Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dynjaja nuk kundėrshton Ahiretin

Shko poshtė

Dynjaja nuk kundėrshton Ahiretin Empty Dynjaja nuk kundėrshton Ahiretin

Mesazh nga NoOrA Wed Dec 09, 2009 12:24 pm

Sa vije nė kundėrshtim puna e dynjas dhe e ahiretit, aka mundėsi qė njeriu ti fitoj te dyjat, sa duhet punuar pėr ahiret e sa pėr dynja?


Dr. Shefqet Krasniqi

Shum njerėz duke mos kuptuar relitetin e islamit, ose duke qenė shumė tė ngusht nė njohurit e tyre rreth islamit, mendojnė se nuk ka mundėsi tė bashkohet dynjaja dhe ahireti, apo thanė mė butė siē thonė shumica: vėshtirė me i bėrė bashk dynjan dhe ahiretin, me i shfrytzuar tė mirat e kėsaj dynjaje duke mos i humbur edhe tė mirat e ahiretit. Bile shumė herė gjejmė njerėz tė cilėt janė tė bindur se adhurimet, apo siē i quajm ne -ibadetet- si namazi, agjėrimi etj, vinė nė kundėrshtim me tė punuarit pėr dynja,

me tė kėrkuarit furnizim apo rrizk dhe simbas tyre pėr tu falur, agjėruar etj duhet me lanė dynjan e me u marr vetėm me fe – gjė qė mjerisht njė numėr i madh i njerėzve janė tė kėtij mendimi -.





Mendim apo bindje kjo pėr tė cilėn tė vije shumė keq, sepse jo vetė qė bie nė kundėrshtim me parimet dhe mėsimet islame, por se bie nė kundėrshtim gjithė ashtu edhe me logjikėn e shėndosh, bie nė kundėrshtim me natyrshmėrin nė tė cilėn i ka krijuar Allahu njerėzimin. Si nuk bie nė kundėrshtim me parmet islame kurse gjejmė Kuranin e mbushur me ajete ashtu edhe shumė hadithe profetike tė cilat flasin pėr domosdoshmėrin e tė punuarit, tė mbijetuarit, sa pėr ilustrim thotė Allahu xh.sh.: ““Dhe me atė qė tė ka dhėnė Allahu, kėrko (ta fitosh) botėn tjetėr, e mos lė mangu atė qė tė takon nga kjo botė” (Kasas: 77) pra me atu tė mira materiale qė ti ka dhėnė Allahu nė kėtė botė, kėrko kėnaqėsinė e Allahut, ashtu qė tė fitosh sevap nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Ha e pi e kėnaqu me tė mirat e kėsaj dynjaje, kėnaqe barkun tėnd, syrin, veshin, trupin e kėshtu me radh. Siē ka ardhur nė hadith tė vėret: “Dije se ke hak ndaj Zotit tėnd, hak ndaj vetės sate, hak ndaj familjes sate dhe jepja secilit hakun e tij”. Islami konsideron adhurim apo ibadet edhe punėn tė cilėn muslimani e bėnė pėr kėtė dynja, pėr ta furnizuar vetėn e tij dhe familjen e tij. ka ardhur nė hadith: “Nėse njeriu del nga shtėpia e tij pėr ti furnizuar fėmijėt e tij tė vegjėl, ai ėshtė nė rrugė tė Allahut. Po nėse del pėr ti funizuar prindėrit e tij tė vjetėr, ai ėshtė nė rrugė tė Allahut. Po nėse del pėr ta furnizuar vetėn e tij, ai ėshtė nė rrugė tė Allahut. Mirėpo nėse del pėr mendje madhėsi dhe kryelartėsi, ai ėshtė nė rrugė tė shejtanit” . Jo vetėm kur punon pėr familjen e tij dhe vetėn e tij, por kur nga puna e tij, nga duart e tij hanė edhe tė tjerėt ai ka sevap ka shpėrblim, qofshin atu edhe shpezė apo shtazė. Ka ardhur nė hadith: “ Nuk ndodh qė muslimani ta mbjell ndonjė pemė, ose ta bjellė ndonjė llojė drithi, e nga ai pastaj tė hanė shpezėt, apo njeriu, apo shtazėt, e qė atij personi mos ti shėnohet sadaka”, dhe shumė argumente tjera kuranore dhe profetike tė cilat jo vetėm qė lejojnė tėpunuarit pėr tė mirat e kėsaj dynjaje, porse edhe stimulojnė pėr punė duke premtuar sevap tė madh siē pamė mė herėt. Nga ky parim gjejmė shokėt e Pejgamberit a.s. tė cilėt mė sė miri kanė kuptuar islamin se kanė punuar shumė, bile ka pasur nga ta qė kanė qenė edhe shumė tė pasur si Abdurrahman Bin avfi, Osman Bin afani e shumė tė tjerė. Pejgamberi a.s. i stimulonte shokėt e tij qė tė punojnė nė fusha tė ndryshme tė jetės, si nė tregti, bujqėsi, pemtari, blektori etj, por gjithė herė qė ti bėjė bashk muslimani mes punėve tė dynjas dhe punėve tė ahiretit, qė mos ti lė adhurimet anash, p.sh ka thėnė Profeti a.s: “ Allahut i pėlqen kur njė qoban i ruan delet e tij nė maje tė kodrave , e atje (nė mal –fush) thėrret ezanin dhe fal namaz. Thotė Allahu melaqeve tė tija: shikojeni robin tim sesi e thėrret ezenin dhe e bėn kametin, ai atė e bėnė ngase mė frikėsohet Mua, kam me ia fal atij robimėkatet dhe kam me futur nė xhenet”. Pra ky bari meritoj falje mėkatesh ngase puna e dynjas nuk e mashtroi, ai as nė mal nuk e harroi Allahun, ai punonte pėr botėn tjetėr, e krahas saj punonte edhe pėr kėtė botė. Pėr kundėr njė numri tė madh tė muslimanėve tė sotit tė cilėt nėse i pyet pse nuk falesh tė pėrgjigjet se: nuk po kam kohė, duhet me i ruajtur lopėt, duhet me punuar, duhet me gjallėruar etj. E harrojnė tė shkretit se puna pėr dynja pa punuar pėr ahiret nuk ju vynė asgjė, ngase ka me vdekur, ka me i lėnė tė gjitha. Pastaj falja e namazit sa kohė ia merr njė njeriu? Njėzet e pesė minuta deri nė gjysėm ore, pesė kohė namaz nga pesė minuta, letė jenė gjysmė ore tė gjitha. Gjysmė ore pėr Allah ndėrsa pėr dynja, pėr barkun e tij njėzet e tri orė e gjysmė, a e sheh se sa pak kėrkonė Allahu nga ne?! Ai e ka ditur se nė kėtė botė duhet punuar shumė, e ka ditur se puna pėr dynja na merr shumė kohė, andaj edhe nuk na ka ngarkuar me shumė obligime, pra mė pak se njė orė brenda njė dite, pastaj njė muaj agjėrim nga dymbdhjet muaj tė vitit. Njėmbdhjet muaj ha e pi e kėnaqu tėrė ditėn, por vetėm njė muaj pėr Allah lėre ushqimin gjatė ditės. Pastaj nga pasuria e tubuar qė edhe atė ta ka dhėnė Allahu 2.5% duhet me dhanė pėr Allah, me ua dhėnė tė varfurve, ndėrsa 97.5% ėshtė e jotja , kėnaqu me te, ha e pi inshallah ngihesh, e kėshtu me radh tė gjitha adhurimet tjera. A e sheh i nderuar sesa e leht ėshtė feja, sesa pak kėrkon Allahu nga ne? E tash mė thuaj tė lutem ku ėshtė ajo arsye qė feja nuk po tė lė me punuar, ku ėshtė kundėrshtimi mes dynjas dhe ahiretit, mes tė punuarit pėr kėtė botė dhe mes tė punuarit pėr botėn tjetėr? Islami nuk do qė njeriu tė jetoi parazit, ai e nxit njeriun pėr punė, e stimulon tė haj nga djersa e tij, pėr kėtė ka thėnė Pejgamberi a.s.: “ Fitimi mė i mirė ėshtė qė njeriu tė haj nga djerėsėt e tij”. Ai ka nxitur besimtarin qė herėt posa ta fali sabahun ti rroket punės, duke thėnė se: “O Zot shtoi bereqet ymetit tim nė punėn e menxhezit”. Nė anėn tjetėr urren shumė pėrtacėrinė dhe shtrirjen e dorės pėr lėmosh, ka thėnė Pejgamberi a.s.: “Njeriu vazhdon tė kėrkoi lėmosh derisa tė vije nė ditėn e gjykimit pa asnjė pjesė mish nė fėtyrėn e tij”. Pra tė lumt ata tė cilėt punojnė pėr kėtė dynja dhe punojnė pėr ahiret, e tė mirat e kėsaj dynjaje nuk i mashtrojnė, ata do tė jenė tė lumtur nė dy botrat, ata vėrtet janė fitimtar, ata janė njerėz tė menqur, Allahu na bėft nga ta, amin
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi