Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

**Lajme nga Bota Islame**

4 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga sam1r Fri Sep 25, 2009 9:03 pm

Ketu mund ti Postoni te GJitha te rejat reth Botes .. Shteteve dhe Popullit Islam ..
sam1r
sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 34
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga jetaaa Sat Sep 26, 2009 8:37 am

Wilders: Taksė pėr mbulesė nė kokė

Geert Wilders pėrsėri dėshiron tė jetė nė qendėr tė vėmendjes duke kėrkuar tė vendoset taksė pėr gratė qė vendosin mbulesėn Islame.

Deputeti shumė i pėrfolur holandez kėrkon qė tė ju vendosėt njė taksė prej 1000 Eurove grave muslimane qė vendosin mbulesėn.
Kreu i partisė sė djathtė liberale Partia e Lirisė thotė se gratė muslimane qe dėshirojnė ta mbajnė mbulesėn Islame duhet tė aplikojnė pėr licencė.
Ai po i propozon kėto masa pėr ti dekurajuar gratė muslimane pėr tė vendosur mbulesėn.

Duket se "Motrat e nderit" dhe Gratė Qifute do tė jenė tė pėrjashtuara nga kėto masa pėr shkak se ai i takon partisė e cila ėshtė shumė kritike ndaj Islamit.

Vėshtirė tė kuptohet se si e mban partia e tij emrin "liberale" dhe "Parti e Lirisė" kur kjo parti nuk beson nė ndonjė lloj tė lirisė thotė Muhamed Anvar nga Examiner.com.

Ata janė kundėr emigracionit, kundėr tė drejtave pėr pakicat.
Ata janė njerėz qė duan tė ngarkojnė popullin me taksa pėr njė shami koke.

Njė mesazh i thjeshtė pėr Geert Wilders ėshtė se Islami nuk do ta largohet nga kėtu pėr shkak tė asaj qe ju thoni pėr tė.
Mesazhi i vėrtetė i Islamit ėshtė paqja, dhe nuk ėshtė me rėndėsi se si e shtrembėroni ju atė.
Njerėzit do ta mėsojnė tė vėrteten,thotė zotėri Anvar qe ėshtė analist musliman nė sajtin examiner.com nė reagim ndaj kėrkesės sė Wildersit pėr vendosjen e kėsaj takse.
__________________



jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga jetaaa Sat Sep 26, 2009 11:33 am

Bin Laden paralajmėron Evropėn pėr hakmarrje

El-Sebt 07 Sheual 1430/26 09 2009

KAIRO - Osama bin Laden ka kėrkuar qė vendet evropiane tė tėrheqin trupat e tyre nga Afganistani, duke paralajmėruar pėr "hakmarrje" ndaj tyre pėr aleancėn e tyre me Shtetet e Bashkuara nė luftė.
Al-Kaida kane pohuar pėr sulmet ajrore tė NATO-s nė Afganistan qė kanė vrarė civilė dhe paralajmėroi se vendet evropiane do tė jenė pėrgjegjėse sė bashku me amerikanėt, nėse nuk largohen ata.

"Njė njeri i menēur nuk e humbė pasurin dhe bijtė e tij pėr njė bandė tė kriminelėve nė Uashington ... Shkurtimisht, ne nuk po kėrkojmė shumė apo njė kėrkesė tė pavlefshme, por kjo do tė jetė e drejtė qė tė hiqet shtypja juaj dhe tė tėrhiqni trupat tuaj , "Bin Laden tha, duke ju drejtuar evropianėve.

Video-ja, u shpall tė premten nė faqet islamike. Ajo vjen pas njė seri video tė El Kaidas qė kanė kėrcėnuar gjermanin mbi pėrfshirjen e vendit nė Afganistan. Kėto video kanė ngritur shqetėsime nė mesin e autoriteteve gjermane pėrpara zgjedhjeve parlamentare.

Video-ja e Bin Ladenit erdhi si njė zė e pėrcjellur me video qė kishte titrim nė anglisht dhe gjermanisht dhe njė hartė evropiane.

Bin Laden parashikoi se forcat amerikane do tė largohen shpejt nga vendi, duke braktisur aleatėt e tyre evropianė, dhe paralajmėroi se Al-Kaida mė pas do tė hakmerret kundėr tyre. Kjo nuk ishte e qartė se kėrcėnimi i tij kishte pėr qėllim trupat evropiane nė Afganistan apo kundėr vendeve evropiane.

"Kjo nuk do tė zgjasė shumė para se pluhuri luftės nė Afganistan tė largohet, dhe ju nuk do tė gjeni as edhe njė gjurmė tė ushtuarve amerikan, tha Shehu Bin Laden duke ju drejtuar Evropės.

BotaIslame.com



jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga jetaaa Sat Sep 26, 2009 11:35 am

Muxhahidėt e ri i pėrgjigjen letrės sė Shejh Anwar al-Awlakit

I nderuari Shejh Anwar,

Lusim Allahun qė tė ju shpėrblejė pėr kėshillat tuaja. Ne i pranuam kėshillat tuaja, me vullnetin e Allahut, do tė pėrfitojmė nga rekomandimet tuaja.

Gjithnjė e mė shumė, armiqtė e Allahut kanė rritur pėrpjekjet e tyre kėto ditė dhe me vėmendje punojnė nė luftėn ndaj neve me media, siē e kemi parė edhe kohėn e fundit, vetėm pse dėshirojmė tė jetojmė me Ligjin e Krijuesit, ata na akuzojnė me lloj-lloj shpifje.

Ne mund ta marim shembull ēėshtjen e gurrėzimit tė asaj gruaje nė Kismayo. Jobesimtarėt kanė raportuar se ajo ishte vetėm 13 vjeēare, e pamartuar dhe ishte e dhunuar. Realiteti dhe e vėrteta ėshtė se ajo ishte mbi 20 vjet, e martuar dhe kishte shkel kurorėn.

Ky ėshtė vetėm njė shembull se si ata mundohen tė na akuzojnė me lajme tė ndryshme. Me kėtė rast, do tė doja t'i kėshilloja vėllezėrit tanė qė mos t'i besojnė lajmeve rreth neve nė qoftė se ato nuk janė lajme zyrtare tė Departamentit tonė.

Shejh, ne ju shohim si njė nga dijetarėt e paktė qė qėndrojnė fortė mbi tė vėrtetėn dhe mbrojnė nderin e Muxhahidėve. Allahu e di mė sė miri se sa prej vėllezėrve dhe motrave kanė qenė tė prekura nga puna juaj, kėshtu qė ne kėrkojmė qė tė vazhdoni pėrpjekjet e rėndėsishme qė ju po i bėni, qė nuk keni frikė nga armiqtė e Allahut.

Vazhdoni me thirrjen tuaj, ashtu siē e dini se kjo rrugė ėshtė e mbushur me paragjykime dhe sprova ndaj atyre qė Allahu i do.
Lusim Allahun qė t'i hapė sytė e muslimanėve qė mos tė biejnė nė mashtrimet e armiqve tė tyre, dhe lusim Allahun qė t'u jep forcė dhe sukses, tė mbahen tė vendosur pėr litarin e Allahut.

Lusim Allahun, tė tė mbron ty dhe tė gjithė ata qė qėndrojnė nė tė vėrtetėn.

Lusim ALlahun qė tė na bashkon sė bashku nė kėtė botė dhe nė Xhenetet mė tė larta.

O Shejh, ne nuk tė shohim ty vetėm si njė ushtarė, por edhe si shembulli i Ibni Tejmijjes ndaj tatarėve.

Vėllezėrit tuaj nga Shabab Al-Muxhahidin.
Pėrktheu: Teuhid.NET
__________________


jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga jetaaa Sat Sep 26, 2009 11:37 am

Erdogan pėrfshihet nė njė konfrontim

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ishte nė mesin e atyre tė pėrfshirė nė njė konfrontim nė mes tė personelit tė sigurisė sė Erdoganit dhe atyre tė Obamės.

Pėrleshja ku pat shtyrje dhe britmė arriti deri te limuzina e presidentit Obama para se ai tė pėrgatitej pėr tu larguar. Shtypi turk njoftoi se zotėri Erdogan mund tė ketė rrėmbyer edhe njė agjent tė sigurisė sė Obamės pėr ta ndaluar atė nga grushtimi.

Delegacioni turk ishte drejtuar gabimisht nga agjentėt tė cilėt ishin pėrgjegjės pėr sigurinė e tyre nė drejtim tė ēadrės ku qėndronte Obama para se ai tė nisej. Ata nuk ishin paralajmėruar andaj edhe erdhi tek pėrleshja.

Shėrbimi Sekret nuk iu pėrgjigj akuzave Turke, ndėrsa nga Shtėpia e Bardhė po "Ne folėm me delegacionin turk dhe u pajtuam se kėto gjėra mund tė ndodhin kur kemi tė bėjmė me dhjetėra lider duke dalė e hyrė nė njė vend," tha zėdhėnėsi Mike Hammer.

Pas kėsaj pėrleshje kryeministri Erdogan anuloi takimin nė hotelin Sheraton, dhe vendosi tė kthehej nė hotelin ku ai qėndronte.

Qeveria turke dėnoi kėtė gjest tė Shėrbimit Sekret Amerikan. Ky ėshtė konfrontimi i dytė i kėtij lloji nė mes agjenteve tė sigurisė. "Si pėrgjigje do tė ishte mė mirė sikur kryeministri ynė tė kthehej nė Turqi nė vend tė hotelit tė tij tha Oktaj Vural nga parlamenti turk."/mesazhi/
__________________


jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga jetaaa Mon Sep 28, 2009 3:23 pm

Al Zawahri: Obama eshte nje kriminel

Numri dy i Al Kaedes, Ayman al Zawahri e ka cilesuar presidentin amerikan Barack Obama “nje kriminel”, pasi ka lejuar zgjerimin e kolonive te Izraelit ne Cisjordani.

“Obama lejon zgjerimin e kolonive ne Cisjordani dhe rreth Jeruzalemit dhe tregon nje hidherim te rreme”, ka pohuar Al Zawahri.

Deklaraten e tij zevendesi i Osama bin Laden e beri ne nje video te trasnmetuar ne internet, ku nder te tjera lavderon nje lider taleban te vrare muajin e kaluar nga forcat amerikane.

Burimi: TCH


jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga jetaaa Mon Sep 28, 2009 3:24 pm

Irak: 13 tė vrarė, dhjetra tė plagosur

Tė paktėn 13 njerėz, pėrfshirė 10 pjesėtarė tė forcave irakiane tė sigurisė, e kanė humbur jetėn dhe dhjetėra janė plagosur nė shpėrthimet e sotme nė Irak.

Nė incidentin mė vdekjeprurės, sulmuesi vetėvrasės mori jetėt e shtatė policėve dhe plagosi 10 tė tjerė kur hodhi nė erė njė cisternė me ujė dhe eksploziv nė njė autostradė afėr qytetit perėndimor Ramadi.

Gjetkė, tre ushtarė u vranė dhe 28 persona u plagosėn nga disa shpėrthime nė Bagdad./rel/mesazhi/


jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga jetaaa Mon Sep 28, 2009 3:26 pm

Me biēikletė nga Bosna pėr nė Haxhxh

Tre shokė nga Bosna planifikojnė ta kryejnė haxhxhin me bicikleta.

Ermin Lipoviq, kryetar i klubit tė sporteve ekstreme Limit, pas shumė aktiviteteve si maja mė e lartė afrikane Kilimanxharo, maratona Bihaē - Srebrenica etj, ėshtė duke pėrgatitur diēka qė askujt deri mė sot nuk i ka shkuar pėrdore.

Nė bisedė pėr media, pėr herė tė parė shfaqi publikisht planin qė vitin e ardhshėm bashkė me tre kolegėt e tij tė shkojnė nė haxhxh me biēikleta.
Kėtė tentim tė guximshėm ka kohė qė planifikon, por pėr shkak tė kushteve financiare kėtė dėshirė tė madhe jetėsore qė me biēikletė ta vizitoj vendin e shenjtė ne zemėr tė Arabisė Saudite nuk kishte dėshirė ta publikoj.

"Kjo do tė ishte hera e parė qė dikush nga Bosnja e Hercegovina tė shkoj me biēikletė nė haxhxh.
Dėshira dhe vullneti janė tė pranishėm, por nuk varet gjithēka nga ne, gjėrat varen edhe nga procedurat burokratike, e veēanėrisht rreth vizave pėr Arabinė Saudite.
Ne jemi tė gatshėm, por duhet tė presim lejet, dhe vitin e ardhėm tė nisemi", thotė Lipoviq./islamgjakova.net/mesazhi/

jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga jetaaa Wed Sep 30, 2009 2:24 pm

Grupi Pėrdor Billboardet dhe Reklamat qė ti edukojnė rreth Islamit
TEKSASI VERIOR (CBS 11 / TXA 21)


Deri sa vozisni rreth Dallasit/Fort Worth mund tė keni parė billboardet. Shenjė inkurajuese pėr ta kuptuar Islamin. Grupi i cili qėndron pas kėsaj thotė se ka nevojė pėr ti edukuar njerėzit rreth fesė islame-- posaqėrisht pas komplotit tė terrorit kėtė javė.

Ėshtė njė deklaratė e thjeshtė, qė disa nė komunintetin musliman thonė se ka nevojė pėr pėrgjigje." Qindra mijėra njerėz kalojnė me vetura pranė kėtyre reklamave dhe duke marrė pamjen disi marrin edhe mesazhin e saj,' shpjegon Muhammed Barney nga Rrethi Islam i Amerikės veriore.

Mesazhet janė rrumbullosur nė billboard ndėrsa reklamat nė autobuse, me fjalen Islam nė shkronja tė mėdha e tė spikatura, dhe numri ku mund tė telefononi.



Kapitulli i Dallasit i rrethit Islam tė Amerikės veriore ėshtė grupi i cili qėndron mbrapa reklamave dhe anėtarėt e saj shpresojnė tė sqarojnė idetė e gabuara rreth besimit islam. " Fjalėt Terrorirzėm dhe se Islami ėshtė njė fe e dhunės ėshtė keqkuptimi mė i madh,' thotė Barney. " Kur njerėzit na telefonojnė dhe informohen se ēfarė nė tė vėrtet ėshtė Islami, gjejnė se Islami ėshtė fe e paqės, e familjes, shoqėrisė dhe e bashkjetesės me tė gjithė." Teksasasit e veriut flasin mė shumė pėr reklamėn. " Do ta provoj," thotė Manny Greer.

Disa njerėz dėshirojnė qė komuniteti musliman tė jetė mė i zėshėm. " Mos u fshihni pas billboardave. Dilni jashtė, ftoni njerzit tė cilėt i takojnė besimit krishter nė xhaminė tuaj tė mėsojnė dicka mė shumė pėr ju se kush jeni dhe nė ēka qėndroni,' thotė njė vozitės i teksasit verior i cili kishte parė njė nga billboardet.



Njė vozitės tjetėr nga Teksasi verior, Manny Greer i tha kanalit tė lajmeve te CBS 11, " Nėse krishterėt, protestantėt apo gjithė tė tjerėt shfaqin mendimin e tyre pėr atė qė po ndodh, kėta duhet tė shfaqen dhe ta spjegojnė pozicionin e tyre rreth xhihadit."

Reklamat janė vetėm njė nga rrugėt pėr ta edukuar publikun thotė Barney i rrethit Islam tė Amerikės veriore. " Diēka si kjo ( Pėr billboards) vetėm se u ofron njerzėve njė rrugė, posaqėrisht diēka si kjo, tė telofonojnė the tė pyesin."

Video Library - cbs11tv.com


jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga jetaaa Wed Sep 30, 2009 2:28 pm

Njė shkollė e mesme vetėm pėr femra ėshtė hapur nė Kembrixhshajr dhe besohet se ėshtė e para nė lindje tė vendit. Shkolla e mesme nė Petersborough ka 23 student dhe ėshtė paguar nga anėtarėt e komunitetit aziatik.Shkolla do tė kontrollohet rregullisht nga Ofsted ( Zyra pėr standartet e edukimit) dhe do tė ofroj programin e plotė. Prindėrit do tė paguajnė 3.000 funta nė vit pėr ti dėrguar vajzat e tyre nė kėtė shkollė.
Pėrkrahėsit e kėsaj shkolle thanė se do tė mirėpresin nxėnėset nga besimet e tjera dhe mohuan se nxėnėset do tė jenė tė izoluara.
Shkolla shpreson se nė pesė vitet e ardhshme do tė pėrfshijė 200 studente.

BBC NEWS | UK | England | Cambridgeshire | All-girl Muslim school has opened


jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga jetaaa Wed Sep 30, 2009 2:30 pm

Dasma nė Gazė

Manifestim nė Gaza me rastin e promovimit tė 10.000 hafizėve tė cilėt pėr njė afat 2 mujor e kishin mėsuar Kur'anin pėrmendsh.

Nė njė manifestim festiv i mbushur pėrplot emocione shpirtėrore, nė Gazė u promovuan 10.000 hafizė dhe hafize tė cilėt e kishin memorizuar tėrė Kur'anin pėrmendsh vetėm se pėr dy muaj.

Nėn moton "Kurora e qetėsisė pėr Fitoren e Aksasė", Shtėpia e Kur'anit dhe Sunnetit organizoi njė tubim madhėshtor nė qendėr tė Gazės, nė sheshin Brigadat, pėr tė promovuar dhe dekoruar ata qė pėr njė periudhė dy mujore e kishin memorizuar Kur'anin Fisnik.
Tė gjithė hafizėt dhe hafizet, fytyrat e tė cilėve i kishte mbuluar gėzimi i papėrshkruar, u paraqitėn para masės sė tubuar e cila lartė e ēmoi kėtė tė arritur tė madhe.
Nė kėtė manifestim ishte i pranishėm edhe kryeministri palestinez Ismail Hania, njė numėr i madh i ministrave, si dhe disa deputet tė Kuvendit legjislativ palestinez.

Kryeministri Hania potencoi nė fjalimin e tij se ky manifestim paraqet njė pjesė tė projektit tė Lėvizjes Islame dhe se i njėjti reflekton politikėn qė po ndjek qeveria e tij, duke aluduar nė atė se politika nuk duhet tė ndahet nga Islami. Ai po ashtu deklaroi se misioni i Lėvizjes Islame dhe qeverisė sė tij ėshtė qė tė bėjė vetėm atė qė ėshtė nė shėrbim tė fesė dhe kauzės, si dhe qė ndihmon nė ēlirimin e tokave dhe shenjtėrive islame.

Kryeministri palestinez gjithashtu shtoi se sė shpejti do tė behet promovimi edhe i 6.000 hafizėve tė cilėt kanė pėrfunduar hifzin e Kur'anit nėn pėrkujdesjen e shoqatave tjera.
Nė kėtė tubim fjalim mbajti edhe kryetari i shoqatės "Shtėpia e Kur'anit dhe Sunnetit", Abdurahman Xhemel, i cili ndėr tė tjera tha se shoqata e tyre gjatė periudhės verore kishte menaxhuar me qindra hallka tė hifzit tė Kur'anit dhe kishte arritur qė 10.000 nga nxėnėsit t'i nxjerrė si hafizė pėr njė afat dymujor. Ai po ashtu shtoi se pjesa dėrmuese e pjesėmarrėsve nė kėto hallka ishin nxėnės tė shkollave dhe studentė universitarė, edhe pse kishte edhe prej mė tė moshuarve.
Nė fund ai theksoi se Gaza me anė tė hafizėve dhe hafizėve do tė mposhtė magjitė dhe komplotet e tė gjithė atyre qė i bėjnė kurthe asaj./fri/

jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga jetaaa Wed Sep 30, 2009 2:34 pm

Hamas dhe Fatah 'afėr marrėveshjes'

Udhėheqėsi i Hamasit, Khaled Meshal, ka thėnė se ai dhe rivalėt e tij palestinezė tė Fatahut, janė pranė arritjes sė njė marrėveshje pėr pajtim.

Meshal e bėri kėtė deklaratė pas bisedimeve qė u zhvilluan nė Kajro rreth propozimeve tė Egjiptit pėr t'i dhėnė fund mosmarrėveshjeve dy vjeēare mes Fatahut dhe Hamasit.

Ai tha se iniciativa egjiptiane ishte pozitive, edhe pse Hamasi ka bėrė disa sugjerime pėr ndryshime tė cilat i pret tė pasqyrohen nė versionin pėrfundimtar tė saj.

Fatahu i ka pranuar propozimet e Egjiptit nė parim.

Mes tė tjerave, nė planin egjiptian parashikohet qė grupimet tė koordinojnė veprimet para zgjedhjeve tė pėrgjithshme palestineze qė mund tė mbahen nė qershorin e vitit tė ardhshėm.

Pikėpyetje

Por korrespondenti i BBC-sė nė Kajro thotė se nuk dihen hollėsirat pėr mėnyrėn se si do tė zgjidhjen mosmarrėveshjet kryesore mes dy grupimeve.

Ai thotė se kryesorja prej tyre ėshtė mėnyra se si do tė menaxhohet siguria nė Gazė duke inkorporuar forcat e Autoritetit Palestinez qė janė larguar prej andej.

Korrespondenti ynė thotė se nuk dihet me siguri as nėse marrėveshja parashikon qė palėt tė zhvillojnė lirshėm dhe pa kufizime fushatė pėr zgjedhjet e pritshme tė vitit tė ardhshėm.

Fraksionet megjithatė kanė thėnė se do tė rikthehen nga fundi i tetorit nė Kajro pėr tė rėnė dakord pėr versionin pėrfundimtar tė marrėveshjes dhe nėnshkrimin e saj./BBC/

jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Sat Oct 10, 2009 11:01 am

Nė botė ka 1.57 miliardė myslimanė


Njė raport i ri thotė se popullsia myslimane nė botė numėron 1 miliardė e 570 milionė, ose thėnė ndryshe, ēdo i katėrti nė botė e konsideron veten mysliman.

Grupi Pew Forum nė Uashington, i cili e kreu studimin, thotė se raporti paraqet regjistrimin mė gjithėpėrfshirės tė bėrė deri sot pėr numrin e myslimanėve nė botė.

Kėrkuesit i kanė bazuar tė dhėnat e tyre nė tė dhėnat demografike, raportet e regjistrimit tė popullsisė dhe burime tjera nga 232 vende dhe territore.

Vlerėsimet e mėparshme tė myslimanėve nė botė shkonin prej 1 miliardė deri 1.8 miliardė.

.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Sat Oct 10, 2009 11:03 am

Zvicra kundėr reklamave pėr ndalesėn e minareve

"Komisioni beson se kjo mund tė kėrcėnon harmoninė shoqėrore dhe paqen nė popull," thuhet nė njė deklaratė pėr AFP-nė franceze.

Partia e Popullit Zviceran ka paraqitur nė reklamėn e tyre njė grua me nikab dhe nė prapaskenė flamurin zviceran tė mbuluar me minaret tė paraqitura si raketa.

"Stop! Thuaj po ndalesės sė minareve," shkruante nė reklamat nė gjuhėn franceze dhe gjermane, duke ju referuar referendumit qė do tė mbahet nė nėntor nė lidhje me ndėrtimin e minareve.

Shumica e grupeve te mediave dhe qeveritare ose i pėrshkruan reklamat si raciste apo si paraqitje e islamit nė njė mėnyrė tė papėrshtatshme.

Peshkopėt zviceran kundėrshtojnė ndalesėn pėr minaret.

Duke iu bashkuar zėrave qė kundėrshtojnė ndalesėn pėr minaret nė Zvicėr, peshkopėt Romano Katolik tė Zvicrės kanė thirrur votuesit pėr tė kundėrshtuar fushatėn e partisė sė djathtė pėr ndalimin e ndėrtimit tė minareve nė vend.

"Njė ndalesė e pėrgjithshme pėr ndėrtimin e minareve do tė pengonte mundin tonė pėr njė qėndrim mikpritės pėr dialog dhe respekt," thuhej ne njė konferencė tė Peshkopėve zviceran muajin e kaluar.

Peshkopėt katolik tėrhoqėn vėrejtjen se kjo ndalesė do tė ishte nė kundėrshtim me principet e demokracisė zvicerane.

"Pėr anėtarėt e komunitetit musliman, ndėrtesat fetare nuk janė veē vend pėr tubime por janė edhe simbole tė besimit tė tyre dhe shprehjes sė nėnshtrimit tė tyre ndaj Zotit," thuhej nė njė deklaratė nga kėshilli.

"Pėr muslimanėt atėherė xhamitė duhet qė tė kenė minare."

Zvicra ėshtė njė shtet sekular, kushtetuta e sė cilės garanton lirinė dhe shprehjen fetarė pėr tė gjithė.

Nė tėrė vendin janė vetėm katėr xhami me minare; dhe asnjėra nuk pėrdoret pėr thirrjen e ezanit, thirrjes pėr namaz.

Islami ėshtė feja e dytė nė vend pas krishterimit; megjithatė muslimanėt shpeshherė janė viktimė e antipatisė.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Tue Oct 20, 2009 10:15 am

Xhamia e "4 llullave" bėhet me bibliotekė

Me njė solemnitet tė veēantė, mė 19.10.2009, pranė xhamisė "Hasan Beg" (4 llullat), Prishtinė, nė prani tė njė numri jo tė vogėl tė dashamireve te librit u bė pėrurimi i Bibliotekės "Ismail Kabashi".

Programi filloi me fjalėn e ideatorit tė kėsaj biblioteke, imamit, Husamedin Abazi, i cili paraqiti njė historik tė shkurtėr tė bibliotekės e cila siē tha ai: fillet e saj datojnė qė nga viti 1996 kohė kjo mjaft e vėshtirė pėr nisma tė kėtilla! Megjithatė kėmbėngulja jonė dhe e njė grupi studentėsh tė Universitetit bėri qė kjo nismė tė konkretizohet me bibliotekėn modeste nė atė kohė por e cila evoluoi prej viti nė vit deri sa erdhi nė kėtė gjendje ēfarė jeni duke e parė sot tė gjithė, e qė sot numėron pėrafėrsisht 2500 tituj tė fushave tė ndryshme shkencore. Pos tjerash prof. Abazi i njoftoi tė pranishmit edhe pėr emrin qė mbanė kjo bibliotekė duke kujtuar se Ismail Kabashi ishte prej studentėve tė parė qė u angazhuan nė themelimin e kėsaj biblioteke, frytet reale tė sė cilės ua la t'i shijojnė shokėt e tij tė gjeneratės dhe tė gjeneratave qė do tė vinė pas tyre, pasi qė ai ra dėshmorė nė fshatin Trudė si ushtarė i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė pėrballje me ushtrinė serboēetnike tė Millosheviqit nė vitin 1999.



Ndėrsa Burhan ef. Hashani, Kryeimam pranė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prishtinės pėrshėndeti hapjen e bibliotekės duke falėnderuar Imamin dhe tė gjithė studentėt qė kontribuuan nė themelimin dhe ngritjen e kėsaj biblioteke e cila siē tha ai: edhe me herėt ka qenė vatėr e ngrohtė e studentėve tė Prishtinės.



Kėtė solemnitet dhe hapjen publike tė Bibliotekės e pėrshėndeti edhe Prof. dr. Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik tė Prishtinės, urimin e tė cilit e lexoi prof. Nuridin Ahmeti, punonjės shkencor pranė kėtij institucioni.

Nė kėtė pėrurim mori pjesė edhe prof. Sylejman Pireva, pėrfaqėsues nga Biblioteka Ndėrkomunale, "Hivzi Sulejmani" i cili tha se kjo paraqet njė kontribut tė ēmueshėm nė lėmin e ngritjes arsimore dhe kulturore, nė kohėn kur pėrurime tė tilla janė lėnė anash dhe janė harruar tėrėsisht nga pėrgjegjėsit tanė institucional.



Me njė pikė artistike, u prezantua aktori i Teatrit Kombėtar, z. Ismet Azemi i cili recitoi vargje nga Kemajl Efendi Aruēi, pėrkatėsisht poemėn "Rrofsh o vatan i pėrkėdhelur!". Kjo edhe me shumė i dha shije dhe kuptim kėtij evenimenti tė rrallė nė Kosovė.

Njė autobiografi tė shkurtėr por tė bujshme fetare dhe kombėtare tė dėshmorit Ismail Kabashi - emrin e tė cilit e bartė kjo bibliotekė - tė pranishmėve ua ofroi Mr. Rrahman Ferizi –shok i ngushtė i rahmetliut Kabashi..

Pas pėrfundimit tė fjalimeve, u bė edhe hapja zyrtare e Bibliotekės e cila u vizitua nga njė numėr i madh i tė pranishmeve: nxėnės, studentė, intelektualė dhe dashamirė tė librit.

Pėrfundimin e kėtij pėrurimi e shėnoi njė koktej qė qe pėrgatitur enkas pėr pjesėmarrėsit dhe vizitorėt e parė tė Bibliotekės.

NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Mon Oct 26, 2009 10:57 am

Nė Drezden filloi procesi pėr vrasjen e egjiptianes El-Sherbini

**Lajme nga Bota Islame** Nzheds

Nėn masa tė forta sigurie filloi sot nė gjykatėn e Landit nė Drezden procesi kundėr njeriut tė akuzuar pėr vrasjen e egjiptianes, Marwa El-Sherbini.

29 vjeēari gjerman i Rusisė, Alex W., akuzohet tė ketė vrarė nė muajin korrik nė tė njėjtėn gjykatė 31 vjeēaren, duke e goditur 16 herė me thikė.

I shoqi i viktimės u plagos me pasoja tė rėnda pėr jetėn, kur kėrkoi tė mbronte tė shoqen shtatzėne.

Sipas mendimit tė hetuesve motivi i vrasjes ka tė bėjė me urrejtje fanatike ndaj myslimanėve. Akuza flet pėr vrasje. Krimi ndezi protesta tė mėdha nė botėn muslimane
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Wed Nov 11, 2009 11:11 am

Haxhilerėt po arrijnė nė tokat e shenjta

Mehdi Sherif po pret nė radhėt e gjata nė aeroportin e Xhiddes, dhe ėshtė njė nga miliona musliman qė po presin pėr tė hyrė nė Arabinė Saudite pėr tė filluar haxhin e sivjetmė, duke mos pasur frikė nga gripi i derrave.

Pak i hutuar nga pėrhapja e virusit, Sherifi i cili ka qenė nė pritje pėr dy vjet pėr tu pėrzgjedhur nga 5000 Kurd Irakian pėr tė kryer haxhin, mban njė maskė mbrojtėse, por kurrė nuk i shkoi mendja pėr tė shtyre haxhin.

"Kėtė vit jam zgjedhur andaj erdha, nuk munda tė them jo. Gėzimi i pėrzgjedhjes sime ėshtė mė i madh se frika nga sėmundja," thotė Sherifi.

Prej se Organizata Shėndetėsore Botėrore e deklaroi virusin si pandemi nė qershor, autoritetet Saudite kėshilluan qė personat e moshuar pėrmbi 65 vjet, shtatzėnat dhe fėmijėt si dhe tė sėmurit pėr tė shtyre haxhin e tyre.


Rreth 580.000 haxhilerė deri me tani kanė arritur nė rajonin perėndimor tė Arabisė Saudite, nė vendin e xhamive tė shenjta tė Mekes dhe tė Medinės, pėr tu pėrgatitur pėr haxhin qė do tė fillojė me 26 Nėntor.

Autoritetet Saudite kanė forcuar masat e shėndetėsisė nė portet dhe aeroportet ku po arrijnė haxhilerėt.

Nė aeroportin e Xhiddes Ministria e Shėndetėsisė ka rritur personelin mjekėsor pėr 22% nga njė vit mė parė nė 568 pėrfshirė aty doktorė, teknikė tė laboratorėve si dhe farmacistė.

Pas mbėrritjes, haxhilerėt kalojnė nė skanerėt termik qė janė vendosur pėr tė parė nėse dikush ka temperaturėn mė tė lartė se 38 gradė, i cili person pastaj tėrhiqet mėnjanė pėr kontroll mė tė gjerė.

"Nėse dikush i ka simptomat e gripit.. ata do tė ekzaminohen dhe nėse dalin rezultatet pozitive ata do tė mbahen nė mbikėqyrje pėr pesė ditė ku do ti jepet trajtimi, tha Muhamed El-Harti, menaxher shėndetėsor nė spitalin e aeroportit.

Ky spital ėshtė posaēėrisht i pėrgatitur pėr rastet e gripit tė derrave, dhe ka nė dispozicion 300 shtretėr, por zyrtarėt thonė se ende nuk ėshtė regjistruar ndonjė rast.

Autoritetet Shėndetėsore kanė ndaluar njoftimin nė lidhje me numrin e njerėzve qė kanė virusin deri tani por kanė ndodhur 66 vdekje tė lidhura me virusin nė tėrė Arabinė deri me tani.

Kėtė muaj autoritetet miratuan njė vaksinė pėr virusin H1N1 dhe filloi fushata pėr vaksinimin kombėtar nė mesin e popullatės 25 milionėshe.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Wed Nov 11, 2009 11:12 am

Dėnohet vrasėsi i “Martires sė mbuluar”
**Lajme nga Bota Islame** 2lnbbb9

Alex Wiens, 28 vjeēar goditi me thikė kuzhine Egjiptianen Marwa El Sherbini, 31 vjeēare e cila ishte shtatzėnė nė tė njėjtėn gjykatė ku ai u dėnua tė mėrkurėn.

Wiens i cili kishte goditur El-Sherbinin pėrmbi 16 herė me njė thikė tė gjatė 18 centimetra kishte pranuar vrasjen e "Martires sė mbuluar" nė tė njėjtėn gjykatė.

Prokurorėt thanė se Alex kishte njė urrejtje tė madhe dhe tė shfrenuar ndaj tė huajve.

**Lajme nga Bota Islame** 4udj6u

Kryeprokurori Frank Heinrich tha se Wiens i cili ishte hedhur nė viktimėn e tij si njė maniak nuk kishte asnjė fjalė keqardhjeje pėr aktin e tij brutal.

"I akuzuari kishte planifikuar aktin me gjakftohtėsi," shtoi Heinrich.

Burri i Marwės, Elvy Okaz, po ashtu kishte pėsuar lėndime gjersa po mundohej tė ndihmonte gruan e tij tre muaj shtatzėnė.

Gjatė kėtij konfuzioni Okaz 32 vjeēar, ishte qėlluar nė kėmbė nga njė roje.



Okaz tha pėr gjyqin se djali i tyre Mustafa tre vjeē e gjysmė po shikonte nėnėn e tij gjersa ajo po vdiste e mbuluar nga gjaku.

Tani Mustafės i cili jeton nė Egjipt me tė afėrmit i mungon shumė e nėna e tij tha Okaz. "Ai po vuan shumė."

Marwa Sherbini ishte njė nxėnėse e dalluar nė shkollėn e saj nė Aleksandri tė Egjiptit. Ishte pėrzgjedhur nxėnėsja mė shembullore nė tėrė kolegjin, pėr tė vazhduar mė pas nė Fakultetin e Farmacisė nė Universitetin e Aleksandrisė ku edhe diplomoi me nota rekorde.
Pasi u martua me Elvy Okazin, njė hulumtues nga Institutin Max Planck, ajo u zhvendos tė jetoj me atė nė Gjermani.

Marwa kishte dalė me djalin e saj 3 vjeēar atėherė pėr tė luajtur nė njė park nė Dresden. Wiens kishte ofenduar atė pėr shkak tė mbulesės islame duke e quajtur atė "terroriste".
Ajo pastaj kishte paditur Wiensin nė gjykatėn gjermane nė lidhje me rastin.

Pasi ajo kishte fituar rastin, Wiens u dėnua me gjobė prej € 780 pėr abuzimin e saj.
Por Wiens apeloi kundėr verdiktit.

Pasi Sherbini dėshmoi nė njė apel nė korrik tė 2009-ės dhe u largua nga banka e dėshmitarėve, ai nxori njė thikė qė kishte arritur ta fuste nė gjykatė dhe e masakroi atė pėr vdekje


Edituar pėr herė tė fundit nga NoOrA nė Thu Nov 12, 2009 6:05 am, edituar 1 herė gjithsej
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga MiTi Wed Nov 11, 2009 11:14 am

Suphane Allah
MiTi
MiTi
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 294
Registration date : 06/11/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Sun Nov 15, 2009 3:47 am

Financat Islame arrijnė Gjermaninė


Ka katėr milion muslimanė qė jetojnė nė Gjermani. Ata hanė pinė dhe luten nė pėrputhje me parimet e tyre fetare. Por kur vjen puna pėr transaksionet monetare, ata kanė pengesa tė mėdha kėtu. Kjo ėshtė gati tė ndryshojė tani.

Nė fillim tė vitit tė ardhshėm, banka e parė Islame nė Gjermani qė do tė hapė dyert e saja pėr ofrimin e produkteve nė pėrshtatje me Sheriatin Islam do tė jetė banka Kuveyt Türk Beteiligungsbank, e cila do tė hap njė degė nė qendėr tė Manhajmit, qytet ky nė Gjermaninė perėndimore, dhe qė planifikon degė edhe pėr qytetet tjera gjermane.

Kjo bankė ka marrė licencen para pak kohe nga Autoriteti Rregullator Financiar i Gjermanisė.

Ėshtė njė bankė Kuvajtiano-Turke e cila do tė ketė mundėsi tė punojė nė pėrputhje me rregullat islame por me kufizime.

Nė vende tė tjerė veēse ka filluar tė rritet zgjerimi i bankave Islame, e sidomos nė Britaninė e Madhe ku gjenden pesė banka Islame nė tėrė vendin.

Financat Islame me asetet e saja me vlerė mbi 700 miliard dollarė tani janė financat mė mė rritje nė tregun ndėrkombėtar.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Sun Nov 15, 2009 3:49 am

Zvicra i bashkohet financave Islame


Duke ofruar njė gamė tė gjerė tė produkteve bankare nė pėrputhje me Sheriatin Islam Zvicra u bė vendi i fundit qė po i bashkohet kėtij sistemi qė ėshtė nė hov tė madh tė lulėzimit, raporton e pėrditshmja Gadishulli nga Katari.

"Ne jemi krenar qė do tė jemi banka e parė zvicerane qė ofrojmė njė gamė tė gjerė tė mundėsive nė sektorin e financave Islame pėr rajonin e Lindjes sė Mesme dhe nė shkallė globale," tha Fidelis M Goetz, nga banka Sarasin, gjatė njė konference pėr shtyp nė Doha tė Katarit.

Banka do tė ofrojė njė spektėr tė plotė tė produkteve nė pėrputhje me Sheriatin si dhe shėrbime pėr klientėt.

"Kjo nismė pasqyron angazhimin tonė pėr tu shėrbyer nevojave tė ndryshme tė klientėve tanė," tha Goetz.

Banka zvicerane, qe ėshtė ndėr bankat kryesore private nė botė shpreson tė marrė njė pjesė tė tregut nė rritje tė financave Islame.

Financat Islame janė sektori mė mė rritje nė industrinė financiare botėrore
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Sun Nov 15, 2009 3:52 am

Partia e parė Islame nė Spanjė

Partia Rilindja dhe Bashkimi e promovuar nga ish gazetari dhe profesori Arab nė Granada Mustafa Barach ka qėllimin e pėrfaqėsimit tė muslimanėve nė administratat e komunave spanjolle.

Barach i cili ka kombėsi spanjolle insiston se ai ėshtė i moderuar dhe se mbėshtet kushtetutėn Spanjolle.

"Rilindja dhe Bashkimi ėshtė njė parti pėr muslimanėt, por edhe pėr pakicat tjera si dhe emigrantėt: "Vėlla, motėr, ejani nė rilindjen dhe ēlirimin, tė konsiderojmė se nė ēfarė gjendjeje jeni dhe tė mendojmė nė lidhje me kėtė. Keni besim nė vetveten e pastaj nė partinė tuaj pėr tė bėrė qė zėri juaj tė dėgjohet," thotė ai.

"Ka ardhur momenti qė muslimanėt Spanjoll, Arab, Afrikan emigrantė apo vendas tė lirohen nga poshtėrimi."

Si anėtar i Kėshillit Islamik tė Spanjės Barak aspiron nė mbledhjen e votave jo vetėm nga 1.3 milion muslimanėt nė Spanjė por edhe nga emigrantė tė cilėt pėrfaqėsojnė 10% tė popullatės spanjolle.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Sun Nov 15, 2009 3:58 am

Konfiskohen 4 xhami dhe njė ndėrtesė 36 katėshe

Prokurorėt federalė nė Shtetet e Bashkuara janė duke ndėrmarrė masa pėr konfiskimin e 4 xhamive dhe ndėrtesės 36 katėshe, nga njė grup jo profitabil, qė dyshohet tė ketė lidhje me qeverinė e Iranit.


Pos tjerash, prokurorėt federalė nė SHBA kanė akuzuar Fondacionin Allavi pėr transferim ilegal tė fondeve te qeveria e Iranit.

Ky zhvillim ka pasuar vendimin e presidentit Barak Obama pėr tė vazhduar edhe pėr njė vit sanksionet ekonomike kudnėr Iranit
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Mon Nov 30, 2009 4:10 am

Zvicra 'ndalon minaret'


Agjensia zviceriane e lajmeve njoftoi se rezultatet e referendumit qė u zhvilluan tė dielėn, tregojnė se shumica e votuesve e kanė mbėshtetur masėn e ndalimit pėr ndėrtimin e minareve. 57% e votuesve e kanė mbėshtetur kėtė masė.

Sondazhet nė prag tė kėtij referendumi kishin treguar se shumica e votuesve do tė kundėrshtonte ndalimin e minareve, nė pėrputhje me rekomandimin e qeverisė zviceriane.

Partia Popullore Zviceriane, forca e djathtė qė e paraqiti propozimin pėr ndalimin e minareve, thotė se ato janė simbole tė forcimit tė ideologjisė islamike.

Myslimanėt pėrbėjnė afro 4.5% tė popullsisė sė Zvicrės.

Shumica e afro 400 mijė myslimanėve janė refugjatė nga ish-Jugosllavia.

Nė Zvicėr islamizmi ėshtė feja e dytė mė e pėrhapur nė kėtė vend pas krishtėrimit, por ai nuk ėshtė edhe aq i dukshėm.

Nė tė gjithė Zvicrėn ka vetėm katėr minare dhe aplikimet e myslimanėve pėr tė ndėrtuar minare mbi xhami tė tė tjera janė refuzuar gjithmonė.

Organizata 'Amnesty International' ka paralajmėruar se ndalimi i minareve pėrbėn shkelje tė angazhdimeve tė Zvicrės pėr lirinė e besimit fetar.

Myslimanėt qė jetojnė nė Zvicėr, thonė se ndėrtimet e fundit tė objekteve tė kultit tė besimeve tė tjera, pėrfshirė kishėn ortodokse serbe, janė prova se e vetmja fe qė po diskriminohet nga autoritetet zviceriane ėshtė feja islame.

Qeveria zviceriane druhet se ndalimi i minareve mund tė shkaktojė protesta tė komunitetit mysliman dhe mund tė dėmtojė marrėdhėniet e Zvicrės me vendet islamike.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Fri Dec 18, 2009 5:47 am

Ndalimi i minareve para Gjykatės pėr tė drejtat e njeriut

Vendimi i kontestuar i Zvicrės pėr ndalimin e minareve do tė shqyrtohet nga Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Ish-zėdhėnėsi i xhamisė nė Gjenevė, Hafid Ouardiri, ka paraqitur njė ankesė nė gjykatėn nė Strasburg, njofton agjencia zviceriane e lajmeve SDA. Ndalimi i minareve ėshtė i papajtueshėm me konventėn evropiane pėr tė drejtat e njeriut, argumentohet nė ankesėn drejtuar gjykatės. Nė fund tė muajit nėntor zvicerianėt u shprehėn me shumicė tė madhe nė njė referendum popullor pėr ndalimin e ndėrtimit tė minareve.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Fri Dec 18, 2009 5:48 am

Dijetarėt kėrkojnė ndalimin e magjisė nė Malajzi

Raportet e pėrdorimit tė ashtuquajturės magji e zezė janė tė pėrhapura shumė nė kėtė vend musliman, ku plaqkitėsit po pėrdorin atė pėr tė pasur sukses nė plaqkitjet e tyre.

"Kriminelėt thuhet se kanė pėrdorur tymin e magjisė pėr ta bėrė njė viktimė tė tyre qė tė mos i dikton ata gjatė plaēkitjes," tha dijetari musliman i respektuar Haron Din gjatė njė seminari tė mbajtur nė lidhje me magjinė.

Dijetari me influencė Muhamed Abdul Tamyes Wahid, i cili organizoi seminarin, tha se ligjet mbi magjinė e zezė duhet tė zbatohen pėr muslimanėt, e po ashtu janė tė rėndėsishme edhe pėr tė tjerėt qė banojnė nė kėtė vend.

Islami ėshtė fe zyrtare nė Malajzi, vend ky qė funksionon me sistemin e dyfishtė ligjor, ku sheriati Islam ėshtė i zbatueshėm pėr muslimanėt ndėrsa tė tjerėt kanė ligjet civile.

Dėnimi pėr magji tė zezė sipas ligjeve Islame pėrfshinė rrahjen me shkop si dhe dėbim nga vendi ku kryesi i veprės ka jetuar, thanė ata.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Sun Feb 07, 2010 6:46 am

E pėrktheva Kur'anin nė gjuhėn rome




Autor i CD-ve tė suksesshme, si "Xhemile dhe Flokėzeza Hatixhe", si shumė kėngė tė tjera rome u lind mė 2, maj 1950 si fėmija mė i madh i nėntė fėmijėve nė lagjen mė tė madhe rome nė Evropė, nė Shuto Orizari.
Ai ėshtė i njohur me atė se dėshiron tė pėrballet me detyra tė vėshtira. Nė gjuhėn rome e ka pėrkthyer Kur`anin Famėlartė.
Muharem Serbezovski pėr vete thotė se ėshtė njė prej pak intelektualėve tė popullit tė tij i cili mund tė krenohet se pėr njėmbėdhjetė vite ulet nė tavolinėn e punės.
Pėrveē turnirėve dhe aventurave nėpėr botė, Muharrem ka shkruar edhe njė numėr tė madh librash me poezi, prozė, tė cilat janė tė pėrkthyera nėpėr shumė gjuhė tė botės. E intereson edhe politika dhe momentalisht ėshtė anėtar nė parlamentin e Bosnjė dhe Hercegovinės, ndėrsa nė Federatė ėshtė kryetar i komisionit pėr tė drejtat e njeriut. Megjithatė, kėnga ėshtė nė gjakun e tij. Por, para vetes ka njė detyrė tė rėndė, ka filluar tė punojė nė pėrkthimin e Biblės dhe dėshiron qė tė bėjė studime mbi teologjinė.
Si erdhėt deri tek ideja pėr ta pėrkthyer Kur'anin nė gjuhėn rome?
Desha tė bėj diēka qė do tė ngelė pas meje, e qė do t'iu kushtohet Romėve. Vendosa ta pėrkthej Librin e Shenjtė (Kur'anin Famėlartė). Tė parit qė i ra ndėrmend ta pėrkthej Kur'anin ishte babai im (rahmet i pastė shpirti), i cili ishte hafėz, mėsues. Nė Shkup, nė vitin 1927, ka kryer medresenė e lartė dhe ishte mėsuesi i parė te romėt, dhe intelektuali i parė rom nė Ballkan. Filloi qė ta pėrkthej Kur'anin dhe arriti qė ta pėrkthejė suren e parė dhe 46 ajete nga sureja e dytė, e mė pastaj u nisė nė botėn pafund. 15 vjet pas vdekjes sė tij e mora mbi vete obligimin qė ta pėrfundojė punėn e tij. Desha qė ta realizojė dėshirėn e parealizuar tė babait tim. Ndėrsa 11 vite punė pa ndėrprerė pėr njė romė, me tė vėrtet janė shumė. Ajo ėshtė e para dhe e fundit vepėr nė gjuhėn rome, dhe vėrtetoj se asnjė rom nuk do tė ulej 11 vite pėr tė bėrė njė pėrkthim tė tillė.
Nė ēfarė pengesa hasėt gjatė pėrkthimit tė Kur'anit?
Pengesa esenciale ishte tek varfėria e fjalėve nė gjuhėn rome. Kam humbur tre vite, pasi qė u mora me formulimin e fjalėve nė disa dialekte rome, pėr arsye se gjuha rome nuk ėshtė e standardizuar. Ka shumė dialekte, si maxhurski, xhambarski, ēergarski, koritarski, buraxhiski, topallski, kovaēki. Secili rom me xhelozi e ruan dialektin e vet. Megjithatė, sot duke iu falėnderuar angazhmanit tim, standardizimi ekziston. Pėrkthimin e sjella nė dituri mė tė thjeshta dhe nuk kam shkuar drejtė termeve shkencore. Kur'ani ėshtė libėr i shenjtė dhe qysh nė start romėt kanė respekt pėr tė.
Nga Maqedonishtja: Hamdi Nuhiju
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Wed Feb 10, 2010 7:03 am

Vendet islamike kėrkojnė ndalimin e talljes sė fesė

Gjenevė - Vendet islamike e kanė nisur njė fushatė pėr ndalimin global tė talljes tė simboleve dhe ndjenjave fetare, e qėllimi i tyre ėshtė hartimi i marrėveshjes ndėrkombėtare pėr ndalimin e blasfemisė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, ka lajmėruar The Associated Pess.
Algjeria dhe Pakistani janė shtete Organizatės sė Konferencės Islamike, qė procedojnė procesin e lobimit.
Analistėt janė tė bindur se iniciativa do tė ketė sukses nė qoftė se shtetet myslimane kėmbėngulin nė te.
Shtetet e konferencės islamike muajin e kaluar kanė dėrguar njė letėr Komitetit pėr Standarde Komplementare, ad hoc OKB-sė Komitetit tė vendosur nė Gjenevė, ku qėndron se shtetet nėnshkruese
besojnė se “ataku ndaj fesė dhe tallja me religjionin, simbolet tė fesė, njerėzve dhe bindjeve rrezikon tė drejtat e njeriut dhe pasuesve tė religjionit”.
SHBA-ja tani ėshtė deklaruar, se nuk do tė pranojė marrėveshjet ndėrkombėtare qė kufizojnė lirinė e fjalės.
Vendet islamike nė disa vitet e fundit kanė arritur ta paraqesin rezolutėn ku dėnohen karikaturat ndaj Muhammedit dhe format e tjera tė talljes si dhe trajtimet humoristike-satirike tė islamit.
Rezultat janė, megjithatė, joobligueshme dhe pėr atė Konferenca Islamike (OIC pėrmban 57 vende) ka nisur iniciativėn nė OKB qė tė miratohen ligjet ose detyrimet ndėrkombėtare me ēka do tė sigurohen dėnimi dhe parandalimi i “talljes sė fesė”. Pas tri vitesh nė fakt, kulmon ai ēka filloi me stuhinė tė cilėn ka provokuar publikimi i karikaturave ndaj Muhammedit nė Danimarkė. Kėto karikatura u bėnė tė njohura nė tėrė botėn, e nė hidhėrimin islam shoqėritė Perėndimore mė sė shumti kanė reaguar me pėrkrahjen e lirisė sė shprehjes.
Propozimin e OIC kėtyre ditėve kanė shqyrtuar Komisioni i OKB-sė dhe Komisioni pėr tė Drejtat e Njeriut (UNHCR). SHBA-ja njė kohė tė gjatė ka refuzuar tė marr pjesė nė punėn e kėtij trupi tė OKB-sė, i cili, sipas mendimit tė tyre, ėshtė shenduar nė zėdhėnės tė regjimit tė cilėt vetė pa fije turpi e shkelin tė drejtat e qytetarėve tė vetė. /Al-Jazeera/
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Wed Feb 10, 2010 7:05 am

Londėr: Ekspozitė pėr shenjat qė ka lėnė Islami nė shkencė




Ekspozita e hapur nė Muzeun e Shkencės nė Londėr nxjerr nė pah njė sėrė zbulimesh tė shkencėtarėve myslimanė midis shekujve 7-16 tė cilat nuk diheshin mė parė ose qė kishin filluar tė harroheshin.
Njė ndėr veprat mė tė pėlqyera tė kėsaj ekspozite e cila do tė jetė hapur deri nė datėn 25 prill, ėshtė njė kopje gjigande e Orės sė Elefantit e projektuar nė shekullin e 13-tė.
Kjo orė e projektuar me njė teknologji tepėr tė avancuar pėr periudhėn e saj, jep orėn ēdo 30 minuta me anė tė kuēedrave qė shkojnė poshtė.
Njė tjetėr vepėr e pėlqyer nga vizitorėt ėshtė njė kopje e hartės botėrore e pikturuar nga udhėtari mysliman El-Idrisi nė shekullin e 12-tė.
Ekspozita e hapur duke pasur nė plan tė parė fėmijėt dhe tė rinjtė nė moshėn shkollore, po tėrheq interes tė madh nga shkollat.
Ekspozita synon tė arrijė kuptimin e Islamit nėpėr botė, dhe pas Anglisė ajo do tė hapet edhe nėpėr vende tė tjera tė botės. /TRT/
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA Mon Feb 22, 2010 4:56 am

Arabi, tani edhe grate avokate



Mbreteria e Arabise Saudite po pergatit nje sere ndryshimesh ligjore per te permiresuar gjendjen e femrave ne sistemin e saj te drejtesise.

“Ne perputhje me ligjin e ri qe pritet te miratohet, profesioni i avokatise mund te ushtrohet edhe prej femrave, si dhe do t’i lejoje ato te kryejne disa veprimeve proceduriale duke paraqitur vetem nje dokument identifikimi pa patur nevojen e nje deshmitari shoqerues”, deklaroi ministri i Drejtesise saudit, Mohammed al Issa.

Megjithese ligji ende nuk eshte miratuar ai pritet t’i jape me shume frymemarrje jetes se femrave ne mbreteri, por per shume kritike te te drejtave te grave ky hap mbetet ende shume pak.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

**Lajme nga Bota Islame** Empty Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi