualisht tė fillojnė tė lėvizin nga vendi. Kjo situatė qė ėshtė e keqe dhe tė cilėn janė munduar shumė qė ta pėrmirėsojnė, e nuk kanė arritur, ėshtė pėrpjekur Gazaliu me “ripėrtėritjen e diturive fetare”. Mirėpo, pavarėsisht nga kėto orvatje edhe mė tej ka vazhduar despotizmi i pushtetarėve. Dhe kjo tashmė vazhdon njė kohė tė gjatė, sa qė ka dobėsuar vullnetin te poulli i thjeshtė, tek Ummeti. Individi nė shoqėrinė e tillė ėshtė bėrė konsumator, nuk ėshtė ndėrmmarrės dhe nuk ėshtė mė optimistė. Ai me kėtė ėshtė bėrė konsumues i atyre vlerave, tė cilat kryesisht na vijnė nga Perėndimi. Ky pasivizėm ėshtė fenomen karakteristikė pėr sherbėtorin edhe pėr zotėriun. Robi, pėrkatėsisht shėrbetori ėshtė pasiv dhe ai s’ka iniciativė. Karakteristika themelore e shtetasit-shėrbetor ėshtė qė ai vazhdimisht rri nė frikė.

Si tė tejkalohet kjo gjendje?
Kjo mėnyrė jo e lirshme e tė menduarit nuk mud tė evitohet te njerėzit tė cilėt tashmė janė tė pjekur, tė formuar. Edukimi i personit tė lirė (kjo ndjenjė) mund tė formohet tek fėmija dhe atė nė njė periudhė tė caktuar tė zhvillimit tė tij. Tė themi, dikush e pėrdor alkoolin dhe drogėn dhe me kėtė e di se ėshtė i varuar pėr to, por vetėm dija se ai ėshtė i varur pėr to nuk ėshtė e mjaftueshme. D.m.th. kjo duhet tė zgjidhet nė mėnyrė pedagogjike. Ėshtė i njohur hadithi qė thotė: “Mė i miri, mė i suksesshmi nė xhahilijjet do tė jetė mė i suksesshmi nė islam”. D.m.th. kjo komponent mendore – njohėse mund tė ndryshojė gjatė tėrė jetės. Mirėpo, kjo e dyta – komponenta edukativo psikoligjike, pėrkatėsisht mentaliteti i shtetasit – rob nuk mund tė ndryshojė. Ja, ky ėshtė procesi pėr kėtė gjeneratė muslimanėsh. Reformėn mendore duhet ta shoqėrojė reforma e sistemit edukativ dhe arsimor. E ky sistem edukativ duhet tė jetė i orientuar nga fėmija, nga interesat e tij. Shikojeni Evropėn – sapo realizuan reformėn e mendimit, bėn pėrpjekje kolosale nė reformėn e edukimit dhe pedagogjisė. Ajo reformė nuk duhet tė jetė vetėm mendore apo kulturologjike, por ajo duhet tė ketė edhe dimensionin pedagogjik dhe psikologjik. Kur’ani kerimi shumė qartė na tregon pėr kėtė fenomen. Kur Izraelitėt ishin robėr nė Egjipt, dhe kur tek ata ishte formuar mentaliteti i shtetasit-rob, kur All-llahu (xh. sh.) deshi tė jetė i drejtė ndaj tyre, deshi t’u ndihmojė – e urdhėroi Musaun qė t’i shpjerė nė Sina. Atje prej tyre kėrkoj qė tė punojnė, tė ndėrtojnė, tė prodhojnė. Ata u pėrgjigjen si tė nėnshtruar, si robėr. Thanė a ka nė Palestinė territor pėr popullin dhe u frikėsuan tė shkonin atje. Ata i thanė Musaut: shkoni ju dhe zoti juaj dhe luftoni kundėr atyre popujve. Ky, pra ėshtė pasivizėm. All-llahu (xh. sh.) atij pasivizmit tė tyre i dha zgjidhje nė dy mėnyra. Sė pari ua mbolli pėrsėri mendimin, vizionin universal, dhe nga ana tjetėr, kulturalisht i pastroi. Pėr kėtė arsye i shpalli Musaut psalmė-pllakat ku ēdo gjė qė duhet tė bėjnė ishte shkruar dhe urdhėruar aty. Me kėtė faktikisht praedukoi tėrė popullin dhe i urdhėroi qė 40 vjet tė bredhin nėpėr Sina, e kjo me qėllim qė tė edukojė gjeneratėn e re tė njerėzve tė lirė. Sfida jonė pėr Ummetin ėshtė si tė edukojmė gjeneratėn e re tė njerėzve tė lirė.

Si tė edukojmė njerėz tė lirė

Vėrtet si?
- I kam ndėrmend rastet – nėse ne jetojmė me mentalitetin e tė nėnshtuarit dhe nėse jemi skllevėr aspektėsh tė ndryshme – si ėshtė e mundur qė njė gjeneratė e kėtillė njerėzish tė edukojė njė gjeneratė njerėzish tė lirė. Kjo ėshtė e mundur. Njė njeri me kėmbėn e thyer mund tė jetė trajner shumė i suksesshėm i njė skuadre qė luan mirė. Ne ptajetėr duhet tė vėmė dorėn nė ēelsin e zgjidhjes sė problemeve nė shoqėri. Duhet ta rrotullojmė ēelsin. Kjo duhet tė bėhet me urdhėresė – direktivė, e cila nė rrugė jo tė dhunshme do ta lėvizte njė procs tė tėrė, me kusht qė ndryshimet tė fillojnė nga koka dhe zemra, nga ndryshimi i vetė psikės. Ēelsi i ndryshimeve, thamė, nuk janė zyrtarėt dhe nuk janė institucionet, nuk ėshtė qeveria, por qeveria ėshtė ajo qė duhet t’u pėrgjigjet presioneve. Kėshtu institucionet e shtetit dhe zyrtarėt pashmangshėm duhet t’i pėrgjigjen presionit tė intelektualėve dhe tė tjerėve tė cilėt do tė kėrkojnė reforma dhe ndryshime. Ēelsi i kėtyre ndryshimeve gjendet te prindėrit. Prindėrit kanė simpatinė dhe dashurinė natyrore ndaj fėmijėve pėr ēka edhe ata do tė bėjnė kėtė ndryshim. Nėse mendimtarėt, punėtorėt kulturor, nėse intelektualėt, nėse pedagogėt dhe reformistėt zhvillojnė metodėn pedagogjike, e cila do tė ishte e pranueshme pėr prindėrit – ata kėtė do ta bėjnė, ndonėse dhe vetė privatisht tė mos pajtohen me tė. Prindėrit do tė bėjnė ēdo gjė qė ėshtė e mundur qė tė jenė tė sigurtė qė fėmijėt e tyre tė jetojnė nė njė gjendje dhe mjedis mė tė mirė. Gjashtė vitet e para nė edukim janė periudha mė e ndjeshme dhe mė e rezikshme pėr formimin e fėmijės pozitiv – negativ. Prindėrit, pra janė ēelsi i ēdo gjėjė. Pėr kėtė arsye mendimtarėt, punėtorėt kulturor dhe veprimtarėt shoqėror nuk do tė duhej qė sistemin politik tė pushtetit dhe institucionet t’i kuptonin si armiqė dhe qė me ta tė mos hapin front, por ata duhet kuptuar si rrethi mė i gjerė, tė cilėt duhet t‘i mbrojnė dhe t’i ndihmojnė qė tė kryhet procesi i reformės. Fėrkimet, konfliktet dhe armiqėsitė qė i shohim tani tek Ummeti as nuk ndihmojnė as nuk do t’i zgjidhin kėto probleme. Ata vetėm duhet tė mundėsojnė punėn, zhvillimin dhe reformėn. Kėtu patjetėr duhet pasur kujdes nė ekuilibrin e aspektit politik dhe mendor. Politikani nuk e duron kritikėn dhe ai vetėm mobilizon njerėz rreth vetes. Politikanit i intereson masiviteti, e mendimtarit shkenca. Prandaj duhet tė ketė shkenca tė specializuara, tė cilat do tė vendosin ura bashkėpunimi. D.m.th. ky ėshtė rast pėr mendimtarin dhe mendimin qė tė kryeje funksionin e vet nė reformėn dhe zhvillimin e atij potenciali, e pėr politikanin dhe qeverinė e tij qė tė pėrkrahe atė proces. Reforma fillon nga mendmtarėt, tė cilėt duhet t’u ndihmojnė politikanėve, sepse ata duhet t’ua mundėsojnė qė tė zbatohet reforma, e cila do tė jetė nė interes tė shoqėrisė dhe qeverisė. Koncepti i konfliktit i cili ėshtė aktual tani nė botė, e ka sjell njerėzimin nė njė situatė shumė tė vėshtirė. Tė gjithė njerėzit e menēur duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr kėtė dramė. Islamit duhet t’i jepet rasti qė tė vendos paqen e vėrtetė, e cila mbėshtetet nė bashkėjetesėn e civilizimeve dhe dialogun, e jo nė pėrplasjen e tyre.

Muslimanėt nė botė gjtihnjė e mė shumė imitojnė perėndimin...?
- Imitimi ėshtė kryesisht pasimi i verbėr pas dikuj. Kjo zaten ėshtė zgjidhja mė e lehtė. Imitimi bėhet kryesisht nė mėnyrė tė pavetedijshme. Nuk jemi tė vetdijshėm ēka marrim dhe prej kujt marrim. Nė kėtė mėnyrė natyra e interaksionit njerėzor, shkatėrron njė sistem tė tėrė kulturor qė ekziston. Ai i cili nuk ėshtė i vetėdijshėm se ēfarė duhet marr prej Perėndimit ėshtė i ngjashėm me njė njeri i cili qendron para dollapit plot ilaqe dhe merr vetėm ato qė i pelqejnė nga ngjyra. Ēdo gjė nė kėtė botė ėshtė njė sistem. E natyra e sistemit ėshtė qė ai ka mėnyrėn e vet tė funksionimit, d.m.th. ka rregullat si punon. Ēdo mospėrfillje e atyre rregullave dhe e mėnyrės sė funksionimit shkakton destruksionin e sistemit. Ajo qė Perėndimi ka arritur nė fushėn e shkencave natyrore bazėn e ka nė konceptin e pranimit tė sistemit. Nė realitet, kulturat dhe civilizimet janė sisteme.

Fjala ėshtė pėr rrezikshmėrinė e tė kuptuarit tė tillė jo tė plotė. A mund tė na sqaroni kėtė mė pėr sė afėrrmi?
Per shembull – e dimė se organizmi njerėzor ėshtė njė sistem. Ai ka rregullat sipas tė cilave funksionon. Ēdo veprim i pamatur ndaj atij sistemi ėshtė i dėmshėm. Ja, per shembull tė marrim oksigjenin. Nėse mendoni se oksigjeni ėshtė i dobishėm nė ēdo situatė gaboheni. Nėse e marrim oksigjenin nėpėrmjet hundės, atėherė ėshtė i dobishėm, por nėse e marrim nėpėrmjet venave do tė jetė vdekjeprures pėr njeriun. Thjesht, nuk ka rėndėsi ēfarė marrish, apo ēfarė mėsosh, por si e marrėsh dhe si e mėsosh. Dhe kjo i pėrgjigjet sistemit tėnd sipas tė cilit funksionosh. Civilizmi modern Perėndimor nė disa segmente pajtohet me civilizimin islam, por nė disa tjera dallon. Kultura perėndimore ėshtė materialiste. Ato qė i shohim nga dukuritė nė rendin dhe sitemin ndėrkombėtar, qė shohim kėta nacionalizma, politikėn e forcės dhe tė a.q. interesat nacionale dhe konflikte tjera, qė tė gjitha kėto, qė nė tė vėrtetė, janė bėrė legjitime, bėjnė njė ligj, e ai ėshtė ligji, i cili i jep tė drejtė forcės. Kuluta dhe civilizmimi islam ėshtė civilizim ku e drejta ėshtė premisa themelore. Premisė themelore ėshtė edhe vėllezėrimi i njerėzve (humanizmi). Pluralizmi, poashtu ėshtė ēėshtje esenciale, komunikimi gjithashtu. Prandaj, ēdo transmetim dhe ēdo kopjim dhe pėrvetėsim qė ėshtė i verbėr ėshtė njėsoj si transplantimi i organit tė cilin organizmi s’mund ta pranojė. Shikoni, bota islame erdhi nė kontakt me Perėndimin pėrpara Japonisė dhe popujve tjerė, por megjithatė, jemi tė vėrbuar nga ajo qė ka arritur Perėndimi. Mirėpo, tė arriturat materiale i pėrkasin trupit, kurse ato shpirtėrore janė diēka tjetėr. Kėtu, pėr sa i pėrket tė arriturave pozitive tė Perėndimit, Japonia ėshtė shumė mė lartė. Arsyeja ėshtė qė ata moren atė qė u duhej. Njė gjė ėshtė tė marrėsh pa vetėdije, e diēka tjetėr ėshtė tė marrėsh me vetėdije. Ne nuk i marrim tė arrituart materiale nga Perėndimi nė mėnyrė qė ato tė jenė tė pėrshtatshme pėr ne. Kjo shpjegon qė musliamnėt edhe pėrkundėr tė gjitha pėrpjekjeve tė reformės sė ssitemit arsimor dhe dėrgimit tė studenteve jashtė, janė tė pasuksesshėm. Ajo qė atyre u jepet nuk i pėrgjigjet natyrės sė tyre. Duhet ndėrprerė kėtė sjellje imituese.

Bota islame e rrethuar nga aleancat e mėdha botėtrore

Paqja botėrore ėshtė rrezikuar – ėshtė rrezikuar nga koncepti i konfliktit tė a.q. civilizimeve tė mėdha?
- Nė shekullin e fundit kemi vėrejtur zhvillimin e dukurive dhe fenomeneve tė rrezikshme nė Perėndim. Nė Perėndim janė zhvilluar potenciale kolosale: ekonomike, ushtarake etj. mbi bazėn e konfliktit dhe tė luftės kundėr tjetrit. Nė qoftė se nė themelin e kėsaj aleance ėshtė lufta, atėherė kjo ėshtė shumė e rrezikshme pėr botėn. Nga ana tjetėr, bota islame ėshtė e rrethuar nga aleancat e mėdha botėrore. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė njė aleancė, Evropa ėshtė njė tjetėr, aty janė edhe Rusia, India. Tė gjitha kėto aleanca nė themel kanė njė pėrcaktues tė pėrbashkėt qė nė mėrrėdhėniet ndėrkombėtare pėr bazė kanė – konfliktin dhe tė gjithė ata e kanė sjell nė rrethim botėn islame. Bota islame ėshtė e ndarė edhepse ka potencial kolosal. Ky mosunitet dhe potenciali kolosal, pastaj aleancat e mėdha qė i kanė rrethuar muslimanėt, kanė bėrė qė ata faktikisht tė jenė njė botė –vakuumi. Tė gjitha kėto shtete tė mėdha, aleanca tė mėdha punojnė si ujqėt qė tė mbushin atė zbrazėtirė. Dhe kjo ėshtė ajo pėrse ėshtė rrezikuar paqja botėrore. Prandaj, uniteti i botės islame do tė plotėsojė atė vakuum dhe me kėtė do tė vendose pėrsėri ekuilibrin ndėrkombėtar qė pashmangshėm do tė sjell bashkėpunimin dhe partneritetin, e tė flakė konfliktin. Sė kėndejmi kjo gjysmėhėnė e “mallkuar” nėse do tė rezultojė me unifikimin dhe bashkimin e botės muslimane, do t’i shėrbejė jo vetėm botės islame, por gjithė botės. Ummeti patjetėr duhet tė jetė i vetėdijshėm pėr kėtė kontribut tė tij paqes botėrore pėr tė shpėtuar veten dhe poashtu pėr t’i mbrojtur tjerėt prej vetes.

Ummeti nuk ėshtė unik?
- Me siguri qė bota islame ka emruesin e pėrbashkėt – ai ėshtė kultura. Po tė shikojmė botėn islame si shoqėri, do tė shohim se atė nuk e bashkon asnjė komb, etnitet, gjuha as gjeografia. Por, gjithashtu do tė vėrejmė qė e tėrė ajo botė islame ka mbetur prapa dhe nė dekadencė. Kjo do tė thotė qė kultura ėshtė struktura themelore qė formon mentalitetin nė ēdo individ tė atyre popujve. Shumė kultura nė ato kultura janė unike. Ne kėtė e quajmė – “uniteti nė dallime”.

Ēfarė pėrshtypjėsh keni nga kėto vende tė Ballkanit?
- Unė jam nga Mekkeja. Nė ēdo vend musliman jam nė vendin tim dhe nė mesin vellėzėrve tė mij. Nėse ju, qė jeni fisnikė, e shihni qė ėshtė mirė, me siguri edhe pėrshtypjet e mia do tė jenė tė tilla.

Intervistė e huazuar nga: Preporod, nr. 15/ 2004.
Pėrktheu: Mr. Muhidin Ahmeti
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi