Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė natė errėsire

Shko poshtė

Njė natė errėsire Empty Njė natė errėsire

Mesazh nga NoOrA Tue Feb 09, 2010 11:15 am



Njė natė e errėt, nė tė cilėn nuk shihet asgjė nga errėsira e madhe, nuk ndėgjohet gjė tjetėr pėrveē zėrit tė murmurimės dhe dritės sė vetėtimės. Erė e madhe trishtuese, sa qė u ndal rryma dhe u errėsua gjithēka. Njė natė me shi dhe e ftohtė, errėsirė sa qė nuk shihet as hėna, as yjet. Natė qė zemrėn time e pushtoi frikė e madhe.

Nga tė ftohtit i gjithė trupi mė dridhej. Nuk shoh as sa zgjatet dora, errėsirė dhe frikė nė tė njejtėn kohė. Mbylla dyer e dritare sa tė qetėsohem pak, frymėmarrja mė shpejtohej, nuk ėshtė askush me mua, as babai, as nėna, vėllai e motra. I mbyllur vetėm nė dhomė dhe i frikėsuar, nuk kam guxim as tė hap sytė nga frika se ēfarė do tė mė presė mua.

Papritmas, ndiej nė vete se frymėmarrja mė shpejtohet edhe mė shumė, tė rrahurat e zemrės po rriten, po mė ngushtohet fyti. Thirra me zėrin mė tė lartė duke kėrkuar ndihmė, o vllezėr, o miq, o shokė! Trupi filloi tė mė shtanget e tė ngrihet. Mė sillni mjekun, vėllain, mikun, shokun, tė dashurėn! Mirėpo fatkeqėsisht nuk dėgjoj tjetėr gjė, pėveē zėrin tim qė mė shton frikėn edhe mė shumė nė kėtė dhomė tė errėsuar.

Mė dhemb zemra, marr frymė si nga vrima e gjilpėrės, u binda se ka ardhur dhe po mė kėrkon mua. Po i lutem dhe po kėrkoj qė tė mė lėrė edhe pak, qoftė edhe njė orė, por ai ishte shumė i mėrzitur dhe i hidhėruar ndaj meje. Nė sytė e tij vėrejta urrejtjen e tij ndaj meje. Nuk pranon ndėrmjetėsim, sa qė mė bėrtiti me njė zė shumė tė vrazhdė: A nuk mė njeh mua? A nuk ke dėgjuar pėr mua? I thash: po ti je ai qė ke ardhur pėr tė mi mbyllur sytė e mi, tė mė mbėshtjellėsh me qefinė, tė mė largosh nga mė tė dashurit e mi, familja ime. Ti je ai qė dėshiron tė mė largosh prej kasetave tė mia, revistave, filmave dhe lojrat e mia.

Mu pėrgjigj me zė tė ulėt duke thėnė: Ti je udhėtarė nė njė rrugė qė ti e di se ku tė shpie. Po mė shtohen dhebmjet, mė ngushtohet fyti, nuk mė del zė, ai prapė mė thotė: “Pse mė ke harruar, pse mė ke harruar?”

Mė dridhet goja dhe mezi qė flas ngadalė duke thėnė: “Nuk kam menduar se njė ditė do tė mė kėrkosh, nuk kam menduar se njė ditė do tė vish te dera ime pėr tė trokitur e pėr ta mbyllur jetėn dhe rininė time. Nė atė kohė mendova se kėto janė momentet e ndarjes, dhembjet e fundit, po e pėrshėndes dynjanė, po marr njė rrugė tė vėshtirė, njė rrugė me gjemba sa qė tė harron ēdo tė kaluar. Thirrėsi i tij nuk dėgjohet, ndėrmjetėsimi nuk pranohet, nė mes tij dhe dynjasė ėshtė vendosur perde. Thėrrita me zė tė lartė: “Ah sikur tė kthehem!” Shtrėngova trupin dhe mora veten sa qė u mbėshteta nė njėrin nga muret e dhomės sė errėt dhe vėrejta se njė sėmundje po mė godet dhe mė afrohet. Nuk e dija apo mė afrohet vdekja, e pėrfunduan ditėt e mia tė kėsaj bote dhe po takohem me Allahun?! U mėrzita shumė dhe fillova tė qajė me zė tė lartė. U binda se askush nuk po mė dėgjon, mė rrjedhin lotėt pėr fytyrė nga frika se unė po vdes e po e lė rininė pa e shijuar. Nė vete po i dėgjoj disa zėra: Sa tė mira tė kanė kaluar, sa kaseta muzike ke dėgjuar, sa namaze i ke lėnė pa falė?! Mė dridhet gjuha me kėto fjalė se me ēfarė fytyre do tė takoj Zotin tim. Si t’i kėrkoj fajle kur e kam tradhėtuar, a do tė mė falė apo do tė mė dėnojė me zjarr?! Kėto pyetje ia bėja vetvetes. Zemra ime u mbush plot me pikėllim dhe mėrzi. Tė iki, por nga tė shkoj?! E gjithė kjo botė, por nuk mundem tė gjejė vend pėr tu fshefur nga vdekja. Gjuha ime pėrsėrit fjalėt: “Mėshirėn tėnde o Zot, mėshirėn tėnde!”

Pas disa ēasteve dėgjova se u hap dera e shtėpisė dhe hynė prindėrit e mi. U gėzova pa masė. Mblodha veten e mė erdhi forca pėrsėri, gjuha filloi tė lėvizė lirshėm. U thėrrita me zėrin mė tė lartė: O nėna ime e dashur, mė ndihmo! Djali yt po e le dynjanė, po e merr frymėn e fundit tė jetės sė tij. Nėna ime e dashur mė shpėto! Djalit tėnd po i afrohet vdekja. Nėna ime ku ėshtė ngrohtėsia jote, dashuria jote ndaj mejė?!

Nėna ime e dashur, mė zgjat dorėn tėnde tė ta puthė edhe njėherė! Mė fal mua nėna ime! Ia shtrėngoja dorėn dhe e ndieja nė vete se kėto ishin momentet e fundit tė ndarjes. Vajtimi i sajė mė godet zemrėn dhe mė shton dhimbjet mbi ato qė ndiej.

Nėna me sa mundet qanė dhe i kishte ngritė duart lart nga qielli dhe i lutej Allahut duke thėnė: “O Zoti im! Jepi mundėsinė e fundit djalit tim qė tė pendohet, tė kthehet, o Zot pranomi lutjet! Amin!

Mė afrohet babai im ,vėllai, motra ime, tė gjithė mundohen qė tė mė ndihmojnė. Iu drejtova atyre me kėto fjalė: “Mirėupafshim tė dashurit e mi! Ata filluan edhe mė shumė tė qajnė, kur panė se dhimbjet po mė shtohen. Tė gjithė njėzėri mė thanė thuaj: “ La ilahe il Allah”! Njė zė u dėgjua nga larg ku thoshte dėrgojeni nė spital, akoma ėshtė me shpirt. Mė dėrguan nė spital, i gjithė spitali u ngrit nė kėmbė pėr tė mė ndihmuar. Dikush mė bėn gjilpėrėn, njė tjėtėr mė ofron oksigjen, tjetri mė ndihmon zemrėn dhe mė vendosėn nė dhomėn e reanimacionit. Por, e gjithė kjo ishte e kotė se akush nuk kishte mundėsi tė mė largoj vdekjen.

Pas disa ēasteve vėrejta mjekun kur lėvizi kokėn dhe tha nė vete: “Ky mbaroi!” Doli nga dhoma qė tė takoj familjen time, lotėt e tij i rrjedhnin nga fytyra. Hyni dhe merrni pjesė nė momentet e fundit tė jetės sė tij, iu tha me zė tė ulėt.Tė gjithė hynė nė dhomė e unė fillova t’iu tregoj disa gjėra nga jeta ime. Tė gjithė mė njihnin si djalosh tė mirė e tė devotshėm, por realiteti ishte ndryshe se unė kaloja ditė e netė para filmave tė ndryshėm e me muzikė! Para tyre u shfaq njė jetė e re sa qė tė gjithė u befasuan nga ajo qė dėgjuan, por ai ishte njė realitet.

Ah sikur tė kthehem! A ka kush qė nga jeta e tij tė mė falė njė minutė, qė tė pendohem e tė kthehem nė rrugėn e vėrtetė! Tė gjithė qajnė dhe lotojnė nga ajo qė dėgjojnė dhe shohin.

Pėr njė ēast instrumentėt filluan tė ngadalėsohen e tė tregojnė pėrfundimin e jetės sime. U ndalėn tė gjitha e bashkė me to edhe jeta ime. Tė gjithė tė pranishmit vėrejtėn pėrfundimin e jetės sime dhe fillimin e jetės sė re.

Tė gjithė dolėn nga dhoma, mė lanė vetėm nė njė dhomė tė ftohtė, pastaj mė morėn disa duar tė pa njohura, mė pastruan e mė mbėshtollėn me qefin tė bardhė, mė shtrėnguan kėmbė e duar, mė shtrėnguan kokėn, pastaj hynė tre persona pėr tė mė dėrguar nė rrugėn pa kthim. Familja ime mė kishte lėnė vetėm sikur qė frikėsoheshin nga unė, as kush prej tyre nuk merr guxim qė tė mė prekė. Mė dėrguan nė xhami pėr tė mė falur namazin e xhenazės. Tė gjithė luten pėr mua, por askush nuk mė falė njė minutė nga jeta e tij. Mė mbartėn pėr nė shtėpinė e pėrhershme. Unė pyes vetėn duke thėnė: “Ku janė shokėt e mi, familja ime?! Po mė hedhin nė njė gropė, nė dhe, nė baltė!! Mė lėshuan nė varrė babai me vėllain, mė hoqėn nyjet e qefinit dhe mė mbuluan me dhe!! Thėrras, por askush nuk mė dėgjon. O njerėz, mos mė leni vetėm! Tė gjithė ikėn e mbeta i vetėm nė varrė tė errėt e tė ftohtė.

Rėra filloi tė mė bjerė mbi fytyrė, insektet mė thumbojnė. Mjaft more, a kėshtu i prisni ju musafirėt? Mė ktheu pėrgjigjen me njė zė trishtues: “A nuk e ke dėgjuar nė dynja thirrjen time?

“Nuk kalon ditė qė lind e tė mos thėrrasė varri, unė jam shtėpi e errėt, shtėpi trishtuese, shtėpi me insekte, kjo ėshtė pėrshėndetja ime. Kur tė vendoset nė brendėsinė time njeriu qė ka bėrė keq unė i them: Tani nuk ke nga tė shkosh, mė ke urryer kur ke ecur mbi mua, por tani shiko ēka mund tė bėjė ty. E shtrėngon njė here, sa qė i thyhen tė gjitha eshtrat e trupit, kėshtu dėnohet deri nė Ditėn e Gjykimit”. (Sunen Etirmidhi)

Kjo ėshtė thirrja ime, a nuk paske dėgjuar pėr tė ?! Po, po, kam dėgjuar dhe ka arritur nė veshin tim, por nuk kam dashė tė dėgjoj, as qė tė takoj. Mė lejo qė tė kthehem! Jo, se tė ka kaluar koha, - mė tha me zė tė vrazhdė.

Filluan insektet qė tė mė thumbojnė e tė mė grisin qefinin. Bėrtita me zė tė lartė: Ah, ah, ah, sikur tė kthehem, ah, ah ahhh!!!

Nė ato ēaste tė vėshtira qė po kaloja, babi hapi derėn e dhomės sime, dhe mė tha: “Ēfarė ke djalė, ēfarė u bė me ty?” Baba, nėnė, ah sikur tė kthehem!

Ku do tė kthehesh ti je nė shtėpi, - mė tha babai, hapa sytė dhe e pėrqafova duke i thėnė mė ndihmo baba, mė largo insektet nga trupi im. U zgjuan tė gjithė nga gjumi, u ndezė drita dhe atėherė pashė se unė nuk kasha vdekur. O Zot mė fal! U ula mbi shtratė duke thėnė: “O rob i Zotit, ja u ktheve, pra vepro!”

Nė atė cast mu kujtua Rabi ibėn Hejthem dhe varri i tij. Ai kishte hapur njė varrė brenda shtėpisė sė tij dhe sa herė kur epshi i tij lakmonte pas dynjasė, ai u fuste nė atė varrė dhe u mbulonte, mirėpo kur fillonte tė frikėsohej nga varri dhe vetmia e tij, thėrriste me zė tė lartė dhe kėrkonte ndihmė duke thėnė: “ O zot, mė kthe!” e dėgjonin familja e tij dhe e nxirrnin nga ai varr.

Mirėpo njė natė prej netėve, kur hyri nė varrė dhe u mbulua mirė, sa qė kur filloi tė kėrkojė ndihmė, askush nuk e dėgjoi. Pas njė kohe tė gjatė qė e kaloi nė varrė, e dėgjoi gruaja e tij dhe e nxjorri. Kur doli nga vari tha: “Puno o Rabi para se tė kėrkosh ndihmė se askush nuk tė degjon mė !”

Pas gjithė kėsaj qė mė ndodhi u binda se nuk ka shpėtim vetėm se nė rrugėn e Allahut, i grisa tė gjitha kasetat, i dogja tė gjitha revistat, u largova nga tė gjithė shokėt e mėparshėm e u shoqėrova me vllezėr besimtarė dhe u ktheva nė rrugėn e Zotit, nė rrugėn e vėrtetė.

Sa herė qė mė shkonte mendja tė bėja ndonjė mėkat, e kujtoja atė natė dhe udhėtimin e saj, e pastaj uallahi, as qė mė shkonte mendja tė bėja keq.

Pėrktheu: Nazmi Shaqiri


NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi