Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilanci vjetor i muslimanit

Shko poshtė

Bilanci vjetor i muslimanit Empty Bilanci vjetor i muslimanit

Mesazh nga NoOrA Wed Feb 24, 2010 9:37 am

Vėlla dhe motėr, ndalu dhe mendo mbi kėto fakte e argumente dhe askush nuk ka mundėsi t’i shmanget. Mos e kalo kohėn sė koti, shfrytėzoji edhe sekondat nė kėnaqėsinė e Allahut.
Ditėt shkojnė, vitet ecin, jeta pakėsohet, vdekja afrohet. Njeriut nuk i mbetet asgjė tjetėr vetėm se tė ndalet dhe tė mendojė pėr aktivitetin e kaluar. Ai duhet tė ndalet dhe tė mendojė pėr veprimet.
Vallė, a ka kontribuar mė shumė pėr tė mirėn apo pėr tė keqen?!
Cilat janė arritjet e tij gjatė vitit qė lamė prapa?
Libri i tij ēfarė shėnimesh pėrmban?
I menēur ėshtė ai qė bėn llogari para se t’i nėnshtrohet llogarisė sė Allahut tė Lartėsuar. Nė prag tė pėrfundimit tė ēdo viti kompanitė tregtare janė tė detyruara qė tė bėjnė llogarinė dhe bilancin vjetor, duke kontrolluar dhe analizuar hyrjet dhe daljet, faturat etj., dhe nė saje tė rezultateve hartohet plani buxhetor pėr vitin e ardhshėm dhe biznes-plani pėr t’i realizuar projektet e reja.
Kėshtu veprojnė organizatat e ndryshme, shtetet e mėdha dhe tė vogla, kontrollojnė, pėrmirėsojnė, planifikojnė, hartojnė...
Vallė! Pse shumė prej nesh kalon viti ndoshta edhe shumė vite tė jetės duke mos menduar fare pėr tė marrė nė llogari vetveten?! Llogari pėr ditėt, javėt, muajt, vitin e dekadat e kaluara tė jetės sonė!
Kėshtu kalon jeta duke mos u ndalur pėr tė menduar vetėm edhe njė moment:
Vallė ēfarė jam duke bėrė; cilat janė humbjet dhe arritjet gjatė kėtij viti?!...
Kur ndonjėri humb diēka nga pasuria trazohet e gjithė dynjaja. Kur e humb njė mik tė dashur shqetėsimi i tejkalon kufijtė e normales. Ndėrsa i shkon njė pjesė e jetės me tė cilėn nuk ka mundėsi ta zhdėmtojė dhe ta rikthejė.
Pėr besimtarin ėshtė e rėndėsishme hartimi i njė strategjie jetėsore, duke programuar ēdo aktivitet jetėsor. Ai duhet tė interesohet pėr ēdo lėvizje qė tė jetė nė pėrputhje me mėsimet e besimit. Ėshtė e rėndėsishme qė tė kujdesemi pėr kohėn, se ku do ta kalojmė edhe pėr kėtė do tė japim llogari para Allahut tė Lartėsuar. Koha ėshtė gjėja mė e shtrenjtė pėr besimtarin, ajo ėshtė pjesė e pandashme e tij, kur shkon njė ditė ka shkuar njė pjesė e jetės sė tij. Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: “Njeriu nuk do tė lėvizė pa iu pėrgjigjur katėr pyetjeve: Ku e ke kaluar jetėn? Ēfarė ke punuar me dijen tėnde? Si e ke fituar pasurinė tėnde dhe ku e ke harxhuar? Ku e ke lodhur trupin tėnd?’’ (E pėrcjell Tirmidhiu, hadithi ėshtė hasen.)
Dita e Llogarisė ėshtė njė ditė ku njeriut i paraqitet ēdo detaj nga jeta e kėsaj bote, Allahu i Lartėsuar thotė: “(Kini frikė) ditėn, kur ēdokush do ta gjejė pėrpara atė qė ka punuar mirė dhe atė qė ka punuar keq, duke dėshiruar qė midis tij dhe sė keqes sė tij, tė ketė njė largėsi tė madhe. Allahu ju paralajmėron qė t’i ruheni Vetes sė Tij. Allahu ėshtė i Butė e i Mėshirshėm me robėrit e Vet.” (Ali Imran 30).
Kėto janė fakte dhe argumente pėr ata qė mendojnė dhe dėshirojnė njė pėrfundim tė mirė nė kėtė botė dhe llogari tė lehtė nė Ditėn e Llogarisė.
Tė nderuar! Dėshiroj t’ia kujtoj vetes mė parė dhe juve disa porosi, ku Allahu i Lartėsuar na tregon se pėr ēdo aktivitet tė ushtruar nė kėtė botė do tė ketė dėshmitarė tė shumtė nga tė cilėt nuk ka mundėsi askush t’i ikė. Atėherė mendoje, o njeri, pėr kohėn qė po kalon dhe ti nuk po lodhesh fare, se si e kalon atė, a nė kėnaqėsinė e Allahut apo nė hidhėrimin e Tij. O njeri, tė kujtojmė sė pari, se nėpėr tokėn tė cilėn po ecim, po ushqehemi, po pushojmė, po i zhvillojmė aktivitetet tona, do tė jetė dėshmitare para Allahut tė Lartėsuar pėr gjynahet tona. Po kjo tokė njė ditė do tė ofrojė prova dhe do tė dėshmojė pėr ēdonjėrin, do tė flasė pėr ēdo mėkat qė ėshtė bėrė nė tė. Do tė vijė njė ditė kur ajo do tė shpalosė, do tė zbulojė, do tė publikojė dhe do tė nxjerrė fshehtėsitė dhe sekretet tuaja. Ka mundėsi qė ti, o njeri, kėtė e kupton si jo serioze dhe thua: Vallė, cili ėshtė argumenti pėr shpalljen e provave kundėr meje, se ato do tė ekspozohen nė Ditėn e Gjykimit?!
“Kur tė dridhet Toka me tronditjen e saj (tė fundit), kur tė nxjerrė barrėt nga brendia e saj e njeriu tė thotė: “Ē’po i ndodh asaj?!” Atė Ditė ajo do tė tregojė lajmet e saj,...” (Zelzele 1-4).
Fjalėt e Allahut: “Atė Ditė ajo do tė tregojė lajmet e saj”, i shpjegon i Dėrguari i Allahut me fjalėt: “Padyshim qė tregimet (lajmet) e asaj dite janė dėshmia pėr ēdonjėrin ēfarė ka vepruar nė sipėrfaqen e tokės, duke thėnė: “E ke bėrė kėtė dhe kėtė vepėr, po nė kėtė ditė. Kėto pra, janė rrėfimet e asaj dite.” (hadith hasen – Tirmidhiu).
Sė dyti, le tė kujtojmė se melaiket shėnojnė veprat e mira dhe tė kėqijat. Nuk mbetet asgjė pa u regjistruar dhe nė ditėn e gjykimit pyeten: A tė kujtohet nata kur ti ishe pranė ekranit televiziv dhe shikoje kanalet qė transmetonin femra tė zhveshura, seriale epsharakė, filma degjenerues? Ndoshta tė kujtohet si veproje. Me siguri qė ti ishe vetėm, pa askėnd tjetėr. Po ta dije se melaiket kanė regjistruar ēdo gjė, ēdo veprim tėndin, nuk do tė kishe vepruar ashtu, nuk do tė kaloje nga njė kanal nė tjetrin. Ėshtė e mundur qė serialet, pjesėt muzikore, filmat, lojėrat, bisedat me telefon, qėndrimi i gjatė nė internet, tė gjitha kėto e humbin besimtarin dhe besimtaren dhe e largojnė nga namazi dhe ia humbin kohėn. Por mos harro se melaiket dėgjojnė dhe shėnojnė veprimet e juaja dhe nė Ditėn e Gjykimit ato do t’i lexoni: “Vallė, a mos kujtojnė ata se Ne nuk i dėgjojmė fjalėt e tyre tinėzare dhe bisedat e tyre tė fshehta? Pa dyshim, Ne dėgjojmė, ndėrsa tė dėrguarit Tanė (engjėj) qė janė pranė tyre, shėnojnė.” (Zuhruf 80).
Pas kėtyre shėnimeve, ē’do tė ndodhė? Kur vdes njeriu, mbyllet dosja e shėnimeve, kėshtu qė me tė do tė takohesh. Pas daljes tėnde nga varri do tė vijė dosja e shėnimeve tė tua e regjistruar nga melaiket nė dynja. Allahu i Lartėsuar do ta urdhėrojė njeriun qė t’i lexojė shėnimet e veta.
“Ēdo njeriu ia kemi varur nė qafė llogarinė pėr punėn e tij dhe Ne do t’ia paraqesim Ditėn e Kiametit librin, qė do ta gjejė tė hapur (e do t’i themi): “Lexoje librin tėnd! Ti mjafton sot si llogaritar kundėr vetvetes!” (Israė 13-14).
Ēast i vėshtirė dhe shqetėsues! Njeriu qėndron i zhveshur para Krijuesit, Allahut, bashkė me tė edhe dosja e shėnimeve, divani i cili pėrmbledh tė mirat dhe tė kėqijat. Sė treti, le tė kujtojmė se gjymtyrėt e trupit, si: duart, kėmbėt, gjuha, sytė, veshėt po edhe e tėrė lėkura. Tė gjitha kėto, o njeri, do tė dėshmojnė pėr ty nė Ditėn e Gjykimit. Do t’i zbulojnė mėkatet, krimet dhe haramet e tua dhe do t’i bėjnė publike. Allahu i Lartėsuar thotė: “Sot Ne ua mbyllim gojėt atyre...” (Jasin 65).
E mė pas ē’do tė ndodhė: “...Neve na flasin duart e tyre...” (Jasin 65)
Vallė a do tė mbesė me kaq, jo: “...Kurse kėmbėt e tyre dėshmojnė pėr atė qė punuan.” (Jasin 65).
Ah, ditė e rėndė dhe e vėshtirė do tė jetė!...
Duart do tė flasin e do tė thonė: “O Zot, kėto duar kanė blerė revistat e ndyra, cd-tė me muzikė. Po kėto duar kanė ndėrruar kanalet satelitore. Kėto duar kanė prekur trupin e femrės sė huaj. Kėto duar kanė pėrgatitur duhanin, drogėn, alkoolin...” Kėmbėt po tė njėjtėn gjė do tė thonė: “Edhe ne kemi ecur pėr nė haram, nuk jemi ngritur pėr ta falur namazin, kemi kėrcyer nė klubet e natės, kemi ecur nėpėr plazhe...”.
Por edhe mė shqetėsuese do tė jetė kur tė flasė lėkura, e “Ata do t’i thonė lėkurave tė veta: “Pse dėshmuat kundėr nesh?” (Fussilet 21). Pėrgjigjja do tė jetė: “Allahu, i Cili ēdo sendi ia ka dhėnė tė folurit, na e dha edhe neve.” (Fussilet, 21)
Vėlla dhe motėr, ndalu dhe mendo mbi kėto fakte e argumente dhe askush nuk ka mundėsi t’i shmanget. Mos e kalo kohėn sė koti, shfrytėzoji edhe sekondat nė kėnaqėsinė e Allahut. Tė pėrkujtuarit e Ahiretit dhe argumentet e lartpėrmendura nuk mbjellin tmerr dhe pesimizėm tek njeriu, por pėrkundrazi kėto tė dhėna hyjnore janė rregullatorė tė veprimeve tė njeriut nė kėtė botė. Kujto atė ditė, se do tė ndodhė. Beso bindshėm dhe vepro, mbill tė mira, se do t’i vjelėsh frytet e saj nė botėn tjetėr. Bėhu rob i Allahut, rob i cili pėrulet nė ruku dhe nė sexhde, lexon Kuran, i nėnshtrohet dhe i pėrulet Krijuesit, Allahut. Bėhu rob i Allahut nė shtėpi, rob i Allahut nė xhami, rob i Allahut nė rrugė, rob i Allahut nė punė, rob i Allahut kur njerėzit tė njohin dhe kur nuk tė njohin, edhe kur tė jesh nė vetmi pa askėnd, pos Allahut. Allahu ėshtė Ai qė tė sheh kėtu dhe atje. Pra, i menēur ėshtė ai qė bėn llogari para se t’i nėnshtrohet llogarisė sė Allahut tė Lartėsuar. Atėherė merrni masat preventive pėr vitin e ardhshėm, qė tė jeni mė tė mobilizuar pėr tė vepruar me kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar nė kėnaqėsinė e Tij. Dhe nė fund po e pėrmbylli me kėto mesazhe:
- Mundohu tė jesh prej bamirėsve: “Allahu me tė vėrtetė i do bamirėsit.” (Bekare 195).
- Mundohu tė jesh prej tė penduarve tė pastruar: “Pa dyshim, Allahu i do ata qė pendohen fort (pėr gjynahet) dhe ata qė pastrohen.” (Bekare 222).
- Mundohu tė jesh prej tė devotshmėve: “Allahu, me tė vėrtetė, i do ata qė janė tė devotshėm.” (Ali Imran 76).
- Mundohu tė jesh durimtar: “Allahu i do tė duruarit.” (Ali Imran 146).
- Mundohu t’i mbėshtetesh vetėm Atij: “Vėrtet, Allahu i do ata qė mbėshteten tek Ai.” (Ali Imran 159).
- Bėhu i drejtė: “Vėrtet, Allahu i do tė drejtėt.” (Maide 42)
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi